Close
Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 275
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    allahile o hyllen cfar po thue..

    shum konfuz je..

    kodra mbas bregu gjithmon ti..

    apo hajt me fol kunder brarit..

    fol por thuj dicka jo krejt llafe lesh e li..

    --

    ne teme tani..

    pra dyshim-bindja ime eshte se.. dhe ki atentat eshte veper e paramenduar me qitje te afert e te larget..e shtabit 21 janaroist..

    te njejtet jan ne tave..

    ed rucet bamiret in ramet e mero baze topo chanelljanet..

    ..

    duan te vertetojne se.. o arviz e kie keq.. qe nuk na mbron ne bllokqenerine.. qe nuku na e mban ison si ata tjeret..

    kjo eshte..

    ..
    nuk eshte faji i berishe pse gjyqtaret futen ne konflikte pronesie
    te gjithe e dime qe gjykatesit jane miliardiere
    duhet ngritur aty ne tirane, e ti varesh te gjithe ata qe punojne per drejtesine ne shqiperi. se vetem drejtesi nuk ka aty.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    konomi ky gjygjetari qa e ka franc konomin ky qe eshte vra ne mes te tiranes ka nja 1 vit.
    me duket se jane fis.

  3. #103
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Gjynah, vertet gjynah!!!

    Shteti u gjakos, dhe keqas bile!!!
    Nese shteti hesht(nuk kapen autoret), do t'thot se jan t'perlym...

    Kjo nuk ishte thjesht nje vrasje, por "shembull"....
    Krimi beri nje demostrim force....


    Kto jan pasojat e pislliqeve qe behen me çeshtjen e pronave......
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka te re nga pistat e hetimit?

    na sillni artikuj gazetash per ceshtjen por dhe komentet e miletit sepse aty del me e qarte meseleja..

    ka nji koicidence kjo vrasje me 11 shtatorin e wikilekun e ktyre ditve..

    kush na e sjell shkrimin e edvinit.. per 11 shtator amerik e berish.. se aty mund te kuptojm dicka..

    vlora dihet se.. eshte magazin e ed rucit..
    pra aty ed ruci eksperimenton e kolaudon.. 21 janaret..
    e hodhi gjika sot nje llaf me spond..
    pra qe duan ta shfrytzojn vrasjen per mullirin e ed rucit..

    te shohim..

    -




    shaqo skipetori.. fol me shkoqur.. ne se ke dicka..

  5. #105
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Shoqërohen 22 persona për vrasjen e gjyqtarit Konomi, pista kryesore pronat në Hamallaj
    Publikuar te Dielen, 11 Shtator 2011 04:00 Shkruar nga SOT NEWS

    Rreth 22 persona janë shoqëruar prej dy ditësh në ambientet e policisë së Vlorës, për të dëshmuar lidhur me vdekjen tragjike të gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Policia tha se këta persona po merren në pyetje, në lidhje me aktin kriminal ndodhur në orët e para të ditës së premte. Nuk përjashtohet mundësia që në 22 personat e shoqëruar të jetë dhe autori i dyshuar i kësaj ngjarje tragjike. Drejtues e ekspertë të Policisë së Shtetit, por edhe prokurorë të Krimeve të Rënda, kanë marrë në dorë drejtimin e hetimeve. Burime të brendshme të policisë thanë se pistat e hetimeve janë përqendruar kryesisht tek personat që janë konfliktuar më parë me Konomin për çështjen e tokave në Hamallaj. Skerdiljad Konomi ishte trashëgimtari i vetëm i disa pronave të tokës të lëna nga gjyshi, babai dhe nëna e tij. Disa dokumentacione tregojnë pronësinë e tij ndërsa trualli gjendet në zonën e Hamallajt si dhe në Gjirin e Lalëzit. Burimet thanë se Konomi kishte një çështje në shqyrtim në Gjykatën e krimeve të Rënda lidhur me pronësinë e tij. Familja e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, mësohet të jetë aktualisht në një proces gjyqësor në Gjykatë të Lartë me Agjencinë e Kthimit të Pronave, kundër dy vendimeve për disa dhjetëra hektarë tokë në Qarkun e Durrësit. Çështja është regjistruar në Gjykatë të Lartë më 27 korrik 2010 dhe synon ndryshimin e vendimeve: Nr. 384 të datës 4 janar 2008 të Zyrës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Durrës si dhe vendimin 1070, datë 24 shtator 2008 të Agjencisë së Kthimit të Pronave në Tiranë, duke kërkuar njohjen dhe kompensimin në natyrë të një sipërfaqe 1575 900 metra katror si dhe ndryshimin e vendimeve nr. 380 datë 28.12.2007 të Zyrës së kthimit të Pronave në Durrës dhe vendimin nr.1069 datë 24.09.2008 të Agjencisë së Kthimit të Pronave në Tiranë për një sipërfaqe 1820 000 metra. Ende nuk dihet nëse mund të jetë kjo një pistë hakmarrje, por burime afër familjes kanë pohuar se gjyqtari Konomi ishte shumë i interesuar dhe e ndiqte vetë këtë çështje, ndaj ata dyshojnë se kjo mund të ketë frikësuar dhe palën në konflikt. Deri tani kjo ngjarje e rëndë, nuk ka ende një autor, ndërsa policia ka konfirmuar se janë afër zbardhjes së krimit për të arrestuar më pas autorin.
    Ngjarja
    Ora shënonte 10:00 kur shpërtheu një makinë tij benz, në të cilën ishte gjyqtari Skerdijad Konomi. Skena ishte tronditëse. Fillimisht automjeti i tij tip Mercedes-Benz 250 me targa VL 6383 B, ngjyrë e zezë ka pasur probleme në ndeze, ndërsa pasi ka ecur disa metra ka shpërthyer nga flakët. Gjyqtari kishte ngecur në makinë pas shpërthimit, ndaj kjo gjë vështirësoi dhe punën e efektivëve të policisë të cilët e nxorën nga mjeti me shumë vështirësi. Ndërkaq Konomi është dërguar në spital, por ende pa hyrë në derën e kirurgjisë, gjyqtari ka ndërruar jetë. Konomi ishte babai i dy fëmijëve, 4 dhe 1 vjeç. Pas kësaj ngjarje të rëndë disa nga Specialistët e Hetimit të Krimit kanë kryer procedurat e para hetimore. Ekspertët e Anti-terrorit thanë se lënda plasëse ishte vendosur poshtë automjetit dhe ishte komanduar me celular , pikërisht gjatë kohës që 33 vjeçari po ikte në punë. Ajo që e vështirësoi më shumë këtë ngjarje ishte mbërritja me vonese e ambulancës, pasi trupi i tij u përcoll për në spital nga makina e policisë. Hetimet tregojnë se autorët e kanë planifikuar me kohë këtë veprim, pasi në fillim i kanë shpuar gomat e automjetit të tij, ndërsa më pas kanë vendosur sasinë e tritolit në automjetin e bashkëshortes së tij.

    Ekspertët kriminalistë: Atentati ndaj gjyqtarit ka lidhje me detyrën
    Atentati ndaj gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi ka lidhje me detyrën dhe nuk është rast mafioz. Kështu është shprehur eksperti i kriminalistikës, Miltiadh Muçi, i cili ka folur në media për krimin e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë. Sipas tij në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një krim mafioz, sepse figura e një gjyqtari të një moshe të re, nuk ka pasur asnjë arsye që të ketë qenë objekt i mafies. “Sepse në diskutimet që janë bërë herë pas herë, është shtruar pyetja nëse ka elementë të mafies në Shqipëri, apo nuk ka. Mendimi i shumicës ka qenë se nuk ka. Deklaroj se ka elementë të mafies në Shqipëri”, shprehet eksperti. Eksperti i kriminalistikës thekson se vrasja e gjyqtarit të Vlorës ka qenë e mirëpërgatitur nisur edhe nga fakti se automjeti ka qenë në lëvizje. Lidhur me hetimet për zbardhjen e vrasjes, Muçi shprehet se duhet të përcaktohet motivi dhe ndihmë për këtë mund të japin të afërmit e viktimës. “Duke e lidhur edhe me shumë ngjarje të tjera që kanë ndodhur në vendin tonë, kemi një përvojë jo të hijshme, sepse deri më sot nuk ka asnjë autor të identifikuar. Kjo është edhe mungesë përvoje”, thekson Muçi. Sipas ekspertit të kriminalistikës, krimet mafioze kryesisht janë të lidhura me interesa ekonomike, dhe nuk varen nga një rast i veçantë. “Nuk kemi të bëjmë këtu me një grup mafioz, e lidhë më tepër me detyrën”, theksoi Muçi. Po ashtu ai nënvizoi ndër të tjera se në vendin tonë, dy sektorët më të prekur nga korrupsioni janë shëndetësia dhe gjyqësori. “Drejtësia shqiptare duhet të tregojë veten, por deri më sot nuk e ka treguar. Ky është shembulli konkret”, nënvizoi eksperti kriminalistik.

    Ylli Metko: Jemi afër zbardhjes
    Drejtori i policisë së Vlorës, Ylli Metko u shpreh dje se po punohet për kapjen e autorëve, por humbja e 33 vjeçarit ka shkaktuar një dhimbje të madhe jo vetëm tek familjarët por tek të gjithë qytetarët e Vlorës. “Ngjarja është e rëndë, krimi nuk ka kursyer drejtësinë, autorët do kapen, ajo që ka bërë Skerdilajdi për Vlorën, e dinë të gjithë.”, pohoi Metko. Ndonëse kanë filluar hetimet intensive, fill pas ngjarjes së rëndë që tronditi jo vetëm qytetin e Vlorës, por edhe mbarë opinionin publik shqiptar, atentati mafioz kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi vijon të mbetet i mbuluar me mister. Ngjarja tragjike e ndodhur vetëm një ditë më parë, ka ngritur në këmbë krerët më të lartë të shtetit, por edhe strukturat më të specializuara të policisë shqiptarë, për të hedhur dritë mbi ekzekutimin me tritol, në mënyrë të telekomanduar në automjetin e 33 vjeçarit Konomi. Mësohet se grupi hetimor, i cili po analizon me detaje ngjarjen e së premtes, po punon në tre pista kryesore.

    Halimi takon drejtorin e policisë së Vlorës
    Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, menjëherë pas shpërthimit të automjetit dhe atentatit ndaj gjyqtarit të Gjykatës se Vlorës, Skerdilajd Konomi, 33 vjeç, baba i 2 fëmijëve të mitur, ka mbajtur një takim rreth këtij akti, me drejtorin e policisë së Vlorës. Takimi mes dy palëve është realizuar në mungesë të mediave pasi diskutimet ishin të lidhura mbi punimet e zbardhjes së ngjarjes së rëndë. Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë Halimi, ka diskutuar gjatë me Metkon me qëllim bashkëpunimin e të dyja palëve për të nxjerrë në dritë zbardhjen e autorit që vrau jo vetëm Skerdilajdin por dhe familjen e tij, duke i lënë një dhimbje të madhe. Pas këtij takimi Drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës ka shprehur se po bëjnë përpjekjet maksimale për identifikimin e kriminelit që shkaktoi këtë tragjedi. Dhimbja nuk dukej vetëm në sytë e familjarëve dhe të popullit por dhe të Ylli Metkos, i cili realisht po tenton të bëjë të pamundurën.

    Policia: Po hetojmë provat e krimit
    Ekspertët më të mirë të Antieksplozivit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me Oficerët dhe Prokurorët më të mirë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj kanë nisur procedurat e hetimit të provave të krimit. Gjithashtu Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë tha se po bashkëpunon ngushtësisht edhe me institucione të tjera ligjzbatuese. Në përpjekje për të hedhur dritë mbi atentatin e frikshëm që ndodhi dy ditë më parë në qendër të Vlorës, atje ka mbërritur edhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj si dhe eksperti i antiterrorist, Muhamed Rrumbullaku. Në vendngjarje po ashtu kanë shkuar dhe shumë hetues të tjerë të Policisë dhe Prokurorisë. Policia tha se ata po bëjnë analiza për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Mësohet se kanë filluar të kalojnë në sitë të gjitha dosjet e tij penale dhe civile qe ka shqyrtuar kohët e fundit dhe që ka në shqyrtim.
    gazeta sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    eshte revoltuese kur degjon kryetarin e vlores gjika tek thote qe e ka fajin shteti
    , por ai harron qe ai eshte shteti ne vlore, ai eshte pergjegjes qe nuk punon policia, ambulancat, zjarrfikesat, ai eshte pergjegjes per sigurine e jetes se vlonjateve
    si nuk kane turp qe bejne derr, derr, derr tere diten
    u dogj i shkreti per se gjalli, dhe sot i bejne te ndjerit homazhe tek pallati i kultures
    turp, turp, turp

    ne muajin gusht u sulmua nje banke ne qender te vlores ne mes te dites ku terrorizuan dhe vodhen me arme te gjithe qytetaret qe ishin ne ato momente ne banke dhe asnje polic, pervec policit te bankes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 11-09-2011 më 04:20

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-12-2005
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    eshte revoltuese kur degjon kryetarin e vlores gjika tek thote qe e ka fajin shteti
    , por ai harron qe ai eshte shteti ne vlore, ai eshte pergjegjes qe nuk punon policia, ambulancat, zjarrfikesat, ai eshte pergjegjes per sigurine e jetes se vlonjateve
    si nuk kane turp qe bejne derr, derr, derr tere diten
    u dogj i shkreti per se gjalli, dhe sot i bejne te ndjerit homazhe tek pallati i kultures
    turp, turp, turp

    ne muajin gusht u sulmua nje banke ne qender te vlores ne mes te dites ku terrorizuan dhe vodhen me arme te gjithe qytetaret qe ishin ne ato momente ne banke dhe asnje polic, pervec policit te bankes
    vezhgim shume i mire e koment me vend! Po PS e ka treguar veten si te pamoralshme, per mua jane kthyer ne forcen politike me te neveritshme. PD nuk e kam duruar, por PS paska qene me e shpifur dhe e lige. As nuk do te cuditesha qe kane dore ne kete krim, sepse atyre u ka interesuar me shume se kujtdo ne vitet e fundit te trazojne Shqiperine si 21 Janari, apo minatoret qe na u cuan nga askund per te protestuar. Dhe cuditem per top-channel si ka mundesi qe gjithmone kamerat e tyre jane te parat ku jane krimi? nga e dine? ne 21 Janar, thane se u goditen njerezit qe ishin mbi "skelat" qe kishin ngritur gazetaret e top-it, por ata vete nuk ndenjen aty. Ne "Pasdite" ne top channel njeri prej tyre tha se ai vete kishte shkuar tek kulla perballe per te qene i sigurte. Nga cfare donte te ishte i sigurte ky gazetar, para se te fillonte protesta??? Cfare dinte ai? News24 gjithashtu, te paret qe kane patur pamjet e plota edhe nga krimi dje. Si ka mundesi qe keto dy tv qe jane sherbetore te PS, gjenden me afer krimit?

    per ata qe aludojne per rryshfete per Skerdilajdin pa patur idene. Intervista e te atit- I ndjeri jetonte me qera. I ndjeri e familja e tij kishte vite e vite neper gjykata per te marre ato prona qe i takonin me te drejte. E lexuat? ngutemi shume ne te folur. Me dhimbset shume ajo familje.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    eshte revoltuese kur degjon kryetarin e vlores gjika tek thote qe e ka fajin shteti
    , por ai harron qe ai eshte shteti ne vlore, ai eshte pergjegjes qe nuk punon policia, ambulancat, zjarrfikesat, ai eshte pergjegjes per sigurine e jetes se vlonjateve
    si nuk kane turp qe bejne derr, derr, derr tere diten
    u dogj i shkreti per se gjalli, dhe sot i bejne te ndjerit homazhe tek pallati i kultures
    turp, turp, turp

    ne muajin gusht u sulmua nje banke ne qender te vlores ne mes te dites ku terrorizuan dhe vodhen me arme te gjithe qytetaret qe ishin ne ato momente ne banke dhe asnje polic, pervec policit te bankes
    mary! sa bukur qe thua qe policia nuk funksionon fare ne vlore, shume gjate i re per te shkruatur keto gjera, mjaftonte vetem qe: shteti ne vlore nuk funksionon dhe pik.POLICIA ESHTE SHTETI E JO BASHKIA, gjika ka faj per ato rruget e trotuaret skel- uji i ftoht e jo per rendin sepse nuk e pyet njeri
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ke fol o marija..
    edhe ti ecdrita..
    kurse ty xhor ishalla ta fusin nje tritol nen bith zorr..

    ..

    e qe thoni ju marije e ecdrit..
    e veshtir kjo ceshtja "prona"..

    ceshtja prones nuku eshte ceshtje partish..
    mijra ose me mir me then miliona raste ne shqiperi e mijra ne kosove(fal Titos aty ka shum pak ceshtje ngaterresash me pronen) del se tek prona ska me as burreri as kusheri as moter as vlla..
    po shohim maskarallykun me te pa degjuar..

    jam i bindur se sejcili nga ne ..njerzit e ndershem.. po provon se kush paska qen miku shoku kushua e fisi..
    po del qen e bir qeni cuni xhajes e i dajes..goca tezes dhe e halles.. daja xhaja e vellaja bile..
    pra para se ti kemi kusuret me shtetin e partite po na e punojne tanet..
    kjo eshte big prabllemi number uan..

    nese kushot ulen e i ndajne gjerat me drejtesi..ska nevoj me bredh neper gjyqe e kadastra.. me kallasha e celik -masha..

    cdo vend ish socialist po e vuan kte perjashto jugosllavine ku tito kardeli nuku i preku pronat..

    ne rusi kan dale miliardara.. qe nuku u tha kush pun mbare kurre mirpo ja qe diten ta vjedhin pasurine marramendese te atij shteti kolosal.. vene nga natyra ne meleona shekuj e nga puntor muzhiku ne kto 200 vjet..

    dolli nje ku.rve ne gazeta kto dite .. ruse.. jam miliardere tha..
    na qenkish gruaja e ish kryetarit legjendar te moskes..
    hmm..

    keshtu dhe shqiperia..

    nejse.. ja cthote ki cuni qe vishet bukur e qe komenton big bradherat..
    djal i mire ne fakt eshte..tamam xhentelmen..
    paska qen kusho me kte te ndjerin gjykates..

    klikoni ..




    http://www.panorama.com.al/aktualite...onat-ne-durres


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-09-2011 më 05:56

  10. #110
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    E hongërt nji mortje atë që shan Berishën jarebi. E shplaft panuklla. Një kancer në grykë ishalla.

    Seriozisht, për çështje pronash zakonisht ha ndonjë thikë nga çuni i xhajës, ndonjë sopatë nga goca e hallës apo ca plumba kallashi nga babai po tritol poshtë makinës....
    Duket më shumë si mesazh mafioz i tipit "mesazh për të tjerët". Megjithatë.....


    Sa për fajtorët, ata janë dënuar që në fillim. Për t'u kapur mbase s'do kapen kurrë, po shteti e bëri të vetën. Kryeministri e dënoi ashpër krimin dhe kriminelët. Kaq mjafton besoj.

    P.S. Edhe unë mendoj që me top...dmth me tritol, ka qëlluar Tosun Baçi me Mero Bazen.
    -

Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •