Mitrush Kuteli
Pamflete/ Pėrmbledhja e pamfleteve titulluar Havadan me havadan, ribotim nė 2010, nga tė bijat, mė parė ėshtė botuar nga vetė Kuteli si njė libėrth mė vete nė vitin 1944 me pseudonimin Lugati. Nė kėtė pėrmbledhje njė zhanėr i humbur nė shtypin e sotėm, njė natyrė tekstesh qė mungon krejtėsisht. Ironia, pėrplasja e njė mendėsie me njė realitet ideal qė vetė shkrimtari ka brenda botės sė tij shkaktojnė fatalitetin - sesa nė thelb tė pangjashėm jemi me qytetėrimin. Injoranca e papohuar e shqiptarėve e politikės pėr tė cilėn vetė Kuteli dihet se mbante njė distancė tė qėllimshme, nisur nga fakti qė vepra iu ndalua apo ishte gjysmė e ndaluar tė paktėn deri nė vitet 90, ku kuptojmė mospėrshtatje tė shkrimtarit me dy sistemet nė Shqipėri, monarkinė dhe komunizmin. Mė poshtė kemi shkėputur nga kjo tufė pamfletesh dy prej tyre, nga kapitulli Shtetnore
Ndėrrimi i qeverisė ėshtė njė rast i madh gėzimesh. Herėn e parė se jep mundėsi tė kritikohen ministrat e vjetėr, (nga armiqtė e mė fort nga miqtė - sepse kujt iu dha mė shumė e kujt mė pak nga thesi i buxhetit e nga trajstat jashtė buxhetit). Pastaj, qė t'u bėhet qefi ministrave tė rinj "shpėtimtarė tė atmes kombėtare".
Nisin pėr njė javė plot vizitat, urimet, lėvdatat e sa e sa tė tjera. Tamam Bajram e Pashkė bashkė! Turma e urimxhinjve hyn e del, bėn temena, pi duhan edhe pėrkėdhel shpresa kreshnike.
Kush nuk hyn nė bylyk i heq provizorisht njė tel urimesh pėr tė patur derėn e ēelur.
Ky Bajram e Pashkė shtetnore kombėtare mban gati njė javė.
Pa fjalė se telegramet e dėrguara - nga 200 ose 300 pėr Ministėr, janė kryevepra stilistike, tė cilat meritojnė tė hyjnė nė anthologjitė shkollore. Me shpresė se dikush ka pėr t'u pėrkujdesur "me i rrasė" nė anthologji, po japim mė poshtė disa prej tyre:
Telegrami i parė
Shkėlqesės sė Shkėlqyeshme... Tue pritun rasėn me Ju shprehun gojarisht urimet e mija ma tė plota pėr emnimin e Shkėlqesės s'Uej si Ministėr, lejohen me Ju ēue sa ma pari ndjesinat e shpnesat patriotike kombėtare stop. Jam kryekėput sigurt se me Shkėlqesėn Juej asht sigurue ardhmėnija kombit mbarė sidomos qytetit linduer stop Kryenalt me u quejt kryekėput miku Shkėlqesės Juej siguroj besnikin amshueshme stop
Rrnoft Shqypnija (shej ēuditse)
Rrnoft mbar Kombi Shqiptar (shej ēuditse)
Rrnoft flamuri dykrenor i ngritun mbas pesqind vjet robnije (shej ēuditse)
Rrnoft 28 Nanduri (shej ēuditse)
Rrnoft 9 Prilli prejse 28 Tetueri prejse e gjith festat kombėtare mbarė (shej ēuditse)
Top Topi dora vet
Telegrami i dytė
Shkėlqesės Tijė Ekselencės... Rrethanat kombėtare nuk lejojn paraqitjen gojarisht urime gradimin Shkėlqesės Juej Ministėr pikė Zoti mbarė plotsimin misionit 'naltė kombėtar pėr shpėtimin et naltsimin popullit mbretnuer atdhetar et patriotik nacional nė qellėn misionit historik pikė Tue vumun personin em kryekėput dispozicjon urdhnavet eprore Shkėlqesės Juej mbetem
Telegrami i tretė
Shkėlqesės naltė
Ministrit
Titullarit Dikasterit Mbretnuer
Bashkangjitun parashtroj Asaj P.T. Shkėlqese shkėlqyeshme urime nxehta pėr emnimin meritueshmė dhe lutem denjoni me pranue fisnikisht stop Rasė parė nisem kryeqytet me shėrbye vullnetarisht kryekėput pse Atdheja pret tanė bijt shqypes me punue e veprue naltsimin kombit fisit arbnuer kreshnik e flamurit kuqzi Skėnderbegut komtar stop Siguroj bashkėpunim zelshėm sidomos me flrmue mandatin rrogės paradhanje trimujsh
Dop Dopi una veta
(vijojnė tė tjerat 297 telegrame)
TRADITA
Jam adhuronjės pa rezerva i traditave tė vendit. Arėsyet janė tė shumta. E para se tradita na shquan nga popujt e tjerė. Tė dytėn dhe tė tretėn i harrova, po mjafton e para.
Pra jam adhuronjės i traditave tė vendit qė na shquajnė nga vendet e popujt e tjerė, tė cilėt, me do e mos, janė tė poshtėr e barbarė.
Tradita e vendit e do qė kur bėhet dikush ministėr tė vejė gjithė populli nė dikasterin pėrkatės, pėr urimet e rastit. E do, s'e do; e quan tė mėnēmė a budalla; e quan tė ndershmė ose jo - pėr tė uruar duhet tė vesh ta urosh. Kjo qė tė kesh nesėr derėn ēelur pėr do-njė favor personal ose tė do-njė miku ose tė do-njė miku tė mikut - si e do tradita e vendit. Po tė jesh i afėrmi i ministrit shtrohesh nė kolltuk tė butė edhe bėn muhabet, dyke pirė kafe e duhan (se punėt e Dikasterit venė vetė...) kurse po tė jesh vetėm "turmė" kėnaqesh me njė cigare e me njė shkėmbim buzėqeshje tė ėmbėl si hallva e si kadaifi bashkė. Fund i fundit, mor zotni, ti nuk vete pėr cigare, po qė
ta dijė Ministri se je nė jetė, se e urove, se i the "Shkėlqesė" dhe dora dorės, kaqė mjafton.
Mė anė tjatėr tradita e do qė vendi tė ketė buxhet - qoftė edhe se arka s'ka njė metelik.
Dhe tradita s'ka si tė shkelet!
Gjith tradita e do qė nė buxhet tė jenė shkruar shpenzimet pėr njė vit. Po pėr fat tė keq viti ėshtė i gjatė fort dhe durimi ynė i shkurtėr fort. Pra ministri, nė ėshtė ministėr me zile, e jo frikacak i nderēmė, lipset tė bėjė dy gjėra: a) t'i marrė fondet e njė viti qe' nė muajin eparė; b) t'i prishė sapo i pėrlau.
Kėtė e lejon tradita edhe tradita nuk shkelet.
S'prish punė nė mbeten 11 muajt e tjerė pa fonde. Qėllimi i buxhetit dhe i qeverimit u prek, si e do tradita kombėtare.
Pikat e mė sipėrme duhen vėnė nė zbatim aq mė fort se mund tė bjerė qeverija, dhe, kuptohet, njė qeveri qė ik nuk lipset t'i lerė qeverisė qė vjen as njė lek nė arkė.
Tradita e do qė bosh e mora, bosh e lashė - e ē'nxora, i prisha! Fund i fundit, mor zotni, vetė i mblodha vetė i harxhova!
Pra nė se njė qeveri ha fondet e njė viti nė njė muaj a dy, tradita e do qė qeverija tjatėr tė krijojė fonde tė tjera gjith pėr njė vit e t'i marrė qė nė fillim nė xhep, ose nė arkat dikasteriale-private pėr t'i shpenzuar brenda njė muaji.
Kur nė njė vit kemi katėr a pesė qeveri, kjo do tė thotė katėr a pesė lumturi buxhetore!
Kuptohet se shtesat edhe bartjet e fondeve janė bashka!
S'ka lumtėri mė tė madhe se atėhere kur ndėrrohen qeveritė!
Pasurohen kaqė njerėz - vetė edhe miqtė -mbuiohen kaqė halle, boshatiset arka e madhe edhe mbushen arkat e vogla.
Sepse tradita e do qė kur vjen njė ministėr i ri tė fillojė me favore dhe kur ik ta mbyllė gjestionin gjith me favore. Veēanėrisht kur ik duhet tė jetė dorė-hapur "per buon uscita" e mė fort qė ministri-trashėgimtar tė trashėgojė arkėn bosh.
Kėshtu e do tradita edhe tradita nuk duhet shkelur!
Sepse, e para: tradita na shquan nga vendet e popujt e tjerė, qė janė me do e mos barbarė edhe tė poshtėr dhe sepse, e dyta, e treta...
Ishallah kemi ēdo muaj njė qeveri, qė kėsilloj kombi tė jetė i lumtėruar mė ēdo muaj.
Ishallah...
Ishallah...
Krijoni Kontakt