gazeta 55
---------
Me rastin e 101‑vjetorit tė lindjes sė shkrimtarit Ethem Haxhiademi
Mesazhe qė nuk mėnojnė tė vijnė, sėrish, tek lexuesi
Nga Tomor Plangaric
Ekzistojnė arssye jo tė pakta qė hera‑herės fama e shkrimtarit, artistit, filozofit apo studiuesit tė mos kushtėzohet nga vlera e veprės dhe mesazheve qė pėrēohen, por nga tregues tė tjerė jashtėletrarė, jashtartistikė, jashtėshkencorė e, mė sė shumti, jointelektualė. Nė kėto raste, gjithsesi, mė tepėr se vetė krijuesit, dėmet prekin lexuesit, qė privohen nga pėrvetėsimi i vlerave tė pėrftuara, prekin lexuesit qė mbeten tė mangėt nė mjediset qė, megjithatė, i kanė krijuar ato vlera.
Ndaj procesi i leximit, rileximit, shqyrtimit dhe rishqyrtimit, madje edhe vlerėsimit nuk ėshtė i fundėm, por tejet dinamik, me tė papritura dhe befasira. Nė kėto raste vepra letrare dhe autorėt nuk mėnojnė sė lėshuari mesazhe, pavarėsisht nga koha e burimit fillestar tė emetimit. Ndaj pas shuarjes sė kureshtjes sė ligjshme qė lind kur bie nė kontakt me njė vepėr jo shumė tė njohur, e pėr mė tepėr tė harruar a tė ndaluar, nė mėnyrė po aq tė ligjshme ngre krye kėrshėria qė tė shtyn ta vėsh atė vepėr nė sistemin e kulturės sė pėrvetėsuar dhe tė shtresuar nė vetėdije, ti gjesh vend mes veprave qė rezonojnė mė shumė a mė pak me paraqėlqimet e tua. Por mė tej, nė plan mė tė gjerė sociokulturor, pasi fillon tė bėsh lexime e rilexime tė saj, tė hulumtosh dhe pėrqasėsh, kėrkon ti gjesh vend veprės nė sistemin e pėrgjithshėm tė vlerave letrare kombėtare. Nė leximin e parė, tė dytė a tė tretė vendi tė duket herė tepėr i gjerė e herė tepėr i ngushtė. Duke synuar objektivitet pėr veprėn pėrkatėse, mund tė mos gjesh vend, por nė tė kundėrt, kur sheh qė ajo zė vend mirė nė sistemin e vlerave letrare, e pėrforcon strukturėn e kėtij sistemi, padyshim, nė kėtė rast, lumturohesh. Kėtė fat, tė rastit tė dytė tė ofron vepra e Ethem Haxhiademit, dramaturgjia, por edhe lirika e tij.
Kjo vepėr ėshtė e njohur nga njė brez i vjetėr lexuesish tek tė cilėt kėnaqėsia estetike qė ajo i ka sjellė, sidoqoftė, ka qėndruar e kyēur, e ndrydhur dhe disi e mjegulluar diku thellė nė vetėdije; ėshtė e panjohur ose e njohur pjesshėm, jo nga leximi i drejtpėrdrejtė, por nga interpretimet e ndryshme tė tė tjerėve, tek njė brez i mesėm lexuesish, tek tė cilėt ndjehet njė farė dyshimi dhe indiference artistike; po synohet tė njihet, por nė mėnyrė tejet fragmentare dhe shumė herė tė papėrshtatshme nga brezi mė i ri i lexuesve qė, kujtoj, duhet tė kenė edhe kėrshėrinė mė tė madhe pėr tė zbuluar vlerat.
Padyshim, vlerėsimi a rivlerėsimi ėshtė tepėr kompleks, me pėrbėrės kulturorė, letrarė, gjinorė, llojorė etj. Shkenca jonė letrare, dhjetėvjeēarin e fundit, po e vė nė vendin e duhur dhe tė merituar kėtė shkrimtar, qė i sjell vlera letėrsisė kombėtare, si dhe nder plejadės sė krijuesve nė fushėn e letrave.
Ethem Haxhiademi u lind nė Elbasan mė 8 mars 1902, nė njė familje me tradita patriotike dhe kulturėdashėse. Kaloi njė jetė tė mbushur me shqetėsim intelektual dhe krijues, me pozicione sociale dhe politike tė udhėhequra nga parimet e nacionalizmit dhe humanizmit. Ėshtė ndėr krijuesit mė nė zė tė dramatikės a tė tragjedisė shqiptare, duke vėnė gurė themeltarė nė tė, por qė i mbylli tetėmbėdhjetė vitet e fundit tė jetės sė tij nė njė mėnyrė tragjike, nė ferrin e burgjeve tė diktaturės, ku edhe vdiq mė 1965. Mori formim tė gjithanshėm intelektual dhe kaloi nė rrugė tė pashkelura nė artin tonė dramatik.
Pas mbarimit tė shkollės qytetėse tė Elbasanit, mbaron studimet e mesme nė Leēe tė Italisė e Insbruk tė Austrisė (1919‑1923) dhe studimet e larta nė Berlin e Vjenė (1924‑1928), duke u diplomuar nė shkencat politiko‑juridike. Pasi kthehet nė atdhe kalon nėpėr njė karrierė administrative me zigzake, por nė njė rrugė tė suksesshme letrare e krijuese.
I papajtueshėm me kompromiset e paprincipta administrative, ai i qėndron besnik bindjeve tė tij, duke mos toleruar dhe duke qenė i vendosur tė pėrballojė pasojat. Ai krijon korpusin e tij letrar, duke synuar vlerat artistike dhe ngritjen nė art tė virtytit njerėzor, dhe jo duke i shėrbyer politikave tė kohės apo tė ditės. Ky qėndrim i shkaktoi zigzaket nė jetėn administrative nė vitet 30‑40, dhe, mė tej, burgosjen nė vitin 1946, bashkė me shumė intelektualė tė tjerė, qė nė mėnyra tė ndryshme su pajtuan me regjimin komunist. Pėr Haxhiademin orientimi politik duhej tė pėrcaktohej nga zgjidhja e ēėshtjes Kombėtare dhe e qėndrimit humanist nė marrėdhėniet mes njerėzve dhe qeverisjes sė tyre.
Ka filluar tė shkruajė e tė botojė qysh nė moshė tė njomė nė revistat dhe gazetat e kohės. Boton nė to shkrime tė ndryshme tė natyrės historike, kulturore, enciklopedike dhe letrare. Krijimet mė tė hershme i botoi nė revistėn Kopshti Letrar. Nė kėto shkrime tė hershme dalin nė pah disa nga treguesit e interesave dhe prirjeve tė Haxhiademit, qė do tė kultivoheshin mė tej dhe do tė merrnin status tė vėrtetė artistik nė tragjeditė e tij dhe krijimet poetike.
Spikat interesi i tij pėr historinė e antikitetit dhe personalitetet e asaj periudhe, aftėsitė e tij pėr tė ngritur nė art dukuritė reale tė cilat ai i pėrjetonte nė ankth apo gėzim, me dhimbje apo dashuri.
Mė 1922 pėrkthen dhe boton Bukoliket e Virgjilit. Mė 1924 shkruan nė Berlin tragjedinė Ulisi, mė 1926 shkruan nė Vjenė tragjedinė Akili dhe mė 1928 shkruan nė Lushnje tragjedinė Aleksandri. Tė tria tragjeditė i boton nė Tiranė mė 1931. Mė vonė shkruan dhe boton tragjedinė Pirrua, 1934, Skėnderbeu, 1935, Diomedi, 1936 dhe Abeli, 1938. Mė 1937 pėrgatit pėr botim vėllimin poetik Lyra, qė e boton mė 1939. Nė vitet e burgut shkruan romanin Jeta e njeriut dhe dramėn Koha e premtueme, vepra ende tė panjohura.
Vepra e Haxhiademit, me kufij tė gjerė kohorė dhe hapėsinorė, evokon tė kaluarėn e hershme e tė vonė, si njė kėndvėshtrim i tė vėrtetave tė gjithėkohshme.
Gjeografia artistike e tragjedive tė Haxhiademit rrok hapėsira tė gjera, duke u shtrirė nė kufij ndėrballkanikė. Sipas natyrės sė tragjedisė klasike, subjektet e antikitetit, lashtėsisė apo mesjetės, bile edhe ato tė prehistorisė biblike vihen nė funksion tė njė problematike e cila gjen rrezonim me dukuritė, idetė dhe problematikėn qė karakterizon realitetin e kohės. Pėrmes tragjedive tė tij Haxhiademi synoi tė krijojė realitete artistike tė cilat do tė ishin tė pėrvetėsueshėm estetikisht prej lexuesit dhe pėrmes kėtij pėrvetėsimi estetik, ato do tė bėheshin mė dinjitozė nė marrėdhėniet me njėri‑tjetrin, me kombin, me shtetin, me traditėn e tyre, me moralin qė trashėgojnė dhe kultivojnė pėr tė ardhmen. Kėto synime ai i arriti pėrmes nivelit cilėsor tė krijimtarisė sė tij, si asnjė tjetėr nė dramatikėn shqiptare. Ndaj, nė tragjeditė e tij, mesazhet janė komplekse. Ato vijnė qoftė nga oborret mbretėrore tė antikitetit, nga sofra e hyjnive apo gjysmėhyjnive, nga mesjeta apo shekulli XV, nga mbretėrit ilirė apo shqiptarė, nga mitologjia greke apo ajo biblike. Le tė kujtojmė kėtu vetėm titujt e tragjedive: Ulisi, Akili, Aleksandri, Pirroja, Skėnderbeu, Diomedi, Abeli. Mesazhet lindin dhe nisin tė pėrēohen nga pėrplasja artistikisht, pėrmes veprimit dramatik nė tragjedi; ato janė tė kapshėm, tė pranueshėm dhe tė dėshiruar nga publiku dhe lexuesi i thjeshtė. (Analiza e kėtij korpusi letrar tė fushės sė dramatikės dhe e vle
Regjistrin e lartė tė organizimit tė mesazhit nė tragjedi (tė kushtėzuar nga vetė lloji letrar), Haxhiademi do ta bėjė akoma mė tė kuptueshėm e mė tė pranueshėm pėrmes krijimtarisė sė tij poetike, qė, si dhe tragjeditė, shfaqet me pamje tepėr interesante.
Leximi dhe vlerėsimi i veprės poetike tė E.Haxhiademit nga kuota e epokės sė tanishme, kuotė e cila bart nė vetvete edhe evoluimin e mjeteve shprehėse poetike nga njėra anė, dhe, nė pėrputhje me to, njė tėrėsi treguesish qė formėsojnė njė qėndrim, njė ndjesi dhe njė matės tė caktuar pėr vlerat poetike, nga ana tjetėr, e bėn disi tė ndėrlikuar qėndrimin ndaj lirikės sė Haxhiademit. Pėr mė tepėr, nė poezi ai priret tė jetė sa mė origjinal dhe, pas tij, ato rrugė qė ai u nis nė poezi spara u shkelėn, pasi u konsideruan tė gabuara, tė shtrembėra, realiteti artistik qė ato zbulonin antikombėtar, antipopullor etj. Kėshtu qė me kodin e tij artistik lexuesi nuk ėshtė fort i familjarizuar. Ky kod i shfaqet atij nė mėnyrė tė pandėrmjetshme, ballazi. Nga kjo pikėpamje ky kod ėshtė sa afėr, aq edhe larg lexuesit. Sidoqoftė, lirika e Haxhiademit ėshtė e endur me dashurinė dhe dhimbjen njerėzore, ėshtė e formėsuar mirė, me njė sistem harmonioz mjetesh dhe teknikash poetike dhe si e tillė ajo i ka tė mbrujtura vlerat qė shpėrthejnė kufijtė kohorė. Ndaj edhe sot do tė rrezonojė nė shpirtin e lexuesit.
Lirika e tij shkruhet kryesisht nė fillim tė viteve 30, nė horizontin e tė cilėve ndihej ende qartė jehona e idesė kombėtare, sipas formėsimit qė ajo mori gjatė Rilindjes, por e amplifikuar nė mėnyra dhe profile tė ndryshme gjatė periudhės sė Pavarėsisė, nga njėra anė (kujto veē tė tjerash pas Rilindjes Mjedėn, Asdrenin e mė sė fundi Fishtėn e ndonjė tjetėr), dhe, nga ana tjetėr, nė njė kohė kur po ravijėzohej njė problematikė e ashpėr sociale, qė po kushtėzonte prirje tė reja tė arkitekturės letrare, njė drejtim tė ri letrar. Vepra poetike e Haxhiademit strukturohet e ndikuar pikėrisht nga ajo ēka jehonte nė horizont si vlerė, por qė kėrkonte ridimensionim, dhe qė vėrtet po ridimensionohej si njė ide shumėpėrmasore. Nė kėtė kontekst kulturor e artistik Haxhiademi do tė kėrkonte rrugėn e tij. Ajo do tė projektohej e strukturohej me veēanėsinė e drejtimit tė talentit tė tij, formimit intelektual e artistik tė tij, predispozicionit, ndjeshmėrisė dhe aftėsisė krijuese.
Ai i ndėrgjegjėsonte prirjet e tij nė fushėn e letrave, ndaj nė skenėn e letėrsisė shqiptare donte tė luante rolin e tij sa mė dinjitoz. Pėr atė ishte e rėndėsishme tė sillte kontribut pėr letėrsinė tonė, pavarėsisht se nė kėtė skenė do tė ishte aktor i planit tė parė apo jo.
Ndaj mė 1937 pėrmbledh nė njė vėllim krijime poetike tė shkruara nė rrjedhė tė viteve, modeste nė sasi, por tepėr pretenduese pėr universin artistik qė ofrojnė. Siē thekson autori nė parathėnien qė pėrcjell vėllimin njė punė e pakėt, por e kujdesėshme, qi besoj se do ti vlejė mjaft literaturės sonė tė varfėn. Vėllimi botohet mė 1939, nėn titullin Lyra. Ai pėrmbledh 10 krijime: Galatés, shkruar mė 1927; Nymfat e Shkuminit, 1933; Nata e zezė, 1934; Naim Frashėrit, 1934; Prej sė largu, 1934; Asaj, 1934; Lufta e dragojve me kuēedrėn, 1934; Andrra e jetės, 1935; Koha e kalueme, 1935; Kanga shekullore 1912‑1937, botuar mė 1937.
Duke lexuar kėtė vėllim dhe duke u nisur nga pohimi i njohur se Bota e shprehur nė poezi ėshtė bota e poetit, ashtu si e ka ai, si e mendon ai, por nė njė formė tė pranueshme pėr tė tjerėt, sociale, mund tė arrijmė nė konkluzionin se kemi tė bėjmė me njė poet me ndjeshmėri tė spikatur, entuziast dhe idilik ndaj vlerave historike dhe mendėsive popullore.
Realiteti artistik nė poezinė e Haxhiademit dimensionohet nė dy plane kryesore:
Njeriu me dashurinė dhe, sidomos, me dhimbjen e tij. Nė kėtė aspekt, qė kap pjesėn mė tė madhe tė territorit dhe hapėsirės sė realitetit tė tij artistik, gjėllin ndjesia pėr vajzėn, gruan, nėnėn, vėllain, babain, mikun, poetin, patriotin, atdheun, bukurinė, shėmtinė, tmerrin, frikėn, dhimbjen, fatkeqėsinė, mėshirėn, errėsirėn, dritėn, gazin, shpresėn, embėlsinė, hidhėrimin.
Lidhur ngushtė me kėtė univers njerėzor, nė dritėhijet e tė cilit pėrplasen fate dhe jetė njerėzish, si njė ngushėllim ose pamje mė e qartė, krijohet njė univers i dytė, me qenie dhe jetė konvencionalisht jotokėsore, por nė kufijtė e kėtij realiteti artistik tepėr reale dhe vepruese. ‑ Universi i nimfave, shtojzavalleve e qenieve tė tjera mitologjike. Si pėr kontrast tė fortė, e tė plotė edhe ky univers i dytė merr dritėhijet e tė parit. Duke abstraguar poetikisht, kėto dy universe sikur shkrihen, i humbasin kufijtė, ngėrthehen nė gėzimet, shpresat dhe tragjeditė reciproke.
Nė kėtė mjedis artistik tė krijuar nga autori pėrqasja klasike e mira , e keqja, drita, ėrresira, gėzimi‑dėshpėrimi, jeta‑vdekja vjen me njė ngjyrė tepėr shqiptare, e kapshme dhe artistikisht e realizuar. Nga Galatési, nėna, Sofija, Naimi, babai, nimfa, Parceja, Atropja, kuēedra etj., si personazhe, nga konceptet qėndrore jeta, vdekja, trupi, shpirti, natyra, njeriu, atdheu, patriotizmi, dashuria, hidhėrimi ėshtė endur njė tekst poetik qė bėhet shprehės jo vetėm i njė mendėsie tė pėrgjithshme, por, sidomos, edhe i njė mendėsie shqiptare, popullore, lokale.
Mesazhet qė vepra e Haxhiademit ofron, lirika e tij, por sidomos dramatika nuk reshtin sė emetuari vlera, pėr tė cilat vetėdija estetike e lexuesit ka nevojė. Nė raste pėrvjetorėsh, duke i bėrė homazh kontributeve, ne kemi mundėsinė, gjithashtu, tė kujtohemi edhe pėr vlerat qė na mungojnė.
--------------------gazeta 55 --------
Krijoni Kontakt