ore qa boni si gore... jo ky jo ai,,,,,
ky konomi qe u vra qa e ka franc konomin qe vrane para nje viti,,,
po qene fis aty e keni fajtorin
ore qa boni si gore... jo ky jo ai,,,,,
ky konomi qe u vra qa e ka franc konomin qe vrane para nje viti,,,
po qene fis aty e keni fajtorin
ska te bej fare me franc konomin. jon shum fise konomajsh ne shqipni. ky osht ka konomajt e ujit te ftoft. e maj men te shkretin kur ishte student. e mate veten per cun te bukur
pronat ne shqipni jon i bela e modhe. erdhi i her i taljon me investu m'tiron. para se te investote i thot pronorit te tokes. ku e ke dokumentin e pronsis. jom ala ne gjyq i thot ky. po si mund te ndertoj un mbi i pron qe nuk osht e ligjerume. ec i thot shqiptari se sa te maroj ndertimi i futim i te shitme dhe ja lejm topin ne deren e atij qe do e blej pronen. ja shiten pronen i kaqoli tjeter. mas ca vitesh duli i tjeter qi pretenote se prona ishte e tij. ene tani jon bo lesh arapi.
no glove no love
Shshshshshshshshhhhhhhhhhhhhhhhhttttt Braro se kan me i kap lesht e curres,po mos baj zhurme ti se dhe pak ene do i kapin,ta thom une ty si do i kapin tak-fak,Do shkojne ne Pyll, do kapin Ariun do e lidhin me koke poshte e do ti thonerego kush e vuni bomben Qen,e bam me kamxhik.....................
)))))))
Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 13-09-2011 më 15:42 Arsyeja: rregullime
cka te re nga ceshtja konomi?
eshte nje krim i tmerrshem..
ne shum pikpamje ky krim do duhet te behet debat politik mbar kombetar..
pse..
.. nuk jan shpartalluar trafikantet e armeve e sidomos keta te bombave me celular..
.. pse qytetet skan ambulanca?
.. pse shteti nuk po i zgidh ceshtjet e pronave..?
... pse ministri drejtesise.. deklaron idiotesisht.. qe diten e pare se.. kemi gjetur qime floku e gjurme.. ne maqine.. qe perkthehet.. ooo degjoni o kriminela.. kemi qime floku e gjurme.. ne maqine.. pra ikni.. zhdukuni..
...
etjetj..probleme..
.
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-09-2011 më 16:22
O brar, ta jap un pergjigjen e sakt, e ti lem teatrot e kota.
KATOVICA!!!!!!
paqen, e sjell vetem drejtsia
Këtu qënkan mbledhur gjithë Komunistat. Rraca më bastarde në botë.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Emra VIP në dosjen e pronës së Konomit
Lindita Çela / Flamur Vezaj
Skedilajt Konomit, gjyqtarit të ekzekutuar me bombë me telekomandë në qytetin e Vlorës, i janë dashur 5 vite nëpër gjykata për të përfituar pronën që dyshohet si pista kryesore e egzekutimit të tij. Dosja voluminoze është endur sa në dyert e Agjensisë së Kthimit të Pronave, në gjykatat e Durrësit e së fundim dhe në Gjykatën e Lartë, dhe është hartuar dhe ndjekur personalisht nga gjyqtari Konomi. Në gjykatën e Durrësit, Konomin dhe problemin e tij me pronën e dinë thuajse të gjithë.
Prejardhja e pronës
Ana Mitro, Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani dhe Eleni Mima rezultojnë të jenë trashëgimtarë të një sipërfaqeje gjigande prej 28.993.100 m2, në bregdetin e Durrësit. Sipas dokumentave ata rezultojnë të jenë pasardhës së Jorgji Vevecka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqes Goxhomani, dhe Ariadhni Konomit, të cilët janë trashëgimtarët e parë të pronës në fshatin Rrushkull dhe Hamallaj, të rrethit të Durrësit.
1919
Prona e tyre rezulton të jetë e regjistruar për herë të parë në vitin 1919 në emër të Miltjadh Shallvarit, (daja i trashëgim-lënëssve të paditsave) me emër “Cifligu Rushkull dhe Cifligu i Ri”.
Në vitin 1933, pas vdekjes së Miltjadh Shallvarit, prona e mësipërme nëpërmjet një testamenti kalon në favor të bashkëshortes së Miltiadhit, me emrin Sllava Maria Lubica.
Testamenti kundërshtohet nga trashëgimtarët e Miltjadh Shallvarit të cilët në vitin 1934 ngrenë padi në Gjykatën e Durrësit dhe pas një procesi që zgjat 10 vjet fitojnë të drejtën e bashkëpronësisë e pronës së madhe “Cifligut Rrushkull dhe Cifligu i Ri”.
Në vitin 1940, ndërkohë, Sllava Maria Lubica kishte lidhur kontratë emfiteoze për këtë pronë me shoqërinë italiane agrikulturore E.I.A.A.
Në vitin 1946 paditësit kanë paraqitur në Gjykatë një notë traskiptimi kundra shoqërisë italiane
Në vitin 1947 kjo pronë konfiskohet nga shtet shqiptar në kuadër të reformës agrare.
Në vitin 2007, Zyra Rajonale e Kthimit dhe e Kompesimit të Pronave në Durrës, pasi ka marrë kërkesën e trashëgimtarëve të ish pronarëve, Ana Mitro, Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani dhe Eleni Mima, fillimisht me vendimin nr 172.dt.01.08.2007 u ka pranuar kërkesën për njohjen e së drejtës së pronësisë dhe u ka kthyer në natyrë sipërfaqen e tokës prej 157.2 ha si dhe ka vazhduar procedurat për njohjen dhe kthimin e pjesës tjetër të tokës.
Vendimi i mësipërm rrëzohet dy muaj më pas nga Zyra Qëndrore e Agjensisë së Kthimit të Pronave, me vendimin e dt 01.08.2007. Pikërisht këtu fillon dhe kalvari i sorrollatjes së dosjes nëpër gjykata të trashëgimtarëve të familjes Konomi.
Gjykata e Shkallës së Parë i dha të drejtë familjes Konomi dhe të tjerëve në tetor 2009
Gjykata e Apelit Durrës në maj 2010 e rrëzoi vendimin e Gjykatës së shkallës së Parë
Gjykata e Lartë e regjistroi këtë cështje në 27 korrik 2010 dhe e mori në shqyrtim në maj të 2011, (shumica e dosjeve presin deri në 2 vjet për shqyrtim nga kjo gjykatë, porn ë këtë rast është vepruar vërtet shpejt). Gjykata e Lartë mori vendim në 14 qershor të këtij viti në favor të familjes Konomi dhe të tjerëve. Rreth 3 muaj pas këtij vendimi, Skerdilajd Konomi vritet në qendër të Vlorës
HESHTJE KOLEGËSH
Gjykata e Vlorës ka pezulluar dje të gjitha çështjet në shenjë proteste për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Gjyqtarët janë mbledhur në zyrën e Konomit ku ishte vendosur një fotografi i tij. “Ngjarje të tilla të tipit mafioz që janë të ngjashme me ato të Sicilisë dhe eliminimit të Falkones, kanë treguar se pavarësisht se në moment të caktuara, krimi mund të duket si fitimtar ndaj së drejtës, herët a vonë drejtësia do të thotë fjalën e saj”,- tha kreu i gjykatës Artur Malaj. Edhe në gjykata të tjera të vendit pati ndërprerje të punës në shenjë solidariteti.
Edhe Avokatja e Berishës në dosjen e Konomit
Mes emrave “vip” që shfaqen në dosjen e pronave të gjyqtarit Konomi në zonën e Gjirit të Lalzit ndodhet edhe ai i avokates së kryeministrit Berisha, Erinda Ballanca. Avokatja Ballanca përfaqëson dy palë në proces, të cilat njihen si palë ndëgjyqësuese (palë e tretë). Ajo ka statusin e ndërhyrësit kryesor në emër të Polikseni dhe Marjeta Mimës.
Gjatë muajve të fundit Ballanca është bërë e njohur për mbrojtjen e kryeministrit Berisha në procesin që ai kishte në Gjykatën e Lartë me nënën e kryetarit të PS-së, Edi Rama. Berisha akuzohej për shpifje, por prokuroria dhe gjykata ia pushuan çështjen.
Në korrik të këtij viti Ballanca u shfaq në Kolegjin Zgjedhor në krah të Oerd Bylykbashit dhe Ivi Kasos për të mbrojtur mandatin e Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë avokatja e familjes Konomi është Flutura Kone, ish-avokate e Përgjithshme e Shtetit dhe kandidate për anëtare e Gjykatës së Lartë. Kone ka qenë edhe kandidate e LSI-së për deputete në qarkun e Durrësit. Në zgjedhjet vendore ajo është paraqitur si avokate e LSI-së.
‘Çifligu’ në bregdet i familjes së gjyqtarit Konomi
TIRANË- Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë iu deshën rreth katër muaj kohë për të zbardhur dhe publikuar vendimin e arsyetuar, ku pala paditëse e familjarëve të gjyqtarit tashmë të vrarë Sekrdilajd Konomi fitoi pronën e tyre kundër përfituesve “falsifikues” të cilët kishin fituar pronën nëpërmjet Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si dhe Zyrës Rajonale të këtij institucioni në Qarkun e Durrësit.
“Shekulli” disponon një kopje të këtij vendimi që mban nr. 314 i dhënë më 14 Qershor 2011 dhe është firmosur nga pesëshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Besnik Imeraj, relator Fatos Lulo dhe anëtarët Gani Dizdari, Andi Çeliku dhe Medi Bici.
Kjo dosje, sipas vendimit, është regjistruar pranë kësaj gjykate më 27 Korrik 2010 dhe është marrë në shqyrtim pas 11 muajve, ku brenda dy seancave gjyqësore togat e zeza janë shprehur me vendim duke i dhënë të drejtën palës së familjarëve të Konomit.
Gjithashtu “Shekulli” ka mundur të siguroi edhe vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të qytetit të Durrësit, vendim ky që i jep të drejtë trashëgimtarëve që përfaqësoheshin nga avokati i zgjedhur nga gjyqtarit Konomi dhe jo Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP-së) si dhe Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (ZRKKP-së) në Qarkun e Durrësit që drejtohej nga Klodi Beja. Ky i fundit, sipas kallëzimit që tashmë ndodhet pranë zyrës së Task-Forcës së prokurorisë së Tiranës, vetëm pak ditë para shkrirjes së zyrës së tij në Durrës, kishte firmosur që pronat që ndodheshin në çifligun e shtetasit Miltiadh Shallvari, t’i kalojnë kufitarëve të tij, që janë familjet Toptani, Dibra dhe Qoraliu.
Por, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrësë, u ankimua nga Avokati i Shtetit që është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë pranë Gjykatës së Apelit, institucion ky që shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë përfituesve të familjes Toptani, Dibra e Qoraliu. Ky vendim i Gjykatës së Apelit, u ankimua me rekurs pranë Gjykatës së Lartë më datë 27 Korrik 2010, rekurs ky që u morr në shqyrtim më 27 Maj 2011, datë të cilën trupa gjyqësore u tërhoqë për vendim për tu shprehur më 14 qershor 2010 pro avokates mbrojtëse të familjes Konomi.
Nga ana tjetër, mësohet se ishte grupi hetimor i dosjes së vrasjes mafioze të gjyqtarit Konomi, që paraditen e djeshme kanë zbritur pranë institucionit të Gjykatës Supreme, duke kërkuar vendimin e zbardhur, pasi një nga pistat hetimore të çështjes është edhe konflikti për këtë pronë.
Pasi gjyqtari tashmë i ndjerë Konomi, kishte marr përsipër nga i gjithë familja e tij, mbi 70 kryefamiljar, që të merret ai personalisht me proceset gjyqësore të fitimit të të drejtës së pronave të trashëguar nga çifligu i Miltiadh Shallvarit, duke emëruar si përfaqësuesen e tyre avokatin Flutura Kone.
Sipas vendimit tashmë të zbardhur Miltiadh Shallvari në çifligun e tij vetëm në zonën e qarkut Durrës, konkretisht nga Shën Pjetri, Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj ka në pronësi rreth 29 milionë metër katror tokë të cilën tashmë e fituan trashëgimtarët e tij me vendim të Gjykatës së Lartë.
PËRFITUESIT
TIRANË- Prokuroria për Krime të Rënda në kryeqytet, tashmë ka administruar në dosjen hetimore një volum të madh fashikuj, ku përfshihen të gjitha vendimet gjyqësore në lidhje me konfliktin e familjarëve të gjyqtarit të ndjerë Skerilajd Konomi dhe përfituesve të kësaj prone sipas Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP-së) si dhe Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (ZRKKP-së) në Qarkun e Durrësit.
Sipas këtyre të dhënave, mësohet se AKKP-ja dhe ZRKKP-ja e qarkut të Durrësit i kanë kaluar pjesë nga prona e trashëgimtarëve të familjes së Miltiadh Shallvari tre familjeve të njohura në vend, duke përfituar nga fakti se ishin kufitarë me pronat që ndodheshin në çifligun e Shallvarit.
“Nga hetimet e kryera deri më tani, ka rezultuar se bazuar në vendimin e AKKP-së dhe ZRKKP-së, të firmosur nga ish-drejtori i kësaj zyre në qarkun e Durrësit Klodi Beja i kanë kaluar tre familjeve të njohura një sipërfaqe e madhe toke. Këto përfitues kanë qenë trashëgimtar të familjes së Zija bej Toptanit, Fuat bej Toptanit, familja Qoraliu si dhe trashëgimtarët e familjes së Hatile dhe Hejdie Dibra. Tashmë dosja është marrë në verifikim dhe po shqyrtohen me detaje të gjitha planet e vendosjes dhe mënyra si i janë kaluar këto prona këtyre tre faljeve”-thuhet nga prokuroria.
Në mesin e këtyre trashëgimtarëve të familjes Toptani dhe Dibra rezultojnë të jenë edhe dy njerëz të njohur për opinionin publik, gazetari i TV Klan Blendi Fevziu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra.
Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë që tashmë është administruar edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda, vendimin e AKKP-së dhe ZRKKP-së që i kishte kaluar një pjesë të pronave të familjes Shallvari, ku një nga 70 trashëgimtarët e kësaj pasurie ishte edhe vetë gjyqtari Skerdilajd Konomi, familjes Toptani, Qoraliu dhe Dibra e cila ndodhet në pjesën më të bukur të plazhit të Shën Pjetrit, Gjirit të Lalëzit, Hamallaj dhe fshatin Rrushkull.
Me vendimin e Gjykatës së Lartë, këtyre tre familjeve të mëdha, – ku trashëgimtar janë edhe Blendi Fevziu (pasi vetëm pak kohë më parë në Tiranë ka trashëguar një pjesë të pronave të një nga nipave të familjes Toptani) si dhe Gazmend Dibra (që është një nga trashëgimtarët e Hatile dhe Hejdie Dibrës), – i është hequr prona e “përfituar” padrejtësisht nga AKKP-ja dhe ZRKKP-ja e Durrësit. Sipas këtij vendimi, pjesëtarët që trashëguan pronat e Miltiadh Shallvarit, mes tyre edhe gjyqtari Konomi, i është njohur e drejta e pronës në 2552 hektar tokë, i është kthyer 1127 hektar tokë që ndodhej në këtë zonë, është vendosur t’i kompensohen 241 hektar tokë dhe i lind e drejta e parablerjes së repartit ushtarak dhe dy godinave shtetërore që ndodhen në zonën e Shën Pjetrit, Gjirit të Lalëzit, Hamallaj dhe fshatin Rrushkull.
Merren në pyetje familjarët e Konomit
Prokuroria për Krime të Rënda, gjatë ditës së djeshme, ka vazhduar marrjen në pyetje të babait dhe bashkëshortes së gjyqtarit tashmë të ndjerë Skerdilajd Konomi, të cilët janë pyetur me cilësinë e familjarëve, njohur edhe si personave që kanë dijeni. Sipas këtyre të dhënave, asnjëri nga dy të pyeturit nuk ka shprehur ndonjë shqetësim që mund t’i ketë thënë gjyqtari Konomi. Ndërkohë, kanë mohuar se kanë pasur me ndonjë familje apo person konflikt, duke renditur vetëm proceset gjyqësore që familja e tyre kishte me personat e tjerë. Mes proceseve të përmendura, mësohet se babai i të ndjerit ka treguar edhe fitimin e gjyqit në Gjykatën e Lartë, vendim ky që pritej të zbardhej për të regjistruar pronat. Gjithashtu, gjatë paradites së djeshme, hetuesit e çështjes kanë mundur të marrin disa të dhëna analitike të numrave të telefonisë lëvizëse që Konomi kishte në përdorim.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
edhe nje here vertetohet se problemi i tokes zgjidhet vetem me force. dinakeria me ane te ligjeve njerezore nuk ka vlere ne qofte se dikujt i meret jeta.
hyllen..
thx per kte informacionin.. qe ke sjell..
mos harro emrin e gazetes..
pra konomi ka marre mbi 1000 e ca hektare..
pretendon per mijra te tjere..
do e kompensojn me reparte ushtarake etj..
gjithashtu dhe blendi del toptan..
edhe ai yxhym..
babezia madhe..
tmerr..
Krijoni Kontakt