Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238

    Sahabët, ishin të gjithë të mirë?!

    Sahabët apo Sahab është fjalë arabe që do të thotë shok, shoqërues, bashkudhëtar,etj. Në Islam, termi “Sahaba” shpesh përdoret duke iu referuar shokëve të Profetit Muhamed. Sahabët janë njerëz të cilët jetuan dhe ishin vet dëshmitar të jetës së Profetit Muhamed. Siç do të shohim më vonë, definicioni I fjalës “Sahaby” (Sahabij), në formën njëjëse të “Sahaba”, ndryshon mjaft shumë ndër dijetarët e ndryshëm sot. Përderisa shumë dijetarë konsiderojnë “Sahabijtë”, dikë i cili vetëm ishtë dëshmitar i Profetit, qoftë 1 herë, dhe pavarësisht nga mosha e tij, të tjerët insistojnë që një person i tillë duhet të jetë i moshës së rritur dhe duhet të ketë së paku 2 vjetë të jetës së tij si bashkshoqrues i Profetit.
    Për çdo person që din të mendojë, disa nga këta njerëz ishin të mirë, dhe disa të këqinjë. Megjithatë, shumica e tradicionalistëve harruan me lehtësi se kishte edhe ndonjë “Sahab” të keq, dhe vazhdimisht flasin se sa të mirë ishin Sahabët, të gjithë. Përderisa kjo reflekton një qëndrim të pavend për qeniet njerëzore si ta, kjo gjithashtu tregon mosbesim ngaj Kuranit, që na mëson se disa nga Sahabët ishin të mirë, dhe disa nga ta të këqinjë.
    Këta tradicionalistë, injoruan mësimet e Zotit në Kuran, në favor të mësimeve të shkollarëve të ndryshëm, Imamëve apo Hoxhollarëve. Kurani na mëson mjaft shumë për “Sahabët”, si ata nuk u pajtuan me njëri tjetrin pas vdekjes së Profetit Muhamed, u ndanë në sekte, urryen njëri tjetrin, dhe e luftuan njëri tjetrin derisa me mijëra Musliman të pafajshëm u vranë në betejat e tyre.
    Pasi Kurani është e Vërteta Absolute, ne duhet të besojmë se Zoti po na mëson përmes këtij Kurani. Mësimet e Tij duhet të mirrën mbi mësimet e ndonjë dijetari, imami apo hoxhe. Zoti në Kuran na mëson, sic do të shohim në vazhdim, se disa, apo shumica e këtyrë të ashtuquajturve “Sahabë”, sic u definuan nga Buhariu, ishin gënjeshtarë, hipokritë, idhujtarë dhe mosbesimtar ndaj Zotit dhe të Dërguarit të Tij, të interesuar në tregti dhe argëtim më shumë sesa në fenë e tyre.
    Është me rëndësi të ceket, se edhe Hadithet (pë rata të cilëve nuk u mjafton Kurani), i përshkruan disa nga “Sahabët” në të njëjtën mënyrë, dhe thanë se ata do të shkojnë në ferr.


    Përkthyer nga submission.org


    Vazhdon...

  2. #2
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Kurani rreth Sahabëve



    Kurani, i cili është e vërtetë Absolute, përshkruajti disa nga këta që ishin bashkëkohës të Profetit Muhamed, si “Sahaba”, në mënyrë të qartë, që nuk lë dyshim se si ishin, dhe si silleshin. Përderisa disa nga ata (një pakicë) u nderuan në Kuran për qëndrimin e tyre krahas Profetit Muhamed, dhe mbështetja e tyre ndaj tij, shumica e të tjerëve nuk ishin aq me fat, dhe për ta u dha shpjegim i kjartë nga Zoti në Kuran. Në vazhdim do të shohim se si Zoti, i cili i din të gjitha sekretet dhe deklaratat e pershkruara nga disa prej Sahabëve.
    Sahabët e mirë, pakicë:

    48:18 Vërtetë, Allahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore.
    Dhe në 48:29
    48:29 Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit. (Kështu përshkruhen ata) me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë mohuesit. Për ATA MIDIS TYRE që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.


    Ciç mund të shohim, Zoti ishte i kënaqur me këta “Sahabë” për çka ata bënë në atë kohë, duke mbështetur Profetin dhe duke qëndruar me të kundër agresorëve. Nuk ka garancion apo premtim nga Zoti në këto ajete se këta Sahabë nuk do të bëjnë ndonjë gabim, të kthehen në rrugë të gabuar apo të qëndrojnë në rrugë të drejtë.
    Vëreni shprehjen në 48:29, “ATA MIDIS TYRE”, që na tregon se, jo të gjithë prej tyre. Zoti në Kuran na tregon për këta të cilët besuan, pastaj nuk besuan pastaj prap besuan dhe prap pastaj nuk besuan, shikoni 4:137, i cili na kujton neve se, nese bekoheni dhe bëheni besimtar, nuk ka garancion se ju do të qëndroni të tillë.

    Shumica e Sahabëve, jo aq të mirë:

    9:101 Ka beduinë në mjedisin tuaj, që janë hipokritë, por ka edhe ndër banorët e Medinës të atillë që janë këmbëngulës në hipokrizi. Ti nuk i di ata. Ne i dimë. Ne do t’i dënojmë dy herë e pastaj, do të kthehen në dënimin e madh (në Xhehenem).

    9:73 O i Dërguar! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është Xhehenemi; sa vendbanim i shëmtuar.
    9:74 Hipokritët betohen për Allahun se nuk thanë asgjë (të keqe). Por, në të vërtetë, ata thanë fjalën e mosbesimit, mohuan pas (pranimit të) Islamit dhe synuan të bënin gjëra të paarritshme. Ata u bënë keqdashës, vetëm sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij u kishin dhënë (besimtarëve) nga të mirat e Tij. Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta; por, nëse kthejnë shpinën, Allahu do t’i ndëshkojë me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në tjetrën dhe ata nuk do të kenë kurrfarë mbrojtësi apo ndihmësi në Tokë.
    9:75 Ka nga ata (hipokritë) që kanë bërë besëlidhjen me Allahun, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga dhuntitë e Tij, sigurisht që do të japim lëmoshë dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë”!
    9:76 Por kur Ai u dha atyre nga dhuntitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën, duke u larguar.
    9:77 Prandaj, Ai ua lidhi hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin dhënë Allahut. Ata e kishin zakon gënjeshtrën.
    9:78 Vallë, a nuk e dinë ata se Allahu i di të fshehtat e tyre dhe bisedat e fshehta?! Në të vërtetë, Allahu është Ai që i di të gjitha fshehtësitë.
    9:79 Sa për ata (hipokritë) që përqeshin besimtarët që japin lëmoshë me vullnet dhe tallen me ata që nuk janë në gjendje të japin gjë përveç (fryteve të) punës së tyre, Allahu do të tallet me ta. Ata do të kenë dënim të dhembshëm.
    9:80 U lute për ta apo nuk u lute (o Muhamed), Allahu nuk do t’i falë, edhe sikur ti të kërkosh falje për ta shtatëdhjetë herë! Kjo sepse ata e mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të mbarë njerëzit e pabindur.


    Dhe ajete që flasin rreth kësaj qështjeje: 9:97, 2:8-15, 63:1, 4:60-63, 4:142, 63:4-5, 33:18-19, 47:16, 47:29-30, 48:11

    Është interesante të dijmë se Zoti në Kuran i tha Muhamedit se ai (Muhamedi) nuk i njeh këta hipokritë ndër Sahabë, sepse ata duken njësoj sit ë tjerët. Vetëm Zoti i njeh ata (9:101).

    Nga ajetet e Kuranit, ne mësojmë se Sahabët, sikurse të gjithë njerëzit e tjerë, ishin të mirë apo të këqinjë. Disa ndjekën Profetin dhe mesazhin e sjellur tek ta, Kuranin, dhe këta ishin pakicë, sikurse që na tregon Zoti në Kuran, shih 43:78. Të tjerët nuk braktisën idhujtarinë e tyre dhe qëndruan me hipokritët, dhe këta ishin shumicë:

    43:78 Tashmë, Ne ju kemi sjellë të Vërtetën, por shumica prej jush e urren të Vërtetën.

    Nëse këto ishin konditat e njerëzve, të cilët jetuan me Profetin dhë ishin dëshmitarë në jetën e tij dhe mësuan Islamin e tyre nga dora e parë (prej tij), si mund të presim kondita të njerëzve që jetuan pas vdekjes së Profetit?
    Testi më i madh, që iu shfaq këtyre bashkkohasve pas vdekjes se Profetit Muhamed, ishte qështja e asaj se kush do të udhëheqë Muslimanët pas vdekjes së Profetit? Për shkak të kësaj, shumë nga bashkkohësit harruan Zotin, dhe shikuan pas interesave të tyre personale dhe luftuan Zotin dhe të Dërguarin e tij, si dhe sahabët tjerë që mbajtën mesazhin e Profetit, Kuranin.
    Kurani është shumë i kjartë rreth asaj se cfarë u ndodhi këtyre “Sahabëve” pas vdekjes së Muhamedit:

    3:144 Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Dhe Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.



    Vazhdon...

  3. #3
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Hadithe:


    Sahih Bukhary, dhe Sahih Muslim, të dy raportuan për të njëjtin hadith:

    I dërguari i Allahut, duke biseduar me sahabët e tij, tha: “Në ditën e gjykimit, disa nga Ummeti im, do të futen në anën e majtë, dhe unë do të them, “për ku?”. Do të marrë përgjigje “për në ferr”, unë do të them, “Zot, këta ishin shokët (sahabët) e mi.” Do të më thuhet “Ti nuk e din cfarë trilluan ata pas teje. Ata u kthyen prapa që kur ti i le ata.” Unë do të them “në shkatërrim, shkatërrim pë rata që ndryshuan gjërat pas meje”.

    Sahih Bukhary:

    Al-Aala Ibn Al Musayeb it ha babait te tij, babai i tij tha, "Unë takova Al Baraa Ibn Azib dhe i thash atij, "Mirë për ty që jetove së bashku me Profetin dhe tregove besnikëri ndaj tij." Ai tha, "Ndëgjo, biri i vëllait tim, ti nuk e din cfarë zbuluam pas tij."

    Sahih Muslim:

    Huthyfa tha,Profeti tha, " dymbëdhjetë nga shokët e mi janë hipokrite,prej tyre, tetë nuk do të hyjnë në parajsë përderisa deveja të kalojë për vrimën e gjilpërës."

  4. #4
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Ata që duan të ndjekin Profetin, duke ndjekur Bukhariun dhe dëshirat e tij, ata janë duke e ndjekur Bukhariun dhe jo Profetin, dhe Profeti do të ankohet tek Zoti për ta në ditën e gjykimit se ata e kan braktisur këtë Kuran 25:30

  5. #5
    pergezime master per perkthimin, Zoti t'a shperblefte me te mira,
    keto jane shembujt me te mire te argumentuar per te bindur te gjithe ata qe jane genjyer dhe mashtruar nga ideologjia korruptuese e islamit te sotshem dhe ndjekesve te tij,
    qellimi eshte qe nepermjet argumentave te pakundershtueshme te bien poshte te gjithe bazat e besimit te kalbur qe vazhdon te mbaje peng ne menyre te pavetedijshme .shume ne viset shqiptare,

    Paqe !
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  6. #6
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Me fjalen sahab ne terminologjine islame eshte per qellim: "Ai qe e pa Muhamedin a.s., i besoi atij dhe vdiq si besimtare."

    Ketu nuk hyjne "munafikat (dyftyreshat)", sepse ata nuk i besuan atij.

    Pejgamberi a.s. i dinte se kush jane ata dhe nuk i afronte ngat vetes. Madje edhe listen e munafikave ia ka treguar Hudhejfe Ibn Jemanit.

  7. #7
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Bani dhe master, po shihet se keni mare nje detyre te felliqur per ta sulmuar kete fe, duke u shtirur si pjesetare te saj.

    Qe te dyte jeni jomusliman dhe nuk u takon juve te flisni per kete fe. Aq me shume qe perkthimet e juaja nuk jane valide!

    Zoti ia thefte qafen cdokujt qe e sulmon kete fe dhe i shane shoket e Profetit te tij.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    Me fjalen sahab ne terminologjine islame eshte per qellim: "Ai qe e pa Muhamedin a.s., i besoi atij dhe vdiq si besimtare."

    Ketu nuk hyjne "munafikat (dyftyreshat)", sepse ata nuk i besuan atij.

    Pejgamberi a.s. i dinte se kush jane ata dhe nuk i afronte ngat vetes. Madje edhe listen e munafikave ia ka treguar Hudhejfe Ibn Jemanit.
    pra ti , i'u bie hasha haditheve me poshte

    Sahih Bukhary, dhe Sahih Muslim, të dy raportuan për të njëjtin hadith:

    I dërguari i Allahut, duke biseduar me sahabët e tij, tha: “Në ditën e gjykimit, disa nga Ummeti im, do të futen në anën e majtë, dhe unë do të them, “për ku?”. Do të marrë përgjigje “për në ferr”, unë do të them, “Zot, këta ishin shokët (sahabët) e mi.” Do të më thuhet “Ti nuk e din cfarë trilluan ata pas teje. Ata u kthyen prapa që kur ti i le ata.” Unë do të them “në shkatërrim, shkatërrim pë rata që ndryshuan gjërat pas meje”.

    Sahih Bukhary:

    Al-Aala Ibn Al Musayeb it ha babait te tij, babai i tij tha, "Unë takova Al Baraa Ibn Azib dhe i thash atij, "Mirë për ty që jetove së bashku me Profetin dhe tregove besnikëri ndaj tij." Ai tha, "Ndëgjo, biri i vëllait tim, ti nuk e din cfarë zbuluam pas tij."

    Sahih Muslim:

    Huthyfa tha,Profeti tha, " dymbëdhjetë nga shokët e mi janë hipokrite,prej tyre, tetë nuk do të hyjnë në parajsë përderisa deveja të kalojë për vrimën e gjilpërës."

    nqs , po atehere nuk besoke Sunnetin , nqs jo atehere duhet te pranosh qe jo te gjitha theniet e Sahabeve mund te jene te drejta.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  9. #9
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga IslamInfo Lexo Postimin
    Pejgamberi a.s. i dinte se kush jane ata dhe nuk i afronte ngat vetes. Madje edhe listen e munafikave ia ka treguar Hudhejfe Ibn Jemanit.
    Teolog, ke argument per kete qe thua?

    Une kam argument nga Kurani:

    9:101 Ka beduinë në mjedisin tuaj, që janë hipokritë, por ka edhe ndër banorët e Medinës të atillë që janë këmbëngulës në hipokrizi.
    Ti nuk i di ata. Ne i dimë. Ne do t’i dënojmë dy herë e pastaj, do të kthehen në dënimin e madh (në Xhehenem).

    Kujt i drejtohet Allahu me fjalen TI ?

    Me trego te lutem cili eshte burimi i informatave tua, se shume jam i interesuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga master2006 : 15-09-2011 më 06:40

  10. #10
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    9:94. Kur të ktheheni te ata, ata do t'ju kërkojnë falje, thuanju: "Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Veprën tuaj do ta shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t'ju lajmërojë për atë që keni vepruar.

    A e ka dite Pejgamberi a.s. kujt duhet t'ia thoje keto fjale apo jo???

    Per gjendjen e kujt e ka informuar Allahu Pejgamberin a.s.?

    Padyshim se ai i dinte ata Munafike per te cilet i tregoi Allahu e jo te gjithe.

    Andaj Allahu i tha: "Mos ia fal xhenazen asnjerit prej tyre qe vdes dhe mos qendro te varri i tij."

    Sikur mos ta dinte se kush eshte ai, a do te kishte kuptim ti thuhet mos ja fal xhenazen?????

    Edhe keto jane ne Kuran, po ti ske lidhje per komentimin e Kuranit, prandaj mundohesh te zbulosh dicka, o injorant i paftyre, pis i poshter. Pendohu sa s'eshte vone dhe mbylle gojen, se nuk te takon ty te flasesh per kete fe.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •