Close
Faqja 25 prej 28 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 275
  1. #241
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Elvis Cefa thote: 4,6 miliard leke te vjetra qe jane rreth 4,5 milion dollare ose 3,1 milione €uro ndahen per 700 pronare, qe i bie rreth 6,571 milion te vjetra per pronare sikur te ndahen pa koeficient. Sikur ai 6 milionshi te ndahet mes motra e vllezer i bie nga 1 milion ose 1 milion e ca. Imagjino ato qe kane pas nga 1000 metra katrore vetem shpi ne Tirone brenda unazes, qe ja zuni enver-halja shpine e kopshtin me pallate oficerash. Imagjino ato qe ja zune hektaret maloket me tabela "tok e xanun" e me garrumlla guresh e rone.

    Te gjithe do te marrin nga 6,5 milion ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #242
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Elvis Cefa thote: 4,6 miliard leke te vjetra qe jane rreth 4,5 milion dollare ose 3,1 milione €uro ndahen per 700 pronare, qe i bie rreth 6,571 milion te vjetra per pronare sikur te ndahen pa koeficient. Sikur ai 6 milionshi te ndahet mes motra e vllezer i bie nga 1 milion ose 1 milion e ca. Imagjino ato qe kane pas nga 1000 metra katrore vetem shpi ne Tirone brenda unazes, qe ja zuni enver-halja shpine e kopshtin me pallate oficerash. Imagjino ato qe ja zune hektaret maloket me tabela "tok e xanun" e me garrumlla guresh e rone.

    Te gjithe do te marrin nga 6,5 milion ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ke te drejt a baron bluja..

    kto dite si berisha si topalli ja mbathen ne amerike..

    nuk me duket e arsyeshme kjo vizit kur kto dite problemi nr 1 eshte ceshtja konomi..

    ceshtja konomi eshte problem per gjithe shtetin..

    si per qeverrine si per kuvendin si per polici e prokurori gjykata e shike e tjera segmenta te shtetit plus keto agjensit e privatizimeve e kthimeve e cka jane..

    ceshtja konomi ngre shum pikpyetje..

    dhe ate qe thua ti plus tjera e tjera.. deri tek historia..

    ka histori brenda ceshtja konomi dhe historianet duhet te flasin..

    deri dje e kam ditur se.. qeverria e zogut lidhi kontrat me kompanine italiane per te shfryutezuar per 99 vjet hapsiren ahere ish xhunglo shkuurro ferro pillore.. pyjore dmth.. te sukth rrushkull-hamalles mirpo mbas tritolit ne vlore duallen papiret.. letrat dmth.. se kjo kontrate eshte midis zonjes me origjin italiane.. se shallvarit dhe italianve.. te kompanise agrokulturale..

    pra i del pun dhe qeverise dhe parlamentit dhe bankave dhe arkivave ..

    shkurt.. gjith shteti ne kembe per te zbardhur keto lojra misterioze..

    ..

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vrasja e Konomit, negociatat për pronat në Durrës, të pashkruara
    Kronike e Martë, Shtator 20th, 2011

    Gjyqtari i vrare: Skerdilajd Konomi
    Tirane – Prokuroria e Krimeve të Rënda po vazhdon hetimet për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ende pa një autor. Çështjet e pronësisë janë pista kryesore e hetimit të Prokurorisë, në lidhje me atentatin e ndodhur paraditen e 9 shtatorit, në qendër të Vlorës te dalja për në Skelë. Sipas burimeve të Prokurorisë, pista e vrasjes për shkak të detyrës ka rënë prej disa ditësh për shkak se nuk është gjetur asnjë provë apo fakt që të orientojë hetimin në këtë drejtim. Ndërkohë, në kushtet e hetimit të fokusuar në pistën e konflikteve të pronësisë, Prokuroria dhe Policia duket se gjenden në një terren të vështirë. Kjo për faktin se palët me të cilat Skerdilajd Konomi ka bërë gjyq për sipërfaqet 350 dhe 150 hektarë tokë në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit, janë verifikuar dhe ndaj tyre nuk ka dyshime se janë implikuar në atentat. Nisur nga mosgjetja e provave për palët kundërshtare që rezultojnë në dokumente, burimet e grupit të hetimit kanë pohuar se po verifikohen edhe mundësitë që Konomi të ketë bërë plane të pashkruara apo marrëveshje me investitorë të fuqishëm për shfrytëzimin e zonës, pasi të merrte pronësinë e truallit të trashëguar. Në këtë variant, hetimi paraqitet edhe më i vështirë, pasi mësohet se gjyqtari nuk ka lënë asgjë të shkruar për “negociatat”, po ashtu, edhe pas marrjes së pronësisë, Konomi nuk do të ishte trashjëgimtari dhe zotëruesi i vetëm i pronës, e cila do të ndahej mes të paktën 70 trashëgimtarëve fundorë. Në këto kushte, sipas hetimeve, gjyqtari nuk ishte personi i vetëm që mund të merrte vendime mbi destiancionin e pronës në fjalë. Ish-gjyqtari i Vlorës, Skerdilajd Konomi, kishte trashëguar një sipërfaqe toke në bregdet prej rreth 450 hektarë tokë në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit. Që nga viti 2007, deri në qershor të këtij viti, gjyqtari ishte përfshirë në proces gjyqësor me palë të tjera që pretendonin pronën.

    panorama

    -

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Sala ka shku ne usa-it se e ka ftu Bam bama,dhe i ka ba ftes me vizitu shpellat e dragobise,yes or tej i tha bama bama,do vinj do vijn,po kte bre sal cka e ke i tha(per Jozin)Travestit asht?
    Jo bre i tha,kjo asht Kryepolicotja e shkipnis.


    Pra Braro Muhabeti atij Konomit,shkoi per lesh,se nuk i rref njeriu per ate.................

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    krejt ata qe fyejn jozin jan burracaker..enveruce..e kulish vampiresh..


    ja hangshi mune jozit krejt ju .. talebanat staliniste..

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vlorë, vrasësi me pagesë i Konomit, mblidhen pamjet filmike




    VLORË- Vrasës me pagesë janë dyshimet e para që ekpertë të policisë kriminale kanë mbi ekzekutorin e mundshëm të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën nga një shpërthim i fuqishëm në makinën e tij, dy javëve më parë në qytetin e Vlorës.

    Gazeta Shqiptare në numrin e sotëm zbardh dhe dyshimet mbivrasësin e gjyqtarit vlonjat, vendin ku ekzekutori mund të ketë kryer krimin dhe shkaqet.

    Dyshohet që ekzekutori të ketë qenë në vendin e ngjarjes dhe se bëhet fjalë për vrasës me pagesë.

    Burime zyrtare nga organi hetimor pohojnë se dy prokurorë të Krimeve të Rënda kanë caktuar një oficer të policisë gjyqësore që të sekuestrojë kasetat dhe pamjet që kanë lidhje me ekzekutimin makabër të 33- vjeçarit Konomi.

    Mësohet se se për zbardhjen e ngjarjes së 9 shtatorit janë angazhuar specialistët më të mirë.
    (e.m/GSH/BalkanWeb)



    Kthehu Dërgo Printo Home
    Komento


    Dërguar nga erion gjoni, New York USA më 23-09-2011 në 18:31

    Hahaha, qe atentatori ka qene vrases me pagese, kete e di edhe bufi.






    Dërguar nga Atdhetari, California, USA më 23-09-2011 në 17:41

    Krimi ndaj kujtdo dhe per cfaredo nuk eshte i drejte dhe patjeter qe duhet DENUAR, por problemi ne shoqerine shqiptare eshte se si nje "qytetar" arrin ne kete pike them se pervec stressit, menyres te mosgjetjes se rruges per te zgjidhur situaten kritike ne te cilen ndodhet, niveli arsimor e kulturor, fukaralleku, mungesa e drejtesise e con qytetarin ne kete akt dhe Shteti nuk eshte pale ne zgjidhje!? A vepron shteti drejt!? JO JO JO!? Shteti merret me krimin jo me shkakun!? Kjo eshte FATALJA!






    Dërguar nga Ore ore, Tirane më 23-09-2011 në 17:22

    Ore ore juve qe dini kaq shume do na e thoni Kush do ti trashegoje pronat se humbja e nje trashegimtari nuk ben qe te humbi prona dhe trashegimia ne teresi. Dhe keta sipas jush qe bejne kete akt cfare fituan???Apo ja fusni kot...??!!






    Dërguar nga Vini, Berlin më 23-09-2011 në 17:04

    Edhe këto gjëra Saliut e Ilirit ia paskeni vënë, o shokë të Partisë? Siç gjenin dikur pararendësit tuaj Kadriun e Mehmetin, Koçin e Petritin, Beqirin e të gjithë renegatët e tjerë, për t'u ngjitur të gjitha të zezat që ndodhnin në këtë vend, tani ju gjeni sërish autorët mes armiqve të "pushtetit popullor" në qeveri. Ju rrofshin gjykatat e pavarura që qeveria e poshtër po u bën presion! Uroj vetëm që këta farë gjykatasish "të pavarur" të gjejnë vrasësit e kolegut të tyre.






    Dërguar nga ll më 23-09-2011 në 16:07

    per ajrina @ajrin: pers nuk i fitojme edhe ne te tjeret me gjygj tokat qe na i lane gjysherit dhe stergjysherit tone.

    Perse kundershtonjn ligjet e Berishes dhe te Rames per t´ju kethy tokat ish pronareve, qe Enver Hoxha ju mori me dhun. Po behen pronar te ri, sic dhe vet e shkruan Ilir Meta ka bler tere plazhin e palases? Me leket e kujt i bleu, me leket qe ja la i ati, apo e ema? Rrethanat e gjykatsit te vrare, i di vetem familja dhe shoket e tij te ngusht. Kot nuk te vret njeri.






    Dërguar nga shqiptar më 23-09-2011 në 14:02

    un nuk jam dakord ne as edhe nje lloj menyre qe te vrasesh dike me te drejte apo pa te drejete te jet nje gje normale, por dua te them vetem nje gje, qe kot nuk te vret njeri edhe fakti qe ai ishte vetem 34 vjec edhe eshte gjyqtare i shpjegon shum gjera. me vjen keq si do qe te jet. ngushellime familjes






    Dërguar nga ajrina më 23-09-2011 në 13:59

    @ajrina: ti motra e dinke shume te verteten te djeg si duket. konomi fitoj me gjyq tokat e tij, dhe ata (komunistat e mafiesales) qe vrane konomin ne pamundesi per te korruptuar gjyqtaret (qe normalisht nuk mund te korruptoheshin ne kete rast duke qene se vete konomi ishte gjyqtare), vendosen ta vrasin gjyqtarin.... pse flisni kot kur nuk i dini te vertetat, ilir meta me shoke ka blere tere plazhine e palases






    Dërguar nga flaka më 23-09-2011 në 13:27

    SI nuk paskan nje cike turp ne faqe keta qeveritaret ,Hetuesit, Policia, Prokuroret qe botojne nga keto prockulla , po pse mo ku kujtoni ju se jetojme ne,Vetem ju hani buke dhe populli ha bare, apo keshtu ju thote Saliu te thoni
    Turp dhe mos u tallni m te vdekurin, dhe familjen e tij se cfare eshte rrotull shkone rrotull Sali.






    Dërguar nga 007 më 23-09-2011 në 12:36

    po une e thash kete gje ne komentin tim qe ne fillim se ki eshte asasinuar nga njeres te paguar vrases profesional por nuk ma vuri njeri ne vesh keta shkuan dhe i mblodh ata katundaret e thjesht per te hetuar ata te ngratit kan nji mij halle nuk din se qka do shtrojn ne sofer femijve te han edhe do mendojn te bejn nji krim te till shqiperia eshte e fundit ne evrop me expertizm te kriminalistikes






    Dërguar nga maja më 23-09-2011 në 12:30

    Komunistat qe ishin fukarenje, spiuna dhe servilat e Enver Hoxhes, sot jane pronaret te rinje te Shqiperise? Sic shkruan Ajrina ,Tirane: Kush nuk te vret kot sot.

    Berishes i shkojne pas anadollaket, ato qe dje ishin komunista, spiuna dhe servilat e Enver Hoxhes, jane edhe te Sali Berishes.

    Toka eshte e atyre qe e kishin me tapi, qe Enver Hoxha ju mori me dhun. Dhe jo e komunistave te felliqur, qe per 50 vjet shisnin moralin e familjes vetem per tu pranuar ne Parti.





    balkan veb

  8. #248
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    mjer familja qe mbeti pa te se servilat e partive e kane te lehte me fol
    shqiperi e mjera shqiperi
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky bluz kaltri e pantoll-shkurti vjen verdall me celular ne vesh.
    as qe merr mundimin te jap ndonje ndihme.
    vetem vrojton rreth makines e posht makines sikur don te sigurohet se.. u bëti qo pune or babam.. pra tundi ato.. shukat me para shefoo..

    --



    --

    GSH

    -

    Vrasësi me pagesë i Konomit, mblidhen pamjet filmike
    » Dërguar më: 23/09/2011 - 13:47



    Enrik Mehmeti

    VLORE -Dy javë pas vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ekspertët që po merren me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës kanë nisur që të grumbullojnë çdo lloj filmimi që disponohet si nga televizionet qendrore ashtu edhe ato lokale. Burime zyrtare nga organi hetimor pohojnë se dy prokurorë të Krimeve të Rënda kanë caktuar një oficer të policisë gjyqësore që të sekuestrojë kasetat dhe pamjet që kanë lidhje me ekzekutimin makabër të 33-vjeçarit Konomi. Mësohet se grupi i hetimit ka kërkuar që përveç pamjeve filmike të ditës së ngjarjes të tërheqë edhe pamjet filmike të ditës që u bë ceremonia mortore e viktimës. Nëpërmjet një shkrese, oficeri gjyqësor i ngarkuar me këtë detyrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si dhe nga drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit ka kontaktuar të gjitha mediat që kryen filmime përgjatë dy ditëve të ngjarjes së rëndë. Ai ka kërkuar që t'i vihen në dispozicion filmimet. Burimet e mësipërme sqarojnë se filmimet në televizionet lokale janë marrë direkt, ndërsa për televizionet e Tiranës janë nxjerrë prej arkivës. Sipas hetuesve të çështjes, filmimet e bëra nga mediat e ndryshme do të kalohen në "sitë", për të verifikuar ndonjë person të dyshimtë që mund të ketë qenë në mes të dëshmitarëve okularë, në momentin e shpërthimit të tritolit si dhe në ceremoninë e varrimit të babait të dy fëmijëve. Ndërkohë, përveç televizioneve, janë kontaktuar edhe persona të ndryshëm (qytetarë), të cilët me celularët e tyre kanë filmuar momentet e para të shpërthimit. Kjo me qëllim që edhe prej tyre të sigurohen pamjet filmike. Pritet që përveç ekspertëve shqiptarë, të ketë edhe ekspertë të huaj, të cilët do të bëjnë verifikimin e të gjitha pamjeve filmike. Hetuesit e çështjes shprehen se kalimi në "sitë" i pamjeve filmike mund të çojë tek vrasësi i gjyqtarit të gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës. Dyshohet që ekzekutori të ketë qenë në vendin e ngjarjes (bëhet fjalë për vrasës me pagesë). Burime pranë organeve kompetente pohojnë se për zbardhjen e ngjarjes së 9 shtatorit janë angazhuar specialistët më të mirë, të cilët vazhdojnë intensivisht punën në qytetin bregdetar. Nga ana tjetër, policia e Vlorës ka një listë me autorët e mundshëm të ngjarjes, nisur edhe nga precedentët e tyre kriminalë, por ende nuk ka dalë me një emër konkret.

    -

    Panorama

    Vrasja e Konomit, Nishani: Gjyqtari nuk denoncoi kërcënimet
    Argument e Enjte, Shtator 22nd, 2011

    Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani
    Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, tha mbrëmë se vrasja e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, mund të ishte parandaluar nëse 33-vjeçari do të denonconte dyshimet që kishte për një atentat. Nishani e ka konsideruar ngjarjen vepër të krimit të organizuar, e kryer për interesa të larta ekonomike dhe nuk ka elemente të forta për ta quajtur vrasje për shkak të detyrës. Nishani shpjegoi mbrëmë në emisionin “Fakt”, të gazetarit Çim Peka, edhe arsyet se përse e konsideron të tillë vrasjen e Konomit. “Është krim i organizuar, nisur nga forma e ekzekutimit. Fakti që për vrasjen është përdorur një metodë që mund të kryhet vetëm nga një grup njerëzish dhe jo nga një person i vetëm. Dhe, nga ecuria e hetimit, ka rezultuar që vrasja është kryer nga një grup personash”, u shpreh Nishani. “I ndjeri ka pasur një ndjesi frike për një ngjarje të tillë që mund t’i ndodhte, që e ka diskutuar me njerëzit e tij më të afërt, por nuk ka bërë asgjë publike për policinë. Gjithashtu, më pas është thënë se persona të ndryshëm, me sjellje të dyshimtë, janë parë rreth shtëpisë së gjyqtarit Konomi para se ai të vritej. Por, asnjë nga këto nuk është denoncuar, që mund të kishte sjellë edhe parandalimin e kësaj ngjarjeje, pasi do të merreshin masa për mbrojtjen e gjyqtarit Konomi”, deklaroi Nishani. Ai tha se lënda plasëse në makinë shkaktoi shumë flakë dhe nuk është e zakonshme për eksplozivët që janë përdorur me parë në ngjarje të ngjashme.
    Rrokada ne polici
    Drejtori deri dje i Policisë së Vlorës, Ylli Metko, deklaroi besimin e tij se shumë shpejt, vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi do të zbardhet. Gjatë ceremonisë për dorëzimin e detyrës te pasardhësi i tij, Nazmi Kotarja, në drejtimin e Policisë së Vlorës, Ylli Metko u shpreh dje se “për vrasjen e gjyqtarit Konomi po bëhet një punë shumë intensive. Si rezultat i kësaj pune, ne besojmë se shumë shpejt ngjarja do të zbardhet”. Një ditë më parë, me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ndryshuan drejtori, zv.drejtori dhe shefi i Komisariatit të Policisë së Vlorës. Prezantimi i drejtuesve të rinj të Policisë së Vlorës është bërë nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për sigurinë publike, Muhamt Rrumbullaku. Ai është shprehur se lëvizjet bëhen në kuadër të lëvizjeve të kuadrove për një punë më efikase. Rrumbullaku ka falënderuar Metkon për punën e bërë në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Vlorës. Ish-drejtori i Policisë së Vlorës ka theksuar se gjatë drejtimit të tij, policia e këtij qyteti ka luftuar e minimizuar trafikun e drogës dhe po ashtu ka përballuar sezonin turistik. Në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, Metko u shpreh se ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Pas zëvendësimit të Metkos, në detyrën zv.drejtorit të Policisë së qarkut Vlorë do të jetë Helidon Veizi, ndërkohë që në detyrën e shefit të Komisariatit Vlorë do të jetë kryekomisar Alfred Elezi.

    Edhe Prokuroria përjashtoi detyrën
    Pak ditë më parë, grupi hetimor ka përjashtuar mundësinë e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi për shkak të detyrës. Sipas burimeve zyrtare nga hetimi, në analizë të provave e informacioneve të mbledhura, rezulton se gjyqtari magjistrat nuk ka pasur probleme me detyrën. Vitin e fundit ai ka punuar në sektorin civil të Gjykatës së Vlorës dhe është marrë kryesisht më çështje familjare. Edhe më parë, ndonëse ka shqyrtuar dosje penale dhe civile, gjyqtari nuk ka pasur probleme. Pista më e fortë për vrasjen është konflikti për rreth 400 hektarë tokë në zonën turistike të Hamallajt e Gjirit të Lalëzit në Durrës, të cilat gjyqtari i kishte trashëguar nga të parët.

    Atentati
    Gjyqtari Skerdiladj Konomi u vra mesditën e 9 shtatorit, sapo hyri në qytetin e Vlorës, pasi kishte udhëtuar 10-15 minuta nga Skela. Gjyqtari kishte pirë kafen e mëngjesit me dy shokë e më pas, me makinën e gruas, ishte nisur për në punë. Magjistrati 33-vjeçar përdori makinën e së shoqes për shkak se automjeti i tij ishte dëmtuar një ditë më parë. Persona të paidentifikuar i kishin shpuar katër gomat fuoristradës “ML” të gjyqtarit.

    --

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ekzekuton babanë për pronën, pranga djalit vrasës
    »

    Dërguar më: 24/09/2011 - 16:01




    Xhemil Beharaj

    FIER I ka prerë kokën me kosore të atit pas sherrit për pronën, por në tentativë për t'u larguar, një 53-vjeçar nga Mallakastra ka rënë në prangat e policisë. Sipas policisë, "viktimë e radhës e krimit për pronën është 77-vjeçari Selman Pashai nga fshati Fratar i Mallakastrës, ndërsa autori i krimit është 53-vjeçari Shefqet Pashai, djali i tij". Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në një parcelë me jonxhë në pronësi të familjes Pashaj. "Pas tre orë e gjysmë nga ngjarja, përkatësisht 17 kilometra larg, bëmë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit Pashaj, i cili ishte fshehur në pyll. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes u bllokua në vlerën e provës dhe kosorja me të cilën u bë vrasja. Po hetojmë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes", - konfirmuan drejtues të policisë së Fierit.
    NGJARJA
    Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 14:30 të ditës së premte në lagjen "Bejar" të fshatit Fratar, përkatësisht në luginën e fshatit Ninësh, 35 km larg qendrës së Ballshit. Mësohet se që në orët e paradites, 77-vjeçari Selman Pashaj, baba i 13 fëmijëve, kishte shkuar nga tokat e tij për t'i mbjellë me jonxhë. Në mesditë, tek i ati ka shkuar dhe djali, Shefqeti. Pasi kanë debatuar në arë (për pronësisë e tokës që mbillej) i moshuari është bërë gati të nisej për në shtëpi. "Në momentin që i moshuari po largohej, djali ka nisur sharjet e radhës mbi të. Pasi kanë vazhduar disa minuta me sharje, atë e bir kanë filluar luftën me kosoret, me synim asgjësimin fizik të njëri-tjetrit. Në përleshje, të dy, atë e bir kanë marr plagë nga kosoret. Por plagët e shumta në kokë dhe hemorragjia, ka qenë fatale për 77-vjeçarin. Ai ka mbetur i shtrirë në një pellg të madh me gjak, ndërsa i biri është larguar me shpejtësi për t'i shpëtuar prangave të policisë. Megjithëse, të moshuarit i është afruar ndihmë, ai ka ndërruar jetë", - pohojnë burimet zyrtare të policisë.
    POLICIA
    Fqinjët që kanë parë përleshjen e përgjakshme babë e bir, kanë tentuar që të afrohen për ndihmë, por nuk kanë mundur të jenë në vendin e ngjarjes në kohë. Ata kanë njoftuar policisë, e cila së bashku me prokurorë dhe ekspertë të kriminalistikës, ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes. Ndërkohë, forca të tjera policore janë vënë në kërkim të kapjes së autorit të ngjarjes, që ishte fshehur në pyll. 53-vjeçari ka rënë në prangat e policisë pas rreth 3 orë e gjysmë, i fshehur në masivin pyjor të zonës. Pas arrestimit, 53-vjeçarit i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Fierit pasi edhe ai ka dëmtime në kokë prej kosores që ka përdorur kundër tij 77-vjeçari. Banorë të zonës flasin me respekt për familjen Pashai. 77-vjeçari ishte baba i 13 fëmijëve. Shefqeti, i akuzuar për ekzekutimin e të atit, ishte i pamartuar. Mësohet se kohët e fundit, ai kishte shfaqur shenja depresioni. Për ngjarjen e rëndë, drejtues të policisë së Fierit kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe detajeve të ngjarjes së rëndë

Faqja 25 prej 28 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •