-
i/e regjistruar
Flet Rrufe, Moj Flet Rrufe, ...
Flet Rrufe, medet Flet Rrufe, t'nap dy t'vjetra, m'jep nji t're!
"http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm"
Faqja 4 - POLITIKE Mars 8, 2003
Tryezė e partive tė djathta. Berisha nuk fton Lesin e PDK-nė
Opozita: Tė ndryshohet Kushtetuta pėr zgjedhjet
--------------------------------------------------------------------------------
Nikolin Todolli
TIRANE
Opozita kėrkon heqjen e neneve kushtetutese qė kanė tė bėjnė me sistemin zgjedhor. Krerėt e opozitės vendosėn nė tryezėn e djeshme tė pėrbashkėt tė kėrkojnė ndryshimin e nenit 64 tė Kushtetutės, si dhe tė neneve tė tjera qė kanė me zgjedhjet. Sipas tyre, kėto nene pengojnė sistemin elektoral proporcional, sistem tė cilin e propozon opozita. Ndryshimi i kėtyre neneve u synua tė ndryshohej nga Nano dhe Berisha disa muaj mė parė, por u kundėrshtua nga presidenti i Republikės, Moisiu.
Matu ti me ata qė me njė thes me drogė blejnė votėn", deklaroi kėshtu Berisha. Kėto fjalė kreu demokrat i deklaroi qė nga vendi drejtues i tryezės sė pėrbashkėt tė opozitarėve. Nė kėtė tryezė nuk merrte pjesė kreu i demokristianėve, Lesi. Berisha e quajti Lesin problematik por aleat dhe tha se vendi i tij ėshtė nė opozitė. Ndėrkaq Lesi i kėrkon Berishės qė tė deklarojė qartė pozicionin e partisė sė tij demokristiane. Krerėt e partive opozitare u mblodhėn dje te Kryesia e Kuvendit. Ata kėrkuan njė sistem zgjedhor proporcional me njė raund, ose rajonal. Kjo do tė pėrcaktohet nga ekspertėt ligjorė. Ndryshe nga vendet e tjera si parlamenti, apo salla e konferencės sė PD-sė, Berisha ishte mė pak energjik kėsaj radhe. Nė krah tė djathtė ai kishte Pollon, kreun e reformatorėve. Shtrėngimi i duarve midis Pollos dhe Berishės nė fillim tė takimit u fiksua nga kamerat televizive dhe nga aparatet fotografikė qė ndodheshin aty. Krerėt opozitarė Berisha, Pollo, Mediu, Laēo, Shehi, Rroqi etj., mendojnė se sistemi proporcional zgjedhor ėshtė mė i pėrshtatshmi pėr vendin tonė. Pasi sipas tyre, nė kėtė mėnyrė do tė sigurohen zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Opozita fton mė 14 mars nė tryezė tė pėrbashkėt partitė e tjera parlamentare edhe ato maxhoritare. Me kėtė ftesė opozitarėt synojnė tė arrijnė njė qėndrim tė pėrbashkėt tė tė gjitha frocave politike rreth sistemit elektoral nė mėnyrė qė tė garantojnė zgjedhje tė lira dhe tė barabarta. Opozitarėt nuk pėrjashtojnė edhe rritjen e pragut elektoral. Ata theksojnė se pėr ndėrtimin e kodit elektoral shqiptar duhet tė respektohet Kodi elektoral i Komisionit tė Venecias, i miratuar nga Komisioni Europian.
Faqja 5 - POLITIKE Mars 8, 2003
Nano: Procedura e filluar pėr pėrzgjedhjen e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Doganave ėshtė e para nė kėtė koncept dhe ajo do tė shtrihet nė tė gjitha institucionet nė varėsi tė qeverisė
"http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm"
Kėshilli i Ministrave vendos pas procedurave pėr kryedoganierin
Qeveria: Gjithė Drejtorėt tė zgjidhen me konkurs
--------------------------------------------------------------------------------
e.m.
TIRANE
LAJMI
Tė gjithė zyrtarėt nė postet e administratės shtetėrore do tė pėrzgjidhen me konkurrim. Kėtė vendosi dje Kėshilli i Ministrave me arsyen e depolitizimit tė administratės dhe pėrfshirjen e sa mė shumė njerėzve tė zotė e tė pėrkushtuar. Duke nisur qė nga drejtorėt e drejtorive nėpėr ministri e duke vazhduar te drejtuesit e kompanive tė mėdha shtetėrore, tė gjithė do t'u nėnshtrohen procedurave tė konkurrimit sipas kritereve tė pėrcaktuara mė parė.
Tė respektojmė parimin e meritokracisė". Deklarata e parė e Fatos Nanos nė postin e kryeministrit pas fitores sė zgjedhjeve nė vitin '97, u pėrsėrit dje nė mbledhjen e qeverisė. Nė krye tė kabinetit ministror, Nano shpalli njė sėrė masash drastike nė kuadėr tė reformės nė administratėn publike. Caktimi i njė procesi konkurrimi pėr tė gjitha postet e administratės shtetėrore dhe pėrmirėsimi i sistemit tė caktimit tė pagave, janė dy nga angazhimet kryesore tė qeverisė. "Procedura e filluar pėr pėrzgjedhjen e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Doganave ėshtė e para nė kėtė koncept dhe ajo do tė shtrihet nė tė gjitha institucionet nė varėsi tė qeverisė", u shpreh kryeministri Nano nė mbledhjen e bordit ndėrministror tė administratės publike. Sipas tij, procesi i konkurrimit duhet tė shtrihet nė tė gjitha institucionet, veēanėrisht nė sistemin doganor, tatimor, administratėn e prefekturave dhe institucionet qė kanė kontakte tė drejtpėrdrejta me qytetarin. "Sfida e integrimit europian kėrkon qė administrata tė jetė e aftė profesionalisht dhe e ēliruar nga mendėsi tė burokracisė abuzive", tha Nano.
Procedura
Tė gjithė titullarėt e institucioneve nė varėsi tė qeverisė apo tė ministrave, do tė emėrohen nga Kėshilli i Ministrave. Sipas vendimit tė miratuar nė mbledhjen e ekzekutivit, procedurat e konkurrimit pėr njė vend tė lirė do tė shpallen nė dy gazetat me tirazh mė tė madh pėr dy ditė rresht. Pas kėsaj, qeverisė do t'i paraqiten nga kryeministri ose ministrat, tre nga kandidaturat e paraqitura. Kėto tre kandidatura do tė shqyrtohen nė mbledhjen e qeverisė dhe mė pas do tė vendoset pėr njėrėn prej tyre.
Pagat
Kryeministri Nano urdhėroi dje vartėsit e tij qė tė kujdesen pėr t'i dhėnė fund kaosit qė ekziston nė sistemin e vlerėsimit tė pagave tė administratės. "Eshtė koha qė kompetencat nė fushėn e pagave tė qartėsohen, rregullat pėr caktimin e nivelit tė pagave tė jenė mė transparente", u shpreh kreu i ekzekutivit. Ai ngarkoi ministrin e Shtetit, Blendi Klosi dhe ministren e Punės, Valentina Leskaj qė tė angazhohen nė zgjidhjen pėrfundimtare tė kėtij problemi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt