-
Vlera dhe pozita e sahabeve
-
-
Besimi i Ehli Sunetit nė lidhje me sahabet e Profetit Muhamed Sallallahu alejhi ue selam
Nga bazat kryesore nė (Akiden) besimin e muslimanit ėshtė edhe: pėrmendja me tė mira e shokėve tė Profetit salallahu alejhi ue selam dhe mos folja keq pėr ta. Kėshtu qė kush shan shokėt e Profetit salallahu alejhi ue selam, apo njėrin prej tyre, nuk ka dyshim se ai ėshtė nė humje dhe shkatėrrim tė sigurtė. Dashuria e tyrė ėshtė besim dhe sunet, lutja pėr ta ėshtė afrim tek Allahu, pasimi i tyre ėshtė rruga e duhur dhe punimi me gjurmėt e tyre ėshtė mirėsi."
Mė i miri i kėtij Ymeti mbas Profetit salallahu alejhi ue selam ėshtė Ebu Bekėr Sidiku, pas tij Umeri, pas tij Uthmani dhe pas tij Aliu tė cilėt quhen ndryshe dhe Hulefau Rrashidin (Prijėsat e drejtė), dhe qė janė tė pėrgėzuar me Xhenet, pėr ta qoftė kėnaqėsia e Allahut.
Nė Kuran dhe sunetin e Profetit salallahu alejhi ue selam kanė ardhur tekste tė panumėrta qė flasin pėr vlerėn e sahabeve, Allahu i Madhėruar ka thėnė: Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Allahut dhe ata qė janė me tė janė tė ashpėr ndaj mohuesve (tė Allahut) dhe tė mėshirshėm ndėrmjet veti. I sheh ata duke u pėrkulur (nė Ruku) dhe duke rėnė me fytyrė nė tokė (nė Sexhde), duke kėrkuar Begati nga Allahu dhe Kėnaqėsinė e Tij. Shenja e tyre (e Besimit tė tyre) ėshtė nė fytyrat e tyre nga gjurmėt e sexhdes (gjatė faljes). Ky ėshtė pėrshkrimi i tyre nė Teurat, ndėrsa shembulli i tyre nė Inxhil pėrshkruhet si njė farė (e mbjellė) e cila lėshon filizin, pastaj e forcon atė dhe ai pastaj qėndron vetė nė trungun e vet duke i mahnitur mbjellėsit, qė Ai ti tėrbojė mosbesimtarėt me anė tė tyre. Allahu u ka premtuar atyre tė cilėt besojnė dhe punojnė mirėsi e drejtėsi (sipas kėtij Besimi) falje dhe shpėrblim tepėr tė madh. Feth 29
Allahu i Madhėruar i ka premtuar shokėve tė Profetit salallahu alejhi ue selam, falje mėkatesh dhe shpėrblem tė madh sikurse e vėrteton edhe nė kėtė ajet: Allahu u ka premtuar atyre qė besojnė (nė Allahun dhe Islamin) dhe bėjnė vepra tė drejta, se pėr ta do tė ketė falje dhe shpėrblim tė madh (Xhennetin). Maide 9
Ndėrsa nė njė ajet tjetėr Allahu i lartėsuar ka thėnė: Me ata tė cilėt tė parėt pėrqafuan Islamin nga Muhaxhirunėt (besimtarėt qė u shpėrngulėn nga Meka nė Medinė) dhe Ansarėt (besimtarėt e Medinės qė i strehuan dhe i ndihmuan ata) si dhe ata qė i ndoqėn besnikėrisht ata (nė Besim), me kėta Allahu ėshtė mjaft i kėnaqur dhe ata janė mė se tė kėnaqur me Tė. Teube 100. Mė pas i pėrgėzoi ata me atė qė kish pregatitur: Ai ka pėrgatitur pėr ta Kopshte tė Begatė nėn tė cilėt rrjedhin lumenj pėr tė banuar atje pėrgjithmonė. Ky ėshtė ngadhėnjimi madhėshtor. Teube 100.
Allahu i Madhėruar gjithashtu e urdhėroi Profetin e Tij qė tė kėrkojė falje pėr ta: kėshtu qė mos i vė re (gabimet e tyre), kėrko Falje pėr ta (nga Allahu) dhe kėshillohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet. Pastaj kur tė kesh marrė vendim, besoja atė Allahut, sepse padyshim qė Allahu i do ata qė i mbėshtesin shpresat vetėm tek Ai. Ali Imran 159. E urdhėroi Profetin qė tė kėshillohej e konsultohej me ta nė mėnyrė qė tė ndienin gėzim, po ashtu Ai ka urdhėruar ata qė vinė pas tyre qė ti duan, tė kėrkojnė falje pėr ta dhe tė mos mbajnė nė zemrat e tyre asnjė brengė pėr ta ku thotė: Dhe ata qė erdhėn pas tyre, thonė: Zoti ynė! Na fal ne dhe vėllezėrit tanė qė qenė para nesh nė Besim dhe mos na fut nė zemrat tona asnjė grimcė urrejtje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė! Vėrtet qė Ti je shumė Dashamirės, Mėshirėplotė. Hashėr 10.
Ndėrsa Profeti salallahu alejhi ue selam, na ka urdhėruar qė ti ndjekim, dhe tė ecim nė rrugėn qė ata kanė ecur, Ebu Musa Esharij ka thėnė: Njė ditė falėm namazin e akshamit me Profetin salallahu alejhi ue selam, dhe thamė: sikur ta presim tė falim me tė edhe jacinė dhe kėshtu bėmė, kur ja ai doli dhe kur na pa aty tha: Akoma kėtu jeni? Po o i dėrguar i Allahut ia kthyem ne, duam tė falim me ty jacinė. Shumė mirė keni vepruar na tha ai, pastaj ngriti kokėn nė qiell dhe tha: Yjet janė siguri pėr banorėt e qiellit, nėse ato ikin atėhere do tu vij banorėve tė qiellit ajo qė u ėshtė premtuar dhe unė jam siguri pėr sahabet (shokėt) e mi, kur tė iki do tu vijė atyre ajo qė u ėshtė premtuar. Ndėrsa sahabet e mi janė siguri pėr ymetin tim, kur tė largohen sahabet e mi, do ti vijė ymetit ajo qė u ėshtė premtuar. Muslimi, Ahmedi.
Profeti Muhamed salallahu alejhi ue selam, ka dėshmuar se ata janė mė tė mirėt e kėtij ymeti, Aishja, Imran bin Husejn dhe Ebu Hurejre Allahu qoftė e kėnaqur me ta, kanė transmetuar se Profeti salallahu alejhi ue selam, ka thėnė: Njerėzit mė tė mirė janė ata qė janė nė shekullin tim. Buhari, Muslimi.
Ndėrsa nė disa transmetime ka ardhur: Njerzit mė tė mirė tė ymetit tim janė ata kek tė cilėt jam dėrguar. Ndėrsa nė transmetimin e Umer bin Hatabit ka ardhur: Nderoini sahabet e mi, sepse ata janė mė tė mirėt ndėr ju.
Po ashtu Profeti salallahu alejhi ue selam, ka lajmėruar se askush prej atyre qė vinė mė pas, nuk mund ta arrijė gradėn e tyre, sikurse pohoet nė hadithin qė e transmeton Ebi Seid el-Hudrij se Profeti salallahu alejhi ue selam, ka thėnė: Mos i shani Sahabet e mi, sepse sikur ndonjėri prej jush tė shpenzojė flori edhe sa mali i Uhudit, nuk mund tė arrijė qoftė edhe sa grushti i tyre, apo sa gjysma e tij. Buhari, Ahmed.
Nė njė hadith tjetėr ka thėnė: Nuk i urren Ensarėt (ata qė pritėn sahabet qė emigruan nga Meka pėr nė Medine), dikush i cili beson nė Allahun dhe ditėn e Gjykimit. Muslimi
Ndėrsa Ibnu Mesudi ka thėnė: Vėrtet Allahu pa nė zemrat e robėrve tė Tij dhe gjeti zemrėn mė tė mirė zemrėn e Muhamedit salallahu alejhi ue selam, ndaj e zgjodhi dhe e dėrgoi atė me shpalljen dhe mesazhin e Tij, pastaj pa pėrsėri tek zemrat e njerėzve pas tij dhe zgjodhi pėr tė shokė, tė cilėt i bėri ndihmues tė fesė sė tij, dhe ministra tė Profetit tė Tij. Atė qė muslimanėt e konsiderojnė tė mirė, ajo ėshtė e mirė tek Allahu, dhe ēdo gjė qė ata e shohin tė keqe ajo tek Allahu ėshtė e keqe. Ahmedi
Ajetet dhe hadithet qė flasin pėr vlerėn dhe pozitėn e sahabeve shokėve tė Profetit salallahu alejhi ue selam,- janė tė shumta dhe kėto pak tekste qė pėrmendėm mendoj se janė tė mjaftueshme pėr tė kuptuar se: nuk e ka plotėsuar besimin ai i cili nuk i konsideron sahabet si tė tillė, por mė e keqja ėshtė qė dikush tė mendoj keq pėr ta, apo tė flasi keq e ti shajė, apo tė mendojė se ata e kanė tradhėtuar Profetin dhe e kanė braktisur fenė e tij pasi ai ka vdekur, sepse njė gjė e tillė ėshtė pėrgėnjeshtrim i teksteve tė Kuranit dhe sunetit.
Vėllezėr dhe motra, dashuria e tyre ėshtė besim dhe vepėr me tė cilėn ne afrohemi tek Allahu, ndaj ti doni ata, ti nderoni e ti pasoni dhe dijeni se askush nga ne nuk ka pėr tė arritur suksesin dhe shpėtimin nėse nuk ndjek rrugėn e tyre.
Sė fundi Allahu e di mėsė miri.
Dhe falenderimet i takojnė Allahut, Zotit tė botėve.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt