Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Diçka do të vdesi sonte

    Diçka më thërret që t'i jap fund dhimbjes
    Diçka më premton një botë më të çiltër
    Diçka më thot se mrekullit jan ilusioni i njerzve
    dhe Diçka më thot se fati i ka dënuar ata me vdekje
    herët a von, me ose pa dëshir

    Diçka më premtoi shpëtim pse pash botën siç është
    Diçka më rri pran, se unë s'desha të cënoja askënd
    Diçka më kallzon zgjidhje, pse unë desha të gjykoja vetëm drejtë
    gjerisa un të vetshtypem vet
    Diçka më thot se më ka vlla
    qëkur un ngela në vetmi
    Diçka më premton se do më çoj përgjithmon në fluturim.

    Diçka s'më lejon të qaj
    më thot se më s'do t'kem faj
    Diçka thot se do ta çilroj një shpirt
    dhe kjo Diçka di të shkruaj kto fjal tani

    I besova Diçkas
    sepse jam unë
    dhe Diçkaja harroj të bllokonte dritën
    që më verboj pa asnjë mund

    Diçkaja po humbet
    qëkur me besim e lash të shprehej
    qëkur më premtoj
    se në mëndje më s'do më dehej.

    Nuk e di çfarë është drita.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 21-05-2003 më 20:19

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Nga Tahoxi, më pëlqeu shumë:

    Mesazh: drini, pakez ta korigjova

    Diç do të vdesë sonte

    Diç më thërret që t'i jap fund dhimbjes
    Diç më premton një botë më të çiltër
    Diç më thotë se mrekullitë janë iluzione njerëzish
    dhe Diç më thotë se fati i ka dënuar ata me vdekje
    heret a vonë, me apo pa dëshirë

    Diç më premtoi shpëtim ngase e pashë botën ashtu siç ishte
    Diç më rri pranë, se unë s'desha askënd ta cenoj
    Diç më kallëzon zgjidhje, pse unë desha të gjykoja vetëm drejt
    gjersa unë të vetështypem
    Diç më thotë se më ka vëlla
    qëkur mbeta i vetmuar
    Diç më premton se do të më japë krihë të fluturoj gjithmonë.

    Diç s'më lejon të qaj
    më thotë se më s'do të ndihem më fajtor
    Diç thotë se do ta çiltëroj një shpirt
    dhe ky Diç i shkruan këto fjalë tani

    I besova atij Diçi
    sepse jam unë vetë
    dhe ai Diç harroi ta bllokojë dritën
    që më verboi aq lehtësisht

    Ai Diç po humbet
    qëkur me besim e lashë të shprehej
    qëkur më premtoi
    se në mendje më s'do të më dehej.

    Nuk di çka është drita.

    Tahox, të falemnderit shumë shumë . E hodha ktu meqë më pëlqeu tej mase. Falemnderit vlla !!!

  3. #3
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Drini, është poezia jote o vëlla, s'është e imja.
    E bukur.

    Tahoxi
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •