Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    a mos po thoni qe universi eshte vetem ne mendjet tona ... nuk ekziston po eshte nje hologram i shpikur nga ne :-)

  2. #22
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Antiproanti mos u mundo me dhan mend aty ku ska .

    E kote ti shpjegosh fizike kur gjithe koken e ka tjeter kund.

  3. #23
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582
    Per mi vizitu planetet qe gjenden x vite larg tokes duhet te udhetohet gjithashtu ne x vite mbrapa ne kohe njekohesisht dhe ne distanc qe te vizitohet planeti ne ate gjendje qe duket, ndryshe gjithecka eshte e kote pasi qe ne shohim vetem ate cka ka qene para X viteve.

    Michio Kaku: Duhet me gjet nje metod per me manipulu ''materjen'' Hapsir-Kohe per me mujt me udhetu ne kohe, Hmmmm MATERJEN thote, koha paska materje, (shendet e kam logjiku se koha dhe hapsira jane NJE duke u bazuar ne ate se koha gjunjezohet para gravitetit por kurr skam guxu me shpreh, kame dyshu ne ate se lindin pyetje si mund te kete koha materje)

    d.m.th. shkenca ka kuptu se gjendemi ne nje lume te rrjedheshum por nuk dijme me notu qe ti rezistojm rrjedhjes se lumit apo te avansojm ne te.
    Nothing comes from nothing

  4. #24
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    Thone se eshte nje biznes shume fitimprures, te blesh prona ne kete planet. Tani mund te blesh toke me 1 euro per meter katror, dhe pas 1 milion vitesh, kur njerezit te mund te arrijne atje, e shet me 20 euro metrin.
    Do jete si tek filmi amerikan '' Far and Away'' :-D




    Me se fundi nje drite shprese per njerzimin
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Një planet me dy diej
    Transmetuar më 16.09.2011


    herë të parë është vëzhguar drejtpërdrejt një planet me dy diej, si ai i Tatooine në "Star Wars".
    Rezultati, i cili është anonçuar në Science nga një grup hulumtuesish amerikanë Laurance Doyle të "Seti Institute", i detyrohet "gjuetarit" të planetëve të NASA, teleskopit hapësinor Kepler.
    Gjithmonë është dyshuar ekzistenca e një planeti që rrotullohej në orbitën e dy yjeve dhe është hera e parë që një prej tyre është parë teksa kalon përpara yjeve të tij.
    r.b/NOA
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Një planet me dy diej
    Transmetuar më 16.09.2011


    herë të parë është vëzhguar drejtpërdrejt një planet me dy diej, si ai i Tatooine në "Star Wars".
    Rezultati, i cili është anonçuar në Science nga një grup hulumtuesish amerikanë Laurance Doyle të "Seti Institute", i detyrohet "gjuetarit" të planetëve të NASA, teleskopit hapësinor Kepler.
    Gjithmonë është dyshuar ekzistenca e një planeti që rrotullohej në orbitën e dy yjeve dhe është hera e parë që një prej tyre është parë teksa kalon përpara yjeve të tij.
    r.b/NOA

  7. #27
    Oxford Astrophysics Maska e NeutronStar
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Vendndodhja
    Oxford - England
    Postime
    106

    Ky planet mendohet te jete i mbuluar me rreth 50 % te reve si ato tonat ne toke

    Planeti i gjetur 36 vite drite larg nesh mund te jete me i aferti me Token persa i perket perberjes gjeologjike nga 50 planetet e gjetura, dhe tashme konsiderohet si motra e planetit tone. Planeti i emeruar HD85512b u zbulua duke u rrotulluar rreth nje ylli xhuxh portokalli ne konstelacionin Vela. Astronomet arriten te gjejne planetin duke perdorur Observatorin ''High radial velocity planet searcher'' i njohur si HARPS. Observatori Radial Velocity eshte nje teknike gjuetie planetesh i cili tregon luhatjen e planeteve ne driten e nje ylli.

    Te dhenat e HARPS tregojne se planeti ka nje mase rreth 3.6 here me te madhe se te Tokes, dhe se distanca e orbites perreth yllit eshte e mjaftueshme qe uji te jete ne formen e lengshme ne siperfaqen e planetit.

    Distanca eshte pikerisht ne kufirin ku ky planet duhet te jete qe uji te jete i lengshem, "tha kreu i studimit Lisa Kaltenegger e Qendres Harvard-Smithsonian per Astrofizike dhe Institutit Max Planck per Astronomi.

    Ne shkall krahasimi me sistemin tone diellor , planeti HD85512b ka nje distance me te larget nga ylli i tij, se sa distanca e orbites se Venusit - Aferidtes me Diellin tone. Ky planet mer pak me shume energji nga ylli se cduhet, sepse distanca e ketij te fundit me yllin nuk eshte egzakte sic eshte Toka me Diellin (149,600,000 km). Gjithsesi Kaltenegger dhe koleget e tij llogariten se reja e cila mbulon 50% te planetit eshte nje mburoje per ket te fundit qe te mos mbinxehet.

    Rete te cilat mbulojne planetin tone jane rreth 60% , keshtu qe dyshimi nese planeti HD85512b nuk mund ta mbeshtesi jeten biologjike, nuk egziston. Natyrisht, avujt e ujit varen nga prania e nje atmosfere te ngjashme me Token, dicka qe nuk mund te zbulohet ne planete te larget me instrumentet qe ne kemi aktualisht. Modelet e formimit te planeteve parashikojne se planetet me me shume se d10 here te mases se Tokes kane atmosfere te dominuar nga hidrogjeni dhe heliumi. Planetet me mase te vogel duke perfshire edhe HD85512b kane me shume gjasa te kene atmosfere si e Tokes, te perbere kryesisht nga azoti dhe oksigjeni.

    Deri me tani, planeti sapo zbuluar eshte bota e dyte shkembore jashte sistemit tone diellor qe konfirmohet te jete ne rajonin e banueshem rreth nje ylli qe nuk eshte shume i nxehte dhe jo shume i ftohte, arsye kjo qe ben te mundur permbajtjen e ujit te lengshem ne planet. Konkurrenti tjeter, planeti Gliese 581d, u zbulua me pare duke perdorur instrumentin HARPS. Kjo bote qendron ne buze te ftohte te zones se banimit tek ylli i saj.

    Nje planet tjeter premtues, Gliese 581g, u zbulua ne vitin 2010 dhe u quajt planeti me i afert i Tokes persa i perket perberjes gjeologjike, por polemika nga disa eksperte tregon se i gjithe planeti eshte ne fakt nje anomali e te dhenave. Manfred CUNTZ, drejtor i programit te astronomise ne Universitetin e Teksasit, Arlington, vuri ne dukje se duhen me shume informata perpara se te fillojne spekullimet per planetin e sapogjetur.

    Pervec madhesise dhe vendndodhjes, HD85512b ka dy pika te tjera te favorshme qe ndikojne pozitivisht per zhvillimin e jetes ne planet, tha Manfred CUNTZ.

    Orbita e planetit eshte pothuajse rrethore, e cila siguron nje klime te qendrueshme. Ylli i cili rrezaton planetin e sapo gjetur njihet me emrin, HD85512, dhe eshte me i vjeter ne moshe se sa Dielli yne. Per kete arsye ylli i cili ngroh planetin e ri eshte me pak aktiv se sa Dielli, qe do te thote se mundesite e stuhive elektromagnetike jane te pakta per te demtuar atmosferen e planetit.

    Duke pasur parasysh kufizimet aktuale te udhetimit ne hapesire, eshte e pamundur tani per tani qe njerezit te vizitonin planetin e ri, HD85512b. Por nese ne do te shkonim atje, planeti i ri mund te duket si nje bote alienesh, e nxehte, dhe me nje gravitetit 1,4 here sa ajo e Tokes, tha kreu i studimit, Kaltenegger.



    Zbulohet planeti i ri i cili ka nje orbite perreth dy yjeve


    Kepler16b te kujton planetin Tatooine nga "saga lufta e yjeve", por shancet jane te pakta, qe Luke Skywalker apo dikush tjeter te jetoje aty thane astronomet me shaka. Kepler-16b besohet te jete nje gjigant i pabanueshem, qe ashtu si Saturni yne, perbehet me se shumti nga gazra dhe nuk ka siperfaqe te ngurte.

    Ekzistenca e planeteve qe orbitojne 2 yje eshte diskutuar edhe ne te kaluaren, por tashme ky fakt u konfirmua. Kjo do te thote se kur dita mbaron, ne Kepler -16b, ai ka 2 perendime. Ky zbulim eshte mahnites, "tha Alan Boss i Institucionit Carnegie per Shkence ne Departamentin e magnetizimit tokesor. Per ekspertet, ky zbulim provoi edhe nje here qe fantashkenca mund te kthehet ne realitet. Yjet dyshe ose sic njihen ndryshe (Binary Stars) te cilet kane pranine e nje planeti i cili orbiton rreth tyre, jane kerkuar dhe me pare, por tashme teleskopi Kepler e beri ate nje realitet.

    Misioni i Keplerit eshte qe te monitoroje te gjithe pjeset e galaktikes tone (Rruga e Qumeshtit), per te gjetur ndonje planet i cili ka ngjashmeri me Token, dhe gjithashtu vezhgimin e distances qe kane keto planete me yllin te cilin ato orbitojne. Anija e ben kete gje te mundur duke gjetur yjet qe kane nje hije perball tyre, e cila do te thote se eshte nje planet qe kalon ne mes te yllit dhe instrumentit te Keplerit. Kjo menyre eshte e njohur gjithashtu si transit planetar.

    Ajo qe ndimoi ne zbulimin e ketij planeti ishte se, ne fillim yjet ishin ne nje faze eklipsi me njeri tjetrin, dhe pastaj u larguan. Pasi u shfaq eklipsi i trete te dhenat treguan se ne kete sistem ishte dhe prania e nje planeti. Per shkak se te dy yjet jane me te vegjel dhe me te ftohte se Dielli, Kepler-16B mund te jete mjaft i ftohte, me nje temperature ne siperfaqe prej -73 deri -101 C.

    Kepler-16B eshte i ngjashem me Saturnin ne madhesi dhe ne mase, nje gjigant i ftohte gazi i cili orbiton perreth dy yjeve te tij cdo 229 dite ne nje distance prej rreth 65 milion milje, (104.600.000 km). Kjo distance eshte afersisht e njejte me orbiten qe ka Venusi, duke e krahasuar me 365 ditet e orbites se Tokes rreth Diellit ne nje distance prej rreth 93 milion milje, (149.700.000 km). Planeti sapo zbuluar eshte 200 vite drite larg nga Toka dhe nuk mendohet qe te jete nje bote ku mund te zhvillohet jeta.





    http://www.universalb.com/showthread...rreth-dy-yjeve
    Ndryshuar për herë të fundit nga NeutronStar : 16-09-2011 më 16:16

  8. #28
    Oxford Astrophysics Maska e NeutronStar
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Vendndodhja
    Oxford - England
    Postime
    106
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Se me vdiqen keta Gazetarucat e Top Qenerve.

    Lajmi i sakte nga ScienceDaily

    Zbulohen 50 planete qe mund te jene te banueshem. Mes tyre, HD 85512 b, gjendet ne zone qe potencialsht mund te permbaje uje.

    Burimi:

    SD - Kliko per te lexuar lajmin e plote, Inglizçe

    Zot ... cfar njerzish!


    Kujdes , edi vet per cfar behet fjale qe te them :P. Shaka gjithsesi na ndodh te gjithve ndonjehere eshte trashigimi nga prinderit dhe (engjejt qe na kan rrethuar kudo ne shqiperi), te fala te ben Stephen Hawking (besoj e kupto me mire tani per cfar behet fjale haha)

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Një yll i vdekur bombardon planetin me rreze X



    NASA ka zbulua një planet 880 vite dritë nga toka që është duke u bombarduar nga një yll i “vdekur”.

    Ylli, i njohur si CoRoT-2a, po bombardon planetin me rreze X me një fuqi mbi 100 mijë herë më tepër se ajo që toka merr nga dielli.

    Me një moshë midis 100 milion dhe 300 milion vite i vjetër, ylli duket se është shumë afër planetit, i njohur si CoRoT-2b, e cila mund të jetë shkaku i sulmit me rreze X.

    NASA shpjegon: “Ky yll, po bombardon planetin, të padukshëm në foto, me një sasi rreze X 100 mijë herë më lartë se ajo që toka merr nga dielli. Të dhënat nga observatori Chandra, sugjerojnë se rrezatimi me energji të lartë nga CoRoT-2a po bënë të avullojnë rreth 5 milion ton materie nga planeti cdo sekondë.”

    CoRoT-2a i parë nga observatori Chandra:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    Antiproanti mos u mundo me dhan mend aty ku ska .

    E kote ti shpjegosh fizike kur gjithe koken e ka tjeter kund.
    bije dakord me kete mendim.
    Antiproanti, ma do mendja se edhe ne 500-1000 vjecarin e ardhshe po qe se nuk do ndodh ndonje gje me rracen njerzore, do arrijme te shkojme edhe ne sisteme djellore/planetare te tjera. nuk eshte shume e larget ajo dit ose do dergojme robota. e ardhmja eshte e ndriteshme.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •