E Brari s'jam marre asnjehere me partite ....
por per te shkuar mund te shkojme ...
E Brari s'jam marre asnjehere me partite ....
por per te shkuar mund te shkojme ...
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
Kërcënohet familja e gjyqtarit Konomi, kërkon mbrojtje.
Familja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u vra nga një atentat me bombë në 9 shtator i këtij viti kërkon mbrojtje nga shteti pasi ndihet e rrezikuar për jetën. Familjarët e gjyqtarit në një letër drejtuar kreut të shtetit Bamir Topi, ministrit të drejtësisë Eduard Halimi dhe nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu, theksuan se duke u nisur nga zotimi se fajtorët për këtë krim makabër do të vendosen përpara drejtësisë sa më parë, shpreson që më në fund, jeta dhe prona e familjarëve të mbrohen me forcën e ligjit.
“Për sa kohë që krimi mbetet pa fajtorë dhe çështja e pronave e pazgjidhura ne ndihemi të rrezikuar seriozisht për jetën. Nga çfarë dihet deri më sot, pronat e trashëguara nga familja, të cilat janë njohur dhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë, përbëjnë pistën kryesore te hetimeve. Nisur nga kjo, frika jonë është edhe më e madhe tashmë që ndodhemi në pragun e një gjyqi i cili pritet të zhvillohet të hënën, më datë 3 tetor”, thuhet në letrën drejtuar krerëve të drejtësisë dhe shtetit.
Në letër kërkohet gjithashtu që shteti të ushtrojë influencën që ky proces të zhvillohet sa më i qetë, i rregullt dhe në përputhje të plotë me ligjin. “Familja jonë kërkon jo vetën mbrojtjen e pjesëtarëve tanë, por edhe të trupit gjykues ndaj presioneve të mundshme” thuhet në letrën e familjes Konomi.
Sipas familjes së gjyqtarit Konomi gjetja e fajtorëve të vrasjes së Skerdilajdit dhe finalizimi i proceseve te pronësisë konform ligjit, do të lehtësojnë dhimbjen e familjarëve dhe do të japin një shembull të shkëlqyer të mirëfunksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri.
“Pavarësisht krimit të tmerrshëm që ndodhi, dhe kërcënimit që qëndron pezull mbi çështjen e pronave, familja Konomi është e vendosur të ndjekë çdo rrugë ligjore për të kërkuar të drejtën e saj, pavarësisht çdo akti kriminal që synon të pengojë drejtësinë. Me besim në punën dhe angazhimin tuaj në zbatim të ligjit, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë për ne dhe për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj situate” përfundon letra e hapur drejtuar tre krerëve të drejtësisë shqiptare.
shekulli
jam i bindur se kjo familje e di kush ja ka vrare te birin..mirpo nuk guxojne te flasin..
un kam bindje se vrases jan ata qe dyshoj une..
ne hall jan..familja..
u eshte bere mendja TRUALL TRUALL MILIONA MILIONAA.. si ai.. maxhordomi zonjes tek aristocats..
por mendimi im eshte se.. keto punet e ketyre pronave kolosale me letra te dyshimta nga sejcila pale duhen zgidhur me parlament hapur ne debat para kamerave e nen konsulencen e juristave te afte por.. por..por por.. shum, me rendesi kjo.. dhe te historianve.. eksperte te periudhes 1900-1950-te..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-09-2011 më 16:28
Gruaja e Konomit: Unë e fëmijët, xhiro në makinën me eksploziv
Argumente Dielë, Tetor 2nd, 2011
Skerdilajd Konomi me bashkëshorten Enkelejda dhe dy prindërit e tij, në ditën e dasmës
Ka qenë vrasje pa paralajmërim. Pa konflikte, pa kërcënime, pa asnjë shenjë. E bindur vetë për këtë, bashkëshortja e Skerdilajd Konomit kërkon që të bindë edhe të tjerët. Për këtë, Enkelejda Konomi ia nis një rrëfimi për gazetën “Panorama” herët në kohë. Që 12 vjet më parë, kur ata u dashuruan në Qytetin Studenti, në besimin ndaj njëri-tjetrit, duke ndarë çdo sekret, në lidhjen që u bë edhe më e fortë me lindjen e vajzës, Sibora dhe djalit, Fatjon, e deri në minutat para vrasjes, ndërsa ndalet gjatë në ditët e fundit të krimit makabër.
Këtu, rrëfimi i Enkelejda Konomit bëhet sa i vështirë, aq dhe i pabesueshëm. Eksplozivi ka qëndruar për tre net në makinën e Skerdit, para se të shpërthente. Dhe pikërisht me këtë automjet ata kanë dalë xhiro nëpër qytet, duke blerë pije dhe disa ëmbëlsira të vogla për një festë të madhe: kishin vitin e gjashtë të martesës. Një përvjetor që për disa orë nuk e arriti dot numrin gjashtë. Ashtu siç nuk arriti dot të mbaronte kurrë pikturën që e kishte nisur së bashku me vogëlushen e tij të preferuar, Borën, së cilës i kishte premtuar se do ta përfundonin pas pune, atë të premte. Një sirenë shumëngjyrëshe që vajza 5-vjeçare e pikturoi të gjithën para disa ditësh dhe tashmë kërkon që t’ia tregojë gjithë krenari babait të saj, edhe pse e thërret vazhdimisht dhe nuk e gjen gjëkund. Mami Enka i ka thënë që ai ka ikur në qiell dhe sa herë të ketë nevojë për babin, duhet të dalë jashtë dhe të flasë me yjet, sepse ai është njëri prej tyre. Ashtu bëri, veçse… u kthye brenda duke qarë. Koha ishte e vrenjtur dhe nuk kishte asnjë yll në qiell. Babi i saj nuk ishte atje. Babi i saj nuk është më as në shtëpi. Babi i saj nuk dihet më se ku është, ashtu si edhe autorët e ekzekutimit të tij, për të cilët të gjithë thonë se janë shumë, por nuk flet asnjë…
Si jeni njohur me Skerdin?
Ka qenë një nga ato njohjet që ndodhnin shpesh në Qytetin Studenti. Unë sapo kisha filluar vitin e parë në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, në vitin 1999, ndërsa ai studionte për Juridik. Kisha vetëm pak ditë që isha në Qytetin Studenti kur më thotë një shoqja ime se një djalë nga Vlora, me emrin Skerdi, më kishte parë, pëlqyer dhe dëshironte të dilte me mua. Kështu nisi pak a shumë dhe pas disa muajsh u lidhëm…
Pra, kishit 12 vite bashkë?
Skerdilajd Konomi me bashkëshorten, Enkelejda
Po, janë 12 vite, por do të theksoja 12 vite shumë të lumtura. Nga viti 1999 është hera e parë që jam pa Skerdin, sepse dy vitet e para të lidhjes jetonim në Qytetin Studenti, aty pranë e pranë. Në vitin 2001, pra pas dy vitesh, ne u fejuam zyrtarisht dhe morëm një shtëpi me qira në Tiranë, derisa unë përfundova universitetin dhe ai Magjistraturën. Më pas ai vijoi punë si stazhier për një vit e gjysmë në Fier dhe e bënte çdo ditë vajtja-ardhje nga shtëpia e tij në Vlorë. Paralelisht unë nisa punë në Kuçovë, por më merrte në shtëpinë e tij që të enjten dhe më kthente në punë të hënën në mëngjes. Pastaj gjente sërish mundësi dhe shkëputej nga puna në Fier e vinte më takonte gjatë javës në Kuçovë. Pra, sërish ishim shumicën e kohës bashkë. Në vitin 2005 u martuam dhe, për ironinë e fatit të keq, e kemi varrosur në 6-vjetorin e dasmës. Ishim përgatitur për të bërë një festë të vogël së bashku, blemë ca ëmbëlsira për vajzën, tortën e tij të preferuar, disa pije, pa e ditur që në të vërtetë, pa vetëdije, po përgatisnim lamtumirën e fundit.
Mbase ai e dinte?
Ai nuk ka ditur asgjë.
Pse jeni kaq e sigurt?
Jo më kot ju fola për lidhjen tonë. Ne u rritëm bashkë. Në ato 12 vjet u dashuruam, u miqësuam, u maturuam së bashku. Nuk kishte sekrete mes nesh. Nuk fshihnim telefonat, e-mail-et apo të largoheshim gjëkundi pa e ditur destinacionin. Më mirë sesa unë, nuk e njeh asnjeri Skerdin dhe ju garantoj 100 për qind që ai nuk ka ditur asgjë. Kam lexuar kohët e fundit në internet gjithçka është thënë për Skerdin nga mediat dhe ja ku po ju them se nuk janë të vërteta.
Cila pjesë e tyre nuk është e vërtetë?
Që është paralajmëruar, që është kërcënuar, që është zënë me palën kundërshtare për rihapjen e çështjes së pronave etj.
Atëherë, si është e vërteta për secilën prej këtyre?
Gjyqtari i vrare me eksploziv me telekomande ne Vlore, Skerdilajd Konomi me bashkeshorten e tij, Enkelejda Konomi
Do të përpiqem t’i argumentoj secilën prej tyre, duke ju sjellë faktet përkatëse. E para, mbase po e përsëris shpesh, por ishim aq të lidhur me Skerdin, sa ai më tregonte çdo gjë. Mbase nuk më shpjegonte saktë procedurat ligjore apo veprimet juridike se unë nuk i kuptoja shumë mirë dhe ai ishte bërë ekspert me kalimin e viteve, por nëse do të kishte pasur kërcënimin më të vogël, ai do të më kishte thënë. Jo për faktin “për të spiunuar te gruaja”, por për të na mbrojtur si familje. Ai ishte i çmendur pas vajzës, Siborës, dhe te ajo nuk duronte dot as mizën, e jo më presionet. Si mund ta pranoj që Skerdi ka qenë i kërcënuar, i paralajmëruar për jetën dhe, nga ana tjetër, ai nuk e hiqte vajzën nga makina?! Dilte në çdo lloj orari dhe shpesh më këmbë për të ecur pak, shkonte për peshkim natën, pas orës 22:00, sepse e kishte shumë pasion dhe kthehej në orët e para të mëngjesit. Në një nga peshkimet e javës së fundit isha dhe unë me Borën madje, ku kaluam një natë të mrekullueshme, edhe pse nuk ndenjëm deri në fund. Pra, nëse do të ishte i kërcënuar, ai nuk do të na ekspozonte. Kurrë, e them me bindje këtë. Kurrë. Edhe sikur ta marrim të mirëqenë faktin që s’më ka treguar gjë mua, minimalisht ai do të na largonte gjëkundi për të na mbrojtur, dhe jo të na çonte drejt rrezikut. Pas 12 vitesh me Skerdin di të them me bindje se ai nuk ka ditur asnjë gjë për kërcënimet. Nëse do të kishte qenë i paralajmëruar, do të kishte lënë çdo gjë, do të kishte dhënë çdo gjë për Borën.
Edhe 2900 hektarët tokë në zonën bregdetare, që ndodhen në fshatin Rrushkull, Hamallaj dhe te Gjiri i Lalëzit?
Më e pakta, pronat. Unë nuk di të them se sa hektarë janë e çfarë vlere kanë, sepse vazhdimisht është marrë Skerdi me këtë gjë. Veç ju siguroj që Skerdi as e ka ditur fare që çështja ishte rikthyer prapë dhe pala kundërshtare kishte arritur të bllokonte regjistrimin e një pjese të kësaj prone në Hipotekë. Ai është larguar nga kjo botë pa e marrë vesh këtë e, madje, gjatë gjithë verës ishte i lumtur për fitimin e çështjes në Gjykatë gjatë qershorit. Ndërsa ne e kemi marrë vesh këtë gjë pas vdekjes së Skerdit, nëpërmjet mediave, dhe më pas na sollën letrat zyrtare për gjyqin që është të hënën, më 3 tetor.
Informacionet e deritanishme që kanë dalë nga hetimet flasin ndryshe. Ai është parë ditët e fundit para vrasjes edhe në Durrës, në Hipotekën e këtij qyteti.
Absolutisht jo. Nga data 7 gusht, kur Skerdi mori lejen e zakonshme, ai nuk ka lëvizur nga Vlora. Kemi qenë çdo ditë së bashku në plazh dhe kemi kaluar mrekullisht. Nuk është shkëputur nga shtëpia veçse 1 ose 2 orë për ndonjë kafe me shokët, ose vetëm gjatë natës, kur dilte për peshkim. Nuk largohej dot nga qyteti, pasi edhe prindërit e tij ishin në Greqi për pushime dhe mua më duhej ndihmë për fëmijët. Unë merresha me djalin e vogël, që në atë periudhë ishte 3 muajsh, ndërsa ai më së shumti me Borën, vajza e preferuar e babit. Madje ajo ka qenë periudha më e qetë për Skerdin, pas disa vitesh zvarritjesh nëpër procese gjyqësore dhe kishim filluar të bënim ndonjë plan të vogël.
Për shembull, çfarë planesh?
Të ndërtonim një shtëpi.
Vetëm kaq? Po ndonjë plan për biznes, duke qenë se prisnit të merrnit të gjitha pronat pas vendimit të qershorit?
Atij ende nuk po i besohej që e mori vërtet atë trashëgimi. Gjithnjë thoshte: “Vetëm të marr çfarë më takon me të drejtë, pastaj ka kohë për çdo gjë”. Për ne ishte e rëndësishme që të bënim në shtëpi të bollshme për të gjithë. Siç e sheh, ne jetonim së bashku me prindërit në këtë shtëpi modeste, me shumë pak hapësirë dhe vetëm 2 muaj para vrasjes kishim marrë një apartament me qira, këtu përballë (është një pallat i papërfunduar, gjysmë i banuar, i palyer, vetëm 20 metra larg shtëpisë së prindërve). E morëm vetëm për shkak të djalit të vogël, që të ishte më freskët dhe për qetësi gjatë kohës së gjumit. Vetëm sa flinim atje, pasi sërish jetonim me prindërit e Skerdit.
Zakonisht nuset bezdisen nga kjo gjë…
Është e çuditshme, Skerdi ishte i paparë për marrëdhëniet njerëzore, ndaj, siç e sheh, jam ende me prindërit e tij, të cilët sot janë prindërit e mi më shumë se kurrë. Dinte t’i jepte secilit dashurinë që i takonte dhe në këtë shtëpi jetonim të harmoni të plotë e shumë të lumtur; aq të lumtur, saqë nuk e besoj dot që ai nuk është më me ne.
Si ishte Skerdi si baba?
Mos më prek fare aty, të lutem… (shpërthen në lot)
Ishte i dhënë më shumë pas vajzës, apo pas djalit?
Si baba, normal që i donte të dy. I fliste djalit sikur të ishte burrë i madh dhe i thoshte: “Çohu se do shkojmë të lozim futboll”, ose “erdhi ora e peshkimit, rritu të më mbash rrjetat se le nam”, e të tilla gjëra për të qeshur. Ndërsa pas Borës bëhej si fëmijë për vete. Ishin shumë të lidhur që të dy. Gjatë javëve të fundit, në plazh, pata bërë qindra shkrepje fotografish dhe sapo t’i shohësh e kupton që ata nuk janë të zakonshëm. Ishte i çmendur pas saj dhe dëshirat e Borës ishin urdhra për t’u zbatuar nga të gjithë. Bora ka qenë gëzimi i jetës së tij nga lindja e derisa vdiq. Një ditë para vrasjes, të enjten, kur doli për punë, kishte dëshirë që ta merrte Borën me vete në zyrë. Nuk ishte hera e parë që e bënte këtë gjë.
E mori?
Jo, sepse nuk ia lashë unë. Lozi pak minuta me Borën dhe së bashku i dhanë dorën e fundit një pikture, duke lënë vetëm një pjesë të vogël pa mbushur. Ishte një sirenë dhe kishin disa ditë që po merreshin me të. I premtoi që do ta mbaronin pas pune dhe më pas do t’i blinin një kornizë. Pasditen e së enjtes sërish nuk e përfunduan pikturën, sepse dolëm si familje, kështu që e lanë për të premten, që sa të kthehej nga puna ta mbaronin… Fatkeqësisht Bora e mbaroi atë pikturë ditë më vonë, por pa të atin.
Cilat kanë qenë veprimet dhe fjalët e fundit mëngjesin e së premtes, kur dhe ndodhi vrasja?
Si çdo ditë, higjiena personale, pak bisedë familjare dhe iku paksa shpejt se ishte me vonesë. Kërkoi që të puthte djalin, por unë nuk e lashë, pasi po flinte gjumë dhe s’doja që ta zgjonte. Mori makinën dhe doli.
Meqë dolëm te makina, ditën e vrasjes a i kishte Skerdi të shpuara gomat e makinës së tij?
Jo. Goma është gjetur e shpuar dy ditë më parë. Pra, të mërkurën. Atë ditë në mëngjes ai po shkonte në punë dhe mori edhe mamanë tim për ta lënë në qytet. As e kemi parë fare brenda në shtëpi se ka qenë goma e shpuar, por pasi ka dalë nga avllia e shtëpisë, duke ecur rrugës, poshtë, ka parë që diçka nuk shkonte. Siç më tregoi mami më pas, ai ka dalë nga makina dhe i ka vënë gomën rezervë. Atë ditë ka shkuar në punë me makinën e tij.
Po të premten, pra ditën e vrasjes, pse mori makinën tuaj duke qenë se makina e tij paska qenë në rregull?
E merrte shpesh makinën time, duke qenë se unë nuk lëvizja shumë kohët e fundit. As në punë nuk shkoja se isha dhe jam me leje lindje. Duke qenë se makina ime konsumonte më pak, atëherë brenda qytetit përdorte makinën time. Për më tepër, ditën e shpimit të gomës makinën time e kishim te mekaniku për ta rregulluar dhe pas kthimit, të mërkurën, ai donte ta shikonte se si funksiononte.
Çfarë problemi kishte makina?
Jo ndonjë gjë të madhe, një defekt të vogël në filtrin e naftës, të cilin e ndërroi. Jam e bindur se kur makina ka shkuar te mekaniku për t’u rregulluar, të mërkurën, eksplozivi ka qenë i vendosur. Pra, që të martën në darkë ai ka qenë aty.
Na sqaroni diçka… Pra, Skerdi e ka përdorur edhe të enjten makinën tuaj?
Po, edhe të enjten.
Nëse është kështu, si ka mundësi që eksplozivi nuk është aktivizuar që gjatë ditës së enjte, por të premten?
Sepse ekzekutorët nuk kanë gjetur momentin e përshtatshëm. Të mërkurën, siç thashë, ishte në servis. Ndërsa të enjten, siç duket, Skerdi ose ka qenë me ne në makinë, ose të afërm apo miq, ose gjatë kohës së ecjes ka pasur shumë makina pranë, duke marrë parasysh se ishte sezon plazhi, ku automjetet ishin ngjitur me me dhjetëra. Pra, nuk kanë pasur rrethanat e duhura.
Në këto dy ditë, a keni qenë edhe ju në makinën me eksploziv?
Të mërkurën jo, sepse më duhet t’jua përsëris që u përdor makina tjetër, ajo e Skerdit. Ndërsa të enjten po, ishim në makinën me eksploziv gjatë gjithë pasdites, deri në mbrëmje. Ju tregova që dolëm për të blerë disa gjëra, meqë kishim dhe përvjetorin e gjashtë të martesës.
Vutë re ndonjë gjë të dyshimtë?
Përveçse kaluam një pasdite dhe mbrëmje fantastike, asgjë tjetër.
Po lajmin e vrasjes, si e morët vesh?
Ne ishim mësuar që flisnim shpesh në telefon. Një moment e mora dhe më dilte i fikur. Nisa të shqetësohesha sepse ai nuk e fikte telefonin dhe flisnim shumë shpesh gjatë ditës. Më pas më merr një kushëri i imi dhe më pyeti vetëm se ku isha. Më pyeti 2-3 herë dhe nisa të dyshoja. Duke qenë se telefoni i Skerdit vijonte të dilte i fikur, mendova se mos ai kishte bërë aksident. Më pas erdhën disa njerëz në shtëpi dhe nuk mbaj mend se kush ma tha i pari, vetëm kam shtangur për disa minuta dhe m’u mor fryma. Është vështirë t’i përshkruash me fjalë ato çaste, edhe vetë kur e kujtoj më duket sikur shoh veten në një film pa zë.
Pas gjithë këtij rrëfimi, a keni ndonjë ide se kush ka gisht në këtë ngjarje?
Nuk dua të bëj hamendësime, duke qenë se nuk di asnjë lloj konflikti konkret. Veç, për nga mënyra se si u krye vrasja, di të them që të tjerë janë urdhëruesit dhe të tjerë janë ekzekutorët.
Thoni se nuk dini as urdhëruesit, as ekzekutorët. Po motivin e vrasjes, e dini?
E para, përjashtoj konfliktet personale, sepse Skerdi ndër vite nuk është konfrontuar me njeri. Ishte nga ata persona që e bënte të ndihej mirë edhe rojën, edhe pastruesen, edhe të proceduarit, edhe funksionarët. Gjithçka e kalonte me batuta, ndërsa nuk merrej me takime përballë për çështje të ndryshme profesionale, por vetëm nëpërmjet dokumentacioneve. Në kaq vite përvojë si gjyqtar e dinte më së miri që vetëm letrat kishin vlerë dhe jo fjalët. Pra e përjashtoj motivin e vrasjes për motive banale dhe për shkak të detyrës. Për mendimin tim, tim shoq u vranë për të drejtën e pronës së tij dhe të trashëgimtarëve.
Për një të drejtë prone disa milionë euro?
Nuk më pëlqen fakti që të bëhen llogaritjet të hamendësuara për atë pronë nëpër gazeta kur nuk dihet absolutisht vlera e 1/5-tës së asaj prone që na takon. Edhe ne si trashëgimtarë nuk e dimë akoma.
A ju kanë thirrur në Prokurori për të dëshmuar?
Kam dhënë dëshminë time në shtëpi për Prokurorinë.
Sa herë jeni thirrur në Prokurori?
Nuk jam thirrur atje, grupi hetimor ishte në shtëpinë tonë, ku na pyeti të gjithëve se çfarë dinim si familjarë.
Dhe çfarë dini ju si familjarë?
As më shumë e as më pak nga kjo çfarë ju rrëfeva deri tani. Edhe prindërit e Skerdit nuk dinë asgjë më tepër.
Po nga grupi hetimor, ju kanë treguar ndonjë gjë, ndonjë pistë dyshimi etj?
Jo, asgjë. Ne presim tashmë vetëm prej tyre, ndaj u shkruam të gjithë funksionarëve më të lartë të shtetit dhe ndërkombëtarëve. Nuk është diçka që mund ta zgjidhim individualisht, por vetëm ligjërisht.
Nëpër media flitet për emra ish-deputetësh dhe shtetarësh të interesuar për të njëjtat prona. Mendoni se shteti ka dorë në vrasjen e tij, ashtu siç pretendohet në disa media?
As po pretendoj dhe as po akuzoj. Jo vetëm unë, por si familje, i kërkojmë shtetit si forcë madhore që të gjejë autorët e kësaj vrasjeje mafioze dhe t’i dënojë sipas ligjeve të shtetit, të mos lejojë që padrejtësia të triumfojë mbi të drejtën.
Keni besim se do të zbardhet kjo ngjarje?
Besimi më i madh më vjen nga kolegët e Skerdit. Besoj te dashamirësia dhe dëshira e tyre për të zbuluar ekzekutorët, si një mënyrë për të respektuar kujtimin e tij. Ata na kanë qëndruar pranë dhe shpresoj të qëndrojnë deri në fund. Megjithatë, unë po u jap të gjithë besimin institucioneve shtetërore për të gjetur autorët. U kam dërguar një letër dhe peticion të gjithëve, që nga Presidenti, Kryeministri, disa titullarëve të tjerë të rëndësishëm, si dhe organizmave ndërkombëtare në Shqipëri e më gjerë. Po e nis këtë betejë për të gjetur fajtorët, pa paragjykim, por ama edhe me shumë frikë.
Pse me frikë?
Kush më garanton se ajo që i ndodhi Skerdit nuk më ndodh edhe mua? Ai nuk u paralajmërua, vetëm u ekzekutua me një plan aq të ftohtë, sa do t’ia ndiej dridhmat gjithë jetën. Kam frikë për vete, për fëmijët, për prindërit e Skerdit. Tashmë jemi vetëm.
Personalisht, çfarë planesh keni këtej e tutje?
Plani im i vetëm është të rris fëmijët, sa më të sigurt. Vetëm se kam një problem, ende nuk e kam pranuar se Skerdi ka vdekur. Kur vjen mbrëmja, çdo natë, marr telefonin dhe i bie numrit të tij. Dëgjoj zërin e sekretarisë që më thotë se “abonenti ka fikur telefonin, ju lutem provojeni më vonë…”. Në atë çast më duket sikur ai zë më jep kurajë dhe pa vetëdije e provoj prapë, e prapë, e prapë, me shpresën se do ta hapë telefonin dhe do t’ia dëgjoj sërish zërin. Sikur gjithçka ishte një ëndërr e keqe…
Po kur zgjohesh?
Zgjimi është me këmbë në tokë për mua, por shumë i dhimbshëm për vajzën. Bora e kërkon çdo ditë. Kam biseduar me një psikologe dhe ajo më këshilloi që t’ia shpjegoja pak nga pak.
Dhe si ia keni shpjeguar?
Sikur babai i saj është larguar drejt qiellit dhe atje është bërë një yll. Por ajo mund t’i flasë çdo natë dhe ai e dëgjon për çdo gjë. Pas këtij shpjegimi ajo u mërzit shumë një natë, kur koha ishte e vrenjtur. Doli jashtë dhe kërkonte yjet, sepse mbushi atë pikturën që babai i saj ia kishte premtuar që do ta përfundonin së bashku dhe dëshironte që t’ia tregonte. Por sapo ngriti sytë nga qielli, nuk kishte më yje prej kohës me shi, ndaj filloi të qante dhe tha që: “Si t’ia bëj sonte? Babi nuk është në qiell”. Janë biseda që ngec shumë keq, pasi nga njëra anë përpiqem të mbaj lotët e mi dhe, nga ana tjetër, t’i argumentoj diçka Borës.
Këtë rast, si ia argumentuat?
Te dhoma e pritjes kemi fotografinë e madhe të Skerdit. I thashë që sa herë nuk janë yjet, ai vjen këtu brenda te kjo fotografia dhe mund t’i flasë aty, pasi është njësoj. Më pyeti se për sa kohë do të jetë kështu dhe kur do të vijë dita që babi t’i kthehet. Ngeca sërish… Nuk e di nëse bëra mirë apo keq, por i thashë se kur të bëhet në moshën time, atëherë do të kthehet. Tani është vetëm 5 vjeçe dhe mendova që deri atëherë do të jetë e gatshme që të mësojë të vërtetën e dhimbshme, edhe pse nuk e di se si do t’i përballojë gjithë këto vite. Po ashtu, nuk e di se sa do ta mbajë mend marrëdhënien aq të afërt që pati me Skerdin, a do ta kujtojë ndjesinë e babait. Shpresoj që mos t’i harrojë ajo të paktën, sepse djali, fatkeqësisht, nuk arriti dot as të hidhte hapat e parë me babanë e tij.
Konomi, tërhiqet dosja e padisë për falsifikim
Skerdilajd Konomi
Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestron padinë e bërë nga ish-gjyqtari i Vlorës, Skerdilajd Konomi, për falsifikim dokumentesh nga pala kundërshtare në konfliktin e pronësisë për truallin në bregdetin e Durrësit. Gjyqtari i Vlorës Skerdilajd Konomi, pas vitit 2007 kishte bërë një padi për falsifikim dokumentesh ndaj disa personave që pretendonin ta përjashtonin atë nga e drejta e trashëgimtarit për një sipërfaqe toke prej 157 hektarësh në Gjirin e Lalëzit. Konomi pretendonte në padinë e tij se me dokumente false (regjistri i pronave), babai i tij Fotaq Konomi ishte përjashtuar nga statusi i trashëgimtarit, me vendimin e Agjencisë Qendrore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë, pasi Komisioni i Durrësit ia kishte dhënë Konomëve pasurinë. Padia e gjyqtarit Konomi, bërë në Prokurorinë e Durrësit, është transferuar në Tiranë ku po hetohet, ndërkohë që menjëherë pas vrasjes më 9 shtator 2011, grupi hetimor i Krimeve të Rënda ka kërkuar materialet e kësaj çështje nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit ka fotokopjuar dokumentet në fjalë dhe i ka përcjellë te grupi hetimor i vrasjes së gjyqtarit, i cili tashmë ka një evidencë më të qartë të personave që kishin konflikt me magjistratin 33-vjeçar. Pala kundërshtare, nga ana e saj kishte paditur në Prokurorinë e Durrësit gjyqtarin Konomi, duke e akuzuar se me një vendim fals kishte tentuar të regjistronte pronën në Hipotekë në emrin e tij si trashëgimtar i saj. Krahas veprimeve të tjera hetimore, mësohet se Prokuroria ka marrë edhe letrat që familja e gjyqtarit i ka dërguar së fundi Presidentit, Kryeministrit dhe ambasadave të huaja. Në këto letra theksohet se konflikti i pronave është shkaku kryesor i vrasjes së gjyqtarit, që humbi jetën nga shpërthimi me telekomandë në Vlorë, më 9 shtator.
prona
Prona “Çifliku Rrushkull ose Çifliku i Ri” në vitin 1919 i përkiste Miltiadh Shallvarit. Ai vdiq më 17 maj 1933, por më 8 maj 1929, i ka lënë trashëgimi pasurinë e tij, me testament, zonjës Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo. Kalimi i pronësisë me testament te gruaja në fjalë u shoqërua në vitin 1940, kur në zyrën e Hipotekës së Durrësit u regjistrua me dokumente fakti se shtetasit Edita Shallvari, e bija e trashëgimlënësit Miltiadh Shallvari dhe Nikolo Shallvari, vëllai i trashëgimlënësit Miltiadh Shallvari, kanë hequr dorë nga çdo e drejtë që mund t’u takojë për efekt trashëgimie.
Nga e derguara jone ne Vlore/ ELISABETA ILNICA
panorama
Skandali me pronat: “Tokat në Spille, pronar ‘fantazmë’ në 3 bregdete”
Aktualitete Enjte, Tetor 13th, 2011
Një nga pronat në breg të detit pranë Spillesë, që i është kthyer familjes Jenisheri
Ka vetëm tre muaj në krye të komunës Kryevidh dhe derën ia kanë zënë shumë “pronarë”. Janë tetë pretendentë dhe në zyrën e Fatos Kajës i bashkon një kauzë: duan ujin dhe rërën e detit pranë brigjeve të Spillesë, Grethit e Domenit, mundësisht edhe disa pisha. Por, gjithashtu, i bashkon edhe “armiku” i përbashkët, pronari që i zotëron të gjitha këto me vendim të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, familja Jenisheri. Pas këtij mbiemri, “lufta” për pronën në tri bregdete të komunës Kryevidh bëhet edhe më e vështirë, sepse kjo familje është e panjohur për tetë pretenduesit. Po kaq e panjohur është edhe për kryekomunarin Kaja, por ai ka vendosur që gjithsesi ta njohë, sa kohë ekzistojnë shkresat zyrtare nga AKKP-ja, që ia konfirmojnë familjes Jenisheri ato prona. Apo… edhe nuk ia konfirmon. “AKKP nuk mund të konfirmojë nëse zonat kadastrale të lartpërmendura të jenë trajtuar apo janë në proces pranë këtij institucioni”, thuhet në një nga komunikimet zyrtare të AKKP-së dhe komunës Kryevidh, ndërsa vetë Kaja i sqaron ato të plota për gazetën “Panorama”. Është një sqarim që në fakt ka nisur nga dita e djeshme, pasi së njëjtës familje i është kthyer si pronë toka në bregdetin e Gosës (Vilë-Bashtovë), në vend të parcelave të bukës në komunën Kryevidh (Greth). Denoncimi ishte bërë që një vit më parë nga katër funksionarë të Gosës, njëri prej të cilëve, para zgjedhjeve ishte sekretar i Këshillit, Eqerem Deliu, ndërsa tashmë është kryetar i komunës. Me funksionin e ri, Deliu thotë që ka rifreskuar dokumentet dhe ua ka kaluar institucioneve përkatëse që ta zgjidhin si çështje, ndërsa duket se kryekomunari tjetër, Kaja, ia ka nisur gjithçka nga “A”-ja, por brenda pak javësh ka ecur shumë. Ka ecur, por edhe ka ngecur…
Familjes Jenisheri i janë kthyer 47 dynymë tokë pranë bregdetit të Spillesë, një pjesë e të cilave i përkasin komunës që drejtoni, Kryevidhit. Si kryetar komune, a jeni në dijeni se ku ndodhen saktësisht këto prona?
Disa prej tyre janë në komunën Gosë dhe disa i përkasin komunës Kryevidh. Se ku ndodhen këto prona e di, se janë edhe persona të tjerë që i pretendojnë përditë dhe më vijnë te zyra me dokumente nëpër duar. Por ajo që nuk di se ku ndodhet dhe nga vjen, është familja Jenisheri.
Në ç’kuptim?
Në kuptimin më të thjeshtë. Në gjendjen civile të komunës Kryevidh nuk ekziston asnjë banor me mbiemrin Jenisheri. Kjo është zyrtarisht. Ndërsa, nëse jashtë këtyre dyerve pyet edhe banorët më të vjetër të fshatit, kjo zonë nuk ka njohur ndonjëherë pronar toke me këtë mbiemër.
Por familja Jenisheri prej gati 3 vitesh rezulton pronare tokash në disa fshatra bregdetare të komunës suaj?
Po, si pronar rezulton në fshatin Rreth-Greth, në fshatin Domen dhe në Spille. Vetëm vijë bregdetare disponon 2.5 km, gjithmonë sipas vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave.
A mund të na e vini në dispozicion këtë vendim dhe dokumentet shoqëruese të tij?
Me gjithë dëshirë po t’i disponoja.
Pse nuk i dispononi?
Sepse nuk kemi asnjë lloj dokumentacioni në zyrat e komunës Kryevidh për këto prona.
Si mund të ndodhë kjo?
Ndodh, siç ka ndodhur në rastin e komunës sonë. I kemi dërguar zyrtarisht dy herë një shkresë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që të na dërgojë informacion mbi pronat e regjistruara, kopje të hartave treguese, si kopje të dokumentacioneve të tjera, me anë të së cilës i ka kthyer tokat pranë bregdetit familjes Jenisheri, por nuk kemi arritur t’i marrim.
Konkretisht, cila ka qenë përgjigjja e AKKP-së?
Që për zgjidhjen e kësaj çështjeje duhet t’u drejtohemi organeve gjyqësore.
Mbi ç’baza ligjore e argumenton këtë përgjigje AKKP-ja?
Vendimi në fjalë, duke qenë se nuk është ankimuar nga subjektet e parashikuara në ligjin 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” të ndryshuar dhe në zbatim të vendimit nr. 27, datë 26.05.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, përbën titull ekzekutiv.
Dhe pse nuk është çuar kjo çështje në gjykatë?
Çështja duhej të ishte ankimuar brenda 15 ditësh nga vendimi i AKKP-së dhe tashmë kanë kaluar 3 vjet. Gjithsesi, unë mund të flas vetëm për periudhën nga muaji korrik e këtej, kur edhe jam mandatuar.
Po në arkivin e komunës suaj, çfarë ka rreth këtyre pronave?
Jua thashë, asnjë lloj dokumentacioni.
Mendoni se ato kanë ekzistuar dhe mund të jenë lëvizur nga arkivi, apo nuk kanë qenë asnjëherë?
Jam i bindur që nuk kanë qenë asnjëherë. Këtu kam gjetur çdo lloj dokumenti të protokolluar dhe unë nuk mund të hedh baltë mbi paraardhësin tim.
Pse jeni kaq i sigurt?
Sepse nga informacionet që kam marrë nga stafi i punonjësve, edhe paraardhësi im në këtë komunë ka pasur të njëjtin problem. Pra, këto prona të regjistruara në emër të familjes Jenisheri janë një problem i trashëguar në komunë.
Gjithsesi, gjykata i ka të hapura dyert në çdo kohë…
I ka të hapura, por nuk kemi ne se çfarë dokumentacioni të hapim në gjykatë. Ndaj kemi këmbëngulur për kopjen e dokumentacionit, sepse nuk mund të paraqitemi me fjalë para gjyqit, por vetëm me fakte.
Pak më parë thatë që i keni shkruar dy herë AKKP-së. Në të dyja herët, njësoj ka qenë përgjigjja, që t’i drejtoheni gjykatës?
panorama
-
Agjensia e Lajmeve SOT, 14 Tetor 2011
Status evropian me një kryeministër barbar, shakaja e radhës për shqiptarët ëndërrimtarë Nga Ilir DAKO
Dje u qëlluan pesë persona në gjykatën e Lezhës, duke u plagosur katër dhe vdekur një. Dy ditë më parë, në Berat plasi pushka dhe u plagosën pesë të rinj. Në Fier plagosen tre të rinj, në Tiranë u qëlluan dy vëllezër, në Shkodër u hodh në erë një kambist me tritol. Në Bulqizë një tjetër personi ju vu tritoli te dera e shtëpisë. Krimi ka shpërthyer në rrugët e Shqipërisë në përmasa të jashtëzakonshme dhe e ka vënë shtetin përpara si bariu tufën me dele. Gjykatat, tashmë janë shndërruar në qendra pazaresh, ku ndryshohet pronari sipas atij që paguan më shumë.
Tender po bëhet edhe dalja e kriminelëve, ku vendimet e gjykatave bëhen nul nga gjykatat sipërore, të cilat marrin shpërblimin dhe nuk ndiejnë pendim për bombat kriminale që hedhin rrugë, bomba që kthehen rrezik për jetën e qytetarëve. Vrasje pa fund dhe Policia e Shtetit rend të mbledhë gëzhojat dhe nuk është në gjendje jo vetëm të parandalojë krimin, por as ta zbulojë atë. Gjithkush mund të mendojë se në rrugë ka policë dhe s’ka pse të mos ketë rend. Në fakt, ka policë që janë kthyer në taksidarë me bllok në dorë për të mbledhur para sipas urdhrave të eprorëve, duke dhunuar në çdo moment qytetarin e thjeshtë. Po këta policë që tregohen prudent me qytetarin, hallexhiun apo intelektualin, nderojnë me dorë kokëpalarin që kalon me semafor të kuq me makinën e tij të stërmadhe dhe superluksoze. Tablo e zezë dhe mjerane për një komb që po e çon shtetin e tij në një dishezë mjerane, një shtet që ka kohë që është inekzistent, një shtet të shndërruar në një paçavure e shëmtuar e një bande gjobëvënëse.
Dje politikanët tanë faqezinj bërtisnin dhe ziheshin me njëri tjetrin duke u akuzuar mes tyre për mos marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Politikanë faqezinj dhe monstruozë, që zihen me njëri tjetrin për sy e faqe dhe më pas puthen duke bërë gallatë sërish me njëri-tjetrin, se kush kishte qenë më aktor në tragjikomedinë parlamentare. Kush status mund të na përshtatet ne si komb, si shtet, si popull në momentin aktual? Ai i një shteti barbar që ka një qeveri barbare në krye të tij. A mund të konsiderohemi ne shtet me standarde evropiane, me një qeverisje bande, e cila e ka shkatërruar çdo qelizë, çdo embrion të shtetit shqiptar që nga marrja e pushtetit? Ajo punë e bërë me aq mund për vite me radhë për ndërtimin e një shteti ligjor edhe pse të dobët, është shkatërruar brenda një kohe të shkurtër.
Është shkatërruar administrata civile, e cila ka më shumë se kurrë injorantë dhe militantë në radhët e saj, është shkatërruar shëndetësia dhe arsimi, të cilat vuajnë më shumë se kurrë babëzinë e pushtetit që ka lënë njerëzit në mëshirë të fatit. Të gjitha institucionet e pavarura të shtetit shqiptar janë në gjendje nokauti, pa buxhete, pa të ardhura dhe më të persekutuara se kurrë nga qeverisja e Sali Berishës. KLSH, Avokati i popullit, Prokuroria, SHISH, Presidenca, Gjykatat, Banka e Shqipërisë janë shndërruar në institucione armike të mazhorancës shqiptare, institucione të cilat janë tërësisht të bllokuara dhe të sabotuara nga kjo mazhorancë. Sot kemi ministra të kapur me korrupsion që kanë shkelur ligjin hapur dhe ju janë mbyllur gjyqet vetëm si rezultat i presioneve të qeverisë.
Janë vrarë në mes të ditës 26 persona në Gërdec, janë vrarë katër persona në mes të Tiranës, në bulevard nga qeveria e Sali Berishës dhe ende asnjë i dënuar. Për më shumë, gardistët përgjegjës nuk u shoqëruan nga policia pas urdhër arrestit të lëshuar nga prokuroria. A është shtet ky? Kryeministri i vendit dhunon drejtësinë shqiptare në mes të ditës duke mos zbatuar urdhrat e saj, duke sfiduar hapur ligjin dhe duke përdhosur dhe përdhunuar hapur shtetin e degjeneruar të së drejtës. A meritojmë status ne, kur kryeministri ynë akuzon si lavire bulevardi, në sy të publikut Prokuroren e Republikës, me gojën e tij të shthurur që nuk i pushon duke nxjerrë monstruozitete të pështira për çdo intelektual, qytetar apo fshatar që ka një kod etik brenda familjes së tij.
A meriton Shqipëria status kur mbi krye kemi një kryeministër që kërcënon deputetët me vrasje, me nxirrje me të zeza, me një fjalor ogurzi dhe tmerrësisht kriminal? Status për BE? Me një kryeministër që drejton vendin si ta ketë bajrakun e tij dhe kërcënon qytetarët, gazetarët, parlamentarët dhe këdo që i del kundër si kryetar i një bande që të vret ditën dhe të qan natën, e pamundur. Për më shumë, që këtë vend po e bëjnë çorap edhe deklaratat e biçim ambasadorëve që transformohen në biçim perandorë, të cilët me makinacionet e tyre kanë ndihmuar dhe lejuar që ky vend të vinte në katrahurën ku ka ardhur tashmë. Njerëz që kur jua do interesi, kërkojnë zbatim ligji dhe kur s’jua do interesi, i fërkojnë krahët këtij biçim kryeministri të shthurur dhe ogurzi. A ka BE dhe shpresë për BE?
Me bandën e Saliut do ketë vetëm probleme ky vend, pasojat e të cilave kanë filluar të shfaqen, që nga krimi i organizuar, i cili ka shpërthyer e deri te vdekja e shtetit dhe zëvendësimi nga Banda e kryeministrit tonë ogurzi.
Në fund të fundit, statusi evropian me një kryeministër barbar është shakaja e radhës për shqiptarët ëndërrimtarë. Jetojmë dilemën e madhe midis ëndrrës për shtet dhe bandës në pushtet. Kjo është fatkeqësia mjerane që na ka zënë ne shqiptarëve, në këtë fillim të mijëvjeçarit të ri.
thx per kte shkrimin nga gazeta e felliqur sot o dujruc
ja cfar shkruan mes tjerash aty shtabi i 21 janarit
---
Janë vrarë në mes të ditës 26 persona në Gërdec, janë vrarë katër persona në mes të Tiranës, në bulevard nga qeveria e Sali Berishës dhe ende asnjë i dënuar. Për më shumë, gardistët përgjegjës nuk u shoqëruan nga policia pas urdhër arrestit të lëshuar nga prokuroria. A është shtet ky? Kryeministri i vendit dhunon drejtësinë shqiptare në mes të ditës duke mos zbatuar urdhrat e saj, duke sfiduar hapur ligjin dhe duke përdhosur dhe përdhunuar hapur shtetin e degjeneruar të së drejtës. A meritojmë status ne, kur kryeministri ynë akuzon si lavire bulevardi, në sy të publikut Prokuroren e Republikës, me gojën e tij të shthurur që nuk i pushon duke nxjerrë monstruozitete të pështira për çdo intelektual, qytetar apo fshatar që ka një kod etik brenda familjes së tij.
---------
ata " 4 personat" nuk ishin 4 persona o ruc por 4 huligan te zgjedhur ne mesin e 4000 banditve.
se cfar ishin e si ishin ata e dini mire ju se me list ne dore i zgjodhet i perpunuat e i udhezuat e i terbuat.. per te tmerruar tiranen e qe pastaj me lehtesi te percellonit e masakronit polic e gard e per te hyre vandalisht ne kryeministri e per ta futur ne zyr te kryeministrit kryebllokqenin kanibalin edvin..
sa per laviren.. ate tuajen e kini e per lavire e kini perdorur.. qe ju te vrisni e ajo te vrase garden..
kjo video ju a nxjerr bojen.. mire..
e sa per 26 te vraret.. e dini mire ju se kush ja vuri zjarrë predhave..
pd ska eksperte predhash.. sepse ne pd ska asnje oficer hysni kapoist si antaR a militant..
ata i kini me dyzina ne celulat tuaja..
nuk i ha shaqo bregu keto mo dujsifstalini..
..
Dokumente false për tokën
29/12/2011 15:15
Prokuroria e Tiranës së shpejti pritet të mbyllë hetimet dhe të dërgojë në gjykatë dosjen penale për falsifikimin e dokumentave të pronësisë për 254 hektarë tokë në bregdetin e Durrësit, për të cilën Gjykata e Lartë ka vendosur tu kthehet trashëgimtarëve të familjes Shallvari, ku është pronare edhe familja e gjyqtarit të vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomi.
Sipas burimeve pranë Prokurorisë, i pandehuri i vetëm që po tentohet t’i komunikohet akuza është Qemal Mulla, përfaqësues i familjes Toptani, që prej vitesh kanë rivalizuar me trashëgimtarët e Shallvarëve për këtë sipërfaqe toke. Qemal Mulla, i cili sipas informacioneve të Prokurorisë ka dalë jashtë Shqipërisë do të jetë nën akuzë për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, ndërkohë që nuk është zbuluar se kush i ka falsifikuar këto dokumente.
Por, ajo që raportohet nga Prokuroria është se sipas ekspertizës laboratorike, dokumenti i pronave i paraqitur pranë zyrës rajonale të agjensisë së kthimit të pronave në Durrës, është i falsifikuar.
Ky falsifikim, thotë laboratori shkencor, konsiston në ndryshimin e shkrimit, dy vula të ndryshme, njëra që i përket kohës së Ahmet Zogut dhe tjetra e vitit 1944 si dhe ndryshojnë numrat e repertorit përkatës. Dokumenti i falsifikuar është futur në arkivën e shtetit disa vite më parë dhe më pas është tërhequr sikur të ishte origjinali.
Kallzimi për këtë çështje është bërë nga trashëgimtarët Shallvari mes të cilëve ishte edhe i ndjeri Skerdilajd Konomi, vrasja makabre e të cilit ende nuk është zbardhur.
Pritet që përfundimi i këtyre hetimeve të ndikojë edhe në procesin civil në Gjykatën e Tiranës, për ekzekutimin e vendimit të Gjykates së Lartë, e cila ia ka njohur të afërmve të gjykatësit Konomi këtë tokë.
top-channel
Ja nje demarsh tjeter per te aktualizuar rivalitetin me Bamir Topin, dhe per ti hedhur hi syve paleve te interesuara se gjoja drejtesia po vepron ... veprime tipike mafioze ... e keqja eshte se shteti eshte prapa kesaj falange punisto-sigurimse ... instrument ...
Vrasja e Konomit, gjyqtarët: Moszbardhja, ogur i keq
TIRANE- Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me rastin e njevjetorit te vrasjes se gjyqtarit Skerdilajd Konomi, duke shprehur keqardhjen per moszbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autoreve, i drejtohet me nje apel autoriteteve përgjegjëse për të itensifikuar punën për zbulimin e autorëve.
“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në këtë përvjetor të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, konstaton me keqardhje të thellë e dëshpëruese se nuk është bërë azgjë rreth zbardhjes së këtij akti kriminal. Kjo përbën një ogur jo të mirë për drejtësinë, në veçanti dhe shoqërinë, në përgjithësi. Ndaj gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse për të itensifikuar punën për zbulimin e autorëve të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo urdhëruesve të saj”- thuhet ne deklaraten per shtyp.
Ne te theksohet se me vrasjen makabër e tipit mafioz te gjyqtarit Skerdilajd Konomi, drejtësia humbi nje gjyqtar te nderuar, të aftë e kurajoz; familja humbi njeriun më të dashur; ne gjyqtarët humbëm kolegun e shokun, ndërsa shoqëria mori një goditje domethënëse në sigurinë e saj në jetën e përditshme.
Sipas unionit kapja e autoreve do të përbënte një ngushëllim për familjen e shoqërinë, por mbi të gjitha është mision e përgjegjësi për të sjellë më shumë shpresë për siguri publike dhe drejtësi të pavarur e të përgjegjshme në vend.
Panorama
Krijoni Kontakt