Këtë fundjavë banorët e Serbisë e kuptuan se i kanë pothuajse rrugët më të këqija në botë, se në mesin e tyre jetojnë mbi një milionë analfabetë, por edhe shumëçka tjetër.
Statistika e fundit është vetëm vazhdimësi e shifrave të errëta që tregojnë se Serbia është vendi i dytë në botë për ikja e ‘trurëve’ , e fundit në Evropë për nga nataliteti, e fundit për nga eksporti, por në maje për nga papunësia, korrupsioni...
Sipas shumë listimeve, hulumtimeve dhe statistikave botërore, Serbia për shumëçka ndodhet në pjesën e fundit ose në fund të radhitjeve. Është në mesin e shteteve më të varfra evropiane dhe në maje për nga inflacioni, ka rrogat më të ulëta në rajon, por është e para për nga numri i azilantëve, aborteve...
Agjencia Amerikane e Zbulimit (CIA), qysh në maj të vitit të kaluar ka publikuar të dhëna të këqija për Serbinë, sipas të cilave del se ajo “është në mesin e katër vendeve më të varfra në Evropë”.
Sipas CIA’s, shkalla e papunësisë është në mesin e më të lartave në botë, për nga inflacioni është në rang me shtet afrikane dhe aziatike, ndërkaq eksporti i saj është tejet inferior.
CIA nënvizon se Serbia ndodhet në vendin e 103’të për nga lartësia e bruto prodhimit shoqëror për kokë banori, kurse në listën prej 200 shteteve Serbia radhitet e 163’ta për nga papunësia. Shoqëri i bëjnë Timori, gaboni, Republika Dominikane, Jibuti, etj. Dy shtetet e vetme që radhiten më keq janë Maqedonia (181) dhe Bosnje e Hercegovina (185).
Për nga lartësia vjetore e inflacionit, Serbia radhitet në vendin e 165’të (me 6.6 përqind), kështu që sërish është afër shteteve të pazhvilluara afrikane dhe aziatike. Prej shteteve evropiane inflacion më të lartë kanë vetëm Rusia, që radhitet e 200’ta, Bjellorusia (203) dhe Ukraina (214).
Sipas Djordje Vukovic, drejtor i agjencisë CESID, çfarëdo treguesi tjetër, më i mirë, i gjendjes së përgjithshme në Serbi o të ishte një çudi e vërtetë, marrë parasysh të gjitha që kanë ndodhur në këtë vend në dy dekadat e fundit. Vukovic përkujton se Serbia i ka humbur shumë shanse historike, ndërkohë që përderisa në 10 vitet e fundit “e gjithë bota zhvillohej, ne ende vazhdonim të shkatërroheshim”.
Ai shton edhe atë se “përveç gjithë të metave të numëruara, ne nuk kemi as shkollim, as shëndetësi, e as universitet të mirë, që do të ishte një bazë mbi të cilën do të ndërtohej dhe krijohej. Sepse, nga asgjëja mund të krijohet vetëm një asgjë. Me vite të tëra nuk kemi investuar në infrastrukturë... njëherë ishte lufta, pastaj sanksionet, e tani tranzicioni.
Ne nuk kemi as sistem të zhvilluar politik, mbi të cilin do të mund të krijonim. Serbia pra është vetëm një copë tokë e parregulluar”, thotë Vukovic, sipas të cilit as që mund të pritet ndonjë ndryshim ngase njerëzit punojnë nëpër ndërmarrje që s’funksionojnë. Pra, s’ka as para, e pa to as investime në infrastrukturë apo kudo qoftë tjetër.
"Vërtet do t’më habiste po të ishte ndryshe nga kjo si është tani. Epo, shpresoj se ju ktheva optimizmin”, përfundon ai me ironi.
http://gazetaexpress.com/?cid=1,18,62644
Krijoni Kontakt