Sa i perket gurezimit, ajo vlen per te martuarin i cili ben zina, pra ben marredhenie jashtemartesore me nje grua tjeter, apo anasjelltas nje grua e martuar me nje burre tjeter.
Mirepo per t'u arritur ky denim ka kushte:
1. Ose te gjenden 4 deshmitare te cilet e tregojne se e kane pare aktin ne fjale, dhe e kane pare organin e mashkullit ne organin e femres ashtu sic hyn gishti ne unaze. Nese kjo nuk plotesohet ateher s'ka denim.
Pra eshte kusht shume i rende, saqe rende eshte t'i gjesh 4 deshmitare per nje veper te tille.
2. Ose ai qe e ka vepruar ta pranoj nje veper te tille dhe te kerkoj qe ta marre denimin sepse e din se keshtu pastrohet nga mekati ne kete bote dhe eshte i sigurte se nuk do te denohet ne boten tjeter.
Krejt njerezit te cilet Pejgamberi a.s. i ka gurrezuar kane qene nga lloji i dyte.
Njeri prej tyre quhej MAIZ.
Ai erdh te Pejgamberi a.s. dhe i tha: Kam bere mekat me pastro.
Pejgamberi a.s. u largua prej tij.
Ai i tha perseri: Kam bere mekat me pastro.
Pejgamberi a.s. i tha: Mos je i dehur??? Dhe e injoroi.
Ai i tha per se treti: Kam bere mekat me pastro.
Pejgamberi a.s. u tha shokeve te tij: Mos eshte i cmendur ky njeri. Dhe u largua perseri prej tij.
Ai i tha per se katerti: Kam bere mekat me pastro.
Ateher pejgamberi a.s. e pyeti se cfare mekati kishte bere.
Ai i tregoi dhe e zbatoi denimin mbi te.
Pastaj tha: Pse erdh ky njeri keshtu. Njeri prej shokeve te tij i tha: Kishte bere amoralitet me nje femer edhepse ishte i martuar, andaj une e keshillova qe te vij te te tregoj ty.
Pejgamberi a.s. i tha: Sikur ta mbuloje vllaun tend me xhaketen tende do te ishte me mire per ty.
Pra, Muhamedi a.s. 4 here u largua nga ai me shprese se ai nuk do ta pranonte dhe do te largohej.
Pastaj nese ai e pranon mekatin pastaj pas nje kohe pendohet nga ky pranim dhe thote kam gabuar, ateher perseri i terhiqet denimi.
Prandaj ky lloj denimi eshte shume i rralle ne shoqerine islame, sepse eshte rend te gjesh 4 deshmitare qe e pershkruajn aktin, dhe eshte rende qe dikush me vetdeshire te shkoj dhe ta pranoj e te kerkoj pastrimin. Mirepo nese ka te tille ateher kjo eshte per shkak te besimit te forte.
Qellimi i ketij denimi te ashper eshte ne rradhe te pare parandalimi.
Krijoni Kontakt