Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 122

Tema: Eva Sotiri

  1. #1
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359

    Eva Sotiri

    Nė portėn e artit letrar, nė gjininė e poezisė , ka bėrė "trokitjen" Eva Sotiri. Ky ze i ri letrar, me buqetėn poetike tė njė larushie motivesh ka arritur tė bėjė prurjen e njė niveli tė shėndetshėm artistik, pėr t'ia siguruar vetvetes kulmin , ku zakonish ngjiten ata qė kanė vlera te larta artistike.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  2. #2
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    cikli i parė





    Me mungon e tashmja…
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  3. #3
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Trokit !!....


    E ndjen se jemi larguar?

    Nuk vjen mė nė orėt qė vije!

    Por vargjet pak mė tė rralluar

    Zemrės i veshin dritė-hije ..!



    Ti jo nuk e di se si unė

    Nė ēdo ēast veē ty tė kėrkoj.

    E ndjej kur ti je nė furtunė,

    Trishtimin me ty pėrjetoj…



    Mė thuaj nėse si mė parė

    E ndjen se ē’mendoj unė tani!

    Dėrgomė njė tingull, njė fjalė

    Trokit dhe kur unė heshtur rri…!
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  4. #4
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Nje zemer....!

    Ne ditet e ngopura
    me shoqerira te paverteta;

    Ne ditet e mbushura

    plot thashetheme moderne

    per pasione personalitetesh

    a per deshtime qeverish;

    Ne ditet e marra, kur te duket me kot
    se je dashuruar;

    Nder dimrat fals
    a verat e rreme;

    Ne koridoret e merzitshme te sekondave,
    ku shpesh akullon kotesia;

    Ne oret stresuese,
    kur larvat te duken gjarperinj;

    Ne castet makabre,
    kur tangerlleku fsheh emocionin;

    Ne heshtjen e lige,
    tamam kur duhet te flasesh;

    Eshte mire te shikosh pak qiell
    jo artificial...!

    Eshte mire te degjosh
    nje fjale te vertete...!

    Eshte mire te te perqafoje
    nje zemer si e jotja...!
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  5. #5
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Kujdes nga ajo “urrejtje”…


    Ata tė dy urrehen, qetėsine mos ja u prish

    Dhe mos ndėrhy nė mes tyre tani!

    Koren e plagės sė urrejtjes mos e gėrvish!

    Dikur mund tė ketė qenė dashuri…


    Me fjalė tė kota atyre mos iu drejto!

    Shmangu mė mirė, mos bėj zė!

    Nga muret e ndarjes - kėshtjellė, mos u gabo!

    Do ketė padukshmėrisht porta nė tė.


    Nė rrėnoja fjalėsh tė zymta, trishtuese ngujuar,

    Mos mendo se i gjen domosdoshmėrisht.

    Mė mirė vėr re - nė shikime mos janė pėrqafuar!

    Urrejta qė ne perceptojmė mbart ndjenja pafundėsisht.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  6. #6
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Si nje i ikur ėndrrash


    Me tik – takun monoton e fatalist
    Tė saj,
    Koha mėrgon kėrcėnueshėm
    Tė fundit takim…!

    Nė kėtė largėsi akullnajash
    Tė asaj dite me sot,
    Ku herė ngrenė koken e herė zhyten thellėsive,
    Copėra Dielli e buzėqeshjesh,
    Copėra mjegulle e lotėsh,
    Filozofimesh tė boshatisura
    A klithjesh proverbiale –
    Ti mė pervijohesh
    Si nje i ikur ėndrrash
    Mes njė bote qė tė kthen veē shpinėn,
    Mes ajzbergesh dritherues dhe pa jete.

    Mos prit mė…
    Eja!
    Sikur gjithė jetėn tė endeshe
    Aerodromeve,
    Stacioneve gjithfarėsh tė botės,
    Do t’ja vlente qė njė ditė
    T’iu arratiseshe veshtrimeve
    Akulluese dhe boshe,
    Si shatėrvane pa ujė…

    Do t’ja vlente tė vije sėrish
    Nė Botėn e Zemrave qė tė presin…
    Do t’ja vlente regėtima tronditėse
    Bashkė me lotin e ngrohtė
    Qė buron Jetė dhe Dashuri!
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  7. #7
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Me mungon e tashmja…



    Mė mungon e tashmja qė po jetoj
    Ēuditerisht pa logjike, gėrshetohet me kujtesėn
    Dhe sė bashku falsifikojnė dhe e zhbėjnė
    Realitetin.

    Cilat ngjarje sėrish do tė pėrcaktojnė
    Pjesėmarrjen tonė nė kėtė jetė?
    Cila karikaturė pasioni do tė imitojė
    Dashurinė?

    Habitem me shpejtėsinė e kotėsisė
    Nese ndihemi mė tė plogėt se breshka.
    Mė tė palėvizshėm se mali.
    Nė praninė e matematikės sė ndjenjave?
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  8. #8
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Tė keqkuptuar








    Kemi gjithmonė njė detyrė shumė tė vėshtirė:


    Tė gjejmė forca pėr tė luftuar


    gjykimin e pavėrtetė tė tė tjerėve


    nė tė pandryshueshmen


    botė tė rregullave.





    Jetojmė shpesh nė moskohė dhe nė mosvend,


    tė pasigurtė pėr tė tashmen,


    si fėmijė tė braktisur


    nė njė botė kujtimesh dhe pendimesh.





    Konfuzė pėr dimensionet e vėrteta tė jetės,


    tė vdekjes,


    tė pazėvendėsueshem,

    tė papėrsėritshėm,


    tė keqkuptuar.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  9. #9
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ėngjėj dhe djaj


    Ditėt
    tona nisa tė mbledh njė nga njė


    pas
    fatit tė verbėr, mes shtegut harraq.


    M’u
    dukėn vėrtet aq pak sa s’ka mė,


    sa
    nisa t’i kthej nė minuta sakaq.





    Pėr
    hir tė njė gafe tė Zotit a Djallit


    u
    njohėm kaq vonė, kishim ikur kaq larg.



    mirė mos ia dinim kuptimin as mallit,


    kur
    fronat qenė zėnė, kur s’kish vend pėrqark.





    E
    sado tė kėndshme a joshėse, pėr tmerr,



    jenė ēastet tona kur vrapin ndalojnė,


    tik-taku
    i ditės qė vjen e i merr


    tregon
    kėrcėnueshėm ku duhet tė shkojmė.





    Kokėulur
    po ndjej se Toka s’ka vend.


    Ēdo
    skutė ėshtė plot “miq” e plot dreqėr “shenjtorė”.


    Veē
    Qielli rri hapur pėr ne anė e kėnd,


    pėr
    ne heretikėt a “djajtė” ėngjėllorė.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  10. #10
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    cikli i dytė





    Kur nuk te takova…
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sotir Peci
    Nga [Perla] nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 08:48
  2. Varfėria, rritet numri i femrave qė prostituojnė
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 10:05
  3. Dodona Pelazgjike Dhe Tomor’i Zotit Te Pelazgevet
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:23
  4. Sa respektohen tė drejtat e fėmijėve?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-11-2002, 08:51
  5. Refimi i viktimave te prostitucionit
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •