Sahabët apo Sahab është fjalë arabe që do të thotë shok, shoqërues, bashkudhëtar,etj. Në Islam, termi “Sahaba” shpesh përdoret duke iu referuar shokëve të Profetit Muhamed. Sahabët janë njerëz të cilët jetuan dhe ishin vet dëshmitar të jetës së Profetit Muhamed. Siç do të shohim më vonë, definicioni I fjalës “Sahaby” (Sahabij), në formën njëjëse të “Sahaba”, ndryshon mjaft shumë ndër dijetarët e ndryshëm sot. Përderisa shumë dijetarë konsiderojnë “Sahabijtë”, dikë i cili vetëm ishtë dëshmitar i Profetit, qoftë 1 herë, dhe pavarësisht nga mosha e tij, të tjerët insistojnë që një person i tillë duhet të jetë i moshës së rritur dhe duhet të ketë së paku 2 vjetë të jetës së tij si bashkshoqrues i Profetit.
Për çdo person që din të mendojë, disa nga këta njerëz ishin të mirë, dhe disa të këqinjë. Megjithatë, shumica e tradicionalistëve harruan me lehtësi se kishte edhe ndonjë “Sahab” të keq, dhe vazhdimisht flasin se sa të mirë ishin Sahabët, të gjithë. Përderisa kjo reflekton një qëndrim të pavend për qeniet njerëzore si ta, kjo gjithashtu tregon mosbesim ngaj Kuranit, që na mëson se disa nga Sahabët ishin të mirë, dhe disa nga ta të këqinjë.
Këta tradicionalistë, injoruan mësimet e Zotit në Kuran, në favor të mësimeve të shkollarëve të ndryshëm, Imamëve apo Hoxhollarëve. Kurani na mëson mjaft shumë për “Sahabët”, si ata nuk u pajtuan me njëri tjetrin pas vdekjes së Profetit Muhamed, u ndanë në sekte, urryen njëri tjetrin, dhe e luftuan njëri tjetrin derisa me mijëra Musliman të pafajshëm u vranë në betejat e tyre.
Pasi Kurani është e Vërteta Absolute, ne duhet të besojmë se Zoti po na mëson përmes këtij Kurani. Mësimet e Tij duhet të mirrën mbi mësimet e ndonjë dijetari, imami apo hoxhe. Zoti në Kuran na mëson, sic do të shohim në vazhdim, se disa, apo shumica e këtyrë të ashtuquajturve “Sahabë”, sic u definuan nga Buhariu, ishin gënjeshtarë, hipokritë, idhujtarë dhe mosbesimtar ndaj Zotit dhe të Dërguarit të Tij, të interesuar në tregti dhe argëtim më shumë sesa në fenë e tyre.
Është me rëndësi të ceket, se edhe Hadithet (pë rata të cilëve nuk u mjafton Kurani), i përshkruan disa nga “Sahabët” në të njëjtën mënyrë, dhe thanë se ata do të shkojnë në ferr.
Përkthyer nga submission.org
Vazhdon...
Krijoni Kontakt