Nuk them se dashuria ime ishte e vecante. Dashuria eshte dashuri. Ajo te ben te ndihesh se jeton dhe je njeri. Tek ty mendova se njoha njeriun qe i duhej jetes sime. Ishim te dy te pafajshem. Te dashurova qe me njohjen e pare. Cdo dite qe kisha harruar ta jetoja, me dukej me e bukur se tjetra. Por gjithmon jan te vertetuara theniet e vjetra , "beautiful things don't last forever"!!! Ashtu si dhe endrra tone. Nuk zgjati shume e di, as gjysmen e asaj qe enderuam ne te dy. Time to say goodbye erdhi shume shpejt. Po si te ndahesha un nga ty? Si te ndahesha un nga ty qe ishe shpirti im? Dhe perse? Vall do mundem te arrij te jetoj c'do dite me ate buzeqeshje qe me falje ti? Eshte e vertet qe nuk me dashuron me? Eshte e vertet qe gjithcka po jeton tani eshte me e bukur se sa ku ishim bashke? E ndjej mungesen tende, por do te ndihesha teper e qete nese me thoshe se je mire, se tani je plotesisht i lumtur, sepse keshtu do te jem me e lehtesuar. Te shikoj shpesh ne enderr, sepse ti ishe dhe do te mbetesh endrra ime e vetme. Tani je larg, ashtu si gjithmon, por un te ndjej prane si dikur. I ndjeshem , i sinqerte, i dashur dhe i drejte, djali i buzeqeshjeve te mia. Nuk jam xheloze per asgje tenden, as per buzeqeshjen qe me fal ne fotografi, vetem se me merr malli dhe nuk di ku te kerkoj. Tani c'do gje me duket pa kuptim...fare kot. Ah sikur mos te kisha njohur kurre ne jete, do te isha ne te tjera rrethana sepse s'do dija ende te dish te dashurosh, te njohesh njeri njeri sic je ti. Per mua kshu do mbetesh ne te gjitha rrethanat...dashuria ime e vetme. Asgje nuk ka rendesi para dashurise. Po mua dashurine time ma moren...ma rrembyen sepse te gjith ishin lakmitare. Ty te ve pak faj. E kush mund te mbetet pa faj ne kete bote kaq te pashpirt? Emigrimi? A thua valle ethet e mallit, ethet e largesise te helmuan dhe te larguan nga mua? Si mundet nje toke kaq e panjollosur, te rrembeje ne kthetrat e hidherimet e saj, duke te zbrazur shpirtin nga ndjenjat dhe te te kthej kunder meje. Tani qe shkruaj lotet me mbysin dhe me mblidhen ne fund te mjekres si ateher kur qaja nga lumturia dhe ti mundoheshe te mi gelltisje lotet me te puthura edhe pse ishe larg. Une ndjej qe nuk te urrej dot. Por as qe dua te besoj se je aq naiv, sepse nuk je i tille.Tani po iki por me kujto ndonjeher, edhe nese kthehesh edhe nuk me gjen, me kujto. ( that is all i ever asked from you) Mendo se nje vajze dikur te ka dashur me gjith forcen e shpirtit te saj.Do te dua derisa te jetoj, dhe shpirti im do theras vetem nje emer. Per kete mos me quaj fajtore! Ishe ti qe me bere te di te dua...
Krijoni Kontakt