Protestuesit egjiptianë sulmojnë ambasadën izraelite, tension mes dy vendeve
Qindra protestues kanë sulmuar ambasadën izraelite në Kajro, duke hedhur dokumentet nga dritaret. Sulmi detyroi ambasadorin dhe familjen e tij që të largohen nga vendi. Kjo protestë i ka përkeqësuar akoma më shumë marrëdhëniet aktualisht të këqija mes Izraelit dhe Egjiptit post- Mubarak.
Fillimisht ka pasur raportime se policia egjiptiane nuk ndërhyri, duke lejuar protestuesit të hyjnë brenda dhe të hedhin nga dritaret dokumentet e gjetura aty. Gjashtë persona, raporton BBC, mbetën të bllokuar në godinë dhe u desh ndërhyrja e forcave komando që ata të shpëtoheshin. Ambasadori dhe familja e tij u larguan nga vendi me një avion ushtarak.
Agjencia shtetërore egjiptiane thotë se 448 vetë janë plagosur, kurse vendi ka shpallur gjendjen e alarmit. Tensioni u rrit mes dy vendeve që pas 18 gushtit, kur pesë policë egjiptianë u vranë në kufi me Izraelin. Më pas një autobus me civilë izraelitë u sulmua pranë një resorti në Detin e Kuq, duke lënë tetë të vdekur.
Gjatë kohës kur Mubarak ishte në pushtet, marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të qëndrueshme. Tani kanë lindur dyshimet nëse qeveria e re do mund të ruajë këtë stabilitet.
----
Kjo sikur qe manovër "paqësore" e Arabëve ?
Krijoni Kontakt