Publikuar: 14.09.2011 -
Burrat me zë të trashë janë më të suksesshëm në ngashënjim sepse femrat nuk e harrojnë atë ngjyrë, pohojnë shkencëtarët.
Femrat janë shumë të ndjeshme në ngjyrën e zërit dhe ato më parë do t’i nënshtrohen zërit të trashë sesa tonit të lartë. Shkencëtarët nga universiteti Aberdin thonë se damat me anë të ngjyrës së zërit vlerësojnë cilësinë gjenetike por edhe disa cilësi të tjera siç janë sjelljet josociale dhe mungesa e emocioneve.
Kur e vlerësojnë partnerin e vet potencial, femrat bazohen në ndjenjat e veta për të pasur sa më shpejt informata për tiparet burrave por edhe me sjelljen e tij në të kaluarën.
Pos zërit që ndikon në zgjedhjen e partnerit, është dëshmuar se kujtesa femërore “punon” mirë kur informata i merr nga ndonjëri me ngjyrë të thellë zëri. koha.net
Krijoni Kontakt