-
Jezusi (H.Isai (a.s.) nė Kur-an
Jezusi (H.Isai (a.s.) nė Kur-an
Myslimanėt e njohin Jezusin pėr tė dėrguar tė
Zotit dhe i besojnė profetėsisė sė tij.
Shumė nga rinia myslimane shqiptare, qė si kanė
plotėsuar dituritė fetare sikurse lypset, nuk e njohin
mirė identitetin e Jezusit, dhe mund tė kenė formuar
ide tė gabuara mbi personin e tij tė lartė.
Kjo bindje e gabuar qė mund tė kenė formuar ata,
mund tė bėhet shkak qė, pa ditur gjė, tė dalin nga
rrethi i Islamit. Pėr ti ardhur nė ndihmė kėsaj klase,
kėtu poshtė po sjellim kuptimin e disa vargjeve tė
Kuranit qė flasin qartė mbi identitetin, krijimin dhe
misionin e Jezusit, i cili nė Kuran quhet Isa, i biri i
Merjemit (Marisė).
Pėrmende, o i dashuri im, atė kohė, kur engjėjt i
thanė: O Merjem, Zoti tė pėrgėzon me njė fjalė prej
Tij qė e ka emrin Mesih, Isa, i biri i Merjemit, i cili
ėshtė i vlefshėm nė dynja e nė Ahiret dhe ėshtė nga
tė afėrtit e Zotit. (Kurani, III: 45)
Merjemi tha: O Zot, si mund tė kem unė njė
djalė, kur nuk mė ka prekur njeri? Kjo qė thua ti qėndron,
-iu pėrgjigj-porse Zoti krijon ētė dojė; Ai kur
vendos tė krijojė njė gjė, i thotė vetėm Bėhu! dhe
ajo bėhet. (Kurani: III-47)
Zoti ia mėson atij librin e diturinė; ia mėson edhe
Teuratin e Ungjillin dhe e dėrgon si profet te bijtė e
Israilit, tė cilėve iu thotė: Unė ju kam ardhur i veshur
me njė shenjė tė mrekullueshme: Unė ju bėj njė gjė
prej balte si shtat shpeze, pastaj i fryj dhe ajo, me
lejen e Zotit, bėhet shpezė; i shėroj edhe sytė e atyre
qė kanė lindur tė verbėr; i shėroj edhe abrashėt; i
ngjall me lejen e Zotit edhe tė vdekurit; ju paralajmėroj
edhe ēbėni e ēdepozitoni nėpėr shtėpia; pa
dyshim nė tė gjithė kėto ka shenja qė dėshmojnė
dėrgimin tim, nė qoftė se besoni! (Kurani: III-49)
Unė vėrtetoj Teuratin dhe kam ardhur me qėllim
qė tju lejoj disa gjėra qė i keni pasur tė ndaluara; unė
ju kam ardhur me shenja prej Zotit; pra kini frikė
Allahun dhe mu bindni. (Kurani: III-50)
Ska dyshim se Allahu ėshtė Zoti im dhe Zoti
juaj; pra adhurojeni Atė; kjo ėshtė udha e drejtė.
(Kurani: III-51)
Kur Isa-i e diktoi mosbesimin e popullit Israil,
tha: Cili prej jush ėshtė pėrkrahėsi im nė rrugė tė
Zotit? Ne jemi pėrkrahėsit e rrugės sė Zotit-thanė
apostujt, - i besuam Zotit e ti dėshmo pėr ne se jemi
myslimanė. (Kurani: III-52)
Kur i tha Allahu: O Isa, Unė do tė tė marr, do tė
tė ngre pranė Meje e pėr tė pastruar prej atyre qė tė
mohuan; dhe ata qė tė besuan do ti bėj superiorė deri
nė ditėn e Kiametit pėrmbi ata qė tė mohuan; pastaj
do tė ktheheni te Unė e atėherė Unė do tju gjykoj pėr
kundėrshtimin e konfliktin qė keni pasur. (Kurani:
III-55)
Pa dyshim, puna e Isait pėr Allahun ėshtė si
puna e Ademit qė e krijoi prej toke dhe pastaj i tha:
Bėhu! edhe ai u bė. (Kurani: III-59)
Ky lajm i vėrtetė tė ka ardhur prej Zotit tėnd; pra
mos u bėj prej atyre qė dyshojnė. (Kurani: III-60)
O (i dashur) Muhamed! Atyre qė tė kundėrshtojnė
ty nė punė tė Isait mbasi tė ka ardhur njohuria,
thuaju: Ejani tė thėrrasim bijtė tanė dhe bijtė tuaj,
gratė tona dhe gratė tuaja, veten tonė dhe ju vetė dhe
pastaj tė lutemi qė mallkimi i Zotit tė bjerė mbi anėn
qė gėnjen. (Kurani: III-61)
O i dashuri Im, pėrmende edhe atė kohė, kur ka
pėr ti thėnė Allahu: O Isa, i biri i Merjemit, a ti u ke
thėnė njerėzve qė veē Perėndisė tė marrin ty e nėnėn
tėnde pėr Zot? Hasha, o Zot im, qė ske farė mungese
ka pėr ti thėnė Isai, - nuk ka se si tė them unė njė
fjalė qė sėshtė e drejtė; nė qoftė se e kam thėnė, Ti e
di! Ti, o Zot, i di gjithė ēkam nė veten time e unė si
di tė Tuat; Ti, pa dyshim, je i vetmi qė i di plotėsisht
tė fshehtat. (Kurani: V-116)
I madhi Isa vazhdon nė fjalė:
Unė siu kam thėnė atyre gjė tjetėr, veēse ēmė ke
urdhėruar Ti pėr tiu kumtuar; ju kam thėnė,
adhuroni Allahun qė ėshtė Zoti im e i juaji; edhe deri
sa qesh gjallė qesh dėshmitar mbi ta (d.m.th. nuk
pata dėgjuar kėsi fjale edhe mbasi mė more ke qenė
vetė pėrgjues e kontrollues i tyre; Ti, o im Zot, je
dėshmitar mbi ēdo send. (Kurani: V-117)
O i dashuri Im, pėrmende edhe atė kohė, kur
Isai, i biri i Merjemit iu tha: O bijtė e Israelit, me tė
vėrtetė unė jam Profet i Allahut qė mė ka dėrguar te
ju pėr tė vėrtetuar Teuratin e pėr tju uruar me gėzimardhjen
mbas meje tė njė Profeti qė e ka emrin
(Ahmed); e kur ky Profeti (i paralajmėruar prej Isait)
erdhi duke sjellė me vete edhe provat e forta, thanė,
kjo ėshtė njė magji e qartė. (Kurani: 61-6)
Kush ėshtė mė fajtor (i padrejtė) se ai qė shpif
rrena kundėr Zotit, kur thirret nė fenė Islame; por
edhe Allahu nuk e sjell nė rrugė tė mbarė popullin e
padrejtė. (Kurani: 61-7)
Ata duan tė fikin me buzėt e tyre Dritėn e madhe
tė Zotit, i cili ėshtė plotėsuesi i Dritės sė Vet,
megjithėse mohuesit e urrejnė kėtė gjė. (Kurani: 61-
8)
Ėshtė vetė Zoti qė e ka dėrguar Profetin e tij me
Dritė nė dorė, edhe feja e Vėrtetė do tė fitojė superioritetin
mbi krejt fetė e tjera, sado qė kėtė punė e
kanė mėri idhujtarėt. (Kurani: 61-9)
Atyre qė u dhėnė dituri, e shohin se ajo qė tu ka
zbritur nga ana e Zotit tėnd ėshtė vetė e vėrteta edhe
mbarėson nė rrugėn e Zotit tė plotpushtetshėm e tė
lavdėruar. (Kurani: 34-6)
Zani i Naltė, Tiranė, Nr. 2, Shkurt 1935
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt