Eshte pra hera e pare qe paraqitem ne kete forum.Duke i lexuar temat nuk e pash asnje diskutim rreth zhvillimeve te fundit ne Maqedoni dhe mendova qe megjithate do te kete te interesuar per te diskutuar rreth kesaj.Aktualisht ne kete vend po vendosen shtullat e nje ndertimi te quajtur shtet multietnik ku shqiptaret si "pakice e madhe" ne leter fituan (fitojne) te drejta qe per europianet paraqesin nje te arritur te madhe.Ne te vertete te shtunen e kaluar perfundimisht u permbyllen diskutimet me pjesemarrje te nderkombetareve rreth vellimit te drejtave qe aq bukur tingellojne kur te lexohen por valle c`ndodhe ne realitet.Sot duke e lexuar nje gazete maqedonase ne fakt u zbulua edhe kualiteti i ketyre te drejtave.Konkretisht gjuha shqipe si gjuhe zyrtare e ashtuquajtur e dyte apo sekondare, fjala vjen tek leternjohtimet dhe pasaportat.Ato pra ne faqen e pare te ketij leternjotimi do te jene vetem maqedonisht dhe anglisht,brenda pyetesori pervec ne keto gjuhe do te jete edhe shqip(fjala vjen emri mbiemri) ndersa te dhenat do te shkruhen maqedonisht dhe shqip por toponimia mbetet maqedonisht.Tani une edhe zyrtarisht ne gjuhen time do te jem i lindur ne Skopje,ceshtje kjo ju lutem a arritur?Kete e kishin propozuar edhe socialdemokratet maqedonas edhe ate para luftes por tani pas luftes ne fakt shqiptaret fitojne po ato te drejte qe ishin propozuar para luftes,po pyes pse valle ndoshi lufta?Nuk dua te jem injorant por u vrane aq shume njerez qe disa krere te politikes shqiptare perseri te kurdisin keso te drejtash?Jo falemnderit shyqyr paska mundesi te mos e pranoj kete leternjotim "ne gjuhen shqipe" do ta mbaj kete vetem maqedonisht duke pritur gjithnje qe nje dite vendlidja ime te shkruhet ashtu sic eshte ne gjuhen time Shkup.
Krijoni Kontakt