Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-05-2011
    Postime
    78
    Citim Postuar mė parė nga Marya Lexo Postimin
    citrusse
    e para nuk po e marr vesh cfare je femer apo mashkull ? sepse nganjehere shkruan me i nganjehere me e

    nga 43 postime qe ke , 20 jane tema te cilat trajtojne te njejtin problem

    kur do te te mbushet mendja ty se humbjet dhe rrezimet jane per njerezit , duhet te mesohesh me to
    dhe i keshille tjeter mos rri e shiko cfare ka bere ky , ai, ajo, gjithsecili ka jeten e tij
    MASHKULL! Kete qe thua ti se here them i here e, nuk eshte e vetmja gje qe bej gabim. Une prape po them. Depresioni aq shume me ka shtypur trurin sa nganjehere duhet te ndalem dhe te mendohem se 2+3 vertet bejne 5. Edhe kur flas, kam shume veshtire me artikulimin e fjaleve dhe duhet te ndalem dhe te mendohem mire per gjerate me te thjeshta, mos te flas per ato me te komplikuarat!

    Vertet qe humbjet dhe deshtimet jane per njerezit, por keto te miat qe u sterzgjaten veret duhet te quhen dicka me shume. Une pas atij tmerri, u mundova t'ia filloj disa here nga e para jetes, por pa sukse. E kaluar me ndiqte kudo . C'ti besh?

  2. #22
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga donna76 Lexo Postimin
    Vetem nje gje kam pasur rastin e keq ta perballoj shume keq humbjen e e nje njeriu te shpise, nuk e pranoj vdekjen..... e vetmja gje qe me mposht......
    Plotesisht pajtohem me kete. Vetem vdekja e njerezve te dashur nuk besoj se mund ta tejkalohet e kjo mos te te rrezoje. Tjerat nuk i shoh si te veshtira per tejkalim.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-05-2011
    Postime
    78
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Nese jeta tone do kishte te bente vetem me suksese edhe rezultat e saj do ishin vetem pozitive ateher cfare kuptimi do kishte...?
    Te gjithe kemi kaluar besoj lloj lloj probleme edhe nga me te ndryshmet edhe probleme serioze
    Mendoj se vete erdhe ne gjendjen qe je sot kishe nevoje te ndjeheshe me siper se te tjeret edhe kete paguan tani
    cdo njeri lart apo poshte eshte dicka i vecante
    silli perballe gabimet tende edhe puno me to shiko ku ngece edhe do e gjesh rrugen por vetem nese pranon realitetin do hecesh prap perpara....nese jo ......
    Kjo qe thua 'cdo njeri lart poshte eshte dicka i vecante', c'do te thuash me kete?

  4. #24
    Po tironce ke te drejte duhet ta ledhatoj edhe ti flas mire
    qe ta gjejne ne shinat e trenit?Ka disa gjera ne jete qe nuk te lejojne gabim se e paguan shtrenjte...
    Duhet te vije ball per balle me te verteten qe te gjeje zgjidhje
    Besoj se sedra e ka bere te jete ne kete gjendje se ka edhe njeres me seder shume te forte edhe nese nuk arrijne gjerat sic ata i ka planifikuar edhe dalin jashte rregullores te tyre perfundimi i tyre kan qene ilacet...
    Per mua duhet te flase me psikolog se shpejti se ka nevoje per ndihmen e tij se eshte akoma e re....


    Nejse nuk flas se skam cte bej jam ne gjendje te kuptoj besome eshte mendimi tim
    nese nuk do ta marre parasysh ska asnje problem
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  5. #25
    Citim Postuar mė parė nga citrusse Lexo Postimin
    Kjo qe thua 'cdo njeri lart poshte eshte dicka i vecante', c'do te thuash me kete?
    ishe para moshatareve tend edhe tani je mbrapa the me siper
    edhe shtova lart poshte cdo njeri nga ne ka dicka te vecante asnje njeri nuk mund te humb vlerat e tij edhe pse nuk arrite atje ku kishe deshire
    me thuaj pak se jam kurioze te dij
    cili beson se eshte problemi edhe ku beson se ngece?
    Hiqi nga truri se cfare prisnin nga ty cdo gje e bejme sepse ne duam
    vete fjala te gjithe prisnin se do beja dicka tregon se deshe te arrije dicka me patjeter sepse ndryshe ndjenje se nuk do ishe dicka ne syte e te tjereve
    nes egaboj te me falesh por besome se sti them me te keq
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga citrusse Lexo Postimin
    Nuk me eshte shperblyer stermundi qe kam bere ne jete ne vitet e hershme te jetes. Atehere te gjithe prisnin se une do beja dicka te madhe ne jete. Te gjithe me kishin zili. Isha gjithnje shume hapa para moshatareve te mi. E, kur nuk me doli ashtu sic e meritoja, tere ate pune qe kisha bere, per te cilat kisha bere shume sakrifica. Isha cmendurisht i obsesionuar me sukseset, me deshirat qe kisha per te cialt kisha punuar me vite. Dhe kur ato nuk me dolen ashtu sic i kisha menduar, ne fakt as gjysma e as hic ashtu sic e meritoja, u rrezova pertoke. Rashe ne kurthin e depresionit. E kjo ka lene vrraga ne trurin tim, shpirtin tim. Tani jam kilometra prapa moshatareve te mi. Vazhdoj ta lodh koken se cila mund te keqe qene arsyeja e kesaj sprove te rende qe ma pergatiti jeta, por nuk del asgje. Duhet te pajtohem me faktin qe ne fillim te jetes lulezova para kohe dhe tani po shuhem ne moshen 28 vjecare. Madje kam arritur ne nje faze qe nuk besoj ne suksesin, ne lumturine. Ka vite qe jetoj ne erresire dhe me duket e pabesueshme te me ndodhe dicka e mire mua. Ajo shprehja it's always darkest before the dawn', sikur nuk vlen per mua. Shpesh kam pritur agun ne jete, duke menduar se pas atij ferri me ne fun do dilte dicka, por jo. Ajo me duket proverbe koti. Per te tjeret ,mund te kete vlere, per mua jo. Per kete jam bindur. A nuk eshte arsye kjo te zhytem ne kete???
    Eh citruse! Ti mendon se vetem ti ke humbur ne jete apo meritoje me shume? Te gjithe kemi sakrifikuar i dashur dhe akoma s'kemi arrit atje ku duam. Mos duhet te behemi pesimista e ta leshojme veten?
    Kjo eshte jeta. Askujt nuk i vete jeta ashtu sic deshiron. Mos vajto suksesin e dikurshem se me mjeran do ndjehesh. Pershtatju jetes e njerezve qe te rrethojne e te duan te miren e gjej vetveten atje ku mundesh.

    Ja pse cdo gje duhet me moshe mendoj une. Mundesia e zhgenjimit eshte me e madhe kur i ben hapat e nxituara ne nje moshe te papjekur sado te suksesshme te jene per momentin. Jam absolutisht kundra ''pjekjes'' se parakohshme te femijeve sepse jane shume te vegjel per te perballuar disfatat e te papriturat e jetes.
    Uroj te dalesh sa me shpejt nga pesimizmi qe te ka mberthyer. Kerko ndihme profesionale gjersa i vetem nuk po mundesh dot.
    Feelings change - memories don't.

  7. #27
    Citrusse do te thoja lexo kete liber e do ti japesh pergjigje shume pyetjeve qe i ngre vetes:
    http://lighttomind.com/sites/default/files/The%20Secret.jpg?1308597209
    Kushton shume lire, por te thote fjalet e duhura

    Nje ide e librit eshte dhe kjo



    E mos harro, mendo dhe per ata qe te duan e kenaqen te te shohin te lumtur
    Kam qene e merzitur keto dite po e di cfare, gezoju gjerave te vogla. Dil ha nje akullore me shijen tende te preferuar dhe shijoje, se shume te tjere ne bote nuk e kane kete mundesi. Dil shih nje perendim te bukur dielli e mendo qe ke nje shendet te mire, e nderkohe ai perendim per disa mund te jete dhe i fundit.
    Mendo per ato qe ke dhe nuk i sheh.

    ----------------------

    Para disa kohesh diku jashte Shqiperie, takova nje grua qe shetiste me bombul oksigjeni mbi kurriz, ku me ane te nje tubi oksigjeni qe i kalonte ne hunde, arrinte te merrte fryme. Ishte pa floke, por kujdesej shume per veten edhe pse e dobesuar shume.

    Do iki te lahem - tha
    mirepo ishte ftohte, fillim pranvere dhe keshtu e pyeta
    A nuk eshte ftohte?

    E di c'me tha!

    " Une nuk kam kohe te pres veren e keto gjerat e bukura te jetes dua ti shijoj sa i kam nder duar."

    Ishte leksioni me i bukur qe me kishin dhene ndonjehere, e sa here kam qene e merzitur kam menduar ate grua.
    Mendoje dhe ti, e quaje veten te lumtur per keto qe ke, ato qe nuk ke, pune e madhe, do ti realizosh shume shpejt Ti ke gjene me te rendesishme nder duar, shendetin tend, e kete trajtoje si privilegj.

    Perqafime
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benitaa : 15-09-2011 mė 18:22
    If your heart is in your dream, no request is too extreme

  8. #28
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga citrusse Lexo Postimin
    Isha cmendurisht i obsesionuar me sukseset, me deshirat qe kisha per te cialt kisha punuar me vite. Dhe kur ato nuk me dolen ashtu sic i kisha menduar, ne fakt as gjysma e as hic ashtu sic e meritoja, u rrezova pertoke. Rashe ne kurthin e depresionit.
    Citrusse, mendoj qe je akoma ketu dhe s'ke dalur ende nga depresioni. Mbase te eshte lehtesuar gjendja por jo plotesisht. Tek ndonje psikolog ke mundesi te shkosh???! Sa mire qe kerkon ndihme ketu mes njerezve, do ishte 100 here me mire nese kete ndihmen e kerkoje edhe nga dikush qe eshte ne gjendje te ndihmoje ne te vertete.

    Ti dukesh qarte qe je inteligjent nga menyra sesi shkruan dhe formon fjalite. Ke nevoje per ndihmen e ndonje psikologu ose psikiatri. Prandaj forca se nuk eshte aspak turp, me beso.

    Cdo trishtim qe ke do ja gjesh vete pergjigjen. Kurse tani ti mund te mendosh sa te duash dhe pergjigjet do te jene gjithnje njesoj "sa kohe humba, te tjeret ma kaluan, s'jam ai qe kam qene" sepse gjendja jote shpirterore nuk eshte mire. Duhet te rregullosh kete qe te mendosh pergjigje ndryshe. Mos u lodh kot te rregullosh mendjen tende vetem. Tani per tani ke nevoje per ndihme te specialistve. Njerezit ketu ne forum munden vetem te inkurajojne dhe perkrahin. Nese kerkon perkrahje forumi eshte mjet i mire prandaj perdore sa te duash por ndihmen e vertete nuk eshte e mundur te ta japim ne.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-05-2011
    Postime
    78
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Citrusse, mendoj qe je akoma ketu dhe s'ke dalur ende nga depresioni. Mbase te eshte lehtesuar gjendja por jo plotesisht. Tek ndonje psikolog ke mundesi te shkosh???! Sa mire qe kerkon ndihme ketu mes njerezve, do ishte 100 here me mire nese kete ndihmen e kerkoje edhe nga dikush qe eshte ne gjendje te ndihmoje ne te vertete.

    Ti dukesh qarte qe je inteligjent nga menyra sesi shkruan dhe formon fjalite. Ke nevoje per ndihmen e ndonje psikologu ose psikiatri. Prandaj forca se nuk eshte aspak turp, me beso.

    Cdo trishtim qe ke do ja gjesh vete pergjigjen. Kurse tani ti mund te mendosh sa te duash dhe pergjigjet do te jene gjithnje njesoj "sa kohe humba, te tjeret ma kaluan, s'jam ai qe kam qene" sepse gjendja jote shpirterore nuk eshte mire. Duhet te rregullosh kete qe te mendosh pergjigje ndryshe. Mos u lodh kot te rregullosh mendjen tende vetem. Tani per tani ke nevoje per ndihme te specialistve. Njerezit ketu ne forum munden vetem te inkurajojne dhe perkrahin. Nese kerkon perkrahje forumi eshte mjet i mire prandaj perdore sa te duash por ndihmen e vertete nuk eshte e mundur te ta japim ne.
    Falemnderit shume, soni!

    Vertet qe une mund te kerkoj ndihme profesionale, por gjithnje kam menduar se kjo situate do te kaloje vetevetiu dhe se thjesht nuk doja te pajtohesha qe kam arritur gjer ne ate pike sa te perfundoja te psikiatri. Thjesht nuk doja dhe as dua qe tjeret te kuptojne qe kam arritur gjer ne ate pike.

  10. #30
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga citrusse Lexo Postimin
    Falemnderit shume, soni!

    Vertet qe une mund te kerkoj ndihme profesionale, por gjithnje kam menduar se kjo situate do te kaloje vetevetiu dhe se thjesht nuk doja te pajtohesha qe kam arritur gjer ne ate pike sa te perfundoja te psikiatri. Thjesht nuk doja dhe as dua qe tjeret te kuptojne qe kam arritur gjer ne ate pike.
    Citrusse, kam shoqe qe kaloi depresion. Une e njoha mbasi e kishte kaluar dhe nuk dija gje. Me tha ja tre here si larg e larg pastaj nje here tjeter troc qe me duhet te shkoj te rimbush ilacet. Ketu krijova idene qe vuan nga dicka por edhe kesaj here nuk i vura shume rendesi sepse si tip nuk pyes te tjeret per gjera personale. Studionim shume bashke dhe njera nga keto ditet e lam takimin tek apartamenti im dhe ate nate ndejti tek tek une. Duke studiuar e merr i ati ne telefon, mbasi flet me thote mua gjithe qejf me tha babai "Dita me e lumtur per mua do te jete kur te marresh ti diplomen". Une i thashe po normale qe flet ne kete menyre, prinderit jane te tille. Ajo "jo babi im, i cili me ka luftuar gjate gjithe kohes cte duhet doktorata". U cudita, thashe ta perseriste prap se s'me duket normale.

    Pastaj filloi vete te me tregonte sesi pa perkrahjen e asnjerit mbasi mbaroi Bachelors degree aplikoi dhe filloi doktoraturen qe duhet ta ndiqte larg qytetit qe jetonte. I fejuari ankoheshe tek i ati dhe vellai i saj dhe te 3 i benin presion ta linte shkollen. Kur i merrte ne telefon apo kur ikte ne shpi cdo 4 muaj per te pare njerezit degjonte llafe si mos ik me, rri ne shpi dhe martohu. E di qe te duket e pa besueshme, kam ndejtur tere naten zgjuar duke folur me te se s'kisha degjuar qe ne Amerik te beheshin gjera te tilla. Te kisha pasur une te fejuar fanatik te tille babi im e kish nxjerre me shkelma jashte shtepise. Kurse asajt i kishte ndodhur e kunderta....je fejuar dhe ky eshte fati yt, bej c'thote burri, mos fol cfare ke ne mendje, rri urte, burri te do pa shkolle rri pa shkolle. Prej kesajt u kthye ne shtepi per nje vit dhe gjate kesaj kohe u nda nga i fejuari, i ati u cmend fare, e ema ishte e kontrolluar totalisht nga i ati, pra s'kishte perkrahje. Dhe nga gjithe kjo kaloi depresion.

    Iku tek mjeku per vizite se nuk ndiheshe mire dhe i rekomanduan psikologjistin. Psikologjisti ne kulturen e saj, (eshte nga Guyana e Amerikes se jugut) eshte per "njerezit e cmendur" prandaj hezitoi. Por e ndjehu qe per te ishte o psikologu o rruga tjeter "it was either the psychologist or the other way". Me kete "other way" nenkuptohet vetevrasja. Ncnc me kujtohet vetja kur degjova kete, sa me hyri frika, nuk me punonte as mendja nga emocionet. Nuk doja qe ta zgjaste me shume ate "other way" se do isha gati ti thoja hajde ti lutemi zotit. Po te tregoj kete histori per te thene qe nga menyra sesi fliste ajo une ndjehja cdo gje qe kaloi ajo dhe nga kjo eksperience kuptoj pak nga cfare ndjen dhe ti. Po ashtu dua te them qe kjo historia e shoqe sime ka happy ending.

    Kur iku tek psikologu i dhane mjete (menyre) per ta mesuar sesi te mendoj pozitivisht, sesi ti shmanget njerezve qe e bejne te ndihet keq, sesi te flas me babane e saj ne nje menyre qe ai ta kuptoje...dhe gjithe kjo e ndihmoi jashte mase dhe ta njohesh sot nuk te duket fare qe ka pasur nje te kaluar te tille. Shume e gezuar, i ati po ashtu filloi te ndryshoje shume dhe ta perkrah ne menyre qe s'ka bere me perpara. Prandaj ishin aq domethenese ato fjalet "Dita me e lumtur per mua eshte kur te marresh ti diplomen". Prandaj dhe njerezit qe e njohin tani s'dine qe ajo ka pasur nje te kaluar te tille. Prandaj Citrusse me beso qe mbasi te marresh ndihmen e duhur nga psikologu, qofte dhe ilace, kur te ja hedhesh kesajt do thuash me veten tende ku kam qene me para. Nuk eshte turp. Une shoqen vazhdoj ta trajtoj njesoj dhe mbasi ajo me tregoi kete ngjarje. Historia jote eshte ndryshe nga kjo e shoqes sime por me ndihmen e duhur edhe ti do ndihesh normal si te tjeret dhe s'ka pse te mungoj vetja jote e meparshme. Ndryshimi eshte i ngadalshem, nuk ndodh tak fakt menjehere, do durim dhe perkushtim. Avash avash dhe ti do te gjesh mjetet e duara per te ndryshuar nese kerkon ndihmen e duhur. Nuk e di sa do te ndihmoje kjo histori por shpresoj qe te jap force te kerkosh ndihmen qe te nevojitet.

    Good luck!!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •