Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Ish miku i A.Zogut : Une Catin Saraēi, te akuzoj ty A. Zogu si tradhetar te atdheut

    Ish miku dhe kėshilltari i Ahmet Bej Zogut : "Une Catin Saraēi, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhetar te atdheut tend, si vrases


    Ish miku dhe kėshilltari i Ahmet Bej Zogut : “UNĖ CATIN SARAĒI, TĖ AKUZOJ TY AHMET ZOGU SI TRADHTAR TĖ ATDHEUT TĖND, SI VRASĖS E HAJDUT ... ”

    Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut tė ngushte tė Zogut, Catin Saraēi, pėr vite tė tera ishte pranė tij. E pėrshkruan si njeri brenda tė cilit triumfoi pėrfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, pėrfitimet e frikshme nė ryshfete tė padėgjuara dhe shitja e njė vendi, nė rrėfimin e rralle tė Saraēit

    Shkruan: Alqi Kociko

    Nė fillim ishin tre: Ahmet Zogu, Catin Saraēi dhe Jak Koci. Njė triumvirat pushteti qė nė fakt, rrėnjėt i kishte vite me pare se Zogu tė behej njėshi i padiskutueshėm, nė njė Shqipėri feudale tė cilėn evropianet e njihnin shume me pak se vendet afrikane. Por sa me shume Zogu kapej pas pushtetit, aq me shume zbulohej karakteri dhe synimet e tij tė vėrteta nė sytė e diplomatit dhe artistit aristokrat shkodran: Saraēi kishte zbuluar pak nga pak gjate viteve, “njeriun e lig Ahmet Zogu, qė shtiu nė dore frenat e njė kombi dhe e shpuri atė nė zgrip tė shkatėrrimit…”. Njė kėndvėshtrim nga brenda i jetės dhe karakterit tė njė njeriu qė pėrcaktoi fatin e njė vendi pėr gati 20 vjet, vjen pėr lexuesin shqiptar tė shekullit tė 21-te nė njė mėnyre gati aventurore qė tė kujton legjendat me pirate, harta e thesare tė vjetėr. Dorėshkrimet e Catin Saracit, pėr fat tė keq tė parealizuara dot nė forme finale si libėr voluminoz, ishin mbyllur nė njė kasete bankare tė Londrės pėr tė rene nė dore nė albanologut Robert Elsie, e prej kėtej pėr t’iu dhuruar Bibliotekės Kombėtare nė Tirane. Pėrkthimi dinjitoz nga anglishtja prej Virgjil Muēit, ishte hapi i fundit qė vulosi fatin e kujtimeve tė Catin Paskal Saraēit (1902-1974) mbi mbretin Zog: Ato tashme janė libėr. E megjithe pro-tė dhe kundra-t qė janė thėne nė dekada pėr Ahmet Zogun, dorėshkrimet me pėrshtypjet e njė njeriu pėr tė cilin Zogu ka ushqyer njėherėsh besim, respekt dhe madje drojtje prej intelektit tė tij, do tė zėnė padiskutim njė vend tė veēante.

    I lindur nė njė familje tė vjetėr tregtare borgjeze tė Shkodrės, Catin Saraēi ndoshta nuk do ta kishte shkuar nė mendje se do ta kalonte gjysmėn e dyte tė jetės si tij si artist, piktor i njohur dhe frekuentues i rregullt i rretheve mondane tė Londrės. Ishte ekuivalenti evropian i Faik Konicės nė Shtetet e Bashkuara: Ambasador dhe aristokrat nė sjellje, komunikim, erudicion, nė nuhatjen e politikes. Ndėrsa mbi njė shekull nga lindja e tij, na vjen edhe si dėshmitar kyē i njė epoke, pėr njė arsye shume tė thjeshte: Ndryshe nga kritiket e shumte tė Zogut, Saraēi nuk ishte nė anėn tjetėr tė barrikadės. “Zogu i Shqipėrisė ka pasė qenė njė burr po aq i poshtėr sa edhe ēdo cub tjetėr i madh nė Evrope, vetėm se skena e teatrit nė tė cilin ai luajti ishte me e vogėl. E quaj fat qė e kam pasė njohur si askush tjetėr nė kėtė botė. Duke qenė nė shėrbim tė tij, kam udhėtuar poshtė e pėrpjetė neper ambasada e kryeqytete tė Evropės, ndaj dhe kam mundur tė shoh e tė dėgjoj njė pjese tė mire tė asaj ēfarė po ndodhte, ndėrkohė qė ai njeri i pashoq pėr nga ligėsia po ngjitej nė maje tė pushtetit…”

    Dhe Saraēi e nis rrėfimin e tij nga fillimi. Ahmet Zogu, i kurorėzuar me vone mbret i Shqipėrisė me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqipėria ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve nė asnjė vis tė perandorisė. Ndėrkohė qė tė krishterėt shqiptare regjistroheshin nė librin e kishės, krahina e Zogut nuk e njihte kėtė lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc nė fenė muhamedane nė vitin 1851. Kur mbushi tete vjeē, Zogu u dėrgua nė Kostandinopoje ku kreu shkollėn fillore dhe mėsoi turqisht nė mejtep. Gjate gjithė jetės se tij, Zogu ka kryer vetėm kėto tri klase shkolle: Nga Shqipėria kishte marre me vete njė tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bėmat dhe krimet e tė cilit nuk lėnė pa prekur as njerėzit e familjes (dihet se cyti vrasėsit e tė vėllait). Saraēi saktėson se ngaqė nuk e mėsoi kurrė gramatikėn e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurrė njeriu asnjė letėr me dorėn e vet, por i ka diktuar ato.

    Nė vitin 1917, kur ndodhej nė Vjene me studime pas njė burse tė qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atėherė Austria ndihmonte nė arsimim njė grusht shqiptaresh tė spikatur, pasi kishte plane pėr kėtė vend tė vogėl. Ndėrsa mbi dy tė tretat e Shqipėrisė ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen nė Vjene t’i paraqesin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lanė pėrshtypje tė thelle fjalėt patriotike qė dilnin nga goja e njė muhamedani shqiptar”, thotė pėr Zogun Saraēi. Takimi i dyte tre vjet me vone nė Tirane, e bindi Saraēin se njė njeri me entuziazėm tė tille i duhej Shqipėrisė, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqipėrinė me kėtė pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejlerėt, ndėrsa Zogu ishte nė opozite, i pėrkrahur nga rinia. “Ai ishte tipi ideal pėr udhėheqje, po tė kemi parasysh se asnjė katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar njė konflikt serioz fetar”. Saraēi vuri re se si kryeministėr, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane nė parqe, u dha mundėsinė grave myslimane tė merrnin iniciativėn nė duar, ndaloi me ligj poligaminė, fete nuk duhej tė pėrziheshin nė punėt e shtetit. “Atėherė vendosa tė predikoj pėr tė nė zonėn e Shkodrės, ku Zogu njihej shume pak”, thotė Saraēi, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet pėr Shqipėrinė e vogėl. Por kėtu mbarojnė pėrshtypjet e tij tė mira pėr Ahmetin, i cili tė vetmen histori qė kishte mėsuar edhe nė detajet mė tė hollėsishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.

    Ja si e pėrshkruan Catin Saraēi situatėn e nxehte tė viteve 1922-1924, e papėrsėritshme nė historinė shqiptare qofte dhe pėr faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Ēifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke tė punueshme nė Shqipėrinė e jugut pa llogaritur sipėrfaqet e shitura, ai kishte gjithmonė njerėz tė gatshėm pėr ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj nė 1923-shin fejohet me vajzėn e Verlacit. Pas kėsaj, ky i fundit i jep gjithė votat e pėrkrahėsve nė parlament dhe stabilizon situatėn e dobėt financiare tė dhėndrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraēi flet gjithmonė me monedhėn britanike). Njė vit me vonė, Zogu kryeministėr plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur pėr disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Ndėrkaq, thurr planin me ndihmėn e pėrhershme tė Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kėtė do tė ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje nė konflikt me tė holla e njerėz, por Shefqet beu qė nuhat rrezikshmėrinė e situatės, rreket pėr kompromis me kryengritėsit nga frika e humbjes se pasurisė. “Atėherė ne morėm rrugėt dhe u larguam, ndėrsa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator nė Tirane, e la mėnjanė Vėrlacin, duke ia kthyer edhe 10 mijė paundet e dhėna nga ish vjehrri pas fejesės”.

    Sa pėr pėrgatitjet e rikthimit, pėrveē faktit tė njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me tė holla (250 mije paunde) e njerėz, duke i falur nė kėmbim Jugosllavisė kullotat e pasura tė Vermoshit dhe Shėn Naumin, Saraēi nėnvizon se ajka e ushtrisė se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qė u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte nė luftimet frontale dhe nė armėt automatike. Kėta udhėhiqnin rreth 5 mije shqiptare tė Kosovės, tė cilėt marshuan drejt njė kundėrshtari po aq tė forte, por tė pajisur keq. Dinakėria e Zogut inicioi edhe njė lėvizje mashtruese pėr qeverinė e Fan Nolit. Ai bashke me shpurėn e vet, bene njė udhėtim ēoroditės nga Beogradi nė Vjene e nė Prage, pėr tė dhėne idenė e ikjes. Nė Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila pėr ca kohe me pas, jetoi si mantenute nė Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe tė vogla dhe u largua me dy kamionė plot baule tė reja dhe njė dore tė mirė parash.

    Hapat e pare tė Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e mė pas mbret me bekimin e Italisė, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave pėr t’u rrethuar gjithmonė e me tepėr nga njė bande njerėzish injorante e analfabete qė e lėvdonin ore e ēast, kryenin ēdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Tė cilėt pėrshkruhen kėshtu nga Zogu nė njė rrėfim intim: “Ky ėshtė cirku im. Ajo ēfarė ata dine ose ndjejnė nuk mė intereson hiēfare. Pėr aq kohe sa i nėnshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, unė jam i kėnaqur me ta dhe i mbaj”.

    Megjithatė, me Catin Saraēin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do tė ruante njė marrėdhėnie tė veēantė. E kėrkonte mendimin dhe kėshillėn e tyre, paēka se shume here dėgjonte prej tyre kritika. Por sipas Saraēit, dy ishin synimet e tij tė fshehta dhe finale: Tė pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe tė shtypte e poshtėronte ēdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjetėr, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhėn e ekonomike italiane me Traktatin e pare tė Tiranes, me dekretin pėr krijimin e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė me kapital italian (duke ia nėnshtruar fqinjit tė madh gjithė jetėn ekonomike e financiare nė vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milionė franga ari nė kėmbim tė ndėrtimit nga italianet tė porteve e rrugėve strategjike qė do pėrgatisnin pushtimin e Shqipėrisė po prej tyre, me Traktatin e dyte tė Tiranes etj.

    Dhe vijojnė dėshmitė tronditėse tė Catin Saraēit: Ahmet Zogu jo vetėm qė ka marre mite (ryshfet), por nė ēdo rast ishte ai vete qė pėrcaktonte sasinė qė i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionė tė ngarkuar me valute, i shoqėruar nga roje tė armatosura. Kėto udhėtime kryheshin rregullisht kurdoherė qė Zogu kishte hedhur nėnshkrimin mbi ndonjė akt tė ri, ndėrsa itinerari i rėndomtė ishte: Durrės-Bari, e prej andej nė Gjeneve tė Zvicrės. Sapo paratė siguroheshin nė njė banke tė huaj, pėrcillej urdhėr me shkrim qė tė transferoheshin nė njė vend edhe mė tė sigurte se i pari. “Pėr rrjedhoje, pjesa me e madhe e kėtyre parave gjendet nė Lloyd’s Bankė tė Londrės. Unė vete me dorėn time, kam shkruar njė sere urdhrash tė kėsaj natyre si dhe i kam ardhur nė ndihme tutorit analfabet pėr tė mbėrritur nė kufi nė Zvicrėn”, shkruan Catin Saraēi. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thėnė se nė ato kamiona ndodheshin dokumente shtetėrore me rendėsi jetike, “ēka unė fillimisht e besoja”. Dhe paratė shtese pėrfitoheshin nė njėmijė mėnyra, pėrveē rrogės zyrtare prej 35 mije paundesh nė vit. njė shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qė e sollėn nė pushtet, vileshin rregullisht nė ēdo fundmuaji nga Zogu, pavarėsisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqipėria. njė tjetėr shembull i paskrupulltėsisė: Zogu-Saraēit, “Catin, ne jemi vend bujqėsor pa kėmbė kapitalisti, ndaj e kam fjalėn tė hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua pėrmbushim kėrkesat qė nuk arritėn tė realizojnė pėrmes Fan Nolit. Por me njė kusht: Sovjetiket tė me paguajnė nė dorė 300 mije paunde…” Saraēi nuk e kreu kurrė njė negociate tė tille, por Zogu kish nevoje pėr para. Trilloi njė histori sikur prijėsit e Veriut po rebeloheshin se nuk qenė paguar pėr ndihmėn qė i dhanė dhe kėrkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori paratė, nuk shpėrndau asnjė kacidhe.

    Shembulli i fundit pėr sa u pėrket parave, sepse tė tilla Saraēi ka shume, vjen pas krijimit nga italianet tė Bankės sonė Kombėtare. Myfit bej Lobohova “gjysme ēerkez e gjysme shqiptar”, ishte nė atė kohe i falimentuar, dhe dihej nga tė gjithė se ky ministėr Financash kishte lėnė peng gjithė pasurinė pėr 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankės u miratua, Myfiti jo vetėm qė lau gjithė borxhet e veta, por i tepruan para edhe pėr tė blere njė alamet pallati nė Rome dhe nisi tė japė para me interes”. Dhe kur Saraēi merr vesh nė Rome se Zogu pėr kėtė rast special kishte pėrfituar 5 milionė franga ari, niset pėr Tirane ku pas njė bisede tė gjate me Zogun, dėgjon nga ky i fundit se kishte marre vetėm dy milionė?!

    Njė pjese tė veēante Catin Saraēi i kushton nė dorėshkrimet e veta, eliminimit qė Zogu u beri kundėrshtarėve tė vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit nė vitin 1925 nė Bari tė Italisė nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraēi nuk e pėrmend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte nė Bari, ku sapo kishte marre detyrėn e konsullit. Shume zėra ia atribuojnė organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja ēfare thotė ai: “Ironia ėshtė se vrasėsi, njė dite me pare me takoi nė zyrėn time duke me thėnė se kishte ardhur pėr tė kryer njė vepėr tė madhe patriotike. E njihja mire qė nga koha e shkollės, qė njė aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmėroja udhėheqėsin e opozitės, me tė cilin vijoja ta mbaja ende marrėdhėnie tė mira personale. njė vit me pare kisha mundur t’i shpėtoja jetėn viktimės po nė Bari, ndaj ai vete dhe familja me patėn shprehur mirėnjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me kėto gjema”. Pas eliminimit tė Gurakuqit, Saraēi niset urgjent pėr nė Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, nė fakt ushtare serbe tė maskuar. Sa i pėrket Zogut, Saraēi thekson se qė kur Bacė Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte ē ’ti bėnte sado ushtare tė niste, ndaj vendosi ta linte nė fatin e vet. Por misionin do ta pėrmbushte kunati Ceno Beg atėherė ministėr i Brendshėm, “ndoshta”, thekson Saraēi, “si pjese e marrėveshjes qė ishte bere me Pashiēin pėr tė vrare luftėtarėt e Kosovės”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume tė keq afrimin e Zogut me Italinė, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. njė oficer shqiptar i rrėfen Saraēit se Ceno ishte shprehur nė rreth tė ngushte pėr “tradhtinė e Zogut ndaj miqve qė e ndihmuan”. Catini ia shtie nė vesh Ahmetit dhe pas kėsaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja pėrfundimtare, aq sa Ceno filloi tė ruhej me roje tė armatosur nga frika e kunatit. Mė pas largohet nga Shqipėria drejt Pragės si ambasador, por me 14 tetor 1927 qėllohet pėr vdekje nė kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjeē, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasėsi nuk tregoi asgjė, por Catini vjen nga Vjena nė Prage pėr tė asistuar bash nė deklaratėn e vėllait tė Cenos, Gani beg Kryeziu, qė sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomės se byrazerit: “Zogu ka pėr ta paguar kėtė njė dite”.

    Catin Saraēi flet pėr shume ēėshtje tė errėta apo tė ditura tė jetės se Zogut. Flet dhe pėr personazhin enigmatik Jak Koci, “njė nga mendjet me tė zhdėrvjellėta tė vendit tone, ndonėse makiavelist e ndjekės fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraēi kishin rene dakord pėr punėt e tyre tė ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjetėr, Ahmeti. Por Zogu gjithmonė i fshihte pėrfitimet pėr tė mos u lėnė pjese dy aventuriereve tė tjerė, ēka inicioi edhe njė sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa pėr martesėn e famshme tė Ahmet Zogut, ajo nisi si dėshirė pėr t’u martuar me bijėn e mbretit Viktor Emanueli III, kėrkesė qė i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte tė Saraēit, nėnsekretarin fashist pėr Kolonitė Alessandro Lessona, njė mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duēes se “maloku analfabet na dashka nuse tė larte”, vijon njė refuzim dėshpėrues pėr Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qė bitisen me princeshėn hungareze Aponnyi.

    Libri qė pėrftohet prej shkrimeve tė Catin Saraēit, ėshtė i papėrfunduar ndėrsa shėnimet e fundit duhet tė jene aty rreth vitit 1940. Nė fakt, disa prej temave qė ai nuk i shtjelloi dot, janė tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar nė Vjene, Vrasja e Esat pashės, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithė Shqipėria kundėr Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina pėr grushtin e shtetit, Veprat kriminale tė motrave tė Zogut, Lessona na dorėzon 5 milionė lira tė mbyllura nė valixhe, Mita e dyte prej 10 milionė frangash ari, Revolta e pare kundėr Zogut, Vrasja e Hasan Prishtinės, Kriza e parė nervore e Zogut etj etj. pėr Aurel Plasarin, autorin e parathėnies se librit, ėshtė pėr tė ardhur keq qė kėto ēėshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i kėtij libri, paēka se tė pambaruar, ėshtė i vete Saraēit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qė shpėtoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, njė mendėsi anadollake qė shkatėrroi Shqipėrinė.
    “Unė Catin Saraēi, tė akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar tė atdheut tėnd, si vrasės e hajdut. Shqipėria ka pare pushtues edhe me tė fuqishėm se kėta tė sotmit. Do tė ikin edhe kėta, por emri yt s’ka pėr tė figuruar gjėkundi. Synimi i kėsaj letre ėshtė tė tė paralajmėroje pėr here tė fundit tė mos ngatėrrohesh mė me Shqipėrinė, ndryshe do tė detyrohem t’u tregoj diēka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankėnotat false qė mė dhe si dhe letrat e tua tė fundit, po i ruaj si dokument i pandershmėrisė sate…

    Catin Paskal Saraēi, London, 21 A.Stratford Rd.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BARAT : 21-01-2008 mė 10:05

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    Ish miku dhe kėshilltari i Ahmet Bej Zogut : "Une Catin Saraēi, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhetar te atdheut tend, si vrases
    Ketu mundeni me lexue letren e Ēatin Saraēit drejtue mbretit Zog,
    nji shkrim te Aurel Plasarit
    dhe nji replike te Mergim Korēes:
    http://www.albanovaonline.com/module...hp?storyid=162

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ketu mundeni me lexue letren e Ēatin Saraēit drejtue mbretit Zog,
    nji shkrim te Aurel Plasarit
    dhe nji replike te Mergim Korēes:
    http://www.albanovaonline.com/module...hp?storyid=162
    shkrimet
    ------------------------------------------


    Mbresa nga leximi i shkrimit Dr.A.Plasarit : Kush ishte Ēatin Saraēi

    Mėrgim Korēa

    -shqip-

    ____________________________________


    Dr. AUREL PLASARI
    Kush ishte Ēatin Saraēi

    Ēatin Saraēi (1902-1974), bir i njė familje nė zė tregtare, i formuar me kulturė europiane dhe mendėsi perėndimore, bėri pjesė pėr njė ndėrkohė tė shkurtėr nė administratėn e lartė tė mbretit Zog si funksionar diplomatik. Porse ai njihej edhe si njė nga miqtė mė tė afėrt, ndoshta dhe intimė, tė Ahmetit qysh nė tė ri. Kur i drejtohet Zogut, ai e quan veten: "Unė, si ish-shoku yt mė i ngushtė...". Nė mjedisin antagonistik tė politikės shqiptare tė asaj kohe bashkėpunimi Zogolli-Saraēi mbahej aq i padiskutueshėm, sa emri "Ēatini" pėrgojohej edhe pėr organizimin e vrasjes sė Luigj Gurakuqit. Pėr kėto arėsye dėshmia e tij pėr "ish-mbretin e Shqipėrisė" vjen edhe mė befasuese, pra mė tronditėse, pėr tė mos thėnė mė e denjė pėr besim. Nė njė kuptim, para dėshmisė sė Ēatinit gati-gati duken pakogjė ato ēfarė patėn shkruar pėr "mbretin" armiqtė e shpallur tė tij: Noli, Konica, Ēekrezi etj. Madje duket se mjaft nga tiparet e regjimit zogist dhe tė karakterit vetjak tė Zogut, qė i pati vėnė nė dukje me tė tepėrt "historiografia zyrtare", Ēatini i ka denoncuar qysh mė 1940-n duke ia numėruar me shkrim vetė "figurės".
    Thuajse ekzotike ngjan karriera e kėtij personazhi nė mėrgim. Pushtimi i Shqipėrisė e zuri Ēatin Saraēin nė Legatėn shqiptare nė Londėr, si sekretar tė parė, dhe ai vijoi tė jetonte po nė Londėr, mbaskėsaj si artist. Nė kronikat artistike tė shtypit tė kohės, si dhe nė libra dore tė historisė sė pikturės angleze tė mbasluftės, emri i tij figuron ndėr pėrfaqėsuesit e impresionizmit anglez, si koleg dhe mik i Oscar Kokoschka-s etj. Ekspozitėn e parė vetjake Ēatini e hapi mbas luftės, nė Redfern Gallery. Nė katalogun e ekspozitės shkruhej pėr tė: "Mrekulli ndodhin edhe nė thertoren e mbushur agoni, krim dhe korrupsion, qė ėshtė bota jonė. Ky ėshtė mesazhi qė pėrmbajnė veprat e Ēatin Saraēit". Nė vitet '50 dhe '60 ai hapi edhe dy ekspozita vetjake. Njė ekspozitė pėrkujtimore u ēel me 50 punime tė tijat mė 1975. Ishin punime nė vaj, akuarele dhe vizatime, pėrfshirė peizazhe, natyra tė vdekura, portrete. "Ai kishte njė ambicje tė madhe artistike, por nuk i mėshonte anės publicitare tė saj", thoshte pėr tė Dr. Hodin-i nė paraqitjen e ekspozitės sė 1975-s. Dhe shtonte: "Ishte njė mik i dashur, njė artist i hollė dhe njė ndėr personalitetet mė tė ngjyrshme qė kam njohur ndonjėherė. Ishte njeri mondan dhe, nė tė njėjtėn kohė, gjithė urtėsi". Piktura e Ēatinit lidhet pikėsėpari me ekspresionizmin, por ai njihte mirė edhe artin piktorik japonez dhe atė kinez; pėr kėtė arsye Hodin-i vėrente se disa ndėr kryeveprat e Ēatinit janė "lulet".
    Njė tjetėr pėrhitje ekzotike e personalitetit tė tij shfaqet, pėr shembull, prej librit me kujtime tė Lordit Drogheda, me titull Pėrfitim i dyfishtė (London, Ėeidenfeld & Nicolson). Artist mondan, natyrė versatile dhe shumė inteligjente, mjaft mik me tė famshmin Paul Getty, por sidomos "pushtues" grash tė famshme, njė ėomanizer i vėrtetė. "Ime ėmė - shėnon vetė Lordi - qe krejt e magjepsur prej tij dhe, ndėr tė dashurit e shumtė tė jetės sė saj, ai u bė mė i rėndėsishmi" (f. 52). Pėr takimin e parė me tė Lordi Drogheda kujton: "Kur ia hodha sytė pėr herė tė parė, qe sikur tė kisha pėsuar njė goditje elektrike" (f. 53). "Baroni Mynhauzen", e quan gjithashtu autori pėr atėsinė e pazakontė qė Ēatini kishte nė tė treguar.
    Ē'ėshtė pėr ne mė e rėndėsishme, Ēatin Saraēi e la vėrtet tė shkruar dėshminė e tij pėr Ahmet Zogun, atė qė premtonte nė letrėn e cila po botohet tani. Njė daktiloshkrim i tėrė, me titullin Historia e njė maskarai (The story of a bad man), ai e depozitoi atė pėrnjėmend nė kasafortėn e njė Banke tė Londrės, prej sė cilės tanimė ėshtė nxjerrė. Kur ta marrin pėr duarsh tė pėrkthyer nė shqipe, lexuesit shqiptarė do tė pėrjetojnė me siguri njė kėnaqėsi tė rrallė: atė tė njohjes sė tė vėrtetave historike tė zbuluara cullak, por edhe tė shijes sė hollė me tė cilėn pena e artistit e pati shkruar.

    Letra e Ēatinit pėr ish-mbretin Zog

    Prej vitesh kemi punuar fshehurazi njėri kundėr tjetrit Qė tė dy nuk mund t'ia lejojmė vetes luksin e hapjes sė njė konflikti, por unė po e bėj. Nė letrėn tėnde tė datės 20 shkurt dukesh i merakosur pėr "inaktivitetin" e mikut tėnd Ēatin. Nė tė vėrtetė, s'ke pse merakosesh as pėr kėtė dhe as pėr bjerrjen e kohės. Ke tė drejtė kur thua se unė mund tė bėja shumė pėr Shqipėrinė. Unė mendoj se kam kryer tanimė njė punė tė madhe duke tė bėrė ty pėr Shqipėrinė tė padėmshėm. E kaluara jote e fėlliqur, doemos, e bėn kėtė pjesė tė punės sime gjė tė lehtė. S'mund t'ia lejoj vetes tė marr pjesė aktive nė politikė pėr sa kohė pėrfitoj nga mikpritja e kėtij vendi por, sa tė jem gjallė, nuk do tė resht kurrė sė menduari dhe sė vepruari me sa tė mundem pėr njė Shqipėri tė pavarur.
    Prej vitit 1917 deri mė sot nuk tė kam kėrkuar asnjė lloj favori, aq mė pak parą ose post. Pėrprara se t'ia mbathje nga Shqipėria ti kėrkove dhe more prej meje artikuj me vlerė prej 270 paundesh. E ke pranuar borxhin tėnd me gojė dhe me shkrim, por ngulmon ta shlyesh atė me bankėnota tė pavlefshme shqiptare. Ditėn kur tė vizitova nė Tour tė Francės, nė fund tė tetorit tė kaluar, ti mė dhe 10 mijė franga franceze dhe dy mijė franga ari shqiptare nė bankėnota, qė u provuan tė ishin tė pavlefshme, dhe jo 200 paunde angleze, sikurse mė pate thėnė atėherė. Kur unė vėrejta se, me sa dija, 2 mijė frangat shqiptare ishin vetėm nominalisht 200 paunde dhe se asnjė treg jashtė Shqipėrisė nuk i pranonte ato, ti nė fillim mė the se Z. Noēka, sekretari i Legatės, kishte kėmbyer nė bursėn e zezė pariziane shuma tė mėdha frangash shqiptare, mandej the se unė duhej t'i quaja tė dyja shumat si dhuratė pėr udhėtimin tim. Mė premtove mandej tė mė paguaje 5 mijė paunde nė "cash" shumė-shumė deri prillin e ardhshėm. 5 mijė paundet do tė paguheshin mbasi qeveria franceze tė kishte paguar "Listėn" tėnde "tė ushtarėve". Mė the se kishe bėrė disa bisedime tė gjata me Daladier-in dhe se francezėt nuk ishin aq kokėfortė, saktėsove sa kolegėt e tyre anglezė nė Londėr, dhe se Franca ishte e vetmja fushė politike pėr ty, duke qenė se Anglia nuk tė lejoi tė ishe aktiv nė politikė sa kohė tė qėndroje nė Angli. Ti deshe ndihmėn time nė Europė, dhe atė tė Faik Konicės nė ShBA, ku planifikoje tė filloje njė fushatė mbledhjeje ndihmash nga Kryqi i Kuq nėn patronazhin e gruas sate gjysmamerikane. Mė dėftove faturėn e bankės "Lloyds" pėr tė dėshmuar se i kishe dėrguar 500 paunde Ministrit Konica dhe se emri im dhe i tiji do tė figuronin nė krye tė Listės sė gjithė atyreve qė do tė paguheshin nėpėrmjet teje prej qeverisė franceze. Organizimi i kėsaj ushtrie ballkanike shqiptare do tė bėhej, fshehurazi nė krye tė herės, duke filluar nga Stambolli, ku 50 mijė shqiptarė do tė rekrutoheshin dhe armatoseshin.
    Qeveria perandorake e Austrisė tė internoi mė 1917 ngase kishe paraqitur lista pėr 10 mijė ushtarė, kur nuk kishe as 5 mijė pėr tė paguar. Tė njėjtėn gjė bėre me Pashiqin mė 1924, kur ishim nė Beograd. Kohėt e fundit "Listat" e famshme u patėn paguar plotėsisht nga "Luani", sikurse kishe zakon ta quaje Mussolini-n. Tani kohėt ndryshuan dhe maska jote ra. Tė pandehėsh se marifetet e tua tė vjetra mund tė shkojnė ende sot, do tė thotė tė jesh injorant sa i takon mendėsisė franceze dhe angleze. Ata e dinė qė emri "Zog" ėshtė emri mė i urryer nė mendjen e tė gjithė shqiptarėve. Edhe sikur tė mbaronte lufta nė Ballkan, prania jote nė truallin ballkanik do tė bėnte qė 3 milionė shqiptarė tė reagonin egėr kundėr ēdo parulle nėn tė cilėn emri "Zog" mund tė shfaqej.
    Nė bisedimin tonė tė gjatė nė Tour ti theksove se nuk kishe dėshirė tė ktheje nė Shqipėri, por njėkohėsisht shtove se mund tė kthente yt bir si pretendues froni. Ti e di po aq mirė sa e dinė tė gjithė shqiptarėt se emri yt ėshtė njė fatkeqėsi e racės sonė dhe se ti nuk ke as edhe njė partizan tė vetėm jashtė Shqipėrie, pėrveē atyre gangsterėve [angl. Gangters] tė paktė tė paguar mirė dhe tė armatosur mirė pėrqark teje. Por interesi yt i vetėm ėshtė tė grumbullosh edhe mė milionė. Pėrfundimet kurrfarė rėndėsie pėr ty s'kanė.
    Nėse Shqipėria do tė shohė ende njė rreze shprese pėr tė fituar sė rishti lirinė, kjo mund tė realizohet vetėm nėpėrmjet Anglisė dhe Francės. Shqiptarėt do t'i japin gjithė dėshirė jetėt e tyre pėr kryqėzatėn anglo-franceze, kryqėzatėn e njerėzimit tė qytetėruar, por atėherė as ti dhe as emri yt i mallkuar s'kanė pėr t'u ndier mė. Ti nuk do tė kesh fuqi ta dėmtosh mė Shqipėrinė! Letra jote tjetėr, qė e mora dje, dhe qė mban datėn 29 shkurt, ėshtė e tė njėjtit stil tė vjetėr, e denjė pėr karakterin dhe nivelin e njė maloku analfabet dhe hipokrit tė fisit prej nga ke dalė. Thirrja jote pėr miqėsinė tonė tė vjetėr dėshmon se si ndėrgjegjja dhe brejtjet e saj po punojnė.
    Mė 1924 treshja Jak Koēi, ti dhe unė, hartuam dhe nėshkruam njė kontratė nė tė cilėn ti bije njė mendjeje t'i paguaje Jak Koēit 20 dhe mua 10 pėr qind tė tė gjitha shumave qė do tė nxirrnim nga koncesionet e ndryshme. Pavarėsisht biznesit legal, ti e fillove mbretėrimin tėnd duke vrarė masivisht atdhetarė dhe duke shitur drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi atdheun tėnd. Alessandro Lessona [ministėr i qeverisė "Mussolini"], atėherė miku im, tė ka paguar mė shumė se 4 milionė paunde angleze nga gushti 1925 deri mė 1931. Ndonėse e kisha tė drejtėn, unė asnjėherė nuk ta kėrkova pjesėn time. Ato parą, sikurse e di ēdokush nė Shqipėri dhe jashtė saj, janė larė me gjakun e atdhetarėve mė tė mirė shqiptarė, si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina. Dhe qindra tė tjerė. Ato parą me tė cilat ti po jeton sot janė produkt i tradhtisė mė tė ulėt dhe janė tė lara me lotėt dhe vuajtjet e njė kombi tė tėrė, tė kombit qė ti e shite pėr parą, ti Judė i Shqipėrisė!
    Nuk ka asnjė cep tė shpirtit tėnd tė errėt qė unė tė mos e njoh. Nuk ka asnjė bėmė tė krejt mbretėrimit tėnd qė tė jetė mister pėr mua. Nga kasollja jote nė male, ku u linde, erdhe tė jetosh nė kėshtjella luksoze nėpėr Europė. Por brejtja e zezė e ndėrgjegjes, qė dy herė tė shpuri deri nė zgrip tė varrit, ėshtė ende aty, nė dhomat e mėdha dhe luksoze. Gangsterėt e tu tė armatosur mund tė mbrojnė trupin tėnd, por jo sigurisht shpirtin tėnd tė errėt dhe mjeran. Miqtė dhe armiqtė qė ke vrarė tė sillen vazhdimisht rrethqark, ditė dhe natė, kudo qė tė rrekesh tė ikėsh. Hijet e mė shumė se njė milion shqiptarėvė tė robėruar tė ndjekin duke gjėmuar e duke vikatur emrin tėnd. Qindra mijėra shqiptarėt qė vdiqėn pėr liri nuk mund tė tė lėnė vetėm. Unė, si ish-shoku yt mė i ngushtė, e di sa mirė tė punon stomaku dhe sa tė qetė e ke gjumin, prandaj edhe tė uroj jetė tė gjatė, shumė tė gjatė. Mund t'i pėrdorėsh milionėt e tu, por me siguri kurrė nuk do t'i gėzosh. Sikurse shpesh mė pate thėnė vetė, jeta pėr ty ėshtė mė se e mbaruar, por brerjet e zeza dhe torturuese ende jo.
    Unė jam i vetmi shqiptar jashtė qė i di dhe mund t'i provoj krimet e tua tė kaluara. Ato tani janė shkruar dhe ndodhen tė siguruara nė kasafortėn e njė Banke. Shqiptarėt kanė pėr tė lexuar njė histori tė pikėllueshme, tė huajt njė histori tė neveritshme.
    Unė, Ēatin Saraēi, tė akuzoj ty Ahmeti Zogu si tradhtar tė atdheut tėnd, si vrasės dhe hajdut!
    Pėr armiqtė e tu personalė, qė jetojnė jashtė, ti je mėsuar tė kurdisėsh vrasje dhe shumė prej viktimave tė caktuara prej teje kanė pėrfunduar tė grirė plumbash. Ky lloj gangsterizmi ishte i mundshėm pėr sa kohė jetoje pėrtej hapėsirės sė ligjit. Tani qė je person privat dhe qė jeton nė njė vend ku huri dhe gijotina janė ndėshkimi pėr krimin, unė tė sfidoj tė bėsh provė e tė pėrdorėsh metodat e tua tė dikurshme. Mirėpo kriminelėt janė gjithmonė frikacakė fizikisht. Unė jam njė refugjat i thjeshtė, qė pėrfitoj nga mikpritja e kėtij populli fisnik dhe i respektoj plotėsisht ligjet e tij, kėshtu qė tė sfidoj tė ndėrmarrėsh veprime legale ndaj meje. Tė siguroj qė, nėse dal fajtor, ligji anglez do t'ia bėnte qejfin Ahmet Zogut, ngase ky vend nė raste tė tilla pėrdor ndėshkime mė tė rrepta se ēdo vend tjetėr nė botė.
    Duke lexuar letrat e tua, nė tė cilat ti ende guxon tė flasėsh pėr atdhetari dhe ende guxon tė mė pėrmendėsh mua emrin e fshehtė tė Shqipėrisė [sic], e ndiej veten tė mbushur me njė krupė edhe mė tė madhe nga ajo e gjithė krimeve tė tua tė kaluara.
    Shqipėria ka parė pushtues edhe mė tė fuqishėm nga kėta tė sotmit dhe, me kalimin e kohės, ata ikėn. Do tė ikin edhe kėsaj radhe, por emri yt s'ka pėr tė figuruar askund. Synimi kryesor i kėsaj letre ėshtė tė tė paralajmėrojė pėr herė tė fundit tė mos ngatėrrohesh mė nė gjithė sa i pėrket Shqipėrisė, ose unė do tė detyrohem t'u tregoj diēka mė shumė francezėve dhe anglezėve. Bankėnotat e pavlefshme, si dhe letrat e tua tė fundit, po i ruaj si dokument tė pandershmėrisė sate. Ndonėse jam nė shtrėngesė ekonomike, ato gjithmonė do ta kenė vlerėn e 200 paundeve pėr mua dhe, sidoqė mund t'i marr ato parą nėpėrmjet ēdo gjyqtari francez, kam vendosur ta mbaj kėtė souvenir tė fundit.
    Ēatin Paskal Saraēi
    London, W.8
    21 A. Stratford Rd.



    ------


    Mbresa nga leximi i shkrimit Dr.A.Plasarit : Kush ishte Ēatin Saraēi


    Shkruar nga : Mėrgim Korēa



    Ndėr studimet e fushės historike, ato tė bėra nga Dr.Plasari, gjithmonė e kanė nxitur kureshtjen time dhe i kam lexuar me shumė interes. Nuk kish si tė bėnte pėrjashtim kėsisoj, titulli i shkrimit lidhur me figurėn e Ēatin Saraēit. Nisur nga fakti se rreth Ē.Saraēit unė dija edhe njė ngjarje … mendova me vete se do kish vlerė t’a mėsonte edhe Dr.Plasari e t’ia bėja tė ditur. Mirėpo, sapo e fillova leximin paraqitės tė tij, menjėherė u pėrballova me dy pohime shumė kundėrthėnės. I u riktheva kalimeve tė lexuara. Druajtja ime tė pranoja se studjuesi kish gabuar, ish e theksuar. Epo mendova, njė lajthitje apo shkarje qė bėn vakķ. Vazhdoj mė tutje, dhe ndonėse me shumė keqardhje pėr autorin, ve re se jo mė logjika e ftohtė dhe rigoroze e cila duhet t’i shquajė hulumtuesit, por pėrgjatė shkrimit mungonte tėrėsisht edhe syri skeptik i studjuesit. E vura mėnjanė shkrimin me mendimin t’a lexoja tė nesėrmen dhe mbase nuk do tė mė dukej aq naiv dhe vazhdova me leximin e asaj qė Dr.Plasari e paraqet me titullin :

    Letra e Ēatinit pėr ish-mbretin Zog.

    Qė nė fillim mė ra nė sy gjuha e letrės : ajo ishte e shkruar simbas normave tė gjuhės letrare shqipe dhe jo gegėrisht. U mundova ta kapėrceja kėtė pėrshtypje tė parė, duke menduar se mbase ia ka transkriptuar Dr.Plasari qė t’a bėnte mė tė kuptueshme pėr lexuesin e gjerė, ose origjinali ėshtė shkruar nė anglisht dhe ia ka pėrkthyer, ndonėse nuk ka shumė tė ngjarė qė Ē.Saraēi t’i jetė drejtuar A.Zogut nė gjuhė tė huaj nisur nga fakti qė vetė ai Zogun e quan … malok analfabet dhe hipokrit tė fisit prej nga ke dalė ….
    E vazhdova leximin, megjithatė duke u munduar t’a lexoj pa as mė tė voglin paragjykim, ( gjė tė cilėn e kisha pritur dhe nga Dr.Plasari ). Sa mė gjatė lexoja aq mė shumė neveritesha nga ē’thoshte Ē.Saraēi. Mendimet e mia dyzoheshin, si nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės e gjithashtu edhe nė aspektin figurativ ku, nga njera anė ishte studjuesi, pėr tė cilin kisha konsideratė e respekt, e nga ana tjetėr mbivendosej figura e njė njeriu skajshmėrisht tė pakarakter dhe tejet tė pacipė, i cili mendon se mund t’a besojnė. Gjumin e bėra shumė tė paqetė ku ėndėrrat mbisundoheshin nga pamjet qesharake tė simbolit personifikues tė tė gėnjyerit me stil, baronit Münchhauzen.
    Tė nesėrmen i lexova edhe njė herė tė dy shkrimet. Mbresat e njė dite mė parė u thelluan edhe mė. Mendimet e shpėrndara dhe madjé dėndur kundėrthėnėse, tek mundohesha t’i vija pėrballė njera tjetrės shėmbėlltyrat e studjuesit me atė tė mik-armikut tė mbretit, erdhėn dhe u qartėsuan. Studjuesi, i parandikuar nga antipatia qė ushqente ndaj ish-mbretit, duke e humbur paanėsinė e studjuesit tė mirėfilltė, kishte rėnė nė gabime tė rėnda. Me njė fjalė kishte zbritur nga lartėsia e hulumtuesit dhe ish bashkuar me ne, njerėzit e zakonshėm, tė cilėve para trurit u flet zėmra.


    Disa konsiderata rreth hyrjes sė shkrimit tė Dr.Plasarit.

    Fjalia e parė me tė cilėn fillon paraqitja, ėshtė njė pohim i cili vėrteton miqėsinė e thellė dhe tė gjatė tė Ēatin Saraēit me ish mbretin. Autori pohon se ai … bėri pjesė pėr njė ndėrkohė tė shkurtėr nė administratėn e lartė tė mbretit Zog si funksionar diplomatik. Porse ai njihej edhe si njė nga miqtė mė tė afėrt, ndoshta edhe intimė tė Ahmetit qysh nė tė ri. Bile e citon Ēatinin i cili i drejtohet Zogut me pohimin …Unė, si ish-shoku yt mė i ngushtė …. Nė vijim Dr.Plasari pohon se … Ēatini pėrgojohej edhe pėr organizimin e vrasjes sė Luigj Gurakuqit. Pra sa vjen e vihen nė dukje marrėdhėnjet e ngushta Zog-Ēatin. Mė poshtė, nė vazhdim tė portretit biografik tė Ē. Saraēit, Dr.Plasari pohon se … Pushtimi i Shqipėrisė e zuri Ēatin Saraēin nė Legatėn shqiptare nė Londėr, si sekretar tė parė.
    E analizojmė kėtė paraqitje tė portretit Ē. Saraēit :
    - Qė nė rinķ miq tė afėrt me mbretin e ardhshėm, bile nga mė tė afėrmit.
    - Pėrflitet si dora e Ahmet Zogut nė organizimin e vrasjes sė Luigj Gurakuqit, njerit nga patriotėt mė tė shquar tė kombit tonė.
    - Sekretar i parė i legatės tonė nė Londėr deri mė 7 prill 1939.
    Si rrjedhim logjik arrijmė nė pėrfundimin se Ēatin Saraēi ka qenė nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt, ( nė mos mė i afėrti ), dhe besnikė tė Ahmet Zogut deri nė ditėn e fundit tė mbretėrimit tė tij.
    Vazhdojmė mė tej, me kundėrthėnjet. Gjithmonė sipas Dr.Plasarit … mjaft nga tiparet e regjimit zogist dhe tė karakterit vetjak tė Zogut …Ēatini i ka denoncuar qysh mė 1940-n duke ia numėruar me shkrim vetė “figurės”.
    Kėtu ndjej nevojėn tė kuptoj nė se Dr.Plasari po bėnte njė analizė apo po fillonte tė pozicionohej si studjues. Autori pohonte se … dėshmia e tij ( Ēatinit ) pėr ” ish-mbretin e Shqipėrisė” vjen edhe mė befasuese, pra mė tronditėse, pėr tė mos thėnė mė e denjė pėr besim. Natyrshėm u befasova nga nxitimi i analistit nė dhėnjen e gjykimit tė tij, por vazhdoja tė shpresoja qė ai mbase do ta rishikonte kėtė nė vazhdim. Mė vinte keq qė Dr.Plasari, i futur mbase padashur, nė kėtė hullķ e cila sa vinte e po ia tjetėrsonte gjykimin e ftohtė dhe racional tė studjuesit, vazhdonte e pėrdorte argumenta nė drejtim tė lartėsimit figurės Ēatin Saraēit duke arritur deri atje sa t’i dukej se gjykimi pozitiv i dhėnė nga Lordi Drogheda ishte shumė bindės dhe zinte vėnd. Ndalemi dhe e analizojmė. Ky i fundit, sipas Dr.Plasarit, shprehet duke e cilėsuar Ēatin Saraēin … pushtues grash tė famshme duke shtuar mė poshtė …ime ėmė qe krejt e magjepsur prej tij dhe, ndėr tė dashurit e shumtė tė jetės sė saj, ai u bė mė i rėndėsishmi. Si kishte mundėsi qė Dr.Plasarit i dukej pozitiv ky pėrcaktim i njė lektori universitar, normat e etikės dhe moralit tė tė cilit linin shumė pėr tė dėshiruar ? A ka mundėsi qė Dr.Plasari, i mbrujtur sadopak me mentalitetin shqiptar, t’a vlerėsojė si pozitiv dhe t’a marrė nė konsideratė njė pohim tė bėrė nga djali i cili gjakftohtėsisht gjykon dashnorėt e s’ėmės ? Jo. Nė asnjė mėnyrė nuk kam se si dhe as nuk dua ta besoj !
    Por gjithashtu gafil e ka gjetur studjuesin tonė edhe krahasimi qė Lordi i bėn Ēatinit me “Baronin Münchhauzen”. Nė tė gjitha vėndet anglosaksone e veēanėrisht nė Gjermani e posaēėrisht nė Austri, ēdo adoleshent e njeh Münchhauzenin si gėnjeshtar pėrmasash tė gjera ! E pra si rrjedhojė, kė gėnjen pėr gjėra qė s’ti merr mėndja apo tregon histori dashurishė me njė fantazi tė pa cak as kufi, i venė nofkėn Münchhauzen !
    Vijmė tashti tek mbyllja e shkrimit paraqitės tė Dr.Plasarit. Ky i fundit pohon se Ēatin Saraēi ka lėnė njė shkrim me titull “Historia e njė maskarai”( The story of a bad man ). Shkrimi ėshtė pėrkthyer, ( apo po pėrkthehet ), dhe Dr.Plasari e mbyll paraqitjen e tij me fjalėt … lexuesit shqiptarė do tė pėrjetojnė me siguri njė kėnaqėsi tė rrallė : atė tė njohjes sė tė vėrtetave historike tė zbuluara ēullak …
    Me kėtė mbyllje lidhet edhe befasimi im i skajshėm. Si ka mundėsi qė njė hulumtues edhe analist i hollė dhe me shumė kulturė si Dr.Plasari, kėtė Ēatin Saraēin qė e ndihmoi ish mbretin gjatė gjithė sundimit tė tij me pėrkushtim tė pashoq, e qė sapo mbreti i ngriti potkonjtė i drejtohet duke i thėnė … e kaluara jote e fėlliqur …, e quan njeri qė do tė na i tregojė ēullak tė vėrtetat historike ? Eshtė mė se e mundur qė ai do t’i tregojė nė mėnyrė tejet interesante, pėr kėtė s’kam as mė tė voglin dyshim. Por ama do t’i tregojė siē tregon Baroni Münchhauzen se si inspektonte vijėn e frontit gjatė luftės ruso-turke ! I kėrkoj ndjesė lexuesit por do t’i tregoj njė nga bėmat e Baronit.
    Tregon Münchhauzeni : Ishte acaruar nė kulm lufta. Vija e frontit gjarpėronte dhe nuk dinim se si zhvillohej situata. Hipa kaluar nė majen e grykės sė topit dhe i dhashė urdhėr topēiut tė shtinte. U kapa pas gjyles dhe fluturova mbi vijėn e frontit. Mbasi e studjova situatėn, u hodha nga gjylja mbi tė cilėn fluturoja dhe u kapa pas njė gjyles qė vinte nga vijat e armikut drejt pozicioneve tona. Kėshtu u ktheva nė bazė !

    Pikėpamja ime se si Dr.Plasari e bėri kėtė gafė.

    Nuk ėshtė vetėm konsiderata qė kam pėr Dr.Plasarin qė mė bėn t’i shkruaj radhėt qė vijojnė. Janė edhe dy arsye tė tjera qė mė shtyjnė.
    Sė pari, sepse nuk do tė mė vinte mirė qė tė pėrsėritet nė tė ardhmen njė gabim i tillė ku njė studjues tė quajė prova historike fakte ose pseudo-fakte tė paraqitura nga njė person pėr kundėrshtarin e tij. Ato qė mund tė paraqisė ai si fakte patjetėr duhen marrė nė konsideratė, por i duhen nėnshtruar njė kryqėzimi ballafaques sa tė dėndur dhe tė gjerė faktesh tė tjera kryesore edhe anėsore. Pra tė gjykohet rigorozisht sipas kriterit tė sė vėrtetės.
    Sė dyti, i them Dr.Plasarit se unė jam nga ana e tij e barrikadės. Edhe kjo pėr dy arėsye :
    a- Unė nuk kam se si tė jem dashamirės i Ahmet Zogut, sepse im Atė, Xhevat Korēa, u arratis nga Shqipėria si kundėrshtar i tij. Ky ėshtė fakt. Ndėrsa dėrgimin nga ana e ish-mbretit tė dy vrasėsve tė paguar pėr t’i bėrė atentat, (i cili tė dy herėt dėshtoi), kėtė e shoh me rezervė se asnjeri nga atentatorėt nuk e pohoi.
    b- Edhe nė parim, mendimi im ėshtė se monarkive u ka kaluar koha. Atje ku akoma ekzistojnė janė tamam relike muzeale e pra po aq mė absurditet do t’ishte tė mendohej zėvėndėsimi i njė sistemi republikan me monarki. Nė kėtė vazhdė duhet thėnė se tejet praktik ėshtė treguar ndonjė monark qė, falė atdhedashurisė tij, kandidoi dhe u zgjodh kryeministėr duke e harruar trashėgiminė e fronit.
    Vijmė tashti tek thelbi i problemit. Dr.Plasari, duke ushqyer antipatķ pėr ish-mbretin, nuk u thellua e t’a studjonte figurėn e Ēatin Saraēit si edhe marrėdhėnjet e tija me Zogun. Me qė objektivi i tij qe tė dilnin nė shesh edhe tė goditeshin bėmat e ish-mbretit, u rrėmbye dhe e humbi atė vrojtim tė thellė e tė hollė qė i karakterizon studjuesit. Mosnjohja e figurės Baronit Münchhauzen e ēoi pastaj tė besonte se krahasimi i jepte besueshmėri Ēatinit e dora dorės paraqitja e tij pati nivelin qė ka dhe pohoi tė papohueshmen se … shkrimi Ēatinit do paraqesė tė vėrteta historike !(?) Me njė fjalė, njė impostim i gabuar i problemit e ēoi nė gabime madhore tė cilat shpresoj dhe uroj mos t’i pėrsėrisė mė kurrė sepse nga ai ne presim studime me vlera, si gjithmonė.
    Tashti i erdhi radha t’ia paraqes Dr.Plasarit njė ngjarje qė di unė nga person i parė, pa i bėrė asnjė koment. Dr.Plasari pastaj, si specialist qė ėshtė, t’a studjojė, katalogojė, t’a krahasojė me burime tė tjera e mundėsisht tė arrijė edhe nė pėrfundime.
    Mė tregonte tezja ime :
    “ … kishim shkue ne Bari ne kafe me Rizane (te shoqin, Riza Danin), me Luigjin (Gurakuqin) si edhe Danin (Dan Hasanin, kunatin e tezes, tė vellanė e Rizait). Mbas do kohe na vjen e na ulet ne tavoline nji burre qi un s’e njifshem, po qi ishte shum antipatik ne t’folun te tij t’levyrun, (e mbaj mėnd shprehjen si t’ishte dje sepse s’e kisha dėgjuar kurrė e mė bėri pėrshtypje). Rizaja iu drejtue n’źmen e i tha – A kźnke prishe me Ahmetin Ēatin, qi vjen e ulesh me ne ?-- Ai gjegji e tha “Nuk e ēaj fort kryet un se shka thote aj, kur āsht puna me ndźje me burra zamanit e zoja t’nderueme.” Dani, qi ishte mā nevrik e harbut kthehet e i thote – Hiqnau qafet Ēatin, se zog ndjellakeq ke kźne te tāne jeten ti, po na len rahat e mos na e xej kryet”. Ēatini pa ē’pa, u ēue e iku e na vazhdueme bisedat tona. Kund mbas nji ēerek sahatit ēohet Luigji e thote – A ju mbetet qejfi t’iki un tashmā ?-- U pershendetme e ai iku kurse na thame po rrijm’edhe pak. Veē kur krisi pushka. Rizaja me gjithe Danin me vrap e te dera e kafes. Plumbi Baltion Stamolles e kishte shtrie Luigjin (Gurakuqin) bash n’mjedis te deres rrotulluese e dera kje blokue. U deshtne do kohe derisa muejtne m’e luejte deren e m’e xjerre andej trupin e pajete te Luigjit. Si Rizaja e po ashtu edhe Dani kjene t’bindun se Ēatini kje hjeksi qi e drejtoi Baltionin te kafja ku ishim na me Luigjin.”
    Ndonėse ky fakt tė bėn tė dyshosh seriozisht se arkitekti i vrasjes Gurakuqit qe Ēatini, prapseprap kjo nuk ėshtė provė. Kthehem dhe e pyes Dr.Plasarin : A dini ju nė se ka lėnė ndonjė pohim Baltion Stamolla, vetė dora vrasėse ? Ai pohim do tė qe provė akoma mė rėnduese pėr Ēatinin, por akoma nė fazėn e dyshimit e jo tė provės. Unė mund t’ju them dishka tė cilėn ju, nga posti qė mbuloni, edhe mund t’a hetoni e tė gjeni dokumentin origjinal tė kėtij transkriptimi tim :

    Shkėlqesisė Tij-Zogu-Tirana (Albania)
    - “ - - “ - Ceno Beg Jakova
    aci Hotel de la Ville

    Kėrkoj mbrojtje-dėrgoni tė holla-ndėrmjetsoni pėr pshtim pranė Qeveris Italjane. Pyetni Ēatin Saraēin ku āsht … “besa” ndihma!…

    Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziari: Bari

    Bashkėrendita kujtimet e tezes sime si edhe kėtė telegram tė dorės vrasėse tė Luigj Gurakuqit, Baltjon Stamollės, nė mėnyrė qė masa e dyshimit ndaj Ēatin Saraēit tė anojė akoma mė shumė nga fakti se sa nga pėrgojimi.



    Si e gjykoj unė letrėn e Ēatinit e prej saj vetė Ēatinin.

    Mė lart folėm se si Ēatini qė nga rinia e herėshme e deri mė 7 prill 1939 qe bashkėpunėtor i ngushtė i ish-mbretit Zog. Kurse mė 1940 fillon mllefi i tij kundra Zogut. Pra, ia hėngri bukėn sė paku pėr 20 e ca vite e pastaj ia pėrmbysi kupėn ! Veprim qė e nderon shumė dhe e ngre lart karakterin e Ēatinit, apo jo ?
    Kur fillon dhe e shan i drejtohet Zogut me “… E kaluara jote e fėlliqur … dhe vazhdon e pohon se : … Mė 1924 treshja Jak Koēi, ti edhe unė hartuam dhe nėnshkruam njė kontratė nė tė cilėn ti bije njė mėndjeje t’i paguaje Jak Koēit 20 dhe mua 10 pėrqind tė tė gjitha shumave qė do tė nxirrnim nga konēesionet e ndryshme … Ama burrė i ndershėm Ēatini sa s’ka, pa le sa i afėrt me Zogun ! E ky person qė guxon pastaj e flet kundra Zogut, pohon me gojėn e tij … Nuk ka asnjė cep tė shpirtit tėnd tė errėt qė unė tė mos e njoh. Nuk ka asnjė bėmė tė krejt mbretėrimit tėnd qė tė jetė mister pėr mua …unė si ish-shoku yt mė i ngushtė i di …Nuk do koment fakti qė vetėm miqve mė tė ngushtė u jepet mundėsia tė njohin cepat e shpirtave tė ndėrsjellė, dhe nuk ka pse t’a nėnvizoj faktin se pėr tė (Ēatinin) njohuria e thellė shtrihet pėrgjatė gjithė periudhės mbretėrimit tė Zogut e pra, nga fillimi e deri nė fund !
    Mendoj se ėshtė e tepėrt tė shtoj mė argumente se ē’njeri me mungesa karakteriale ka qenė ky Ēatin Saraē i pacipė qė mendonte se me pohimet e tija do t’i bindėte shqiptarėt se sa i poshtėr kish qenė ish-mbreti. Tė tėra qė thotė Ēatini mund tė jenė tė vėrteta. Nuk po e ve nė dyshim aspak dhe asnjerėn. Por pėr faktin se i pohon pikėrisht ai, ato mund tė jenė ēdo gjė, por kurrė nuk mund tė quhen … tė vėrteta historike tė zbuluara ēullak. Vetėm tė vėrteta historike ato nuk mund tė konsiderohen nga historiani i mirėfilltė dhe nga analisti i paanshėm tė cilėt mbajnė njė pėrgjegjėsķ tė paanė e fund para historisė e cila kėrkon tė vėrtetat dhe vetėm tė vėrtetat !

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    Mė 1924 treshja Jak Koēi, ti edhe unė hartuam dhe nėnshkruam njė kontratė nė tė cilėn ti bije njė mėndjeje t’i paguaje Jak Koēit 20 dhe mua 10 pėrqind tė tė gjitha shumave qė do tė nxirrnim nga konēesionet e ndryshme …
    Gjate kohes qe lexoja kete liber , te tilla pohimesh nga goja e Catinit me benin shume pershtypje.
    Si ka mundesi qe nje diplomat si Catini te bjere ne kete nivel?
    Permendja e komisioneve dhe perqindjeve prej Catinit ne afera te ndryshme me Zogun ne kete liber jane pafund.
    Per te ulur figuren e Zogut Catini sakrifikon edhe personalitetin e tij.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Zoti Korēa e paska nxjerre offside fare Plasarin !!! Plasari studiues amator ...


    Po opozitaret e Zogut me ēfare financash jetonin ne kurbet ???
    Si ka mundesi qe rrinin kaq te qete ne Itali ??? Si ka mundesi qe OVRA nuk i perndiqte ??? Ndoshta Mussolini financonte edhe Opoziten perveē Zogut ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Lexoni > Sekretet e Ahmet Zogut
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 12:12
  2. Historia e panjohur e familjes sė vjetėr Saraēi
    Nga ALBA nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-10-2003, 17:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •