Granit Hyseni, i cili tashmë disa vite jeton në Zvicër, synon të arrijë sukses edhe në Kosovë. Me këndim ka filluar të merret para 6 vjetëve dhe ka kënduar në shumë vende të Evropës. Mirëpo Kosova është vendi në të cilin dëshiron të bëjë bujë.
“U bënë disa vite në skenë dhe kam performuar në shumë vende të botës me këngë në gjuhë të huaja. Tani dua të këndoj vetëm në gjuhën shqipe dhe të arrij sukses të merituar. Pëlqej këngëtarët nga Kosova, mirëpo më së shumti e kisha veçuar këngëtarin e madh Sinan Vllasaliu që shpresoj se një ditë do të arrij suksesin e tij”, ka thënë ai për “Zërin”.

Graniti së fundi ka lansuar në treg këngët “Nisu në det”, “Diva jem” dhe tani së shpejti do të lansojë edhe një këngë tjetër bashkë me videoklip.