Prejardhja e pronës
Ana Mitro, Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani dhe Eleni Mima rezultojnë të jenë trashëgimtarë të një sipërfaqeje gjigande prej 28.993.100 m2, në bregdetin e Durrësit. Sipas dokumentave ata rezultojnë të jenë pasardhës së Jorgji Vevecka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqes Goxhomani, dhe Ariadhni Konomit, të cilët janë trashëgimtarët e parë të pronës në fshatin Rrushkull dhe Hamallaj, të rrethit të Durrësit.
1919
Prona e tyre rezulton të jetë e regjistruar për herë të parë në vitin 1919 në emër të
Miltjadh Shallvarit, (daja i trashëgim-lënëssve të paditsave) me emër “Cifligu Rushkull dhe Cifligu i Ri”.
Në vitin 1933, pas vdekjes së Miltjadh Shallvarit, prona e mësipërme nëpërmjet një testamenti kalon në favor të bashkëshortes së Miltiadhit, me emrin Sllava Maria Lubica.
Testamenti kundërshtohet nga trashëgimtarët e Miltjadh Shallvarit të cilët në vitin 1934 ngrenë padi në Gjykatën e Durrësit dhe pas një procesi që zgjat 10 vjet fitojnë të drejtën e bashkëpronësisë e pronës së madhe “Cifligut Rrushkull dhe Cifligu i Ri”.
Në vitin 1940, ndërkohë, Sllava Maria Lubica kishte lidhur kontratë emfiteoze për këtë pronë me shoqërinë italiane agrikulturore E.I.A.A.
Në vitin 1946 paditësit kanë paraqitur në Gjykatë një notë traskiptimi kundra shoqërisë italiane
Në vitin 1947 kjo pronë konfiskohet nga shtet shqiptar në kuadër të reformës agrare.
Në vitin 2007, Zyra Rajonale e Kthimit dhe e Kompesimit të Pronave në Durrës, pasi ka marrë kërkesën e trashëgimtarëve të ish pronarëve, Ana Mitro, Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani dhe Eleni Mima, fillimisht me vendimin nr 172.dt.01.08.2007 u ka pranuar kërkesën për njohjen e së drejtës së pronësisë dhe u ka kthyer në natyrë sipërfaqen e tokës prej 157.2 ha si dhe ka vazhduar procedurat për njohjen dhe kthimin e pjesës tjetër të tokës.
Vendimi i mësipërm rrëzohet dy muaj më pas nga Zyra Qëndrore e Agjensisë së Kthimit të Pronave, me vendimin e dt 01.08.2007. Pikërisht këtu fillon dhe kalvari i sorrollatjes së dosjes nëpër gjykata të trashëgimtarëve të familjes Konomi.
Gjykata e Shkallës së Parë i dha të drejtë familjes Konomi dhe të tjerëve në tetor 2009
Gjykata e Apelit Durrës në maj 2010 e rrëzoi vendimin e Gjykatës së shkallës së Parë
Gjykata e Lartë e regjistroi këtë cështje në 27 korrik 2010 dhe e mori në shqyrtim në maj të 2011, (shumica e dosjeve presin deri në 2 vjet për shqyrtim nga kjo gjykatë, porn ë këtë rast është vepruar vërtet shpejt). Gjykata e Lartë mori vendim në 14 qershor të këtij viti në favor të familjes Konomi dhe të tjerëve. Rreth 3 muaj pas këtij vendimi, Skerdilajd Konomi vritet në qendër të Vlorës
Krijoni Kontakt