Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 76
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Dëbohet gruaja e terroristit

    Nga Express 12 Prill 2012 17:32


    Mirela Jasarevic, gruaja e terroristit Mevlid Jasarevic, i cili vitin e klauar shtiu me armë drejt Ambasadës së SHBA’ve në Sarajevë, është dëbuar nga Bosnje e Hercegovina për në Serbi. Ajo në BeH po qëndronte ilegalisht.

    Sipas gazetës ditore të Sarajevës, ‘Dnevni Avaz’, e cila thirret në burime të sigurta, Mirela Jasarevic është dashur të paguaj 150 euro gjobë, përderisa i është shqiptuar edhe dënimi ndalesës së hyrjes në BeH për pesë vitet e ardhshme.

    Paraprakisht, prokurori shtetëror i BeH, Dubravko Campara, kishte paralajmëruar se padia kundër Mevlid Jasarevic do të ngritet më së voni deri në kohën e skadimit të paraburgimit të tij, më 28 prill.

    Më 28 tetor të vitit të kaluar Mevlid Jasarevic (23) shtiu me amë zjarri drejt ndërtesës së Ambasadës së SHBA’ve në Sarajevë, dhe me atë rast plagosi rëndë një polic, i cili punonte në sigurimin e objektit diplomatik.

    PS No coment
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  2. #62
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    JU JORK-Shtetasi shqiptar, Agron Hasbajrami, që jeton në Nju Jork, ka pranuar se është fajtor për akuza për terrorizëm. Ai pohoi se kishte provuar të shkonte në Pakistan për t’u bashkuar me grupet radikale xhihadiste kryengritëse.

    Shqiptari me profesion arkitekt pranoi në gjykatën federale madje se i ka mbështetur materialisht terroristët.

    Ai do të dënohet me 15 vite burg. I dyshuari Agron Hasbajrami 28 vjec ka rënë dakort që të dëbohet nga SHBA.

    Autoritetet thanë se ai ka dërguar më se 1 mijë dollarë në mbështetje të aktiviteteve terroriste në Pakistan dhe Afganistan dhe kishte komunikuar me dikë në Pakistan, që kishte thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur, që i ka vrarë ushtarët e Shteteve të Bashkuara.

    Autoritetet theksuan se ai kishte shprehur dëshirën për të vdekur si martir.

    Agron Hasbajrami u arrestua në aeroportin Kenedi në Nju Jork, në muajin shtator të vitit të kaluar.

    (d.b/BalaknWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...zem-86775.html


    Vendlindja dhe nenshtetesia ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #63
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Mire, ka rrethena lehtesuese qe e ka pranu vepren. Ne vend qe te ishte me nje dy zezak ne nje dhome tani e fusin me nje
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Jashareviqi kishte planifikuar sulme në Gjermani

    Publikuar: 13.04.2012 - 15:30

    Sarajevë, 13 prill - Sulmuesi i Ambasadës amerikane në Sarajevë, Mevlid Jashareviq, në video-testamentin e tij, pos kërcënimeve të hapura kundër amerikanëve, lajmëroi një luftë të veçantë në Gjermani, për shkak të pranisë së ushtarëve të këtij shteti në Afganistan.

    Incizimi i plotë është në posedim të Prokurorisë së Bosnje dhe Hercegovinës, ndërsa sipas ditores “Dnevni Avaz", autoritetet gjermane ka gjasa që moti kanë qenë të njoftuara për këto kërcënime.

    Gazeta shkruan se Jashareviqi i paralajmëron sulmet terroriste të cilat është dashur të ndodhin pas sulmit në ambasadën e SHBA-ve në Sarajevë, gjë që do të thotë se ai ishte pjesë e një grupi të organizuar, transmeton Telegrafi njoftimin.

    "Të jeni të sigurt, nëse nuk e tërhiqni brenda një muaji ushtrinë nga Afganistani dhe nëse nuk tërhiqeni nga lufta kundër islamit dhe myslimanëve, ju pret helmimi i ushqimit dhe ujit tuaj, madje i qenve tuaj. Ju jeni në luftë kundër myslimanëve. Dhe, tani myslimanët kanë për të ardhur me luftë në shtëpitë e juaja”, thotë Jashareviq në incizim.



    E përditshmja e Sarajevës, që ka siguruar video-testamentin e xhiruar në prag të sulmit në ambasadën amerikane në Sarajevë, shkruan se nuk dihet se ku dhe kur është gjetur incizimi, dhe se prokurorët - sipas informatave jozyrtare - e kanë gjetur gjatë bastisjeve në Maoçan të Epërme, ku ka qëndruar Jashareviqi.



    Më herët, në media janë publikuar pjesë të fjalimit të tij, ku Jashareviqi paralajmëron sulmin kundër amerikanëve në Bosnje.


    Kurse armikun Serb qe ia kan vra me shum se 150000 vlazen keti jasharit , nuk guxon as ta permend ,apo ashtu e mesojn bosat ,qe serbi eshte miku i yn(gabelistancav) e mos e trazo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 13-04-2012 më 13:37
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Me vjen keq per kete lajme per shume arsye.
    Mbi te gjitha me vjen keq se ky djali eshte njeri zemermire por per fat te keq ka marre per edukate nje propagande te tille anti shqiptare dhe pro turke ne nje periudhe delikate si adoleshenca.
    Por fundja faji nuk eshte i te huajve, faji eshte i institucioneve shteterore pa dallim partie qe ne keto 15 vitet e fundit ka lejuar lulezimin e vatrave arsimore qe hapur pa iu dridhur qerpiku bejne shpelarje truri djemve te rinj. Nuk eshte nevoja te themi emra, dihen.

    Uroj qe t'ia lehtesojne denimin per shkak se nuk kemi te bejme me nje njeri te perfshire ne menyre direkte ne akte terroriste.

  6. #66
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    NEW YORK- Një shtetas shqiptar akuzohet nga autoritetet amerikane se ka ndihmuar një grup terrorist, i cili ndërmeerte
    veprime kriminale ndaj forcave ushtarake amerikane. Sipas zyrës së FBI, Agron Hasbajrami synonte të bashkohej
    me një grup xhihadist, i cili ka vrarë ushtarë amerikan. Për të arritur qëllimin e tij Hasbajrami kishte dërguar mbi 1
    mijë dollarë në Pakistan për të mbështetur grupin terrorist. Plani i shqiptarit ishte zbuluar nëpërmjet mesazheve të
    dërguara në email një pike kontakti në Pakistan, i cili do të ndihmonte lidhjen e Hasbajramaj me terroristët. Në mesazhet e shkëmbyera zbulohet dëshira e shtetasit shqiptar për të vdekur si martir. Agron Hasbajrami u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Kenedit, në Nju Jork, ndërsa
    po bëhej gati të hypte në avion për në Turqi. Nëse shpallet fajtor nën akuzat për mbështetje materiale për grupet terroriste, ai mund të
    dënohet me 15 vjet burg. (e.m/BalkanWeb)
    dhe arkitekt tjetri ne NY. hajde merri vesh keta rob. nga ishte ne Shqiperi dihet?

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    çfare rendesie ka se prej cilit vend,
    rendesi ka qe ishte nga shqiperia.

  8. #68
    po kot per kuriozitet. thash se mos e njof

  9. #69
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    dhe arkitekt tjetri ne NY. hajde merri vesh keta rob. nga ishte ne Shqiperi dihet?
    Ti po thua se i akuzuar ka pas profesion si arkitekt??/ Nese po ateher nuk eshte fare tru shplare por pure evil. Po te jene trushplare te vrasin veten e vet ose kercenojne familjet e veta??? Keta derra nuk e meritojne te jene te lire edhe burgun e kane teper. Po vriten njerez te pafajshme nga keta plera te pashpirt pak me intereson kombesia e tij te gjithe kriminelat njelloj jane edhe duhen denuar ne maksimum.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #70
    E thoshte artikulli jo une, se une nuk pi kafe me terroristat

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •