Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Otomanët shqiptarë, sikurse Sinan Hasani e Ali Shukria

    Otaomanët shqiptarë, sikurse Sinan Hasani e Ali Shukria




    Rexhat Sahitaj

    Viteve të fundit, populli dhe trojet shqiptare janë shndërruar në poligon ushtrimi influencash të shteteve armike. Greqia jep para për shqiptarët që e mohojnë atdheun. Mali i Zi u jep para shqiptarëve që shndërrohen në malazezë, Serbia jep pasaporta biometrike për shqiptarët që e marrin nënshtetësinë serbe. Maqedonia u jep para dhe poste liderëve shqiptarë për mosrealizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve. Turqia jep ndihma vetëm atyre që e flasin gjuhen turke. Ku na mbeti shqiptaria?!

    Këto ditë, gjatë vizitës së delegacionit turk, në agjendën e tyre vend prioritar ishte ndryshimi dhe shtrembërimet historike që nga agresori të konsideroheshin çlirimtarë.

    Kërkesat e Turqisë aktuale që populli shqiptar të bëjë ndryshime në librat shkollorë, meqë sipas tyre Perandoria Otomane nuk ishte pushtuese e territoreve shqiptare, është e papranueshme. Perandoria Otomane, për të shtrira autoritetin e vet, vrau, plaçkiti, burgosi, masakroi dhe dogji fshatra të tëra shqiptare. Pasi arriti t’i pushtonte territoret tona, djemtë tanë i detyronte të shkonin në shërbimin ushtarak me mijëra kilometra larg vendlindjes, duke i dërguar në Jemen e vende tjera aziatike për të luftuar për interesa të sulltanëve, e jo të shqiptarëve. Këtë më së miri na e ilustron kënga popullore: “Vinë pampurat rrethit detit…”, në të cilën përshkruhen vuajtjet e djemve dhe vashave tona pa burrat e tyre.

    Gjatë kohës së pushtimit otoman 500-vjeçar, në tërë Perandorinë, i vetmi ishte populli shqiptar i cili nuk gëzoi asnjë privilegj, edhe pse shqiptarët e përqafuan fenë islame. Shqiptarëve ua ndaloi hapjen e shkollave shqipe, djemtë tanë i detyronte të shërbenin 9 vjet në ushtrinë e tyre; edhe kur Perandoria e tyre po shkatërrohej shqiptarëve nuk ua njohu pavarësinë, ndërkaq ua njohu pavarësinë Greqisë, Serbisë, Malit të Zi, që ishin veç një grusht popull etj.

    Kush ishin të privilegjuarit e Perandorisë?
    Disa intelektualë nga Kosova, ende pretendojnë dhe i kanë lansuar teoritë e tyre se po të mos ishim pushtuar nga Turqia, Kosova sot do të ishte serbizuar. Sipas këtyre teoricientëve të paguar nga Turqia e sotme, pa pushtimet turke emri shqiptar do të ishte zhdukur në Kosovë, e ndoshta edhe më gjerë. Këta historianë dhe të tjerë bazohen në disa fakte të paqëndrueshme kur deklarojnë se shqiptarët ishin populli më i privilegjuar në tërë Perandorinë Otomane, sepse kishte gjeneralë shqiptarë që i dirigjonin luftërat pushtuese të perandorisë, kishte oficerë e personalitete tjera të suksesshme në Perandorinë Otomane.


    Për ta sunduar një popull dhe për ta nënshtruar për një kohë sa më të gjatë, është e domosdoshme që të privilegjojë djem të nxjerrë nga i njëjti popull
    . Një gjë e tillë është praktikuar edhe nga romakët dhe vazhdon deri në ditët e sotme. Në kohën e pushtimeve romake, kishte shumë nga tanët që arritën të fitojnë pozita të larta në pushtet, por pikërisht të tillët ishin ata që më lehtë e nënshtronin popullsinë e tyre ilire. Ne sot mund të mburremi gabimisht se populli shqiptar ka dhënë ndonjë papë, ndonjë sulltan, ndonjë gjeneral të ushtrive pushtuese, por në fakt ata ishin kriminelët e popullit te tyre. Edhe në kohën e Serbisë kishte shqiptarë të privilegjuar, e madje Sinan Hasani ishte shef i Jugosllavisë. Shtresa e privilegjuar dhe historianët e paguar, Serbinë do ta quanin jo agresore, por çlirimtare. Ne edhe sot nuk kemi guximin t’i trajtojmë personalitetet shqiptare që i njohim dhe të cilët na futën burgjeve se ata ishin bashkëpunëtorë të armikut. Ne nuk mund të shkruajmë e as të flasim se Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli e shumë e shumë të tjerë ishin në shërbim të Serbisë. Historia e shqiptarëve duhet të rishikohet objektivisht, e jo në bazë të interesave imediate.

    Turqia aktuale bartëse e kërkesave pushtuese otomane
    Qeveria aktuale e Turqisë nuk është asgjë tjetër, vetëm se një vazhdimësi e kërkesave dhe qëllimeve që dikur kishte Perandoria Otomane. Natyrisht, tani kemi kushte dhe realitet krejtësisht tjetër.

    Menjëherë pas humbjes së Perandorisë, Turqia në marrëveshje sekrete me Serbinë i ndihmoi në shpërnguljet masive të shqiptarëve. Qindra-mijëra shqiptarë i vendosi në shkretëtirat e Anadollit, të cilët i përdori kundër pakicave tjera joturke, si ermeniane, kurde etj.

    Shqiptarët e shpërngulur në Turqi nuk e kishin të drejtën të deklaroheshin se janë shqiptarë. Shqiptarët e shpërngulur në Anadoll nuk kishin të drejtë të quheshin me emrin shqiptar, e t’i ruanin mbiemrat, si Gashi, Berisha, Kelmendi etj., por mbiemrat dhe emrat e tyre ua ndërruan detyrimisht, duke i pagëzuar me emra e mbiemra turq, si Vatansever, Usllu etj. Si ende autoritetet turke kanë sy e faqe të kërkojnë se ishin dashamirë të shqiptarëve?! Për të bërë një krahasim ndërmjet shqiptarëve të shpërngulur në Turqi dhe atyre në Perëndim, është mirë të përkujtojmë se pikërisht në kohën kur Turqia nuk ua ndërronte emrat dhe mbiemrat shqiptarëve në Bruksel, Faik Konica kishte të drejtë të quhej Faik Konica dhe të deklaronte se ishte me origjinë shqiptare.
    [B]


    Turqia e detyruar nga Evropa
    Deri vonë, shqiptarët në Turqi ishin shtresa më e degraduar dhe më e poshtëruar, aq sa nuk i thërrisnin me emrin shqiptar, por arnaut. Ndoshta në gjuhën turke “arnaut” do të jetë diçka e mirë, por edhe po të ishte mirë nuk ka asgjë më të mirë se të na quanin shqiptar, e jo “shiftar”, e as “arnaut”.

    Shqiptarët në Turqi nuk kishin të drejtë ta flitnin gjuhën shqipe e të mbanin mbishkrime shqipe nëpër dyqanet e tyre. Shqiptarët në Turqi nuk kanë të drejtë në shkollën shqipe, edhe pse janë përafërsisht tre milionë. Është krejt normale se prej tre milionë shqiptarëve që dikush të ketë arritur të bëhet gjeneral apo i pasur, por ky fenomen i ngritjes në poste apo pasurisë ekziston edhe te shqiptarët në SHBA dhe në Evropë. Nëse një apo disa shqiptarë kanë arritur suksese në Turqi, kjo nuk duhet nënkuptuar se ata i çmojnë shqiptarët që jetojnë në Turqi. Ato janë fenomene të rralla, që mund të ndodhin kudo. Viteve të fundit, Turqia është e obliguar nga Unioni Evropian që t’i respektojë pakicat joturke në territorin e saj. Kështu që tani shqiptarët kanë të drejtë të deklarohen se janë me nënshtetësi turke, por me origjinë shqiptare. Në fakt, me ligj kanë të drejtë, por në realitet ata do t’i humbin disa privilegje tjera nëse deklarohen si shqiptarë.

    Turqia “dëshmon” se Kosova është vazhdimësi e Perandorisë Otomane

    Në një anë, Serbia ende “dëshmon” se Kosova është pjesë e Serbisë, në anën tjetër Turqia po ashtu është duke u përpjekur ta ndryshojë historinë tonë se ata nuk ishin pushtues, por i kishin marrë nën kontroll vetëm territoret e saj që i konsideronin të tyre. Pra, ata territoret tona i konsiderojnë si të vetat dhe ata nuk na paskan pushtuar. Si mund të quhemi agresor, nëse një ditë ne do bashkohemi me Shqipërinë?!

    Turqia është duke bërë çdo gjë që turqfolësit shqiptarë t’i konsiderojë si turq autoktonë. Turqia financon projekte të ndryshme në Prizren, Mamushë dhe kudo ku flitet turqisht. Unë nuk kam kurrfarë paragjykimesh për banorët e Mamushës, por dihet se ata kurrë nuk kanë qenë të ardhur nga Turqia, por shqiptarë që e kanë pranuar besimin islam. Deri në ditët e sotme, banorët e Mamushës janë veshur me tirq e xhurdia, që është shenjë se ata ishin shqiptarë, por flasin turqisht. Në sistemin e Titos, të gjithë ata që deklaroheshin turq gëzonin privilegje, si p.sh. te punësoheshin patjetër. Në Kosovën e pasluftës, të tillët po ashtu privilegjohen dhe këta tani po t’i konsiderojmë si shqiptarë do të inatosen, sepse i humbin privilegjet personale.

    Turqia e ka intensifikuar politikën e saj që sa më tepër shqiptarë të turqizohen njëlloj si Greqia në Shqipëri.

    Historia nuk ndryshohet me para

    Turqia, duke i ndihmuar OJQ-të e ndryshme dhe duke blerë ndonjë personalitet politik dhe intelektualë të tjerë, nuk mund ta ndryshojë realitetin historik. Po të ndryshohej historia sipas tekeve të disa individëve, Franca, Italia, Gjermania etj., do ta bënin këtë. Por, ndryshimi i historisë është krim ndaj njerëzimit. A mund që Franca t’i kërkojë Polonisë se Napoleoni nuk ishte agresor?! A mund që Gjermania t’u kërkojë shteteve të pushtuara nga Hitleri ta ndryshojnë historinë e tyre e të shkruajnë se ai nuk ishte agresor? ! Shtetet e civilizuara nuk e bëjnë një kërkesë të tillë, sepse ajo do quhej krim dhe pushtim për së dyti.

    Vetëm shtetet si Turqia, Serbia e Greqia që vërtet kryen krime më të tmerrshme ndaj popullsisë sonë sot ende nuk heqin dorë nga krimet e tyre dhe në vend se të kërkojnë falje, këta pretendojnë se ne jemi vazhdimësi e tyre.

    Deklarata dhe kërkesa e zyrtarit të Turqisë e turpëron tërë popullin turk, nëse Qeveria e Turqisë nuk kërkon falje. Turqia ishte agresore dhe kjo kurrë nuk mund të ndryshohet.

    http://www.gazetatema.net/web/?p=37426
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Për të kuptuar absurditetin e gjëndjes tonë, Greqia hedh në gjyq Italinë dhe Gjermaninë(donatorin dhe krijuesin e saj) në një kohë që praktikisht ka falimentuar për krimet gjoja në L2B. Ne, jo vetëm që nuk i hedhim në gjyq për cështjen Came, por ne pranojmë me gjithë qejf të ndryshojmë edhe historinë nga pushtuesi ynë më mizorë që kemi njohur. Sot, për shkak të këtij pushtimi, dhe për shkak se kjo Perandori la kombet përreth të lulëzojnë me shkolla, gjuhë e akademi, dhe Shqiptarin vec me kobure në brez që të vriste sho-shoqin, ne ende nuk jemi në gjëndje të zhvillohemi, dhe jemi mbrapa të gjithëve në cdo parameter, duke kaluar nga një eksperiment politik në një tjetër, nga zari i njërit shtet ballkanik, në zarin e një tjetri(dikur të Italisë, më pas të Jugosllavisë, e tashmë të Turqisë).
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Për të kuptuar absurditetin e gjëndjes tonë, Greqia hedh në gjyq Italinë dhe Gjermaninë(donatorin dhe krijuesin e saj) në një kohë që praktikisht ka falimentuar për krimet gjoja në L2B. Ne, jo vetëm që nuk i hedhim në gjyq për cështjen Came, por ne pranojmë me gjithë qejf të ndryshojmë edhe historinë nga pushtuesi ynë më mizorë që kemi njohur. Sot, për shkak të këtij pushtimi, dhe për shkak se kjo Perandori la kombet përreth të lulëzojnë me shkolla, gjuhë e akademi, dhe Shqiptarin vec me kobure në brez që të vriste sho-shoqin, ne ende nuk jemi në gjëndje të zhvillohemi, dhe jemi mbrapa të gjithëve në cdo parameter, duke kaluar nga një eksperiment politik në një tjetër, nga zari i njërit shtet ballkanik, në zarin e një tjetri(dikur të Italisë, më pas të Jugosllavisë, e tashmë të Turqisë).

    Per fate te keqe politikanet shqipetare jane analfabete . Politikanet shqipetare nuk jane te gatshem te konkurrojne ne ballkane .

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Per fat te keq, dhe ti siper, shume bukur e shkruan shqipen, zili te kam.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •