TIRANË- Aventura e një amerikaneje për turizëm seksual në Shqipëri ka përfunduar keq teksa ajo nuk ka mbetur e kënaqur nga dy djemtë që ka zgjedhur për të ndarë shtratin njëkohësisht, të cilët, për më tepër i kanë vjedhur edhe telefonin, aparatin fotografik dhe paratë që kishte në xhep.
Gruaja 34-vjeçare ka denoncuar më polici vjedhjen dhe dy të rinjtë kanë përfunduar pas hekurave të ftohtë të qelive të komisariatit numër 1 në Tiranë. Burime të policisë së Tiranës kanë treguar dje për “Shekullin” të gjithë historinë e ndodhur si dhe arrestimin e Kadri Halil Gjoshit, 22 vjeç dhe Hysni Petrit Gjoshi, 21 vjeç, banues në fshatin Hekal të Komunës Mullet.
Sipas hetuesve të çështjes, shtetasja amerikane nga Detroit Miçigan ka ardhur si turiste në Shqipëri një javë më parë dhe në listën e gjërave që kishte planifikuar me sa duket ishte edhe seksi me djemtë e rinj vendas. Ajo ishte sistemuar në një hotel në kryeqytet dhe ditën e martë paradite ka dalë e vetme nëpër Tiranë. Në rrugën “Dervish Hima”, pranë stacionit të furgonave që nisen për në Korçë, ajo është takuar me dy djem nga Mulleti. Vetë gruaja ka treguar në denoncim se ajo u është afruar duke hyrë në bisedë me iniciativën e saj. Amerikania i ka ftuar dy djemtë shqiptarë në një prej lokaleve aty pranë dhe madje ua ka bërë e para “propozimin e çuditshëm”.
Sportelisti i hotelit u ka kërkuar gjeneralitetet, gjë të cilën e kanë bërë shumë qetësisht të tre personat. Më pas ata janë ngjitur në dhomë të tre, sipas dëshmisë së sportelistit. Hetuesit pohuan se gjatë qëndrimit të dhomë djemtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me amerikanen dhe kanë dashur që këtë gjë ta dokumentojnë më së miri. Ata kanë përdorur telefonin e saj si dhe aparatin fotografik për të bërë fotografi dhe video gjatë zbavitjes seksuale. Por në fund, kur gjithçka kishte mbaruar, kushërinjtë Hysni e Kadri Gjoshi, i kanë marë turistes aparatin fotografik dhe një telefon celular të markës IPHONE 4.
Ata janë larguar nga hoteli duke lënë amerikanen të vetme në dhomë pa mundësi komunikimi dhe pa para. Ajo i ka kërkuar fillimisht ndihmë sportelistit dhe më pas i është drejtuar komisariatit të policisë numër 1 ku denoncoi dy djemtë.
Kur policia mbërriti në hotelin ku kishin qëndruar u gjetën edhe emrat e djemve. Çuditërisht ata kishin dhënë emrat e saktë dhe identifikimi i banesës së tyre nuk zgjati shumë. Policia i ka arrestuar disa orë më pas dy kushërinjtë Hysni dhe Kadri Gjoshi dhe u ka komunikuar akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.
Amerikania
Hetuesit e policisë kanë bërë dje përshkrimin e gruas amerikane: Ajo ishte 34 vjeç, dukshëm mbipeshë dhe me tipare të rregullta
Kushërinjtë
Hysni dhe Kadri Gjoshi, respektivisht 21 dhe 22 vjeç janë djem xhaxhallarësh, jetojnë në Hekal, Mullet
Akuza
Dy të rinjtë do të përballen me akuzën e vjedhjes dhe çështja ndaj tyre i është dërguar prokurorisë. Nesër pritet që ata të dalin përpara gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Turistja largohet nga Shqipëria
Një ditë pas denoncimit të kryer nga amerikania, ajo a u largua nga Shqipëria pa pritur që të merrte vesh fundin e dy djemve. Kur policia kërkoi ta kontaktonte sërish mësoi se ajo ishte larguar përmes aeroportit të Rinasit. Ajo kishte shkuar në Poloni me një nga avionët e linjave ajrore që operojnë në Shqipëri.
“Kishte një biletë avioni vajtje- ardhje nga sa pamë në në dokumentet e saj dhe nga verifikimet tona, mësuam se ajo kishte mbërritur në Varshavë”,- tha një hetues. Pas këtij konstatimi mësohet se policia e kryeqytetit, njoftoi Ambasadën Amerikane në Tiranë ndërsa dosja i ishte nisur prokurorisë.
------------------------------
Skenari i mire per realizimin e naj filmi komedi

Krijoni Kontakt