Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Kosova/Historia këshillon: Shpalleni më 11 dhjetor (shqip 22/10/2007

    Historia këshillon: Shpalleni më 11 dhjetor

    Historianët Kristo Frashëri dhe Bejtullah Destani në "Shqip": Çdo vonesë për pavarësinë e Kosovës është tragjike


    Emisioni "Shqip" në "Top Channel", i gazetares Rudina Xhunga pati dje përballjen e parë mes historianëve të njohur nga Tirana, Prishtina, Beogradi dhe Londra, me qëllim sqarimin e pyetjeve: Kosova është tokë shqiptare apo djep serb? Ç‘leksione dërgon historia për statusin e ardhshëm të Kosovës?

    Akademia e Shkencave të Serbisë ka botuar, nga fillimi i bisedimeve deri më sot, 11 mijë faqe materiale në serbisht dhe anglisht për të argumentuar pse Kosova është pjesë e Serbisë. Ndërkohë, i vetmi punim serioz përballë kësaj pune voluminoze, është libri i Malcolm, i cili është shoqëruar nga kundërshti të forta dhe punime e recensa në Beograd. Malcolm shpjegon se e shkroi këtë libër në pararendje të luftës, i sigurt se argumentet për statusin dhe të ardhmen e Kosovës do të bazoheshin kryesisht te historia. Akademia e Tiranës dhe ajo e Prishtinës, ndërkaq kanë heshtur.

    Kosova, Dardani apo Mellenjë? 3000 vjet me Shqipërinë, 300 me Serbinë... Pikërisht për këtë flasin Kristo Frashëri nga Tirana, Bejtullah Destani nga Prishtina, Noel Malcolm nga Londra, Dubravka Stojanoviç dhe Momçhillo Pavlloviç nga Beogradi. Sipas Frashërit dhe Destanit, çdo vonesë për pavarësinë e Kosovës është tragjike. "Kosova duhet të shpallë pavarësinë e njëanshme pas 10 dhjetorit. Nuk ka kohë për të humbur. Më shumë se ndihma që po na japin miqtë e huaj, vlen ndihma që na jep historia e pavarësimit të shtetit shqiptar. Historia po përsëritet si në vitin 1912 dhe nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveç asaj të Ismail Qemalit në Vlorë. Me të vetmin ndryshim, atëherë u sakrifikuan toka të tëra shqiptare, tani nuk do të sakrifikohet Mitrovica", u shpreh Frashëri.


    Noel Malcolm, historian në Londër, anëtar i Akademisë Britanike, autor i librit më të rëndësishëm për historinë e Kosovës, "Kosova, një histori e shkurtër"


    Z. Malkolm, çfarë ju shtyu të shkruani librin "Kosova, një histori e shkurtër"?

    Sapo kisha përfunduar një histori të ngjashme të Bosnjës, që e fillova pas fillimit të luftës atje dhe m‘u desh ta përfundoja shpejt. Me mbarimin e luftës, e kuptova që lufta e radhës do ishte në Kosovë. M‘u duk e rëndësishme të ekzistonte një libër, i cili "shkatërronte" ose më saktë "sfidonte" mitet dhe teoritë e pavërteta që qarkullonin për historinë e Kosovës. Vura re në rastin e Bosnjës, që në fillimin e luftës, propaganda e Beogradit dhe e Palës, selia e serbëve nacionalistë, bazohej më së shumti në pretendime historike; ishte e qartë që argumentet për statusin dhe të ardhmen e Kosovës, do bazoheshin kryesisht mbi faktet historike të pretenduara, prandaj ishte e domosdoshme të jepej një pasqyrim objektiv i historisë së atij rajoni.

    Dhe çfarë zbuluat për pretendimet serbe dhe shqiptare?

    Libri përpiqet të mbulojë të gjithë historinë nga fundi i perandorisë romake, deri në ditët e sotme. Aspekti më i rëndësishëm është se, kur hulumtova dhe hetova për të gjetur prova, zbulova që disa nga pretendimet kryesore të bëra nga historianët nacionalistë serbë në të shkuarën, ishin të rreme; d.m.th. pretendimet kryesore, që janë botuar si të mirëqena në tekstet standarde të çdo vendi, përfshirë Britaninë dhe Amerikën. Me historianë nacionalistë, e kam fjalën për historianët nacionalistë serbë dhe në disa raste edhe historianët nacionalistë shqiptarë. Por shumica e pretendimeve të paqena që kam gjetur, u përkisnin historianëve serbë dhe kjo për faktin se shumë nga puna historike në këtë rajon deri më sot është bërë nga Serbia. Kjo është e kuptueshme, pasi serbët kishin universitet në kohën kur shqiptarëve nuk u lejohej hapja e shkollave nga autoritetet otomane. Prodhimi i monografive historike ka qenë më intensiv në Serbi dhe janë ato monografi që ndikuan në tekstet perëndimore. Kështu, për shumë pretendime themelore serbe mbi historinë e Kosovën, kur hetova provat, zbulova që nuk ishin të vërteta.

    Cilat janë disa nga faktet që keni përfshirë në librin tuaj si argument që vërtetojnë se Kosova është tokë shqiptare dhe rëndësinë e ndarjes totale nga Serbia?

    Libri im është thjesht libër për historinë dhe jo polemizues, pra nuk kam bërë kërkesa në atë që kam shkruar dhe ua lë lexuesve të nxjerrin vetë përfundimet nga provat që kam paraqitur aty. Në lidhje me argumentet serbe kundër pavarësisë së Kosovës, në libër gjeni disa pika thelbësore që vërtetojnë se pretendimet e serbëve nuk qëndrojnë. Së pari, është pretendimi që Kosova është djepi i serbëve në Ballkan,dhe kjo dihet që është e pavërtetë. Serbët erdhën në Ballkan në shekullin e 7-të në këtë territor, u zëvendësuan nga sundimi otoman në shekullin e 15-të. Kemi një periudhë 800-vjeçare atje. Sa nga kjo periudhë Kosova u sundua nga serbët? Vetëm në 250 vitet e fundit nga 800. Po ku ishin serbët para kësaj periudhe? Përgjigjja është: Jashtë Kosovës. Ishin në një territor që e ata e quanin Ras, Rasia, që është pak a shumë zona e Sanxhakut të sotëm, Novi Pazarit. E gjithë ideja se aty është djepi i qytetërimit serb në Ballkan është tërësisht e pavërtetë. Pastaj, kanë argumentin e lëvizjes së popullsisë; thonë se nuk kishte shqiptarë në Kosovë gjatë mesjetës, që nuk kishte shqiptarë deri nga fundi i shekullit të 17-të, kur pati një eksod të madh të serbëve dhe u krijua një vakum dhe ky vakum u mbush nga shqiptarët e ardhur nga malet e Shqipërisë Veriore.

    Ka plot prova që tregojnë se ky argument është i pavërtetë, ka shumë prova që vërtetojnë se ka pasur shqiptarë, që kanë jetuar në Kosovë përgjatë gjithë epokës mesjetare. Ndoshta nuk përbënin shumicën në mesjetë, por ka pasur një popullatë të vazhdueshme shqiptare atje. Dhe historinë e eksodit masiv të serbëve në vitin 1690, e kam vërtetuar që është e pavërtetë. Pastaj janë argumentet e ditëve të sotme për lëvizjen e popullsisë. Ata pretendojnë se një numër i madh shqiptarësh u dyndën në Kosovë nga Shqipëria në mes të Luftës së Dytë. Ky është një "nonsens" dhe kurrë s‘është paraqitur qoftë edhe një provë për ta mbështetur këtë. Pra, shohim që të gjitha pretendimet serbe mbi Kosovën, bazohen në argumente të paqena historike. Dhe në fund dua të shtoj se po të shohësh te gjithë historinë e Kosovës që pas 1912-ës, vëren se Kosova nuk është trajtuar si një pjesë e një shteti demokratik - u trajtua në fillim si territor i kolonizuar (kolonizim ishte termi i përdorur nga serbët për atë proces), pra ata dërguan koloni atje. Dhe në shumë aspekte, ajo që Serbia bëri në Kosovë në atë kohë, nuk ishte shumë ndryshe nga ajo që francezët bënë, le të themi në Algjeri. Tani, a mund të themi ne që Algjeria është pjesë esenciale e territorit francez? Besoj se jo.

    Ç‘mësime jep historia për statusin e ardhshëm të Kosovës?

    Nuk kam as më të voglin dyshim që Kosova do e fitojë pavarësinë dhe do ndahet nga Serbia. Por sigurisht, ka shumë dyshime se si ky proces do zhvillohet. Shumë nga hapat kryesorë kanë ndodhur tashmë dhe është e pamundur të imagjinohet inkorporimi i Kosovës në ndonjë formë shteti serb. Është e pamundur për shumë arsye të dukshme, por edhe për shumë arsye të tjera që s‘janë aq të dukshme. Vetë serbët nuk e duan një gjë të tillë. Po të ekzistonte mundësia që serbëve t‘u duhej të absorbonin popullsinë shqiptare, domethënë t‘u japin të drejtën e votës, postet ministrore në qeveritë e tyre, të rekrutojnë djemtë shqiptarë në ushtrinë e tyre… serbët nacionalistë do ta refuzonin kategorikisht. Pavarësisht pretendimeve se ata nuk heqin dorë nga ky territor, në të vërtetë nuk e duan, ose… të paktën duan atë që Milosheviçi u përpoq t‘u japë, që është territori pa popullatën shqiptare. Por kjo filozofi shkaktoi një nga krimet më të rënda në historinë moderne.

    Pra, unë jam absolutisht i bindur që Kosova do ta fitojë pavarësinë. Por problemi është vetëm ndërkombëtar dhe ka të bëjë me Rusinë dhe, po të mos ishte ajo, pavarësia e Kosovës do kishte ardhur automatikisht këtë vit. Por mund të vijë vitin e ardhshëm. Kjo varet nga loja që do të bëjë Putini, lojë që në themel nuk ka shqetësimin për Kosovën, por për çështje që i interesojnë Rusisë, mbi të gjitha "mburoja e raketave amerikane". Për këto arsye, Putini kërkon ta vështirësojë çështjen e Kosovës, vetëm e vetëm që të fitojë më tepër pozita për të negociuar me amerikanët. Nuk e di si do shkojnë negociatat mes Rusisë dhe Amerikës, por në fund, Amerika bashkë me fuqitë kryesore evropiane do ta humbin durimin dhe do t‘ia japin pavarësinë Kosovës.

    Pra, nuk mendoni se më 10 dhjetor Këshilli i Sigurimit do të gjejë një zgjidhje përfundimtare për statusin e Kosovës, pasi Trojka të raportojë mbi bisedime të reja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?

    T‘ju them të drejtën, do habitesha nëse zgjidhja do vinte kaq shpejt. Raportimi do jetë i pakënaqshëm për shumë palë, sepse nuk do ketë progres për të raportuar dhe dihej që pa filluar ky proces s‘do kishte progres. Ishte e qartë që plani

    ‘Ahtisari‘ përfaqësonte rezultatet e një procesi të gjatë negociatash, proces ku pala shqiptare ka bërë shumë lëshime, shumë më tepër sesa dëshironin të jepnin. Ata dhanë maksimumin e lëshimeve, me mirëkuptimin që në shkëmbim të këtyre lëshimeve, ata do fitonin pavarësinë. Prandaj t‘u thuash kosovarëve, pas mbarimit të këtij procesi që "o burra, hajdeni ta nisim nga e para" dhe të bëjnë lëshime të tjera apo të hyjnë në negociata prapë, do ishte e padrejtë.

    Të gjithë e dinin që Beogradi nuk do thoshte kurrë OK, tani po ju japim pavarësinë" dhe të gjithë e dinin që pala kosovare s‘do thoshte kurrë: OK, jemi dakord, nuk e duam pavarësinë". Pra, kjo procedurë 4-mujore mendoj se ka qenë thuajse e kotë. Po çfarë do ndodhë më 10 dhjetor? Do kemi një raportim që thotë se është arritur asgjë ose pothuajse asgjë. Thjesht përsëritëm situatën që kishim në verë. Ama, nëse shënohet progres në pazarin e Rusisë me Amerikën, atëherë do ketë shanse për një zgjidhje të miratuar në Këshillin e Sigurimit.

    Por deri tani nuk shoh ndonjë sinjal të tillë dhe në këto kushte, jam i bindur që do ketë vonesa të tjera, por ndoshta për disa muaj, jo për vite. Ndoshta nga pranvera e vitit 2008, fuqitë kryesore evropiane bashkë me Amerikën, do të organizojnë tranzicionin drejt pavarësisë. Dhe për këtë, në fund të fundit, nuk është e nevojshme një rezolutë e Këshillit të Sigurimit. Rezoluta është e rëndësishme, sepse plani ‘Ahtisari‘ kërkon që BE të hyjë pas UNMIK-ut dhe të marrë në dorë këto përgjegjësi ose shumicën e tyre. Dhe shumë vende të BE-së nuk duan që ta bëjnë këtë hap pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit. Por, për njohjen e pavarësisë, mjafton që shtetet e BE-së ta njohin. Pra, OKB nuk ka ndonjë procedurë për njohjen e shtetit. Po e njohu Amerika, po e njohu Britania, Gjermania, Franca dhe Italia, do bëhet e qartë që ky hap tashmë u mor, s‘ka kthim mbrapa dhe Kosova do jetë shtet i pavarur.


    Dubravka Stojanoviç, profesoreshë në Fakultetin e Filozofisë në Beograd


    Kemi dy rrëfime për historinë e Kosovës. Si është e mundur që ka ardhur deri te kjo dhe cila është në fakt e vërteta?

    Dallimet janë aq të mëdha sa nëse ju nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë, nuk do mund ta dini se është e njëjta ngjarje. Dallimet janë aq, sa ndonjëherë edhe kronologjitë janë të ndryshme, aq sa historitë nuk kanë ndodhur në të njëjtën datë, nuk kanë pasur të njëjtin zhvillim e lëre më interpretimin. Të gjithë që kemi marrë pjesë në një konferencë me historianë nga Ballkani që merren me Ballkanin, kemi menduar para kësaj se diçka dimë për njëri-tjetrin apo për ngjashmërinë tonë. Por, me këtë rast në konferencën për çështjen shqiptare, kemi kuptuar se të gjithë kemi qenë të humbur dhe se ajo ku kemi arritur ne ka qenë një përvojë shokuese. Askush nga ne nuk ka mundur ta dijë se është e mundur që të arrijmë deri te dallimet aq të mëdha. Për mua ka qenë interesante Kosova. Me këtë analizë të librit nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia, është treguar se Kosova disi është fole e këtyre rrëfimeve nacionaliste të të tria palëve dhe se interpretimet e tyre janë aq të ndryshme, saqë nëse i dini, është shumë më e lehtë për të kuptuar forcën e këtyre konfrontimeve dhe është e më lehtë të kuptohen emocionet që mund të sjellë kjo histori te banorët.

    Pse ka ardhur deri te kjo dhe a kemi ndonjë historian serioz në Ballkan që ka hulumtuar më shumë në shtetet e tjera?

    Ekzistojnë disa histori. Por, fatkeqësisht ato histori, që më së shpeshti ne i shfrytëzojmë, janë disa që janë shkruar jashtë Ballkanit. Ato që ne në fakultet i shfrytëzojmë janë disa që i kanë shkruar britanikët apo amerikanët për Ballkanin. Nuk ka histori të Ballkanit, që jeton në Ballkan dhe që ligjëron aty, e që do të mund të përdorej në të gjitha vendet e Ballkanit. Ky është po ashtu një tregues për dallimin e interpretimeve shumë të dallueshme. Dhe, kur e merrni ju historinë e Kosovës, të themi dhe kur e analizoni, në mes të historiografisë serbe apo shqiptare, apo librave shkollore, atëherë ju e shihni se në anën serbe Kosova shihet si djep i shtetit serb, si çelës i mitit nacional dhe rrëfimit kombëtar si territor, që më 1912 përfundimisht, siç thuhet, është kthyer në krahët e shtetit serb.

    Shihet që atëherë është arritur ajo që në Mesjetë është shkruar se duhet të ndodhë, e që atëherë është krijuar në bazë të mitit të Car Lazarit dhe i është kthyer Serbisë. Ndërkohë që në librat e nxënësve shqiptarë shkruhet se Kosova, atëherë pa asnjë arsye, e me vendimin e fuqive të mëdha, i është bashkuar Serbisë. Kështu është ndarë populli shqiptar në dy tërësi shtetesh dhe kështu kanë kaluar të gjithë shekullin e 20-të, me ndarje që ishte një veprim tërësisht arbitrar. Këto janë dy interpretime të ndryshme dhe është e qartë pse fëmijët shqiptarë mendojnë se Kosova i është bashkuar Serbisë pa të drejtë, jo natyrshëm dhe pse fëmijët serbë, me të drejtë të plotë historike dhe, shkruan ashtu, edhe të drejtë etnike mendojnë se Kosova i është bashkuar Serbisë. Kur kemi dallime të tilla është plotësisht e qartë se konfrontimi dhe moskuptimi është shumë i thellë dhe se është shumë vështirë për të ndërtuar një urë mes këtyre dy popujve.

    A ka ndonjë shembull që historia ofron si zgjidhje për Kosovën dhe pse historianët në Ballkan nuk kanë mësuar disa gjuhë të tjera?

    Ky është një problem i historisë serbe dhe është e vërtetë se historianët tanë, që merren me Ballkanin, nuk dinë asnjë gjuhë tjetër të Ballkanit. Pra, nuk ka historianë serbë që di rumanisht, nuk ka historianë serbë që di shqip, tani është gjenerata e parë e historianëve që kanë filluar të mësojnë turqishten osmane dhe kanë filluar të lexojnë vërtetë dokumentet osmane. Deri te kjo gjeneratë, historia e Serbisë nën sundimin osman është shkruar pa njohurinë e gjuhës dhe pa këto dokumente. Dhe, nuk ka historian që di greqisht. Sipas kësaj, është mjaftueshëm të mendohet se në rrëfimin tonë për Ballkanin, për popujt e tjerë fqinj, jemi bazuar në disa parime etnike dhe kjo nënkupton se ne nuk na intereson të dimë se çfarë mendon tjetri. Kjo tregon se ne nuk na intereson mjaftueshëm se çfarë shkruan historia shqiptare, greke apo ajo turke. Ne nuk na intereson që, kur merremi me marrëdhëniet greko-serbe apo shqiptaro-serbe, të lexojmë dokumentet greke dhe shqiptare. Por, këtë e bëjmë në bazë të vetëdijes sonë për të kaluarën dhe ky është një problem i mjaftueshëm për fillim.


    Momçhillo Pavlloviç, drejtor i Institutit të Historisë Bashkëkohore në Beograd


    Kosova historikisht është pjesë e Serbisë apo pjesë e shqiptarëve. A mund të thuhet?

    Historikisht, që nga viti 1912, kjo është treguar edhe nga marrëveshjet e mëvonshme të Bukureshtit dhe në të gjitha marrëveshjet pas konflikteve të mëdha, Kosova dhe Metohija është pjesë përbërëse e shtetit të Serbisë dhe më pas, i Jugosllavisë nga 1918-a. Dhe këtu nuk ka ndonjë dyshim. Krejt, deri në vitin 1945, Kosova, hapësira e Kosovës dhe Metohisë, kurrë nuk ka pasur status administrativ. Nëse Kosova ka qenë Vilajet, Elajet apo në cilëndo mënyrë, ajo gjithnjë ka qenë pjesë e ndonjë hapësire më të madhe, kurrë nuk ka pasur një hapësirë etnike. Ajo nuk mund të lidhet vetëm me shqiptarët. Madje, në Mbretërinë e Jugosllavisë ekziston një pjesë e Kosovës që kap edhe Toplicën dhe një pjesë të Jabllanicës. Vetëm me ardhjen e komunistëve në vitet‘44-‘45, Kosova merr statusin e autonomisë në kuadër të Serbisë dhe më pas, të krahinës autonome. Vetëm më vonë, në ‘68-ën Metohija është hequr dhe ekziston si Kosova, në kuadër të Serbisë dhe me pas të Jugosllavisë.

    Ekziston edhe një histori e Serbisë që thotë se shqiptarët kanë ardhur në Kosovë gjatë vitit 1690. A kanë qenë shqiptarët apo kanë ardhur atëherë, cila është e vërteta?

    Kjo është edhe një pyetje kontraverse. Unë nuk jam ekspert për shekujt 16,17,18, por në historinë serbe dominon një mendim se me zbrazjen e këtyre tokave, përkatësisht shpërnguljen e serbëve nga Kosova, ka ardhur deri te një vakum etnik dhe në disa lugina të Metohisë (Dukagjinit) kanë zbritur blegtorët shqiptarë, fiset shqiptare nga malet, nga kodrat etj. Dhe kanë marrë tokën e frytshme. Kjo është një tezë dominante.

    Një nga rrëfimet më të mëdha në Serbi është Beteja e Kosovës, por kanë kaluar shumë shekuj që nga viti 1389. Cila është historia e këtij rrëfimi dhe pse një pjesë e serbëve thonë se aty nuk ka pasur shqiptarë dhe thirren mbi këtë të drejtë se Kosova është pjesë e Serbisë?

    Beteja e Kosovës, që më vonë është rritur si miti i Kosovës, në mbamendjen kolektive, vetë beteja dhe ajo që lidhet me të,qoftë se bëhet fjalë për një mit, ajo gjithmonë ekziston dhe ushqehet në kujtesë, kudo ku janë serbët. Nuk ka rëndësi dhe s‘është e thënë që të jetojnë në Serbi. Nuk e di mjaftueshëm se si qëndron kjo në vetëdijen shqiptare, por me sa e di, nuk ka ndonjë kujtesë kolektive në betejën e Kosovë, as që është zhvilluar. Dhe shqiptarët nuk kanë ndonjë domethënie se aty ka ndodhur vërtet diçka. Për serbët ka domethënie, sepse në atë betejë kanë vdekur dy udhëheqës, prej të cilëve një serb, dhe me vrasjen e tij, ka humbur pavarësia e Serbisë që nuk ka ndodhur atëherë, por një shekull më vonë. Nga ky fakt, se ka vdekur një udhëheqës serb dhe një turk dhe se, nga ajo kohë shteti serb nuk ka mundur ta marrë vetën, ushqehet miti për Betejën e Kosovës. Normalisht me kohën i është dhënë një dimension shpirtëror, në literaturë dhe në letërsi.

    A kanë serbët të drejtë që thirren, në aspektin historik, në bisedimet për Kosovën?

    Kosova është..., Kosova dhe Metohija, pra, është edhe serbe dhe shqiptare. Ajo normalisht ka një dinamizëm të saj. Në një moment, populli serb është shumicë, më pas populli shqiptar është shumicë, në një moment tjetër. Nuk mund të thoni tani se Kosova është vetëm shqiptare apo vetëm serbe. Ajo u takon njerëzve që jetojnë atje, jo vetëm shqiptarëve dhe serbëve, por të gjithëve që jetojnë atje. Por, problemi i Kosovës sot, siç e kuptoj unë, është betejë për territor, për hapësirë. Shqiptarët mendojnë, të paktën shumica, që ata duhet ta bëjnë shtetin vetëm në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Çështja shqiptare ekziston në Ballkan, ekziston në Kosovë, në Maqedoni, ndoshta në Mal të Zi dhe ndoshta në jug të Greqisë. Por, gjithashtu, njësoj ekziston edhe çështja serbe në Ballkan. Ekziston në Kosovë, në Mal të Zi, në Bosnjë dhe Hercegovinë. Dhe, nëse ju tani dëshironi një zgjidhje të përgjithshme duhet të flisni në bazë të zgjidhjes së përgjithshme të problemit serb e shqiptar. Nëse kështu e reduktoni çështjen shqiptare në zgjidhjen e Kosovës, përkatësisht dhënien e pavarësisë, a keni zgjidhur problemin shqiptar në Ballkan? Jo. Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë para së gjithash një arsye për tensione të reja politike dhe konflikte, sesa për paqen e saj.

    Cili është argumenti historik i Kosovës nëse mund të thuhet qartë?

    Argumenti serb në Kosovë është argument shtetëror, pra për Serbinë Kosova është çështje shtetërore. Jo etnike, jo territoriale. Serbia mendon se ajo duhet të bëhet shtet, as më i mirë, as më i keq sesa është Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina apo Kroacia. Kjo është arsyeja shtetërore e elitës politike serbe; mbrojtja e territorit shtetëror. Nëse me rekomandimet e Komisionit të Badinterit është paraparë që Jugosllavia të lërë që të gjitha shtet-republikat të jenë shtete, por jo edhe krahinat, atëherë argumenti serb është që kjo nuk vlen për Serbinë, vlen për Kroacinë dhe për Slloveninë, por nuk vlen për Serbinë. Pra, arsyeja serbe është arsye shtetërore, por jo historike. Normalisht, aty shikohen dhe argumentet historike dhe ato etnike.

    Marrë me shkurtime nga emisioni "Shqip" në "Top Channel"

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=29400


    ps-kur te dali video ne google mundesisht postojeni ketu.

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Kosove shpalle pavaresine,çastet historike vijne 1here ne mijera vjet,Kosove mos humb kohe,Kosove çohu nga gjumi,Kosove ti je Shqiptare.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Shqiptare Kosovare ju jeni Dardane,ju jeni bijte e Shqipes
    Shqipja eshte krenare me ju
    Shqiptare Kosovare koha nuk punon per ju
    Shqiptare Kosovare shpalleni pavaresine sa nuk eshte vone
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    28 nendori ështe dita me favorshme e shpalljes se pamvarsis ,edhe kjo duhet te ndodhe patjeter duke mos pritur më pazaret politike te cilat jane ne deme te kosoves.qeverria shqiptare e tanishme e luajti shume keq çështjen e kosoves ne mungese te padituris edhe injorances ku e kane zhytur historianet shqiptare shekullin e shkuar edhe deri me sote?politika budiste me shqiptaret si dege e indoevropianes ,lufta e fëlliqur e krishterimit edhe myslimanizmit të cilet nuk lejuan mesimin e shkrimin e shqipes per nje kohe te gjate ,solli qe shqiptari sote te ndihet i "pamundur"që te mbroje prejardhjen e tij!Historianet tane te nderuar do bejne mire qe ti hapin syte edhe te perkthejne demetrio camardan,jakovo thomopulon,franc bopp etje etje ne shqipe,edhe ti tregojne botes se kush jemi ne shqipfolsit?E talentuara Elena kocaqi e ka shpallur hapur me kohe emerimin e gabueshem te dardanis ne emer serbe kosovo....(ler ti hapin syte ata qe nuk ju japin rendesi emrave..sidomos ata tek tema e Skenderajt)

    leskoviku me sa njohe emrin e vete e ka te serbezuar=lesko vaçe=lajthi e zeze,mos valle serbia ështe deri ne leskovike???????

    duhet patjeter te hapet URGJENTISHTE fakultet i studimeve klasike,lashtenjohese ,ne menyre qe shqipfolsi te ndergjegjezohet edhe te njihet me prejardhjen e vete...TURPI I BOTES,TURPË KUSH E DEGJON SE SHQIPERIA NE 2007 NUK KA NJE SHKOLLE TE TILLE QE TE NJOHE PREJARDHJEN E VETE ,ATE QE GJERGJ KASTRIOTI E NJIHTE EDHE ISHTE VESHUR KOKE E KEMBE SI PALLAZGE,NAIM FRASHRI QE SHKRUANTE ,"ME KALIMIN E KOHEVE EDHE DUKE U PERZIER,BENE ELINËT....LATINET......ISMAIL QEMALIN I CILI KERKOJ ZBULIMIN E DODONE QE TI THOSHTE BOTES SE KUSH ESHTE SHTETI I RI QE PO KRIJOHET???

    PAS TIJ ASKUSH NUK E NGRITI ZERIN ME ,MBRETI ERDHI NE FUQI ME SERBIN DUKE SHITUR TOKE SHQIPTARE EDHE DUKE HAPUR SHKOLLA GREKE,PO KESHTU EDHE ENVER HOXHA.SHKENCEN SHQIPTARE TE HISTORIS E PERDHUNUAN ALEKS BUDA ME KOMPANI TE CILET INTERRNONIN ATA QE KISHIN MENDIME TE KUNDERT PER HISTRIN TONE(DH PILIKA,S KONDA)....PARA PAK DITESH DOLI EDHE LIBRI I HISTORIS 6,NGA KU TE GJITHE DOLEN TE PALAGUR TRADHETARET BERISHA ,POLLO EDHE HISTORIANET......................ELENA KOCAQI,MATHIU AREF,NIKO STILO,KATAPANO..........PO NA TREGOJNE RRUGEN E VERTET TE HISTORIS SONE,POR ATA PO LOZIN NË NJE LOJË QË ËSHTE SHITUR QE ME PARE NGA AKADEMIKET EDHE HISTORIANET NE TIRANE EDHE PRISHTINE,NGA ATA HISTORIAN TE SHITUR ASHTU SI POLLO EDHE BERISHA TE CILET HESHTIN AKOMA PER TRADHETIN 6?

  5. #5
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Rrofte Kosova e pavarur dhe shqiperia e madhe.

    Ahh deshiroj qe te vije ajo dite qe ta shohim shqiperine sikur i ka hije, te bashkuar, te pavarur, dhe me unitet.
    Ergo cogito, ergo sum!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Kreksi me ;24-05-2007 më 14:42.

    Po e riperseris edhe njehere kete tekst qe ndoshta ndonjeri edhe do me kuptoje arsyen.
    Historianet shqiptar mesojne nga librat e te tjerve por kur bie fjala te nxjerrin nje koment apo nje perfundim sa i perket historise se kosoves nuke jane ne gjendje te shprehen si duhet qe te tjeret te marrin veshe kete qeshtje, kurse qe ai Malkolmi nga anglia vjen e iu jep mesim se si mbrohet kauza shqiptare per kosoven.
    Pra ketu s'ka edhe shume fillozofi, me tri fjale mund te kuptohemi me biseduesit.

    ketu me poshte po e nxjerri nje postim qe e kam shkruar para ca muajve dhe tani kur lexova fjalet e Malkolmit ketu me siper, menjehere mu kujtua artikulli im prandaje e ripostova qe ta lexoni se per kosoven as qe duhet biseduar me serbet nese ata permendin emrin djepi apo miti serb !



    Pse sebet mbesin pa Mite ?

    Si ne keto raste siç eshte serbia, une mendoje se serbet dhe epoka serbe fare nuk i perkasin Miteve !
    Ju do me kundershtoni ndoshta por nese e analizoni mire kete qeshtje atehere do te mbeshtesni mendimin tim.
    Popujt qe nuk kan dalur nga antikiteti siç jane serbet, qe kurre nuk kan patur kontakte me as nje civilizim te hershem, as ate romake as grekë, mos te flasim per kohen e bizantit ku keta popuj sllave endeshin poshte e larte per te gjetur (pushtuar) nje atedhe te dyte pas atije qe lane me pare atje pertej Danubit e perteje karpateve...


    Kjo eshte shume e thjeshte, perse vetem serbet ne mesin e te gjithe slaveve te jugut te kene mite te tyre ne Ballkanin e posaardhur ndersa te tjeret, kroatet, bullgaret, sllovenet e boshnjaket te mos kene edhe ata mite te tyre ?

    Nese llogarisim qendrimin e serbeve ne Fushen e Kosoves del se ata qendruan vetem 150 vite deri sa erdhi empiri otoman dhe e rrexoi kete dinastie me 1389, ku shqiptaret rifilluan jeten e tyre si dikur ne kohen e pushtimit romakë, pra ky pushtues iu doli edhe si çlirues i tokave te tyre...

    Pas 5 shekujve perseri serbet filluan te revandikojne kete toke qe e paten pushtuar dhe mbajtur per 150 vite, qe po te marrim lapsin del se dominimi serb ne kosove eshte i shkurter dhe se nje popull qe nuk ka ne ate nenetoke qe revandikon asnje rrenojë, as një kala, as një amfiteater, asnjë tempull, ai popul nuk ka as Mitologji e as histori....
    Prandaj kapercyerja e serbve neper ballkane si pushtues e si barbar nuk mund te kualifikohet si nje popull me mitologji e as me kultur.

    Pra sa here e kam cekur se serbet nuk kan as mit e as histori se nje popull qe ka mite ai se paku eshte dy mije vjeçarë e si mund te kete mite nje popull ne shekullin e XIV-të vetem 120 vite para zbulimit te amerikes ?
    Pra edhe amerikanet paskan mite, mite por mite te reja per perendimin e eger si psh. per heroin Dejvi Kroket, Bufallo Bill, Dok Holidej etj...

    Pra per mua keto nuk jane mite por tregime te vonshme ne krahasim me mitet greko-romake....
    Ne fillim te shekullit XX. aleatet e tyre franqez ua dhane mundesine serbeve qe ti ngrisin ne qielle rrefimet e tyre rapsodike qe kendoheshin per betejen e kosoves e kesi lloje rapsodesh ruan çdo popull por nuk mund te konsiderohen si Mite se Miti jep vleren e nje populli te vjeter e tejet te lashte e jo nje erdhacaku te shekullit XIV qe sundoi kete fushen e kosoves, pra Dardanine antike.
    Pra te thuash qe serbet kan Mite, me kete atyre ua ngrit vleren, mirepo disa shqiptar ende nuk e kuptojne kete term si duhet, sigurishte pasoje e regjimit komunistë....
    Derbet s'kan mite prpose genjeshtrave te tyre qe mundohen tua shesin atyre gazetarve qe nuk dijne se ç'është historia e miti ku te dyjat i bejne bashke...
    Besoje se sado pakez me keni kuptuar.
    Ju falemnderit.

    shendet

    kreksi

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 24-05-2007 më 14:42.

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Popujt qe nuk kan dalur nga antikiteti siç jane serbet, qe kurre nuk kan patur kontakte me as nje civilizim te hershem, as ate romake as grekë, mos te flasim per kohen e bizantit ku keta popuj sllave endeshin poshte e larte per te gjetur (pushtuar) nje atedhe te dyte pas atije qe lane me pare atje pertej Danubit e perteje karpateve...
    Lere, lere. Serbet te pakten u menduan e thane, le te krojojme edhe ne mitet tona si ata pe nga civilizimi hershem grek e romak. Mbetet te diskutohet ketu per Shqiptaret qe ndonese ne kontakt me civilizimet "grek" e romak nuk kane asnje mit te tyrin. Andaj duan t'ju vjedhin pasurine grekve.

    Kjo eshte kur te merr me vete vete fryma poetike. Ka mbetur ndonje qe dallon ndryshimin midis zhanreve te faktit dhe imagjinates?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •