Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Pse cfare te pengojne ty shqiptaret e Turqise ?
    Ku te jete ashtu qe ata shqiptaret e turqise ta ruajne edhe me tutje identitetin Shqiptare , je ne vete se cfare flet ti !
    Pervec gjakut, geneve, asgje nuk ju ka mbetur, por nuk eshte faji i tyre, eshte politika asimiluese turke, nuk i ka njohur si minoritet kurre.

    Sic thote Drague, nuk dine as dy fjale shqip

  2. #12
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga dLeoni Lexo Postimin
    Une nuk e kam te qarte kete marveshje, ishte marveshje mes Jugosllavise dhe osmanlinjeve ,komunisteve te atehershem turk apo si??,sepse i kemi perzier si cik gjerat, neser mund te na akuzojne neve si shqiptare vetem pse Enveri kishte ndaluar fente ne shqiperi, faji duhet te gjindet dhe akuzat te adresohen mire njehere e pergjithmone ,keshtu qe mos te flasim nga inati dhe mos njohja e fakteve
    Ishte marreveshja qe bene turqit me ish jugosllavet per debimin e shqiptareve nga ish jugosllavia.

    Ministri turk qe nenshkroi mareveshjen, ishte dhe ky arnaut, thuhet se kishte prjeardhjen nga Qyprillinjte.


    Ja kemi bere varrin vetes gjithmone, dhe vazhdojme tja bejme akoma.

    Ta merr mendja, qeveria e kosoves po ndryshon historine tani, sulltani clirimtar, Gjergj Kastrioti tradhetar....kete do mesojne femijet e kosoves tani.

  3. #13
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga Korbi999 Lexo Postimin
    Zoteri "Pa_Doreza!
    Artikulli ka marre vetem nje ane te gjithe ceshtjes. Ka ndonje pasaktesi ose njeanesi ne te gjithe artikullin?
    Marveshjet e shkaut me Turqine , jane dhe ato pjese e gjithe kesaj tragjedie, nuk i mohoj kush ato. Ne duhet te perpiqemi te ruajme mardhenie te mira me popullin turk, pasi ne shtepine e tyre hane buke 3 milion shqiptare mire apo keq kjo eshte gjendja Ja thellohu pak. Ne asnje menyre nuk duhet t'i nenshtrohemi orekseve te politikaneve turq, por eshte nje popull ne mes, jane dhe vellezerit tane qe jetojne atje.
    Salam!

    Jo Korb jo shum gabim je Turqia dhelper, po hane ne shpine te shqiptareve edhe nuk jane 3 million po 20 million qe i ka maltretuar si eshte mas se keqi or ´´KORB´´ ty tkan met mardhanje te mira me armikun

  4. #14
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Me duket se dhe here tjera eshte debatuar pozita e Shqiptareve ne Turqi.Me vjen mire qe Shqiptaret atje e ndjejne veten krenar per origjinen e tyre Shqiptare dhe nje perqindje fare e pa pefillshme mundohet te ruaj trashigimin tone kuturore,ndersa nevrikosem kur ndegjoje qe nje shumice e te shpengulurve shqiptare ,jo me larg se dy breza ,nuk din dy fjale shqip!!!
    Pse Si?? Kush e ka fajin per kete??kush jane faktoret qe i pengon Shqiptaret te kene nje identiet etnik dhe kulturor ,pse jo dhe politik ne Turqi??Duke marre parasysh faktin se Shqiptaret ne Turqi kane nje emigracion thuaj se 500 vjeçar,eshte nje kohe relativishte e gjate,qe Shqiptaret atje te benin shume me shume drejte subjektivizimit te tyre etnik ,kulturor dhe politik,keshtu qe jo vetem ata do ndjehen shume fish me krenar ,por per kete do te na benin dhe neve te ndjehemi shume me krenar...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 12-09-2011 më 14:38
    Mos i bej dikujt ate,qe nuk ke deshire te ta bej dikush

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-09-2011
    Postime
    36
    Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë
    Autor: Nexhmedin Spahiu E hëne 12 Shtator 2011 11:53 AM
    Nuk janë turqit ata që duan të na ndryshojnë historinë, atë na e ka falsifikuar shoku Enver Hoxha dhe shërbetorët e tij.

    Pas deklaratave të ministrave turq Dinçer e Davutoglu për problemet që ka historiografia e jonë në raport me turqit dhe me Perandorinë Osmane u ngrit turma e atyre që pretendojnë të jenë historianë se nuk lejojnë të ndryshohet historia, se të prekësh historinë është të prekësh shtyllën kurrizore të kombit etj.etj..
    Kjo e vërtetë duket shumë cinike. Ata që prekën shtyllën kurrizore të kombit janë falsifikatorët e historisë, shërbëtorët e shokut Enver Hoxha (1908-1985) dhe nxënësit e tyre.
    Këta falsifikatorë të historisë për më së gjysmë shekulli indoktrinuan breza të tërë me histori të rreme, me gjysmë të vërteta dhe me komente të çoroditura.
    Lëvizja komuniste në Drenicë?!!! Lëvizja balliste në Drenicë?!!!
    Falsifikimi u bë aq i paskrupullt sa ta zëmë ka njeri që ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës me temën “Lëvizja komuniste në Drenicë 1941-1945” . Emrin nuk po i përmendi për të mos krijuar idenë se po sulmoj individin dhe jo dukurinë. Krejt Drenica e di që në atë kohë s’kishte asnjë komunist në Drenicë dhe rrjedhimisht as lëvizje komuniste.
    Po i njëjti person, pas rënies së komunizmit shkroi librin “Ballit Kombëtar në Drenicë” duke i konsideruar si ballistë të gjithë nacionalistët shqiptarë të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Në gjithë Kosovën në atë kohë kishte vetëm dy anëtarë të Ballit Kombëtar. Ata ishin dy profesorë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, kurse në Drenicë s’kishte as edhe një ballist të vetëm.
    Nacionalistët e Drenicës si edhe ata të gjithë Kosovës ishin përkrahës së qeverisë kuislinge me seli në Tiranë deri më 1943, dhe më 1943/44 përkrahës të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në krye me Rexhep Mitrovicën (1887-1967) e Xhafer Devën (1904-1978), ndërsa më 1945/46 përkrahës të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare dhe përkrahës të kryengritjes së Shaban Polluzhës në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht këtu nuk po i llogarisë për nacionalistë një grup komunistësh të mbledhur rreth Fadil Hoxhës (1916-2000) të cilët edhe ashtu kishin rrol minor derisa u krye Lufta e Dytë Botërore.
    Ky shembull eklatant tregon se sa në mënyrë bizare është shkruar historia e jonë.
    Falsifikimi i deklaratës së pavarëssisë së Shqipërisë
    Vargu i falsifikimeve me te cilat edhe sot e kësaj dite furnizohen nxënësit e studentët në Kosovë e Shqipëri është tejet i gjatë dhe prekë çdo pore të historisë sonë.
    Disa nga këto falsifikime janë dalë në shesh pas rënies së komunizmit siç është rasti i shlyerjes së nënshkrimeve të Rexhep Mitrovicës (1887-1967), Mit’hat Frashërit (1880-1949) e të tjerëve nga dokumenti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, por shumica e falsifikimeve ende kanë ngelur.
    Falsifikimi i emrit të Ismail-Qemail bej Vlorës në Ismail Qemaili
    Falsifikimi prek edhe vet Ismail-Qemail bej Vloren (1844-1919).
    Meqë Enver Hoxha i kishte shkatërruar gjithë familjen Vlora sikurse edhe gjithë familjet tjera patriotike në mbarë Shqipërinë, atëherë kryeministrit të parë të Shqipërisë iu hoq mbiemri Vlora dhe titulli bej. Pjesa e dytë e emrit Ismail-Qemail iu bë mbiemër dhe kështu Ismail Qemail bej Vlora u tjetërsua në Ismail Qemaili. Edhe sot e kësaj dite shkollat, rrugët dhe sheshet në Kosovë e Shqipëri mbajnë tabelat ku shënohet Ismail Qemaili e jo Ismail-Qemail bej Vlora.
    Vasil Shanto – terroristi komunist që mësohet si hero
    Ende sot në Shqipëri rrugë dhe shkolla mbajnë emrin e heroit të popullit Vasil Shanto (1913-1944) “heroizmi” i të cilit ishte vrasja e djalit të Isa Boletinit (1864-1916), major Adem Boletinit (___-1943), komandant i xhandarmerisë në Shkodër.
    Falsifikimi i nënshkrimit të Bajram Currit: letër Leninit
    Dr.Krist Maloki (1900-1973) ishte tronditur kur në muzeun e Shkodrës gjatë vizitës së tij si profesor austriak viteve të 60-ta, iu kishte prezantuar dokumenti i “nënshkruar” nga Bajram Curri (1862-1925) ku kinse ky i kishte dërguar letër “Hazreti” Leninit (1871-1924). Krist Maloku pohon se e kishte njohur personalisht Bajram Currin dhe se Bajram Curri ishte analfabet dhe kurr nuk kishte vënë nënshkrim. Natyrisht ky fakt nuk e zvogëlon rrolin e Bajram Currit në dërgimin nëpër shkolla të të rinjëve shqiptarë nga Kosova.
    Falsifikimi më i dëmshëm: ai për Kongresin e Berlinit
    Vargu i falsifikimeve është i gjatë, por më të dëmshmin na e provon Jusuf Buxhovi.
    Ky ka të bëjë me qëndrimin “armiqësor” të Anglisë dhe Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në kongresin e Berlinit më 1878. Edhe pse Jusuf Buxhovi me prova të dorës së parë dëshmon se Anglia e Gjermania në Kongresin e Brerlinit kishin ndaj Shqipërisë qëndrim identik me atë çfarë patën këto vende ndaj Kosovës më 1999, prap se prap librat tona të historisë, nga ku mësojnë nxënësit e studentët tanë, vjellin vrer kundër Anglisë e Gjermanisë së asaj kohe. A nuk është dëmtim i shtyllës kurrizore të kombit falsifikimi i raporteve të kombit me miqtë më të mirë të tij: Anglinë e Gjermaninë?
    Wikileaks. Viki-Çka?
    Kur ka falsifikim të fakteve, atëherë komentimi i historisë bëhët akoma më banal. Ata që kanë shkruar historinë mbi bazën e fakteve dhe kanë komentuar drejt kurr nuk i tremben rishikimit të teksteve të historisë. Ata që kanë falsifikuar klithin sllogane patriotike për të fshehur krimin qe kanë bërë.
    Nga Wikileaksi nuk frikësohet askush që ka folur hapur, drejt e sinqerisht në çdo kohë e çdo vend. Për ata që gënjejnë e intrigojnë: Wikileaks, Viki-Çka?

  6. #16
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Sigurisht se na duhen shqiptaret qe jane ne Turqi dhe besoj qe shumica ketu kane familjare atje, qe kane ikur per shkak te represionit shkavell dhe jo per qejf (une kam rast konkret ne familjen time). Tani qe jane muslimane skem ca bejme se tanet jane, e nuk i leshojme pse dikujt nuk i pelqen, se me shume na duhen 4-5 milione shqiptare se disa individe. Madje dhe familjare te mi shume te afert kishin dashur te ikinin per shkak te ndjekjeve serbe, por ishte mbyll "porta", sic thote gjyshja ime (se kuptohet qe enveri qemoti e kishte mbyll "porten" per ne). Me te mira.

    P.S. njejte vlen dhe per arvanitet, qe te jem e qarte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 12-09-2011 më 15:31

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    Citim Postuar më parë nga dLeoni Lexo Postimin
    Mos na prekni historinë – po klithin falsifikatorët e historisë
    Autor: Nexhmedin Spahiu E hëne 12 Shtator 2011 11:53 AM
    Nuk janë turqit ata që duan të na ndryshojnë historinë, atë na e ka falsifikuar shoku Enver Hoxha dhe shërbetorët e tij.

    Pas deklaratave të ministrave turq Dinçer e Davutoglu për problemet që ka historiografia e jonë në raport me turqit dhe me Perandorinë Osmane u ngrit turma e atyre që pretendojnë të jenë historianë se nuk lejojnë të ndryshohet historia, se të prekësh historinë është të prekësh shtyllën kurrizore të kombit etj.etj..
    Kjo e vërtetë duket shumë cinike. Ata që prekën shtyllën kurrizore të kombit janë falsifikatorët e historisë, shërbëtorët e shokut Enver Hoxha (1908-1985) dhe nxënësit e tyre.
    Këta falsifikatorë të historisë për më së gjysmë shekulli indoktrinuan breza të tërë me histori të rreme, me gjysmë të vërteta dhe me komente të çoroditura.
    Lëvizja komuniste në Drenicë?!!! Lëvizja balliste në Drenicë?!!!
    Falsifikimi u bë aq i paskrupullt sa ta zëmë ka njeri që ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës me temën “Lëvizja komuniste në Drenicë 1941-1945” . Emrin nuk po i përmendi për të mos krijuar idenë se po sulmoj individin dhe jo dukurinë. Krejt Drenica e di që në atë kohë s’kishte asnjë komunist në Drenicë dhe rrjedhimisht as lëvizje komuniste.
    Po i njëjti person, pas rënies së komunizmit shkroi librin “Ballit Kombëtar në Drenicë” duke i konsideruar si ballistë të gjithë nacionalistët shqiptarë të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Në gjithë Kosovën në atë kohë kishte vetëm dy anëtarë të Ballit Kombëtar. Ata ishin dy profesorë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, kurse në Drenicë s’kishte as edhe një ballist të vetëm.
    Nacionalistët e Drenicës si edhe ata të gjithë Kosovës ishin përkrahës së qeverisë kuislinge me seli në Tiranë deri më 1943, dhe më 1943/44 përkrahës të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në krye me Rexhep Mitrovicën (1887-1967) e Xhafer Devën (1904-1978), ndërsa më 1945/46 përkrahës të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare dhe përkrahës të kryengritjes së Shaban Polluzhës në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht këtu nuk po i llogarisë për nacionalistë një grup komunistësh të mbledhur rreth Fadil Hoxhës (1916-2000) të cilët edhe ashtu kishin rrol minor derisa u krye Lufta e Dytë Botërore.
    Ky shembull eklatant tregon se sa në mënyrë bizare është shkruar historia e jonë.
    Falsifikimi i deklaratës së pavarëssisë së Shqipërisë
    Vargu i falsifikimeve me te cilat edhe sot e kësaj dite furnizohen nxënësit e studentët në Kosovë e Shqipëri është tejet i gjatë dhe prekë çdo pore të historisë sonë.
    Disa nga këto falsifikime janë dalë në shesh pas rënies së komunizmit siç është rasti i shlyerjes së nënshkrimeve të Rexhep Mitrovicës (1887-1967), Mit’hat Frashërit (1880-1949) e të tjerëve nga dokumenti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, por shumica e falsifikimeve ende kanë ngelur.
    Falsifikimi i emrit të Ismail-Qemail bej Vlorës në Ismail Qemaili
    Falsifikimi prek edhe vet Ismail-Qemail bej Vloren (1844-1919).
    Meqë Enver Hoxha i kishte shkatërruar gjithë familjen Vlora sikurse edhe gjithë familjet tjera patriotike në mbarë Shqipërinë, atëherë kryeministrit të parë të Shqipërisë iu hoq mbiemri Vlora dhe titulli bej. Pjesa e dytë e emrit Ismail-Qemail iu bë mbiemër dhe kështu Ismail Qemail bej Vlora u tjetërsua në Ismail Qemaili. Edhe sot e kësaj dite shkollat, rrugët dhe sheshet në Kosovë e Shqipëri mbajnë tabelat ku shënohet Ismail Qemaili e jo Ismail-Qemail bej Vlora.
    Vasil Shanto – terroristi komunist që mësohet si hero
    Ende sot në Shqipëri rrugë dhe shkolla mbajnë emrin e heroit të popullit Vasil Shanto (1913-1944) “heroizmi” i të cilit ishte vrasja e djalit të Isa Boletinit (1864-1916), major Adem Boletinit (___-1943), komandant i xhandarmerisë në Shkodër.
    Falsifikimi i nënshkrimit të Bajram Currit: letër Leninit
    Dr.Krist Maloki (1900-1973) ishte tronditur kur në muzeun e Shkodrës gjatë vizitës së tij si profesor austriak viteve të 60-ta, iu kishte prezantuar dokumenti i “nënshkruar” nga Bajram Curri (1862-1925) ku kinse ky i kishte dërguar letër “Hazreti” Leninit (1871-1924). Krist Maloku pohon se e kishte njohur personalisht Bajram Currin dhe se Bajram Curri ishte analfabet dhe kurr nuk kishte vënë nënshkrim. Natyrisht ky fakt nuk e zvogëlon rrolin e Bajram Currit në dërgimin nëpër shkolla të të rinjëve shqiptarë nga Kosova.
    Falsifikimi më i dëmshëm: ai për Kongresin e Berlinit
    Vargu i falsifikimeve është i gjatë, por më të dëmshmin na e provon Jusuf Buxhovi.
    Ky ka të bëjë me qëndrimin “armiqësor” të Anglisë dhe Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në kongresin e Berlinit më 1878. Edhe pse Jusuf Buxhovi me prova të dorës së parë dëshmon se Anglia e Gjermania në Kongresin e Brerlinit kishin ndaj Shqipërisë qëndrim identik me atë çfarë patën këto vende ndaj Kosovës më 1999, prap se prap librat tona të historisë, nga ku mësojnë nxënësit e studentët tanë, vjellin vrer kundër Anglisë e Gjermanisë së asaj kohe. A nuk është dëmtim i shtyllës kurrizore të kombit falsifikimi i raporteve të kombit me miqtë më të mirë të tij: Anglinë e Gjermaninë?
    Wikileaks. Viki-Çka?
    Kur ka falsifikim të fakteve, atëherë komentimi i historisë bëhët akoma më banal. Ata që kanë shkruar historinë mbi bazën e fakteve dhe kanë komentuar drejt kurr nuk i tremben rishikimit të teksteve të historisë. Ata që kanë falsifikuar klithin sllogane patriotike për të fshehur krimin qe kanë bërë.
    Nga Wikileaksi nuk frikësohet askush që ka folur hapur, drejt e sinqerisht në çdo kohë e çdo vend. Për ata që gënjejnë e intrigojnë: Wikileaks, Viki-Çka?
    Leon cavalli..historine nuku e shkrojti Enveri

  8. #18
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ca lesh identiteti rujn mer rush?

    60 vjec burri nuk i fliste dy fjale shqip.

    ju ka qerru syte feja ju.

    merre dhe korbin shkoni kerkoni azil ne turqi.
    Ne Turqi ore kopuk (titull) edhe ti te shkosh e te thuash jam shqiptar do te hapin deren e do te te japin azil e s'do te shker... si shkau.

    E ruajne identitetin or krici i pepes(krahinizem) si nuk e ruajne por, me c'te mburen kur Shqiperia i ka mohuar totalisht akoma edhe ne shek e XXI. Shqiperia nuk eshte sheruar nga kolera komuniste akoma per t'u mburrur jam shqiptar. Keto nuk jane fjalet e mia drague debilovic (epitet) por te shqiptareve te Turqise. Ke shkuar ne ndonje park apo market, apo librari, apo shkolle aty ne gjermani (a ku po te ushqejne), patjeter te kane cuar prej dore.
    Dije pra se sa te degjojne shqip te gjithe bashkepatriotet e pranishem do te kthejne koken menjane apo disa do t'ia futin vrapit. Keta jemi katandisur dhe ti pret te flasin e te ruajne shqipen ne Turqi. Mo me thuaj se turqit jane raciste se do qesh. E di ti drague debilovic (titull) se sa ndryshim ka te flase per arat babai dhe i biri. Mire ata te Turqise dragosllav( mburrje), po ata te USA, Italise, Anglise apo Gjermanise kush ua ndaloi te flasin apo mesojne, apo kendojne(rasti me extrem) shqipen. Flas per brezin e dyte e me afer. E pra, kush eshte patriot, atdhedhimbshur, shqiptar e nuk harron, nje dite do ta gjeje atdheun, kush harrohet humbet pergjithmone. Shqiptaret e Turqise qofte gege apo toske jane, ishin e do te jene shqiptare.
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  9. #19
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Korbi999 Lexo Postimin

    kopuk (titull)

    krici i pepes (krahinizem)

    drague debilovic (epitet) .

    dragosllav (mburrje),
    dragosllav mburrje hahahhahahahhahahha

  10. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Korbi999 Lexo Postimin
    Ne Turqi ore kopuk (titull) edhe ti te shkosh e te thuash jam shqiptar do te hapin deren e do te te japin azil e s'do te shker... si shkau.

    E ruajne identitetin or krici i pepes(krahinizem) si nuk e ruajne por, me c'te mburen kur Shqiperia i ka mohuar totalisht akoma edhe ne shek e XXI. Shqiperia nuk eshte sheruar nga kolera komuniste akoma per t'u mburrur jam shqiptar. Keto nuk jane fjalet e mia drague debilovic (epitet) por te shqiptareve te Turqise. Ke shkuar ne ndonje park apo market, apo librari, apo shkolle aty ne gjermani (a ku po te ushqejne), patjeter te kane cuar prej dore.
    Dije pra se sa te degjojne shqip te gjithe bashkepatriotet e pranishem do te kthejne koken menjane apo disa do t'ia futin vrapit. Keta jemi katandisur dhe ti pret te flasin e te ruajne shqipen ne Turqi. Mo me thuaj se turqit jane raciste se do qesh. E di ti drague debilovic (titull) se sa ndryshim ka te flase per arat babai dhe i biri. Mire ata te Turqise dragosllav( mburrje), po ata te USA, Italise, Anglise apo Gjermanise kush ua ndaloi te flasin apo mesojne, apo kendojne(rasti me extrem) shqipen. Flas per brezin e dyte e me afer. E pra, kush eshte patriot, atdhedhimbshur, shqiptar e nuk harron, nje dite do ta gjeje atdheun, kush harrohet humbet pergjithmone. Shqiptaret e Turqise qofte gege apo toske jane, ishin e do te jene shqiptare.
    Salam!
    Une kam qene ne Turqi, dhe kam takuar shume shqiptare. Kishte nga ata qe ishin nga Kosova, qe e kishin ruajtur gjuhen dhe e flisnin shume mire, megjithese ishin brezi i 3-4rt. Por kishte dhe nga ata qe dinin vetem nga 2-3 fjale ne shqip. Sidoqofte, te vjetrit qe jane ende gjalle dhe e mbajne mend diten e largimit nga Kosova e vise te tjera, me kane thene qe kur shqiptaret mberriten ne Turqi, moren azil dhe dokumenta, ne kembim te moskerkimit te te drejtave te tyre si minoritet etnik dhe moskerkimit te hapjes se shkollave ne shqip. Keto jane deshmi te te vjeterve, per me teper duhen bere hulumtime te tjera.

    Ajo fjala salam qe ke ne fund te pergjigjes ndaj drague, cfare eshte? Po e shan e po i thua sallam?

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •