Ja se si reagon nje qytetare e bashkise Kukes, per mungesen e ujit te pijshem:
"Kuksiane, 17-09-2011 23:33:21, Kukes Afghanistan
Z.Kryetar i Bashkise nje pyetje kisha per ju: Kaq shume ju pelqen periudha e Mesjetes ne histori...
Ju pyes sepse nuk mund te shpjegohet ndryshe fakti qe nuk kemi uje, lahemi me tas si ne mesjete, jemi kthyer si ne Afganistan (dhe shtetesine ashtu e kam vene ketu ne koment). Dhe smund te nxirrni asnje arsyetim pasi ne cdo qytet ua siguroj qe ka uje, te pakten hap cezmen e del uje, ne Krume e me tej. Vetem ne qe "sjemi" te rrethuar nga uji skemi. Aman se po vdes nje qytet, bej dicka, eshte turp per qeverisjen vendore te beje te vuaje nje popullsi, sepse mos harro qe UJI ESHTE JETA."
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-09-2011 më 15:13
Bujqit lënë Kukësin pa ujë të pijshëm
2011-08-10
Sulejman Dida
Uji përdoret në ara dhe derdhet në liqen përpara se të arrijë në çezmat e qytetarëve
Me dy ujësjellës “të dhuruar” nga qeveritë mike dhe dy të ndërtuar nga qeveritë e Tiranës, Kukësi i pasur me ujë aq sa të mund të përmbytë gjysmën e Shqipërisë, është duke përjetuar një periudhë të jashtëzakonshme “thatësire”.
Kriza për ujin e pijshëm sa vjen e thellohet dhe Kukësi renditet sot ndër qytetet më problematike në këtë drejtim. Prej disa javësh, në katet e katërta dhe të pesta të pallateve nuk arrin asnjë pikë ujë, duke lënë bosh edhe depozitat që familjarët i kanë blerë, për shkak të orareve të kufizuara të furnizimit me ujë të pijshëm. Burime të bashkisë tregojnë se me gjithë thatësirën që mbizotëron, nëse nuk do të kishte ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes, qyteti dhe shumë fshatra përreth tij nuk do të kishte probleme për furnizimin me ujë të pijshëm. Ndërhyrjet kanë nxjerrë jashtë loje sistemin e furnizimit dhe tashmë në qytet nuk shkon as pesë për qind e sasisë së ujit që duhej të mbërrinte. Familjarët mbushin ujë me bidonë në vende ku arrin të ketë një rrjedhje në sistemin e ujësjellësit, ndërkohë që qyteti furnizohet me një orar tepër të reduktuar, që ka zbritur në më pak se një orë në ditë.
E pavarësisht kësaj, katet e sipërme të pallateve mbeten pa ujë, duke bërë që familjarët të shpenzojnë kohën dhe të lodhen aq shumë me bidonë në krah nga një lagje në tjetrën. Një familjar tha se kishte në tarracën e pallatit një depozitë një mijë litërshe, por asnjëherë uji nuk kishte presion dhe në shumë raste nuk mbërrin as edhe me pompë që depozita të mbushet. “Duke parë se uji nuk mbërrin në katin e pestë bleva një pompë, megjithatë jam i detyruar të lodhem sa në një vend në tjetrin, duke mbushur ujë me bidonë. Por a mjaftojnë bidonët sot me këtë të nxehtë?”, tha ai, duke shtuar se do të kishte qenë gjysma e të keqes sikur të kishte një çezmë në katin e parë apo diku afër pallatit. “Kemi shpenzuar të holla duke blerë bidonë dhe depozita, tuba dhe pompa, por më kot, asnjë pikë ujë nuk arrin këtu”, ankohet një amvisë që mbarte ujë nga katet e para dhe ndihej e privilegjuar që nuk shkonte nga një lagje në tjetrën.
Uji shpërdorohet në mënyrën më të papërgjegjshme nga persona të ndryshëm, të cilët e përdorin atë për vaditjen e arave të misrit dhe më pas përsëri e lënë të lirë duke rrjedhur në liqen. Në fshatin Nangë numërohen dhjetëra ndërhyrje të paligjshme dhe po ashtu edhe në Shtiqën, në Bicaj etj., si dhe në periferinë e qytetit të Kukësit, ku ka një numër arash dhe vreshtash që vaditen me ujin e pijshëm. Një specialist i ujësjellësit, duke mos dashur të identifikohet, tha se Ndërmarrja e Ujit është e vetmuar në përpjekjet e veta për të ndaluar abuzimet, por edhe konsumatorët nuk paguajnë faturat e ujit. “Dhjetëra ndërhyrje të paligjshme janë bërë përgjatë tubave të ujësjellësit, duke pakësuar deri në maksimum prurjet për konsumatorët e qytetit”, tha ai, duke sjellë në vëmendje se dy vjet më parë ka pasur edhe aksione të mbështetura nga policia, si dhe ndjekje penale apo arrestime në flagrancë të keqbërëseve, ku më pas drejtësia ka qenë e detyruar që t’i lëshojë për “mungesë provash”.
Dy prej ujësjellësve aktualë të Kukësit janë ndërtuar njëri në dekadën e fundit si dhuratë nga Emiratet Arabe me 1.5 milionë dollarë, ndërsa tjetri në vitet ’90 i ndërtuar me fonde të qeverisë gjermane. Ky i fundit ka qenë llogaritur të furnizonte Kukësin 24 orë në ditë për 50 vitet e ardhshme, por u pa që shumë shpejt koha e furnizimit u përgjysmua dhe lindi nevoja e ndërtimit të ujësjellësit tjetër të Lojmes, që të ofrohej objektivi për 20 orë ujë pa ndërprerje. Por ndërhyrjet e paligjshme sollën nevojën e ndërtimit të një ujësjellësi tjetër. Ky nisi në vitin 2009 me fonde të qeverisë shqiptare, rreth 3.5 milionë euro dhe duhej të përfundonte në dhjetor të vitit 2010. Por punimet janë ndërprerë që në vjeshtën e vitit të shkuar dhe nuk dihet se kur do të rinisin.
shqip
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-09-2011 më 15:57
Lavazhet dhe pishinat “pinë” 70 për qind të ujit të Sarandës
2011-08-10
Thoma Nika
Kriza
Kryebashkiaku sulmon administratën e ujësjellësit: Ndërmarrja drejtohet nga “falangat”
Uji është shndërruar në kryefjalën e ditës për banorët dhe për pushuesit e kësaj vere në Sarandë. Për ta larguar sadopak krizën e ujit të pijshëm, bashkiakët e rinj gjetën si rrugëdalje vendosjen e një regjimi të furnizimit me grafik, që u mundësua në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellësit. Por vapa po vazhdon dhe furnizimi me orar shihet të ketë ndikuar fare pak në plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe miqve të kësaj vere. Gjatë këtyre gati 30 ditëve të para të punës në krye të bashkisë, Stefan Çipa e ka vlerësuar parësor furnizimin me ujë të pijshëm, pasi edhe ankesat më të shumta të ardhura nga qytetarë dhe pushues, sipas tij, janë për “thatësirën” e këtyre ditëve.
Duke folur me shqetësim për këtë problem, Çipa ka bërë dje publik faktin se 70 për qind të ujit që u takon qytetarëve “e pinë” lavazhet. Edhe më skandaloz e ka quajtur ai faktin që volume të pallogaritshme të ujit të pijshëm u hiqen nga linjat apo depozitat qytetarëve për të mbushur pishinat e hoteleve, që janë depozita gjigante të ujit.
“Një ndër argumentet se përse ndodh kështu, është strukturimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit si shoqëri aksionere dhe fakti që kjo ndërmarrje nuk varet plotësisht nga bashkia, megjithëse ajo ka pjesën dërrmuese të aksioneve, që shkojnë në 63%”, tha kreu i bashkisë, Çipa. Më tej ai ka shtuar se, sipas tij, punën e ka dëmtuar mënyra protokollare dhe jo bashkëpunuese e komunikimit me drejtuesit kryesorë.
Çipa nuk ka munguar të cilësojë se kjo ndërmarrje drejtohet nga “falangat” dhe se përmirësimi nuk duhet pritur pa ndryshuar ose drejtuesi kryesor aktual ose vartësia drejtpërdrejt nga bashkia. “Qytetarët vijnë ankohen tek unë kur u mungon uji, ndërsa rubineti është gjetkë”, u shpreh kryebashkiaku Çipa në komunikimin e djeshëm me mediat. Ai nuk ka gjetur shkak tjetër për mungesën e ujit të pijshëm në disa lagje e zona të qytetit të Sarandës, përveç keqmenaxhimit nga drejtuesit e kësaj shoqërie aksionere, ku politika “vihet në plan të parë” dhe jo interesat e qytetarëve e mbarëvajtja e sezonit turistik.
shqip
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-09-2011 më 15:57
Hahaha Ti sikur ke alergji për "Shekullin"
Pse nuk e more një shkrim të tillë tek 55_sa??
E thjeshtë, për atë gazetë ne jemi ekonomia e dytë më e zhvilluar.![]()
Krijoni Kontakt