-
Pahor si ndërmjetësues mes Thaçit dhe Tadiçit
Lubljanë, 10 shtator – Me ftesë të kryeministrit slloven, Borut Pahor, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar të premten pasdite një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.
Kryeministri Thaçi do të ketë takim me kryeministrin slloven, ndërsa temë bosht e takimit, thuhet se do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe perspektiva evropiane e Kosovës.
Ky takim është paralajmëruar ditë më parë nga kryeministri slloven, pas takimit të tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe pritet që “Pahor të luaj rolin e ndërmjetësuesit mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë”.
Kryeministri i Sllovenisë, gjatë takimit me kancelaren Merkel, javën e kaluar, kishte paralajmëruar se parashikon të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës.
Ai nuk kishte pranuar që të flasë për detaje rreth këtij takimi, por sipas mediave serbe, kishte folur rreth “mundësisë së marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës”
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt