-
i/e regjistruar
Janice Y. K. Lee
Janice Y. K. Lee
Mėsuesja e pianos
(roman)
E pėrktheu: Hasan Bregu
ISBN 978-9928-00-031-6
Nr. i faqeve 440
Ēmimi 1000 lekė
Shtėpia botuese Bota Shqiptare
Ėshtė viti 1942. Uili Trusdeli arrin nė Hong Kong nė kėrkim tė njė jete tė re dhe menjėherė bie nė dashuri me Trudi Liangun, njė grua magjepsėse, qė shkakton skandal me sjelljen e vet nė shoqėrinė e lartė tė kolonisė angleze. Midis tyre lind njė pasion i madh, por shpėrthimi i luftės dhe kėrcėnimi i njė pushtimi japonez e minojnė lidhjen e tyre: Uili do tė jetė i detyruar tė niset, duke e lėnė Trudin ta pėrballojė vetėm, dhe shtatzėnė, tė ardhmen e saj tė pasigurt. Dhjetė vjet mė vonė, Klara Pendėltoni arrin nė Hong Kong dhe gjen punė si mėsuese pianoje e Lokit Ēenit, vajzė e njė ēifti tė pasur tė qytetit. E mėsuar me jetėn nė provincėn e pėrgjumur angleze, Klara joshet shpejt nga shoqėria e lartė dhe nga shkėlqimi i saj, gjersa bėhet, Madamė Bovari e dytė, dashnore e shoferit tė shtėpisė, qė zbulohet se ėshtė po ai, Uili Trusdeli. Por kjo nuk ėshtė e vetmja e fshehtė e familjes Ēen...
Nė njė kreshendo rrėfyese nė sfondin e atmosferave sensuale tė Lindjes, Klara do tė gjendet e detyruar tė zgjedhė, pa mundėsi apeli, midis dashurisė dhe sigurisė, midis guximit dhe mbijetesės, midis tė tashmes dhe tė kaluarės.
Njėri prej romaneve mė tė thellė, mė elegantė dhe i pasur me atmosferė qė kam lexuar kohėt e fundit. Talenti i Janice Lee ėshtė i dukshėm; libri i saj lexohet me njė frymė.
- Gary Shteyngart
Njė debutim i jashtėzakonshėm, qė ballafaqohet me sfidat e dashurisė dhe tė mbijetesės nė kohė lufte, dhe me pasojat e zgjedhjeve tė bėra kur liria ėshtė nė diskutim.
- Publishers Weekly
Janice Y.K. Lee, e lindur dhe e rritur nė Hong Kong, ka frekuentuar Universitetin e Harvardit. Ka punuar si botuese e revistės Elle, pėr t`u transferuar pastaj sėrish nė Hong Kong me tė shoqin dhe fėmijėt. Mėsuesja e pianos, romani i saj i parė, ka korrur njė sukses tė madh tė kritikės dhe tė publikut dhe ėshtė botuar nė tridhjetė vende tė botės.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt