Dëbohet gruaja e terroristit
Nga Express 12 Prill 2012 17:32
Mirela Jasarevic, gruaja e terroristit Mevlid Jasarevic, i cili vitin e klauar shtiu me armë drejt Ambasadës së SHBA’ve në Sarajevë, është dëbuar nga Bosnje e Hercegovina për në Serbi. Ajo në BeH po qëndronte ilegalisht.
Sipas gazetës ditore të Sarajevës, ‘Dnevni Avaz’, e cila thirret në burime të sigurta, Mirela Jasarevic është dashur të paguaj 150 euro gjobë, përderisa i është shqiptuar edhe dënimi ndalesës së hyrjes në BeH për pesë vitet e ardhshme.
Paraprakisht, prokurori shtetëror i BeH, Dubravko Campara, kishte paralajmëruar se padia kundër Mevlid Jasarevic do të ngritet më së voni deri në kohën e skadimit të paraburgimit të tij, më 28 prill.
Më 28 tetor të vitit të kaluar Mevlid Jasarevic (23) shtiu me amë zjarri drejt ndërtesës së Ambasadës së SHBA’ve në Sarajevë, dhe me atë rast plagosi rëndë një polic, i cili punonte në sigurimin e objektit diplomatik.
PS No coment
Krijoni Kontakt