OHENRY
(1862-1910)
Pėrktheu Klio Evangjeli
GJETHJA E FUNDIT
Nė njė lagje tė vogėl, nė perėndim tė Uashington-skuerit, rrugėt ngatėrroheshin dhe priteshin me ca shtigje tė vogla, tė quajtura rrypina, Kėto rrypina formojnė ca si qoshe tė ēuditshme dhe vija tė shtrembra. Njėra rrugė bile ka dy udhėkryqe. Njė artist zbuloi njėherė njė veti shumė tė ēmuar tė kėsaj rruge. Ta zėmė se vjen njė tagrambledhės me njė listė tė bojės, letrės dhe kanavacės, por, duke kaluar nė kėtė rrugė, takon vetveten dhe kthehet nga ka ardhur duarbosh, pa marrė asnjė sent sipas llogarisė.
Njerėzit e artit, tek po kėrkonin fshatin e vjetėr Griniē Billixh, gjetėn ca dritare qė binin nga veriu e ca pullaze tė shekulli tė XVIII, ca papafingo holandeze dhe ca shtėpi tė rėndomta. Pastaj sollėn kėtu nga Shėtitorja Nr.6 disa bardhakė tė kallajtė, nja dy mangallė dhe themeluan njė koloni.
Siui dhe Xhėnsi e kishin studion e tyre nė papafingon e njė shtėpie trekatėshe me tulla. Xhėnsi ishte shkurtim i emrit Xhoana. Njėra kishte ardhur riga shteti Mein, kurse tjetra nga Kalifornia. Ato u njohėn nė tabeldotin e restorantit tė vogėl tė Rrugės Nr.8 dhe panė se mendimet e tyre mbi artin, mbi sallatėn e radhiqeve dhe mbi mėngėt e modės puqeshin plotėsisht, e kėshtu u ngrit studioja e pėrbashkėt.
Kjo u bė nė maj. Nė nėntor, njė i huaj i ftohtė i panjohur, qė doktorėt e quajnė Pneumoni, kalonte andej-kėtej nėpėr koloni, duke prekur herė njėrin, herė tjetrin me gishtat e tij tė ngrirė.
Andej nga Lindja, ky shkatėrrues ēapej serbes, godiste kushedi sa viktima, kurse kėtu, nė labirintin e rrugicave tė ngushta, ku mbin myshku, e mbante dorėn.
Mister Pneumoninė s'mund ta quajmė kurrsesi njė plak xhentėlmen kalorėsiak. Xhėnsi, bukuroshe e hajthme, me aneminė e puhizave tė Kalifornisė, mezi mund t'i bėnte balle grushtit tė skuqur tė plakut torollak e gulēues. Ky e goditi, e vuri poshtė Xhėnsin, e tani ajo dergjej nė shtratin prej hekuri tė lyer dhe vėshtronte nga xhamet e dritares sė vogėl hollandeze murin qorr tė shtėpisė fqinje me tulla
Njė mėngjes, mjeku me vetulla tė dendura, tė ashpra, tė thinjura e thirri i merakosur Siunė nė korridor.
- Pėr tė kemi njė shpresė... shumė tė vogėl, - pėshpėriti duke shkundur termometrin. - E ajo vetė e ka nė dorė... nė dashtė tė jetojė. Tėrė Farmakopeja s'ėshtė pėr gjė, kur njerėzit veprojnė nė interes tė qivurxhiut. Zonjėzės suaj tė vogėl i thotė koka se s'do tė shėrohet. Mos ka ndonjė gjė qė s'i ndahet nga mendja?
- Ajo... ajo dėshiron tė pikturojė gjirin e Napolit.
- Tė pikturojė? Gjepura! Mos ka nė mendje ndonjė gjė... ndonjė burrė, bie fjala?
- Ndonjė burrė? - pyeti Siui me njė zė tė hollė, si tingulli i njė fizarmonike. - Mos vallė ndonjė burrė vlen tė... jo doktor, ajo nuk mendon asgjė tė kėtillė.
- Atėherė e ka nga dobėsia, - thotė mjeku. - Do tė bėj ēmos, me sa ka nė dorė shkenca, pėr ta shpėtuar. Po qe se pacientja ime zė e numėron karrocat e varrimit, do tė zbresė pesėdhjetė pėr qind fuqia shėruese e ilaēeve. Nė qoftė se do tė bėni qė ajo tė pyesė makar njė herė se si do tė jetė moda e mėngėve kėtė dimėr, ju siguroj se do tė shtohen shpresat pėr shėrimin e saj.
Pasi shkoi mjeku, Siui hyri me vrap nė atelie dhe u shkri nė lot, e bėri qull pecetėn prej letre japoneze. Pastaj hyri duke u kapardisur ne dhomėn e Xhėnsit me kartonin e vizatimit ndėr duar e duke fėrshėllyer me tė madhe.
Xhėnsi po rrinte shtrirė me fytyrėn nga dritarja, e mezi ta zinte syri, tė mbledhur ashtu kruspull nėn batanijet. Siui pushoi sė fėrshėllyeri, se kujtoi qė Xhėnsi po flinte.
E vuri kartonin nė vendin mė tė volitshėm, dhe nisi njė vizatim me tush, sipas njė tregimi nė njė revistė tė ilustruar. Piktorėt e rinj e ēajnė udhėn e Artit me ilustrimet e tregimeve qė botohen nėpėr revistat, me tė cilat shkrimtarėt e rinj shėrojnė rrugėn e Letėrsisė.
Siui, ndėrsa po bėnte skicėn e figurės sė heroit, njė kauboj nga Aidahoja, me pantallona elegante e me monokėl, dėgjoi njė pėshpėritje tė dobėt, qė u pėrsėrit disa herė. Iu afrua shpejt shtratit. Xhėnsi kishte zgurdulluar sytė. Po vėshtronte nga dritarja dhe po numėronte, numėronte sė prapthi.
- Dymbėdhjetė, - pėshpėriste ajo, e pas pak tha: - njėmbėdhjetė, pastaj dhjetė, dhe nėntė, e pastaj tetė dhe shtatė pothuajse me njė frymė.
Siui hodhi sytė nė dritare. Ē'kishte atje pėr tė numėruar? Atje ishte vetėm njė oborr i shkretė, i zymtė dhe muri qorr i njė shtėpie me tulla njėzet hapa mė tutje. Njė dredhkė shumė e vjetėr gdhenj-gdhenj dhe e kalbur nė rrėnjė, pėrdridhej, duke u kacavirur, gjer nė mes tė murit me tulla. Fryma e ftohtė e vjeshtės i shkulte gjethet e hardhisė, dhe skeletėt e degėve kapeshin pas tullave tė prishura.
- Ē'ka atje, moj shpirt? - e pyeti Siui.
- Gjashtė, - u pėrgjigj Xhėnsi me njė fill zėri qė mezi u dėgjua. - Tani do tė bien mė shpejt. Tri ditė mė parė ishin pothuajse njėqind. Tė pėlciste koka t'i numėroje. Kurse tani ėshtė mė lehtė. Ja ku fluturoi edhe njė tjetėr. Kanė mbetur vetėm pesė.
- Pesė... ēfarė, e dashur? Thuaja Suit tėnd.
- Gjethe. Tė drethkės. Kur tė bjerė gjethja e fundit, do tė shuhem edhe unė. Kam tri ditė qė e di. S'ta ka thėnė mjeku?
- Jo. Po e dėgjoj pėr herė tė parė kėtė marrėzi! - ia priti Siui rėndė-rėndė si me ankim e me pėrbuzje. - Ē'lidhje kanė gjethet e drethkės sė vjetėr me shėrimin tėnd? Dhe sa e deshe ti kėtė drethkė, moj vajzė e pabindur! Mos u bėj budallaqe. Sot nė mėngjes mjeku mė tha bile se ti do ta marrėsh veten shpejt... E di ēfarė tha ai pikė pėr pikė?.. tha se shpresat pėr shėrimin tėnd janė shumė tė mėdha, A nuk provon tė hash ca lėng mishi dhe ta lėsh Siun tė mbarojė vizatimin, qė tė mund tė blejė ca verė pėr ēupėn e sėmurė dhe ca kotoleta derri pėr vete.
- S'ke pse tė blesh mė verė, - i tha Xhėnsi, duke ia qepur sytė dritares. - Shkoi e vajti dhe njė tjetėr. Jo, nuk dua as lėng mishi. Kanė mbetur vetėm katėr gjethe. Dua ta shoh kur tė bjerė e fundit. Atėherė do tė shuhem edhe unė.
- Xhėns, moj shpirt, - i tha Siui, duke u pėrkulur mbi tė, - mė jep fjalėn se do tė mbyllėsh sytė e s'do tė vėshtrosh nė dritare, gjersa tė mbaroj punėn? Duhet t'i dorėzoj nesėr kėto vizatime. Mė duhet drita, pėrndryshe do t'i kisha ulur perdet.
- S'mund tė vizatosh nė dhomėn tjetėr ? - pyeti ftohtė Xhėnsi.
- Kam qejf tė rri me ty, - tha Siui. - Le qė s'dua tė tė lė t'i shikosh kėto gjethe tė krisura.
- Nuk mė thua, kur do tė mbarosh? - tha duke mbyllur sytė Xhėnsi, e zbetė dhe e ngrirė, si njė statujė e pėrmbysur, - se dua ta shoh kur tė bjerė gjethen e fundit. U lodha sė prituri. Dua tė ēlirohem nga gjithēka qė mė mban... mė vjen tė fluturoj, sa vete poshtė e mė poshtė, siē fluturojnė kėto gjethe tė shkreta, tė lodhura.
- Pėrpiqu tė flesh, - i tha Siui. - Duhet tė thėrres Bermanin, se mė duhet si pozues pėr minatorin plak heremit. Po shkoj njė minutė. Shiko se mos lėvizėsh gjersa tė kthehem.
Bermani plak ishte njė piktor qė banonte nė katin e poshtėm, nėn studion e tyre. I kishte kapėrcyer tė gjashtėdhjetat dhe mjekra e tij e gjatė qimedredhur, si e Moisiut tė Mikelanxhelos, kishte zbritur tek ai nga koka e satirit1) mbi trupin e gnomit2). Bermani ishte njė artist i dėshtuar. E kishte gjithnjė ndėr mend pėr ta bėrė kryeveprėn e tij, por akoma s'e kishte filluar. Po bėheshin kaq vjet qė s'kishte vizatuar asgjė tjetėr veēse tabela dyqanesh, reklama e gjėra tė tjera si kėto pėr bukėn e gojės. Ai nxirrte ndonjė dhjeē, duke pozuar pėr piktorėt e rinj, tė varfėr, qė s'kishin tė paguanin pozues profesionistė. Ishte shtėnė pas tė pirit, po prapė s'e hiqte prej goje kryeveprėn e tij tė ardhshme. Pa le qė ishte dhe njė plakush gjuhėspec, qė s'rrinte pa u tallur me ēdo sentimentalizėm, dhe e hiqte veten si njė qen roje, i ngarkuar posaēėrisht pėr tė ruajtur tė dy piktoret e reja, nė studion e sipėrme.
Siui e gjeti Bermanin, qė kundėrmonte raki dėllinje, nė kthinėn e tij tė kredhur nė gjysmerrėsirė tė katit tė poshtėm. Nė njė qoshe tė dhomės ishte njė pėlhurė e zbrazėt nė njė kavaletė, e cila kishte njėzet e pesė vjet qė po priste tė merrte vijat e para tė kryeveprės. Ajo i tregoi plakut pėr tekat e Xhėnsit, dhe pėr frikėn qė kishte mos Xhėnsi, e hajthme dhe e brishtė si njė gjethe, fluturonte larg, nė qoftė se kėputej lidhja e saj e dobėt me botėn. Bermani plak, qė i lotonin sytė e kuq, gėrthiti e u tall me kėto trille budallenjsh.
- Ēfarė? - thirri ai. - A ka nė botė njerėz tė marrė, qė duan tė vdesin, vetėm e vetėm sepse bien gjethet e njė palo drethkė? Njė gjė tė tillė s'ma kishin dėgjuar veshėt. Jo, nuk dua tė pozoj pėr heremitin tuaj karabush. Si e latė ta mbushė kokėn me gjepura tė tilla? Eh, kjo e shkretė vogėlushe, kjo, mis Xhėns.
- Ėshtė shumė e sėmurė dhe e dobėt, - tha Siui, - e nga ethet i vijnė nė kokė trille tė ēuditshme. S'ka gjė, mister Berman, nė mos daēi, mos pozoni pėr mua. Por ju jeni njė plak i neveritshėm,... plak llafazan e gojėprishur.
- Ē'grua e mrekullueshme qenki! - thirri Bermani. - Kush tha se unė nuk dua tė pozoj. Shkojmė! Po vij me ju. Kam gjysmė ore qė m'u tha goja sė thėni se jam gati tė pozoj. O zot! kėtu s'ka pse tė sėmuret njė vajzė kaq e mirė, sa mis Xhėnsi. Ndonjė ditė do tė pikturoj njė kryevepėr, e ne tė gjithė do tė ikim qė kėtu... patjetėr!
Xhėnsi po dremiste kur ata hynė nė dhomė. Siui uli perdet gjer te pezuli i dritares e i bėri me shenjė qė tė hynin nė dhomėn tjetėr. Iu qasėn dritares dhe vėshtruan me frikė drethkėn e vjetėr. Pastaj u panė sy ndėr sy, pa thėnė asnjė fjalė, Bermani, me kėmishė tė vjetėr blu, u ul si njė minator heremit mbi njė ēajnik tė madh, tė pėrmbysur, nė vend tė shkėmbit.
Kur Siui u zgjua tė nesėrmen nė mėngjes, pasi kishte marrė njė sy gjumė, e pa Xhėnsin, qė s'po ia hiqte sytė e ēakėrritur perdes sė gjelbėr, tė ulur.
- Ngri perden, se dua tė shikoj, - e urdhėroi Xhėnsi me njė pėshpėrimė.
Siui iu bind si me pahir.
Ja! Pas shiut rrėke dhe erės sė marrė, qė s'kishte pushuar tėrė natėn e natės, sipėr murit me tulla, dukej vetėm njė gjethe drethke... gjethja e fundit e kėsaj bime kacavjerrėse! Kėrcellin e kishte akoma jeshil e megjithėse anėt e saj dhėmbė-dhėmbė ishin zverdhur, prishur, fishkur, ajo varej nė degė trimėrisht, njėzet kėmbė mbi dhé.
- Kjo ėshtė gjethja e fundit, - tha Xhėnsi. - Kujtova se do tė kishte rėnė patjetėr gjatė natės. E dėgjoja si frynte erė e marrė. Kjo gjethe do tė bjerė sot, e atėherė do tė vdes.
- Mos fol kėshtu, e dashur! - i tha Siui, duke varur kokėn e lodhur mbi jastėk. - Mendo tė paktėn pėr mua, nė s'do tė mendosh pėr veten tėnde. Si do tė mė vejė filli?
Por Xhėnsi nuk u pėrgjigj fare. Fantazia e sėmurė sa vinte po e pushtonte mė fort, ndėrsa po kėputeshin njėra pas tjetrės tė gjitha nyjet qė e lidhnin me jetėn e me njerėzit.
Shkoi dita, po edhe ndajnatherė ato panė se gjethja e vetmuar akoma po varej nė degėn e saj, pas muri. Pastaj, me t'u errur, zuri tė frynte prapė murrlani dhe shiu tė pėrplasej pa pushim pas dritareve, duke rrjedhur nga pullazi i ulėt holandez.
Me tė zbardhur, Xhėnsi, e pamėshirshme, e urdhėroi Siuin tė ngrinte prapė perden.
Gjethja e drethkės ishte akoma nė vend.
Xhėnsi po rinte shtrirė duke vėshtruar gjethen e fundit. Pastaj thirri Siuin, qė po ngrohte pėr tė lėng pule nė njė furnelė me gaz.
- Kam qenė njė vajzė e keqe, Siui, - i tha Xhėnsi.
- Ndoshta kjo gjethe e fundit mbeti nė degė, pėr tė mė treguar se sa e keqe jam. S'duhet ta kėrkojė njeriu vdekjen. Tani mund tė mė japėsh pak lėng pule, pastaj ca qumėsht dhe verė pėr fuqi... jo, jo, nė krye sillmė pasqyrėn, pastaj vėrmė rreth e rrotull ca jastėkė, se do tė ri ndenjur, se dua tė tė shoh kur tė bėsh drekėn.
Njė orė mė pas, ajo i tha:
- Siui, ndonjė ditė kam shpresė tė pikturoj gjirin e Napolit.
Mbasdite erdhi mjeku; Siui doli gjoja pėr njė punė me tė nė korridor.
- Shanse tė barabarta, - tha mjeku duke shtrėnguar dorėn thatime, tė dridhur tė Siuit, - Me ca kujdes, e keni tė fituar davanė.
Tani kam pėr tė vizituar edhe njė tė sėmurė tjetėr, poshtė. E ka mbiemrin Berman. Mė duket se ėshtė piktor. Edhe ai ka marrė pneumoni. Ėshtė plak e shumė i dobėt, dhe sėmundja e tij ėshtė nė fazė tė rėndė. S'ka asnjė shpresė pėr tė, por sot do ta shpien nė spital, atje do tė jetė mė rehat.
Ditėn tjetėr, mjeku i tha Siuit:
- Ajo ėshtė jashtė rrezikut. Fituat. Tani vetėm ushqim dhe kujdes, s'i duhet gjė tjetėr,
Po atė mbasdite, Siui iu afrua shtratit, ku Xhėnsi po rrinte shtrirė duke shqepur njė shall bojė qielli tė hapėt, tė dalė jashtė pėrdorimit, dhe e pėrqafoi shoqen bashkė me jastėkun.
- Kam diēka tė tė tregoj, moj miuke-bardhoshe, - i tha. - Mister Bermani vdiq sot nė spital nga pneumonia. Sėmundja e tij zgjati vetėm dy ditė. Mėngjesin e ditės sė parė, portieri e gjeti tė shkretin plak pėrdhe, nė dhomėn e tij. I kishte rėnė tė fikėt. Kėpucėt dhe rrobat i kishte qull dhe tė ftohta akull. Asnjeri s'e merrte dot me mend se ē'deshi qė doli nė atė natė tė tmerrshme. Pastaj gjetėn fenerin, akoma tė ndezur, shkallėn tė lėvizur vendit, disa penela tė flakura pėrdhe dhe paletėn me bojė tė verdhė e tė gjelbėr. Hidh sytė nė dritare, moj e dashur, shiko gjethen e fundit tė drethkės. Nuk ēuditesh qė ajo as dridhet, as lėviz kur fryn erė? Ta dish, moj zemėr, se kjo ėshtė kryevepra e Bermanit... ai e pikturoi atė natė, kur ra gjethja e fundit.
------------------------------------------------------------------------------
l)Qenia me bisht, me brirė dhe kėmbėciap, shoqėruese e perėndisė sė verės dhe e qejfeve. (Nė mitologjinė greke),
2) Xhuxh i shėmtuar mjekrosh qė ruan thesaret e nėntokės (Nė mitologjinė e Evropės Perėndimore.)
Krijoni Kontakt