Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Nëna hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit

    Nëna hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit

    Një nënë 27-vjeçare nga Vlora, ka hedhur djalin e saj të porsalindur nga kati i trete i maternitetit të qytetit, ku qëndronte e shtruar që nga data 11 shtator, ora 20:30. Pasi ka bërë lindjen natyrale në datë 12 shtator ora 06.00 pa probleme edhe gjatë lindjes, mëngjesin e së martës, rreth orës 03.00, gruaja i ka kërkuar takim bashkëshortit të saj, jo brenda në dhomë, por nga ballkoni i dhomës ku gjendej e shtruar.

    27-vjeçarja Eglantina Nezha, sapo ka parë bashkëshortin, e ka hedhur foshnjën nga dritarja duke i thënë se nuk ishte i tyre. Menjëherë sapo e ka hedhur foshnjën, 27-vjeçarja është hedhur edhe vetë.

    Eglantina Nezha, sipas bashkëshortit, kishte rreth 1 muaj që shfaqte probleme psikike. Ndërkohë që sipas shefit të repartit të Maternitetit, Remzi Haxhiu, pas kalimit të kësaj faze akute për psikikën e pacientes, ajo do t’i nënshtrohet kurave neuro-psikiatrike. Trupi i foshnjës është çuar në morgun e spitalit, ndërsa Eglantina Nezha ndodhet në ambientet e spitalit rajonal të Vlorës.

    http://www.botasot.info/def.php?category=58&id=136148

    Bota Sot




    Vlorë, nëna lehonë hedh foshnjen nga kati III, tenton të vetëvritet

    Një tragjedi familjare ka ndodhur mesnatën e sotme rreth orës 3:00 të mëngjesit në qytetin bregdetar të Vlorës. Ai që do ishte gëzimi i parë familjar, është kthyer në vdekje.

    Një nënë e re 25-vjecare ka hedhur foshnjen e saj të sapolindur nga kati i tretë i maternitetit, ndërkohë që më pas ka tentuar të vrasë veten,duke u vetëhedhur edhe vetë. Foshnja dy ditëshe nuk ka mundur ti mbijetojë tronditjes dhe plagëve të marra nga lartësia e madhe, si pasojë ka vdekur në moment.

    Ngjarjen tronditëse e konfirmon drejtori i Maternitetit të Vlorës, Besnik Elezi.

    Në një linjë telefonike për NEWS24 Elezi konfirmon se nëna 25-vjecare me inicialet E.M ka hedhur nga kati i tretë i maternitetit foshnjen e saj të sapolindur të seksit mashkull dhe më pas në kushtet e depresionit është hedhur edhe vetë.

    “Në datën 12 paradite 25 vjecarja Eglantina Mece, solli në jetë fëmijën e saj me një lindje normale. Fëmija i seksit mashkull gëzonte shëndet të plotë bashkë me nënën. Nëna e re mesnatën e sotme rreth orës 3:00 ka hedhur fëmijën nga akti i tretë dhe më pas është vetëhedhur dhe veteë. Pas ekzaminimeve nëna është është në gjendje të rëndë , por jashtë rrezikut për jetën. Nënë është e re lindi për herë të parë. Nga mjekët që kanë ndjekur shtazaninë e saj , mendohet se ka pasur pobleme neuropsikoze”,- sqaron Elezi.

    Pasi ka kryer lindjen 25-vjecarja ka lajmëruar bashkëshortin e saj që ta marrë, ndërkohë pak minuta para mbërritjes së babait të ri, ka hedhur bebin e saj, dhe më pas ështe vetëhedhur. Bashkëshorti, i cili priste lindjen e fëmijës së tij të parë është tronditur nga skena makabre.

    25-vjecarja, e cila i hoqi mundësinë vetes të jetë nënë e një foshnje mashkull të lindur në shëndet të plotë raportohet të jetë ne gjendje të rëndë shëndetësore dhe për momentin është nën kujdesin e mjekëve neuropsikiatër, të cilët po përpiqen të kuptojnë motivet që që e shtynë drejt një krimi të tillë.

    Mjeku Elezi, bën me dije se nënë lehonë mund të ketë pasur probleme psikoze, të cilat mund të kenë ndikuar që ajo të vriste beben e saj, dhe më pas të tentonte vetëvrasjen.

    Policia ka marrë në pyetje familjarët e 25-vjecarjes, ndërkohë që ato kanë mohuar një konflikt të mundshëm midis bashkëshortëve. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende te pasqaruara, ndërkohë grupi hetimor dhe mjekët neuropsikiatër po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 13-09-2011 më 14:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •