Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 17-09-2011 më 16:07
Bhrharhi,
Mund të më quash shërbëtor se, nga natyra e punëve që kam bë dhe që bëj, kam ofruar e ofroj shërbime për përdorues të ndryshëm. Në çdo punë timen, parësore e të pathyeshme kanë qenë dhe mbeten parimet e mija etike dhe morale. Nuk kam punuar ndonjëher për ndonjë parti.
Arsyeja se përsë merrem me ju është se më duket e domosdoshme me u marrë me ju se ju jeni përfaqësues i të gjithë atyre që shumë kohë e shtyjnë përpara golgotën e Shqiptarisë. Mendësia e lloji tënd duhet të zbërthehet në imtësi e të paraqitet për çfare është: mendësi parazite. Dhe, si e tillë, kjo mendësi duhet të zhbëhet nga Shqiptaria.
Vrasja e Gjyqtarit Konomi, të cilën e shtjellon kjo temë, e prek themelin e sipërmarrjes: të drejtën e pronës. Pa të drejtë të pronës, të mbrojtur e të garantuar me drejtësi nga shteti, nuk ka nxitje të sipërmarrësis, që do të thotë se nuk ka zhvillim.
Përkufizmin e parazitit e gjen duke u përgjigj në pyetjet e mia që t'i kam drejtuar, duke e plotësuar me përgjigjen e juaj edhe në pyetjen: sa ditë (se për llojin tënd nuk mund të bëhet fjalë për vjet) ke bë punë të mirfilltë (sidomos këto njëzet vjetët e fundit) në jetë?
Punë e mirfilltë nuk llogaritet çfarë ndonjëri bën kundrejt të mirave që i përfiton për me i shantazhuar të tjerët.
skipo..
po shihja ca postime tuat per te kuptu se cfar te ka inatos me brarin qe po i vjen mbrapa si miza kalit..
vura re se ke qen shum i shqetsuar per votimet ne tirane.
se je terbuar pse jan numeruar fletet e votimit qe nji qytetar apo disa nuk i kan hedh ne kutin perkatse..
pra ke hall ed ruci or taj.. e jo hall shqipnije..
sorry.. o skipo.. ja qe u numeruan fletet e cdo qytetari te tiranes pamvaresisht se e hodhi ne kutin a apo b..
ato u lexuan e u certifikuan..
pra u njoh vota ashtu sikurse e ka deshiruar cdo shqiptar i tiranes..
dhe ky numerim e certifikim nxorri me 90 vota.. para..lul bashen..
me vjen keq qe paska humb idoli yt.. ed ruc hanxhari.. qe rrahu policine shqiptare 5 ore rresht..
o ti qe te haka meraku per shqiperi e parime morale..
skipo.. sc te thash shkojn e vijn shum demagoga ketu..
mirse ke ardhur dhe ti..
..
Bashkëjetesa me krimin
Opinion e Shtunë, 17 Shtator 2011
EDLIRA GJONI
Vrasja e një gjyqtari në mes të ditës, me metodë të sofistikuar e të mirëllogaritur (që është e vështirë të bëhet nga njerëz të thjeshtë, të mërzitur me ndonjë vendim gjyqi), dha më shumë se një mesazh. Ende nuk është e qartë se për kë ishte mesazhi kryesor, por për njerëzit rreth organizatorëve të vrasjes, të të vrarit dhe të tjerëve, ngjarja shkon përtej logjikës humane. Ndaj edhe nuk është e kapërdirë për njerëzit që u ka rënë fati të marrin frymë në Shqipëri. Por, teksa vrasja e një njeriu, që është pjesë e sistemit të Drejtësisë, mbart me vete kleçka që s’i dinë as vetë të përzierit në ngjarje, disa vdekje të tjera tronditëse ndodhën ditët e fundit në vend. Një volejbollist 24-vjeçar i Teutës vdiq në spital nga hemorragjia e pandërprerë pasi u sulmua me thikë në hyrje të pallatit të tij në Durrës (dyshohet për vjedhje ordinere ndaj tij), e disa ditë të tjera më parë, një tjetër djalë i ri i dha fund jetës në çaste të thella depresioni duke u hedhur nga pallati i tij në Tiranë.
Shqipëria duket vërtet e frikshme e jeta e njeriut është shndërruar në një plaçkë që hidhet poshtë pa asnjë hezitim, nëse nuk i pëlqen vetes së depresionuar, hajdutit të rrugës apo armikut personal të interesave. Ngjarjet e javës së fundit janë tronditëse për njerëzit e mbingarkuar nga vdekje, vrasje, aksidente, përdhunime, goditje e asgjësime që në fillim të gushtit e deri tani. Përveç faktorëve meteorologjikë, që me këmbëngulje po punojnë në kah të kundërt këtë vit, është e udhës të shihen edhe arsye apo shkaqe të tjera që lidhen me shkallën e lartë të krimeve dhe atë shpërfillësen të ndëshkimeve për një vend si Shqipëria, ku duket se vdekja është ulur këmbëkryq.
Ekspertë të kriminalistikës thonë se shkaqet dhe faktorët që ndikojnë në nivelin e krimeve nuk kanë renditje, kush është në krye e kush më poshtë, e madje, edhe brenda të njëjtit vend, niveli ndryshon në kohë të ndryshme (në varësi të situatës që kalon vendi). Për krimet ordinere, varfëria dhe gjendja social-ekonomike përmenden si faktorët kryesorë që i detyrojnë njerëzit të ndërmarrin veprime që shkojnë përtej logjikës së tyre humane e të marrin jetën e tjetërkujt. Niveli i varfërisë cilësohet, madje, edhe si përcaktues në mënyrën e bërjes së krimit. Në vendet me varfëri ekstreme, krimet nuk janë gjakftohta, por të dhunshme. Këto të fundit bëhen për arsye banale, si vjedhja, kurse të parat janë të sofistikuara, si pjesë e krimit të organizuar, që përfshin drogën, prostitucionin, trafikimin e armëve apo të tjera rrjetëzime që nuk kanë këllqe të drejtohen nga ata që vuajnë nga varfëria. Shqipëria është vend me tranzicion të stërzgjatur, ama për ndryshime është në vendnumëro që prej 1992-shit dhe progresi vijon mbi ndryshimet e bëra në shpejtësi e sipër në periudhën e shkurtër 1991-1992. Një studim britanik mbi nivelin e krimeve pas rënies së sistemit komunist në Rusi, tregon se ndryshimet e shpejta shoqërore të bëra pas rënies së komunizmit sollën me vete një rritje në krimet e bëra nga njerëz të dalë nga regjimi i rreptë totalitar, që e gjeti të papërgatitur për pasojat e rënies moralin e shoqërisë së transformuar ruse. Shqipëria nuk është shumë ndryshe. Madje, rrënjët e komunizmit i kemi akoma fryte, e jo rrënjë.
Pikërisht për shkak të mënyrës se si është mbajtur, izoluar apo trajtuar një shoqëri, ajo humbet aftësinë për të reaguar jo ndaj krimeve, por ndaj njerëzve që i kryejnë ato. Sipas të njëjtit studim përmendur më sipër, shoqëri si kjo e jona, të manipuluara e abuzuara qëkur nuk mbahet më mend se kur (turq, italianë, gjermanë, komunistë, prapë komunistë e akoma komunistë), nuk e kanë më shumë të fortë sensin e së drejtës dhe së gabuarës. Me rritjen drastike të krimeve, mënyrës se si kryhen dhe njerëzit që vihen në shënjestër, është e vështirë të mohosh se kultura jonë tani nuk është më në gjendje të dallojë apo të ndëshkojë krimet ekstreme. Ata që organizojnë krimet, sigurisht, mendojnë se kanë bërë vetëm atë që duhej bërë, por fatkeqësia është se edhe ata që detyrohen të jenë spektatorë të krimit, nuk dinë të mendojnë ndryshe. Kjo ka lidhje edhe me nivelin e lartë të tolerancës ndaj krimit që ka shoqëria (se drejtësia nuk dimë më në është vetë viktimë, vegël, mekanizëm apo çfarë). Jo thjesht në nivelet e vrasjes së gjyqtarit, por edhe në atë të vrasjes së volejbollistit, toleranca ndaj krimit i kapërcen të gjitha imagjinatat. Teksa djaloshi i ri durrsak goditej për vdekje me thikë, ata të paktë njerëz që dëgjonin rënkimet e tij i ngulnin më fort këmbët pas dyshemeve të shtëpisë apo lokalit nga ku shihnin ngjarjen. Askush nuk u përpoq të thërriste ambulancën, policinë apo njerëzit përreth, që agresorët të merrnin sinjal se po vëzhgoheshin dhe se vrasja që po bënin nuk tolerohej nga popullata. Por jo, sinjali që marrin këta vrasës ordinerë e ata më të sofistikuarit është mefshtësia reaguese e shoqërisë, që i lejon ata të ndjehen protagonistë. Pavarësisht nivelit të zhvillimit, në çdo shoqëri, veç të tjerash, gjen përfaqësues të shtresave të ulëta, të mesme e atyre kriminale. Këto të fundit i marrin kontingjentet nga dy klasat e para, e urdhrat nga klasat e papërmendura. Nëse zinxhiri organizim-ekzekutim funksionon mirë, atëherë edhe ai çoroditje-vrasje në nivelin ordiner, funksionon po aq mirë. Po ç’mund ta ulë nivelin e krimeve? Një sistem i fortë drejtësie dhe policia. D.m.th., nuk bëhet fjalë për Shqipërinë. Edhe respektimi i fortë i ligjit, duke nisur që nga ata që e hartojnë. Pra, akoma s’jemi te Shqipëria. Ndëshkimet e rrepta ligjore për vrasësit gjithashtu e ulin ndjeshëm nivelin e krimeve. Por, në Shqipëri vrasësit ngelen anonimë, e nuk e kanë kurrë fatin e mirë të përballen me ftohtësinë e hekurave.
Ata që me kriminalistikën ndërtojnë jetën, thonë se ndikuesja më e madhe e nivelit të krimeve është politika, mënyra se si operon dhe si zotërohet ajo. Në vendet ku politika dhe biznesi kanë perceptim të lartë për lidhje me korrupsionin apo imoralitetin social, krimi lulëzon edhe në mes të ditës. Fundi i tij vjen vetëm kur ujitësit kanë nivel të lartë integriteti personal dhe humanizëm biologjik. E këto duken akoma shumë të largëta për Shqipërinë.
panorama
Bhrharhi,
Mos u mundo me e ngritë vetveten se po të ishe kali do të kishte ndonjë dobi nga ti.
Ta sqarova në shkrimin e mëparshëm se përse merrem me llojin e juaj. Sa i përket temës për zgjedhjen e Kryebashkiakut të Tiranës, kujto se Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, nuk erdhi në Shqipëri. Lexo një pjesë të shkrimit tim të mëparshëm në këtë temë:
Nëse lexon ndonjë qëndrim timin në temën për zgjedhjen e Kryebashkiakut të Tiranës, qëndrimi i im përmblidhet në këtë fjali:
Prapë duke u kthy te kjo temë, o Bhrharhi paraziti, a ndalesh për një çast me e paramendu se çfarë do të ndodhte aty ku jeton nëse do të vritej në këso mënyre, si u vra Gjyqtari Konomi, një Gjykatës i atij vendi?
skipo..
dukesh si i kosoves..
pak lakmus..
cfar mendon.. a mir beri vrasesi qe vrau xhem mustafen?
ata qe vran sabaheten e ben mir a keq?
po ata qe e vran ahmet krasniqin a mir kan ba a keq..?
pergjigju po munde..
por qarte..
.
Në këtë forum jam shprehur se "kam zgjedhur të jem i çdo vendi Shqiptar përnjëherësh - se jam pa paragjykime."
Në këtë temë jam shprehur:
Sidoqoftë, sa i përket këtij forumi, hiç nuk ka rëndësi se prej nga jam e se kush jam unë.
Përgjegjësit/et për ato vrasje që i ceke e kanë një burim. Atje arrin përmes atij që doli në mes të Prishtinës dhe dëshmoi se si ka vrarë, por u lejua të largohet i lirë. Atje arrin përmes atij që pranoi vet se ka urdhëruar vrasje, por është deputet. Atje arrin përmes atyre që i vranë 4 njerëz në Tiranë, e afër 30 njerëz në Gërdec pa i dhënë llogari ndonjërit. Atje arrin përmes atyre që i vranë me mijëra njerëz në '97-ten pa u gjykuar ndonjëher. Atje arrin përmes atyre që e vranë Gjyqtarin Konomi.
Burimi është kush mundet dhe është duke i mbrojtë vrasësit nga përgjegjësia? pra, kush mundet dhe i mban dosjet e mbyllura?
skipo.. po ta perseris pyetjen..
mos bishtno..
dukesh si i kosoves.. te thash por ska rendsi fare..
ja dhe i her pyetjet..
cfar mendon.. a mir beri vrasesi qe vrau xhem mustafen?
ata qe vran sabaheten e ben mir a keq?
po ata qe e vran ahmet krasniqin a mir kan ba a keq..?
pergjigju po munde..
por qarte..
Vrasja e Konomit, bie pista për detyrën
Kronike e Dielë, Shtator 18th, 2011
Gjyqtari i vrare: Skerdilajd Konomi
Atentati me telekomandë ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi nuk ka pasur lidhje me detyrën.Të paktën ky është konkluzioni i grupit hetimor, i cili menjëherë pas ngjarjes ngriti dy pista që kishin të bënin me vrasjen për shkak të detyrës dhe atentatin për probleme personale (përfshi çështjet e pronësisë). Pas vrasjes së gjyqtarit 33-vjeçar, grupi i hetimit ka kryer edhe dy kontrolle në zyrën e Konomit në Gjykatën e Vlorës në ditët e pushimit zyrtar, ndërsa janë shqyrtuar një pjesë e mirë e dosjeve që ka kaluar në duar magjistrati gjatë detyrës në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë. Paralelisht me këto verifikime, grupi i hetimit mësohet se ka marrë raportet e para nga Shërbimi Informativ si dhe ka mbledhur edhe dëshmitë e të afërmve e miqve të gjyqtarit. Të gjitha këto fakte, përjashtojnë detyrën si gjyqtar në Vlorë, si shkak të mundshëm të ngjarjes, ndonëse cilësia mbetet. Kjo për shkak se autorët e ngjarjes, të cilët i kanë shpuar gomat fuoristradës së gjyqtarit brenda në parkim, një natë para shpërthimit, kanë vendosur edhe bombën në makinën e gruas, duke faktuar kështu se e njihnin mirë shënjestrën e atentatit, pra ishin në dijeni se ai ishte gjyqtar. “Në këto rrethana cilësia e veçantë si gjyqtar e viktimës së ngjarjes mbetet, por nuk ka prova që vrasja të ketë ardhur për detyrën në Gjykatë”, thanë burimet nga hetimi. Sipas tyre, nga dosjet e verifikuara është parë se Skerdilajd Konomi ka dhënë 6 apo 7 vendime penale “të rënda” në Gjykatën e Vlorës, në vitet 2006-2007. Megjithatë, sipas të dhënave që kanë mbledhur hetuesit, rezulton se nuk ka pasur ankesa për gjyqtarin nga palët apo nga qytetarët.
Dosjet e vrasjeve
Pas atentatit me eksploziv që i mori jetën gjyqtarit Skerdiladj Konomi, policia mori raportime sipas të cilave 33-vjeçari kishte shqyrtuar vetëm çështje civile, por kjo nuk është e vërtetë. Në vitet 2006-2007, Skerdilajd Konomi ka shqyrtuar dosje të rëndësishme penale në Gjykatën e Vlorës. Në dy raste ai ka dënuar persona të akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa në 6 raste të tjera, gjyqtari i vrarë ka shpallur fajtorë persona të akuzuar për vrasje apo tentativa vrasjesh. Mes këtyre gjashtë dosjeve, në një prej tyre ndodhet një emër i njohur i krimit shqiptar në dhjetëvjeçarin e fundit, por që sipas hetuesve të atentatit ndaj gjyqtarit, vendimi është dhënë në vitin 2007 dhe prej asaj kohe Konomi nuk ka pasur probleme. Edhe tabulatet telefonike nuk kanë gjetur mesazhe apo telefonata kërcënuese ndaj gjyqtarit për detyrën.
SHISH
Duke marrë shkas edhe nga insistimi i institucioneve, përfshi edhe Presidentin, Shërbimi Informativ u angazhua pas vrasjes së gjyqtarit në një fushatë të gjerë të mbledhjes së informacioneve lidhur me atentatin e rëndë në Vlorë. Informacionet që janë mbledhur nga SHISH kanë qenë të gjithanshme. Të dhëna të tilla, sipas burimeve nga hetimi, e ekspozonin Skerdilajd Konomin në një konflikt të ndërlikuar pronësie deri këtë vit në rrugë gjyqësore, ndërkohë që nuk linin as më të voglin dyshim se 33-vjeçari mund të vritej për shkak të detyrës. Konomi përshkruhej në punën e tij si gjyqtar korrekt, bindës, arsyetues dhe, mbi të gjitha, i qetë. Ai ishte inspektuar në dy raste nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, mirëpo kishte rezultuar pa probleme në dosjet e tij.
“Sherri për pronat, Konomi nuk u paralajmërua për atentatin”
TIRANE – Gjyqtari Skerdilajd Konomi ishte personi kryesor që po ndiqte gjyqin e trashëgimisë për rreth 400 hektarë tokë të trashëguar nga të parët dhe fisi i tij në bregdetin e Durrësit në Hamallaj. Një konflikt i madh ishte konsumuar vitet e fundit për këtë pronë, më saktë për një pjesë të saj. Me gjithë përplasjet gjyqësore për pronën me vlerë të konsiderueshme, Konomi mësohet se nuk ka pasur kërcënime apo paralajmërime për rrezik fizik. Komisioni i kthimit të pronave në Durrës, ia kishte njohur të drejtën gjyqtarit Konomi dhe trashëgimtarëve të tjerë në vitin 2007, por më pas, Agjencia e Pronave në Tiranë, kryesisht dhe pa ankesë, kishte rrëzuar vendimin e zyrës së Durrësit. Pretendentët për pronën e ndoqën çështjen me anë të një padie në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës, e cila vendosi në favor të tyre duke rrëzuar Agjencinë e Pronave. Mirëpo, pala ndërhyrëse apeloi dhe fitoi gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Dytë në Durrës. Çështja vazhdoi në rrugë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, e cila me vendim të datës 14 qershor 2011 vendoi në favor të palës së gjyqtarit Konomi. Por edhe me këtë vendim, gjyqtari nuk mundi t’i përfitonte pronat e tij, pasi Gjykata e Tiranës, më 13 gusht 2001, vendosi që prona në Hamallaj të mos ndryshonte statusin e saj, duke bërë kështu një sigurim padie. Gjyqi për këtë do të niste më 4 tetor 2011, por tashmë Skerdilajd Konomi do të mungojë.
Konomi, dënimet për vrasje
31 tetor 2007
Skerdilajd Konomi, si anëtar trupe gjykuese, shpalli fajtor dhe dënoi shtetasin E. Gërdhuqi, i cili ishte akuzuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes. I pandehuri u dënua me 16 vjet burg.
23 mars 2008
Gjyqtari Skerdilajd Konomi, në trupë gjykuese, ka dhënë dënimin me 24 vjet burg për shtetasin J. Lamaj. Personi në fjalë ishte akuzuar se kishte kryer veprën penale të vrasjes me paramendim. Gjykimi i këtij rasti kishte zgjatur që nga viti 2005, para se Konomi të emërohej në Gjykatën e Vlorës.
10 korrik 2006
Gjyqtari Skerdilajd Konomi, në trupe gjykuese, ka dhënë vendimin ndaj shtetasit D. Dervishaj. Pasi e ka gjykuar të akuzuarin për vrasje, Konomi ka vendosur ndaj tij dënimin me 13 vjet burg. Procesi gjyqësor për këtë rast ka zgjatur një muaj e katër ditë, pasi dosja penale ishte dërguar në Gjykatë më 6 qershor 2006 dhe vendimi është dhënë në 10 korrik.
12 nëntor 2007
Gjyqtari Skerdilajd Konomi, pjesë e një trupi gjykues, ka dhënë dënimin 4 vjet burg për shtetasin B. Likaj i akuzuar se kishte kryer veprën penale të vrasjes. Gjykimi ka zgjatur një vit e gjysmë.
27 dhjetor 2006
Në cilësinë e anëtarit të trupit gjykues, Skerdilajd Konomi dha vendimin dy vjet burg për shtetasin S. Subashi i akuzuar për plagosje të lehtë me dashje.
28 dhjetor 2006
Skerdilajd Konomi si anëtar trupe gjykuese, vendosi dënimin me 20 vjet burg për shtetasin E. Aliaj, i akuzuar për veprën penale të vrasjes. Gjykimi zgjati vetëm gjashtë muaj.
23 prill 2007
Konomi, si anëtar trupe gjykuese, vendosi dënimin: 12 vjet burg për S. Ramadanin, i akuzuar për vjedhje me pasojë vdekjen.
15 nëntor 2006
Konomi, si anëtar trupe gjykuese, dënon shtetasin B. Aliraj me 12 vjet e 8 muaj burg me akuzën e vrasjes me paramendim.
Bllokimi i regjistrimit të pronës
Rreth një muaj para, Gjykata e Tiranës ka ngrirë një sipërfaqe prej afro 58.6 hektarësh tokë në zonën e Hamallajt. Ata që kërkuan këtë vendim kishin nisur një proces gjyqësor për njohjen e të drejtës së pronësisë në një sipërfaqe prej 275 hektarësh në Hamallaj. Bazuar në këtë vendim, edhe pse me verdiktin e Gjykatës së Lartë, Konomi nuk mundi t’i regjistrojë pronat e tij.
panorama
-
Ketej kercet tritoli andej pazarlliku..
cbenet keshtu?
--
panorama
--
Resorti në Gjirin e Lalzit shpallet “Projekti i vitit”
Një resort me pesë yje që është projektuar për tu ndërtuar në Gjirin e Lalzit është quajtur “Projekti i vitit 2011″ nga agjencia imobiliare RealEX International dhe Konferenca e Ndërtimit.
Sipas websitit “A Place in the Sun” duke iu referuar projektuesve tashmë thuajse 60% e hapësirave të resortit kanë gjetur blerës. Turizmi po përjeton një rritje të shpejtë në Shqipëri, thuhet më tej.
Të dhënat e fundit të publikuara nga zyrtarët e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, tregojnë se numri i pasagjerëve u rrit me 23% në gjysmën e parë të vitit 2011. Aeroporti shënoi një rekord pasagjerësh, 793.984 në muajt janar – qershor 2011.
Vendi është në përpjekje për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian, ndaj dhe po shihet si një zonë favorite për investime, shkruhet ne “A Place in the Sun”
Revista citon një nga partnerët e ndërtimit të resortit, se synimi është tërheqja e sa më shumë investitorëve ndërkombëtarë. Më ketë projekt në po përpiqemi të çojmë përpara zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme turistike në Shqipëri e cila tani ka filluar të rritet me shpejtësi.
Resorti pritet të ketë në përbërjë një ose dy apartamente, dhe katër ose pesë vila.
.............
balkanweb
.
Ndërtimet pa leje, nisi sot kompensimi për 700 pronarë
TIRANË- 700 pronarë që iu është zënë toka nga ndërtimet pa leje do të kompensohen financiarisht. Drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa shpjegon për News24 se janë rreth 4.6 miliardë lekë të vjetra që do të vihen në dispozicion të këtyre pronarëve, në bazë të listës së miratuar nga Këshilli i Ministrave. Procesi i dorëzimit të kërkesave nga këta ish-pronarëve ka nisur këtë të hënë.
“Duke filluar që sot, deri në një afat të palimituar sepse vendimi i Këshillit të Ministrave procedural nuk përcakton një afat të përfundimit të këtij aplikimi, pra i njeh të drejtën këtyre subjekteve që të aplikojnë në mënyrë të vazhdueshme në kohë për të përfituar këto para që janë rreth 700 pasuri që Këshilli i Ministrave ka vendosur që të shpërblehen financiarisht për shkak se këto parcela trualli janë të zëna ndërtime informale dhe janë subjekt i ligjit për legalizimin e pasurive të paluajtshme”, - tha Kryetari i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pornave, Elvis Cefa.
Duke filluar nga dita e sotme, kjo kategori e ish-pronarëve mund të dorëzojnë pranë agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave dokumentacionin, për të përfituar kompensimin financiar.
“Ne do vazhdojmë të pranojmë të gjitha kërkesat për aplikim. Dokumentacioni i cili kërkohet në fakt është thjeshtuar në maksimum. Atyre do tu kërkohet një dokument identifikimi, një prokurë në rastin kur janë më shumë se një pronar dhe një dëshmi pronësie kur njëri prej trashëgimtarëve nuk jeton, si dhe një numër i vlefshëm llogarie, ku të bëhet shpërndarja e parave”, - shtoi Cefa.
Sipas kreut të Agjencisë së Kthimit dhe kompensimit të pronave Cefa, pjesa më e madhe e ish-pronarëve që do të përfitojnë në këtë fazë janë nga Tirana.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt