Per te ndihmuar keshtu ne menyre virtuale eshte e veshtire, por po mundohem tju jap dasa keshilla ose ide.
Ne radhe te pare per te dhene nje mendim duhet te kesh nje informazion qe nga lindja e deri sot mbi ecurine e femijes.
Psh A eshte hera e pare qe ka anemi apo ka patur edhe me pare ?
A ka shenja te tjera qe lidhen me anemine, si lodhje te pergjithshme dhe ne vecanti te muskujve, njgyre te bardhe, takikardi, etj...
A ka emoragji, humbje gjaku ne ndonje pjese te trupit, sidomos ne zorren e trashe, kjo shikohet tek jashteqitja nese ka ngjyre te erret, ose mund ti besh analizat e jashteqitjes, sepse rastet me te shumta vijne nga emorragjite, te jashteme ose te brendshme.
A ke bere analiza per numrin e ruazave te kuqe, nese eshte brenda parametrit, ose sasine e emoglobines brenda ne ruazat e kuqe, nese eshte brenda parametrave normal.
Ju thoni qe ka mungese hekuri sepse keshtu thon analizat OK ne rregull per kete mund ti japesh ushqime me permbajtje hekuri, por a je i sigurte qe intestino pra aparati thithes eshte ne gjendje ti thithe ato. Pra dua te them qe nje nga problemet e mungeses se hekurit eshte mosthithja e lendeve te tretura nga organi perkates qe eshte intestino tenue. Cdo te thote kjo ? Kjo do te hote qe ky organ per arsye te ndryshme ka humbur perkohesisht aftesine per te thithur elementet ushqimor, cilat jane keto arsye ? 1- Ngrenia ne menyre te gabuar, 2- semundjet autoimune, 3- skuqja apo infeksioni i intestinos. 4- Prania e parasiteve ne intestino qe jo vetem se kosumojne elementet ushqimore, por edhe demtojne vet intestinon.
Prandaj Pyes A i ke bere analisa per parasit intestinal ? nese jo te keshilloj ti besh, femijet e kesaj moshe dhe me te vegjel fusin cdo gje ne goje dhe ti nuk e shef.
Nje problem tjeter mund te jene emorroidi, ulcera, diverticoli, apo perdorimi per kohe te gjate i disa ilaceve si psh ato qe permbajne Acido acetilsalicilico.
Keshtu qe une ne fillim do kontrolloja intestinon, ose mundesisht gjith aparatin tretes qe nga goja deri ne anno, dhe njekohesisht do ndryshoj regjimin dhe menyren e te ushqyerit. per kete te keshilloj te lexosh kete teme.
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=80701
Por meqe ushqimet duan kohe qe te furnizojne organizmin me hekur dhe meqense femija mund te kete shum mangesi qe kuptohet nga shenjat qe permenda me siper duhet si fillim ti japesh menjeher (solfato ferroso, gluconato di ferro) dhe vit B12, per kete keshillohu edhe me ndonje mjek.
Por problemi qendron gjithmon ne ate se sa eshte i afte sistemi i tij tretes dhe asimilues ti marre keto elemente dhe ti fuse ne qarkullim megjithate ne marrim rastin me te keq qe 50% e tij eshte jashte funsionit, por 50% e ketyre dy kriperave te hekurit do shkojne ne gjak.
Nje problem tjeter eshte edhe bakri pasi eshte vertetuar dhe njihet shkencerisht se shpesh nuk eshte hekuri ai qe mungon por bakri i cili eshte nje shoqerues ne reaksionet me hekurin, dhe ne shum raste pervec hekurit apo ne te njejten kohe me hekurin i japin edhe nje dose te caktuar bakri dhe rezultati eshte optimal.
Prandaj do te keshilloja qe recetes se mesiperme ti shtosh edhe baker ne formen oligo minerale, eshte nje leng uji me perqindje bakri dhe shum e asimilueshme menjeher ne gjuhe.
Kete te fundit eshte veshtire ta gjesh ne Shqiperi, nese ke njerez ne Itali e gjen ne cdo farmaci, nese nuk ke njeri me kontakto ne privat te gjejm ndonje menyre qe ti nis une.
Krijoni Kontakt