Tenton të korruptoj policin me 3000 euro për një filmim, pranga gazetarit
Një gazetar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës nën akuzën e korrupsionit pasiv. Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës bëjnë me dije se arrestuan në flagrancë gazetarin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Bektash Zeneli. Sipas policisë gazetari Zeneli ushtronte presion tek një punonjës i policisë kufitare në Kakavijë, duke i kërkuar shumën prej 3000 eurosh, për të mos publikuar në media një filmim të realizuar para Krishtlindjeve, që sipas tij implikonte punonjësin e policisë në afera. Arrestimi i gazetarit është bërë në Tiranë, pikërisht në momentin e shkëmbimit të parave me filmimet, në një lokal afër Zogut të Zi në kryeqytet. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën e parave, si dhe dy aparate celulari që gazetari kishte përdorur për t’i bërë presion policit kufitar.
MAPO
Krijoni Kontakt