He na tregoni pak. Dihet qe shume prej jush kane shume kohe qe aktivizohen ne forum, dhe jane bere me njeri-tjetrin si miq te vjeter. Por a jeni njohur realisht me ndonjerin nga "miqte e forumit"?
Po ta keni vazhduar shoqerine edhe me tej ne rrjete te tjera sociale (Facebook, msn, skype, etj) me dike te njohur ne forumin shqiptar, u ka ndodhur? Le te bejme nje statistike te vogel se a funksionon ky forum si nje lidhes i rendesishem social midis anatreve te tij.
Une po ju jap shembullin tim. Personalisht vazhdoj te mbaj shoqeri shume te mire me njerin nga antaret e forumit, Homer. Jemi "shperngulur" ne facebook dhe msn prej kohesh, dhe madje zhvillojme dhe nje projekt bashke. Kemi tipa te perputhshem dhe besoj se kam gjetur nje shok shume te mire.
Po ju?
Krijoni Kontakt