-
i/e regjistruar
Skenar I Pa Kandar, Qė Po Godet Fatin Shqiptar
SKENAR I PA KANDAR, QĖ PO GODET FATIN SHQIPTAR
Kur mungojnė kriteret
Sot, kur nė qendėr tė aktiviteteve rreth raporteve tė acaruara nė mes shqiptarėve dhe serbėve kėrkohet zgjuarėsi, pjekuri politike dhe kėmbėngultėsi nė ruajtjen e vlerave tė shėnjta, qė janė fituar me shumė mund e sakrifica, pėr ta gėzuar lirinė dhe mirėqenjėn njerėzore, po ballafaqohemi edhe me pengesat anakronike tė hegjemonizmit serb, tė cilėt ende gjallėrojnė me petkun e rrejshėm, duke thėnė se Kosova ėshtė krahinė jugore e Serbisė. Sot, kur edhe, pėrkundėr angazhimit edhe tė faktorit ndėrkombėtar, nė krye me SHBA-tė, pźr fat tė keq, si edhe shumė here tjera, dalin edhe pengesa, me origjinė autoktone dhe tė jashtme, qė po i kontribojnė moszgjidhjes sė plotė tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi dhe tė Kosovės nė veēanti.
Dihet mirė se ēdo veprim, pėr tė pasur sukses,veē tjerash kėrkon tź dimė edhe optimalitetin e kohės. Pėrndryshe, mosrespektimi i kėsaj komponente rezulton jo vetėm me dėshtim tė njė synimi, por edhe me shtim tė problemeve. A nuk e vėrteton kėtė konstatim shfaqja e disa kėrkesave problemore, qė kanė moshė shekullore e qė donė shoshitje tė hollėsishme, siē janė: kėrkesa qė nė shkolla tė mundėsohet mėsimi mbi fenė, me shamija ose pa to, me mbulesa ose pato, kėrkesa qė tė ndėrtohet njė xhami e madhe, pėr ti kryer ritet fetare e kėrkesa tjera tź ngjajshme, tė cilat pa dyshim kanė peshėn e tyre, por jo tė paraqitėn nė kėto momente, qė po manifestohen me tensione dhe pėrēarje, kur sot mė tepėr se kurrė populli shqiptar, sidomos klasa politike dhe intelektuale ka nevojė pėr unitet pźr tu ballafaquar me probleme jetike, qė nėkuptojnė tragjizėm Tź jesh, apo tė mos jesh , duke na u mohuar LIRIA, PAVARĖSIA, INTEGRITETI dhe IDENTITETI, tė cilat, tź ndėrthurura me pėrkrahjen e disa mekanizmave ndėrkombėtarė, po na atakohen edhe sot nga pushtuesit tanė shekullorė: Pra, sot, mė tepėr se kurrė nevoiten kritere mė tė ashpėrsuara nė tė ēmuarit e vlerave, nė harmonizimin e qendrimeve dhe tė veprimeve sipas peshės qė kanė. Kėtė e them pėr shkak tė pasojave tė rėnda qė na janė krijuar, mu pėr mungesė tė kritereve.
Shkaktar i mosnjohjes sź Pavarėsisė sė Kosovźs
źshtź Faktori Ndėrkombėtar
Sikur ēėshtjet apo problemet tė shoshiteshin sipas kohės dhe peshės qė kanė, ato edhe do tė zgjidheshin nė mėnyrė mė tė qendrueshme e nuk do tė na e turbullonin mendjen, duke u marrur me ēėshtje terciale.
Duke mos i ēmuar ēėshtjet sipas peshės qė kanė, realizojmė tendencat e kundėrshtarėve, gjegjėsisht tė armiqve tanė. Lidhur me kėtė, do ta pėrsėrisja edhe kėtė herė konstatimin qė thotė: Po deshe tė dishė se nė ērrugė je, vetėm shiko, se puna qė bėn ti, po e gėzon apo po e hidhėron armikun.
Rezultatet dhe kualiteti i jetės sonė tė deritashme, dėshmojnė se ne me veprimet tona, shumė herė jo tė qėlluara, mė shumė e kemi gėzuar se sa hidhėruar kundėrshtarin tonė. Si tė thuhet ndryshe, kur gjatė komunikimit me faktorin ndėrkombėtar, pėr ēėshtjen shqiptare, shkohet periferisė e jo qendrės sė problemit. Dhe kjo bėhet kėshtu, sepse pala shqiptare paraqitet me ndjenjėn e skepticizmit dhe tė mosbesimit se do tė hasė nź mirėkuptim tė faktorit ndėrkombėtar, i cili tani e ka vėshtirė ti gjykojė dhe ti korrigjojė gabimet e veta tė hershme, qź kanė rezultuar me copėtimin e trojeve shqiptare nė njėrėn anė dhe nė anźn tjetėr me mosgjykimin e drejtź tė shkaktarėve tė luftźs sė fundit pas armźpushimit. Duke mos e ndėshkuar agresorin serb nė mėnyrė meritore, ai (faktori ndėrkombėtar) paraqitet me kźrkesa e kushte sfiduese pėr palėn shqiptare, siē ishin: Rezoluta 1244, ēarmatimi i Ushtrisė ēlirimtare, Korniza kushtetuese, 8 standardet dhe decentralizimi i pushteteve locale, kushte kėto, qź ishin mė tepėr nź favor tź agresorit serb se sat tź stabilizimit tė gjendjes nė Kosovė. Andaj, Serbia vazhdon edhe sot e kźsaj dite me provokime luftėnxitėse nė Kosovė dhe Ballkan. Kjo ikje e faktorit ndźrkombėtar nga shkaktari i vėrtetė i moszgjidhjes sė plotė tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi dhe i Kosovźs nė veēanti bėhet me arsyetimin, pak ca mė afėr sė vėrtetės, qź thotė se Kosova nuk mund tź ndahet, sepse do tė trazohej i tėrė Ballkani; sepse nuk mund ta thotė tė vźrtetėn, pėr shkakun se faktori ndėrkombėtar, nė tė kaluarėn nuk e ka gjykuar drejtė ēėshtjen shqiptare. Prandaj Ballkani ka mbetur i trazuar. Me kėtė qendrim tė njėanshėm, nė favor tź agresorit serb, faktori ndėrkombėtar vetėm sa ia ka zgjatur jetėn statusquosė nź Kosovź. Dhe kėsaj statusquoje i vjen nė ndihmė edhe Plani i Ahtisarit, tė cilin, Ekipi negociator shqiptar u detyrua ta pranojė dhunshėm. Si tź thuhet ndryshe, kur Ekipit shqiptar, sipas Planit tź Ahtisarit i imponohet detyrimi qź Kosova tź mos bashkohet me asnjė shtet, duke aluduar pėr me Shqipėrinė. Ndėrsa pala serbe, edhe pse ky Plan ishte nė favor tė tyre, nuk e pranoi.
Qė do tė thotė se rezultat i kėsaj gjendjeje tė tendosur dhe i moszgjidhjes drejt tė ēėshtjes shqiptare, ėshtė mosgjykimi dhe mosmarrja me kohė e masave adekuate ndaj hegjemonizmit serb. Moszgjidhjes sź ēėshtjes sź Kosovės i ka kontribuar edhe Plani gjashtėpikėsh i Ban Ki Munit (Sekretar i pėrgjithshėm i OKB-sė). Pra, moszgjidhjes sź ēėshtjes sė Kosovės i ka kontribuar edhe mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės si shtet i pavarur e sovran nga mekanizmat ndėrkombėtar dhe evropianė edhe pse ka qenė i informuar se Kosova do ta shpallė pavarėsinė.
Pėr tė qenė paradoksi mė i palogjikshėm, mu kźta mekanizma ndėrkombėtarė qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, insistojnė qė me ēdo kusht tė zhvillohet dialogu nė mes shqiptarėve dhe serbėve me ndėrmjetėsuesin e BE.
Sa ėshtė bindės dhe sa do tė jetė i suksesshėm ky dialogim pa pjesėmarrjen e shqiptarėve tź Kosovės Lindore, tź cilėt ēdo ditė e mė vrazhdėt diskriminohen nga Serbia, si me papunėsi, pa pėrfaqėsim nė organet, nė institucionet dhe nė Parlamentin e Serbisė, ku ėshtė vetėm njė deputet shqiptar. Ndėrsa serbėve nź Kosovė u krijohen kushte privilegjuese si pėr banim, ashtu edhe pėr punėsim. Pėr kėtė dźshmon pėrfaqėsimi i tyre joproporcional nė institucione tė ndryshme tė Republikės sė Kosovės. Mbetėt tź shohim se si do tė pėrfundojė ky dialogim nė tź ardhmėn.
Kur stimulohen devijimet
Me kėtė trajtim do tė kaloj edhe nėpėr disa pika tė ndieshme qė kanė tė bėjnė me kualitetin e strategjisė sė veprimeve tona mė rastin e paraqitjes dhe mbrojtjes sė argumenteve qė flasin pėr tė drejtėn dhe tė vėrtetėn shqiptare. Pra, edhe argumentet duhet tė radhitźn sipas hierarkisė prioritare. Kjo aq mė parė, kur e dimė se historia e jonė ėshtė arnuar mbarė e mbrapsht, varėsisht prej sistemeve, ideologjive, intereseve tė pushtuesve dhe klimės politike aktuale. Gjithashtu varėsisht edhe prej nivelit tė njohurisė dhe dozės sė objektivitetit tė vendimmarrėsve.
Duke u nisur nga thėnja popullore: Mė zor ėshtź me ruajt se sa me fitua, lė tė mė lejohet tia tregoj lexuesit njė tregim tė shkurtėr:
Nga Paria e Shkodrės ftohen dy personalitete tź Kosovės, Ramadan Shabani i Kjevės dhe Azem Bejta i Galicės. Kur arrijnė kėta nė Shkodėr, Paria e Shkodrės i prźt me bujari dhe ngrohtėsi vllazėrore dhe u prijnź tė hyjnź nė odźn e burrave. Kur hyjnė nė odė, i thonė Azemit, urdhėroni, (nė ballė toxhakut) mirė se u ka pru Zoti. Azemi u thotė mirė se u gjetėm, por vendin e parė nė odė tė burrave e ka Ramadan Shabani, ndėrsa pėr nė luftė e kam unė. Qė do tė thotė, se edhe Paria shqiptare, vendin e nderit ua ka caktuār anėtarėve tė kuvendit nź bazė tź meritave. Kėtź metodė tė respektimit tź hierarkisė sipas meritave e kanė praktikuar edhe pishtarėt e arsimit dhe tė edukimit patriotik, (Rilindasit) kolosėt e kulturės, tė artit dhe tė shkencės shqiptare. Dhe, falė kźsaj veprimtarie patriotike, sot dy brezat e shoqėrisė shqiptare kanė njź informim mė tė plotė dhe vetėdie mė tź lartė patriotike.
Andaj, ēdo lajthitje e jona e sotme ėshtė mė apsurde dhe mė e pafalshme. Nė vend qė tė angazhohemi mė me kėmbėngulje pėr ruajtjen e vlerave jetike, qė kanė tė bėjnė me ruajtjen dhe pasurimin e vlerave kombėtare, tė cilėsive karakteristike tė traditės dhe tė historisė sė pėrgjakshme tė popullit shqiptar, pėr ēudi, sot dalin argatė, qė me angazhimin e tyre tė mbrapsht, vihen nė shėrbim tė mohimit dhe varfėrimit tė cilėsive karakteristike tė kombit shqiptar, duke i zėvendėsuar ato me disa cilėsi tė traditave tė huaja. Me kėso qendrimesh devijante, disa predikues e intėrpretues tź normave fetare islame, madje edhe disa analistė nuk e kursejnė imagjinatėn e tyre, duke e pėrdhosur edhe historinė kombėtare bashkė me personazhet legjendare tė kėsaj historie, siē źshtė Skėnderbeu e tė tjerė. A sėshtė edhe ky kontribut qź e gėzon armikun?
***
A ėshtė fat apo fatkeqėsi pėrkatėsia tri
feshė (besimesh) e popullit shqiptar?
Dihet, se jo pak herė nė mėnyrė propagandistike thuhet: Shqiptarėt u pėrkasin tri feve, dhe kjo ėshtė njė begati, sepse, asnjėherė nuk ka pasur konflikte nė mes pjestarźve tź ktyre feve. Me kėtź konstatim do tė pajtohesha pjesėrisht. Ėshtė e vėrtetė se nuk ka pasur konflikte, por erėrat e ndryshme tė karakterit fetar nuk kanė pushuar sė ndikuari nė zbehjen e raporteve nė mes pjestarėve tė kėtyre feve. Dhe kėto raporte, varėsisht prej klimave tė ndryshme politike, herė janė shuar e herė janė ngjallur. Njź konstatim i tillė brengosės shfaqet edhe te Rilindasit tanź, ndėr tź cilėt do pėrkujtuar Pashko Vasėn dhe poemėn e tij O moj Shqipni, nė tė cilėn nė mes tjerash thotė:
Shqiptar me vėllazen jeni tuj u vra.
Ndėr njiqind ēeta jeni shpėrnda.
Ca thonė kam fe. Ca thonė kam dinė.
Njeni jam turk, tjetri latin.
Do thonė jam grekė, shkje disa tė tjerź.
Por jemi vllazėn tgjithė more tė mjerė.
Dhe kėtė fakt brengosės poeti e kurorėzon me vargjet emblematike: Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. Prandaj lind pyetja, se a ėshtė fat, apo fatkeqėsi prania e tri feve nė popullatėn shqiptare? Pėrgjegjja del nga historia, e cila na meson pėr raportet e trashėguara nga sundimtarėt e huaj, tė krishterėve dhe muslimanėve, qė janė ballsamosur me urrejtje, e cila po qarkullon nė tėrź rruzullin tokėsor. Ndėr faktorėt qė e kanė ushqyer urrejtjen ndėrfetare, ėshtė edhe Evropa, e cila me paragjykime negative ka kultivuar urrejtjen ndaj islamizmit. Dhe, si rezultat i kėtij paragjykimi negativ, urrejtja e ka lindė urrejtjen. Dhe pėrkundėr predikimeve tė klerikėve tė tź dy palėve, krishterėve dhe muslimanėve qė thonė se urrejtja e njeriut ndaj njeriut ėshtė burim i tė gjitha tė kėqiave, realiteti i raporteve tė popujve dėshmon se njėri prej faktorėve qė i ka kontribuar fuqishėm mospajtimeve dhe luftrave, tė pėrmasave edhe botėrore, ėshtė pikėrisht edhe intėrpretimi demagogjik i normave fetare.
Kėto vlera qė atakohen me tjetźrsime, kėrkojnė mbrojtje.
Andaj, nė kėtė kohė tranzitore, kur nga pėrfaqėsuesit shqiptarė, si tź klasės politike, ashtu edhe intelektuale lypset pjekuri e profesionalizėm, si dhe pėrcaktim i shėndoshė patriotik nė mbrojtjen dhe prezantimin dinjitoz tė vlerave kombėtare, qoftė para kundėrshtarit, qoftė para ndėrkombėtarit, rrugė kjo me sfida tė shumėta, por jo tė pamundshme pėr tu pėrballuar, sepse pėrkundėr pėrpjekjeve tė shumta tė armiqve pėr ti fshirė, pėrvetėsuar dhe tjetėrsuar kėto gjurmė tė kulturės dhe monumenteve shqiptare, ato tani mė nuk mund tė mohohen, sepse shumica e tyre janė evidentuar, jo vetėm nga arkeologė e historianė shqiptarź, por edhe nga hulumtues tė huaj. Kėto sfida qė burojnė nga shovenizmi serbo-grek e maqedon, qė me tėrė falsitetin e tyre, pėrpiqen ti pėrvetėsojnė jo vetėm monumentet kulturore, por edhe territoret shqiptare,siē janė: Kosova lindore, Veriu i Kosovės, Prizreni dhe vise tjera tź Kosovės. Pėr tiu pėrballuar me sukses kėtyre orėvajtjeve jashtėkohėse dhe luftźnxitźse, njerėzit qė e pėrfaqėsojnė dhe udhźheqin popullatėn shqiptare, do tė duhej tė lirohen plotėsisht nga intereset e ngushta individuale, grupore, partiake, karieriste dhe ekstreme fetare. Nė tź kundėrtėn mbajnź pėrgjegjėsinė pėr ēfarėdo pasoje apo dźshtimi.
Nė momentin kur po e shkruaja kėtė artikull, mė zhvillohej shiriti i pėrshtypjeve dhe i pėrjetimeve tź hidhura, se ēmu kujtua njė thėnje e njė personazhi nė librin Kosova dhe Camėria e autorit ēam, Hyqmet Zane, tź kėtė thėnė: Duhet tź bėhet qielli letėr e deti bojė, qė tė shkruhet pėr tė gjitha tė bėmat e shqiptarėv. Unź e pėlqeva kėtė konstatim dhe e ndėrpreva tė shkruarit.
Mė 10 shtator 2011
Hamzė Gashi
France
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt