Close
Faqja 10 prej 28 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 275
  1. #91
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    LLamarinat i kishin bllokuar artet e poshtme

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pash videon tani..

    tmerr.. indiferentizmi i miletit..
    ai mund te shpetohej.. te nxirrej shpejt e te largohej nga makina..e te ekspozohej ne ajer te paster e pastaj mjeket te benin dicka..
    mirpo te gjithe vijn si pordha neper brek e vetem njeri mundohet ta largoje apo te hedh uje.. kurse disa vijn rrotull sic duket te binden se.. u kry bac.. vrasja.. pra rrini te qete o porositesa..

    turp i madh..

    e lan te digjej..

    .
    E ke pare vidjon po se ke ndigjuar mire komentin qe ka bere telekronistja.
    Ku thot se kalimtaret nuk munden ta terheqin dot shoferin per arsye se i ishin bllokuar kembet nga llamarinat e makines.
    vertet per te ardhur keq,e hodhen ne ere dhe u dogjen te gjalle.Mjaftonte nje estintor i kyq qe hidhte pluhur me presion te bardhe apo estintor me gaz qe te shuante ate princip ndezje qe kishte filluar ne makin.Po kush i ka ato as ne shpi e as ne dyqan!!!
    Ai kaviri aty lart thot ka shtet !!!
    Cfar shteti ke ti more,harrove ti: shteti te vret ne mes te dites ne mes te bulevardit e thot 4 u vran me rrokoshet,cfar ekspertesh ke ti more!!!
    Mjer ai popull e mjer ne per ate vend qe spo ngren koke .
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 10-09-2011 më 09:48

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Shume filma me aksion shikoni ju meshkujt! Pse ju cfare ndihme do jepnit ne te tilla raste? Kaq te afte mendoni se jeni? Nuk behet fjale per nje aksident cfaredo.

    Ku u soll nje video ku shikohej se si nje grup njerezish, forca te policise, mezi e ngriten nje mashkull qe po tentonte te hidhej nga ballkoni i nje ndertese. Dhe e lidhen njehere me litar e jo thjesht me dore. Neper filma fap nje shtrengim e terheqje dore dhe mbaroi gjithcka.

    Altin besoj se Kavir e ka patur me ironi.
    Feelings change - memories don't.

  3. #93
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Mia@ pa dyshim qe eshte nje situacion i veshtire por po te shohesh vidjon duket qart qe nuk kishte asnje autobolance ne ate vend

  4. #94
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Altin besoj se Kavir e ka patur me ironi.
    Mos përhap dezinformim të lutem. Unë jam shumë serioz.
    Nuk dua të bëj ekspertin, por unë dyshoj që do jetë shaka e ndonjë shoku apo ndonjë kushëriri. Sikur të ishte gjallë i ndjeri, nuk do ia merrte për keq.

    Sa për 21 Janarin, aty shteti vuri drejtësinë në vend. Ta kuptojnë njëherë e mirë laviret dhe lavirët që kush kapet në demonstrata, apo poshtë shtyllës t'u kënu kamunikata dhe kush mban armë zjarrmi si aftomatikë druri, pistoleta uji dhe thika me helm dënohet sipas ligjit m'fuqi nga 20 vjet burgim deri m'vdekje.
    -

  5. #95
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Mos përhap dezinformim të lutem. Unë jam shumë serioz.
    Nuk dua të bëj ekspertin, por unë dyshoj që do jetë shaka e ndonjë shoku apo ndonjë kushëriri. Sikur të ishte gjallë i ndjeri, nuk do ia merrte për keq.

    Sa për 21 Janarin, aty shteti vuri drejtësinë në vend. Ta kuptojnë njëherë e mirë laviret dhe lavirët që kush kapet në demonstrata, apo poshtë shtyllës t'u kënu kamunikata dhe kush mban armë zjarrmi si aftomatikë druri, pistoleta uji dhe thika me helm dënohet sipas ligjit m'fuqi nga 20 vjet burgim deri m'vdekje.
    Tu te paska hy virusi i brarit ke truni vogel.

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    ...................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 10-09-2011 më 10:10
    Feelings change - memories don't.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    -


    Babai i gjyqtarit: Ju rrëfej darkën e fundit me tim bir

    Kronike, Speciale e Shtunë, Shtator 10th, 2011

    Nuk di të thotë arsyen se pse ia vranë të birin. Edhe vetë Fotaq Konomi e ka marrë vesh nga policia humbjen e djalit të vetëm, Skerdilajdit, gjyqtar i Kolegjit për Çështjet Civile në Vlorë.Një natë më parë, ata kanë qenë së bashku, duke darkuar familjarisht në shtëpinë që ndodhet mbi një kodër-shkëmb afër detit, në Ujë të Ftohtë. Ose, siç njihet ndryshe kjo zonë, ish-Kampi i Punëtorëve të Vlorës. Një pronë kjo e trashëguar dhe e rimarrë sipas ligjit nga familja e Konomëve, pas disa vitesh të tëra procesi gjyqësor. Siç tregon vetë Fotaqi, ata kanë biseduar deri pas mesnate dhe më pas, Skerdilajdi është larguar drejt apartamentit të tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së prindërve. Ai banonte aty me qira, së bashku me bashkëshorten e tij Enkelejda dhe dy fëmijët, vajzën 4 vjeçe dhe djalin, që erdhi në jetë para 3 muajsh. Kjo darkë familjare ka qenë edhe takimi i fundit babë e bir, për të cilin flet Fotaq Konomi…
    Si e morët vesh për vrasjen e djalit?
    Me telefon. Më njoftuan nga policia dhe më treguan. Pasi më thanë se kishin vrarë Skerdin, më vonë nuk e mbaj mend se ç’më thanë më. Më ra telefoni nga dora…
    Kur është hera e fundit që e keni takuar?
    Mbrëmë, ne ishim mbledhur të gjithë në shtëpinë time. Hëngrëm darkë dhe ndenjëm vonë, deri pas mesnate. Biseduam dhe ia kaluam shumë mirë duke qeshur, por ja, ç’të bësh… Pas mesnate, Skerdi iku në shtëpinë e tij për të fjetur. Pas lindjes së djalit mori një apartament me qira, këtu përballë nesh, pasi këtu ishim pak ngushtë dhe si shtëpi është shumë e nxehtë. Kjo ishte dhe hera e fundit që e pashë.
    Nuk ju është dukur i shqetësuar, apo të vinit re tek ai se diçka nuk shkonte?
    Asnjë gjë. Përkundrazi, dukej i qetë dhe shumë mirë. Kaluam një natë të mrekullueshme, të gjithë… sikur ta dinte që do të ishte nata e fundit.
    A jeni në dijeni të ndonjë konflikti të djalit tuaj?
    Jo, të asnjë lloji. Skerdi ishte tip shumë i qeshur dhe i dashur, që sado ta ngacmoje, nuk nervozohej. Për këtë mos më pyesni vetëm mua si baba, por kë të dëshironi nëpër Vlorë, që e kanë njohur. Ai dilte lirshëm, lëvizte lirshëm deri natën vonë. Dhe mendoni që në këtë zonë nuk ka ndriçim fare gjatë natës.
    Si gjyqtar që ishte, jeni në dijeni se me çfarë çështjesh po merrej së fundmi Skerdilajdi?
    Ai nuk bisedonte asnjëherë në familje për çështjet e punës. Gjithnjë flisnim për gjëra që kishin të bënin me familjen ose me të afërmit tanë.
    Po ju vetë, keni ndonjë konflikt?
    Jo, asnjë. Jemi familje e qetë dhe nuk i kemi rënë më qafë kujt.
    Njiheni edhe si pronar i madh tokash, disa prej të cilave ju janë rikthyer së fundmi. A keni pasur problem për marrjen e tyre?
    Ato toka apo prona që kemi marrë, dihen nga të gjithë që janë tonat. Ne jemi trashëgimtarë të mëdhenj pronash nga babai e gjyshi, madje ende nuk i kemi marrë të gjitha. Para disa viteve morëm pjesën që na takon këtu tek ish-Kampi i Punëtorëve. Na u rikthye me të drejtë. Përveç zgjatjeve zyrtare të procedurave për kthimin e pronave, ashtu siç ka ndodhur edhe me të gjithë në Shqipëri, nuk kemi pasur konflikte personale me ndonjë njeri.
    Së fundmi ju është kthyer edhe një tjetër pronë në Hamallaj, rreth 40 hektarë në korrik të këtij viti, apo jo?
    Ajo është trashëgimi nga familja e bashkëshortes sime, nga gjyshja e saj. Ajo u ndoq ligjërisht, ashtu si me pronat këtu në Vlorë dhe Skerdi nuk më ka thënë ndonjëherë se ka pasur probleme me të. As nuk besoj se ka pasur, ndryshe do të ishte ankuar sadopak ose thjesht ta kishte hapur si temë bisede. Vërtet nuk di ç’të them.
    Atëherë, nuk keni asnjë lloj të dyshuari se kush mund të jetë autori i vrasjes së djalit tuaj?
    Po ta dija se kush ma vrau djalin, beson se do të isha këtu tani…
    Po ç’mund të thoni për gjithë këtë ngjarje?
    Unë nuk di të them asgjë, por pres të më thonë. Nuk ia kam idenë aspak. Shpresoj që shokët, miqtë dhe kolegët e Skerdit të bëjnë diçka dhe ta gjejnë autorin. Vetëm kaq mund të them. Tani ju lutem më lini të qetë në dhimbjen time dhe ta qaj tim bir…

    VLORE/ ELISABETA ILNICA



    --


    eshte i veshtire bregu detit..

    lakmohet shume o fotaq ziu..

    gjynah..

    .

  8. #98
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vrasja e gjyqtarit, 400 g tritol në makinën e gruas
    Skerdilajd Konomi me gruan dhe vajzën


    Anila Peçi / Lindita Çela

    Një atentat mafioz me eksploziv të telekomanduar në makinë i ka marrë jetën mëngjesi e djeshëm një gjyqtari në Vlorë. Skerdilajd Konomi ishte duke udhëtuar me makinën e tij kur një sasi tritoli e vendosur në sedijen e shoferit shkaktuar shpërthimin që i ka marrë jetën. Shpërthimi është kryer në qendër të qytetit të Vlorës rreth orës 10.00 të paradites duke shkaktuar kaos dhe panik në të gjithë qytetin.

    Sipas dëshmitarëve të vendin e ngjarjes, Gjyqtari Konomi kishte hipur në makinë vetëm pak çaste para shpërthimit dhe kishte ndezur mjetin. Ai kishte bërë vetëm pak metra dhe në momentin që ndodhej pranë rrethrrotullimit të Skelës makina është hedhur në erë.

    Kalimtarët e shumtë që ndodheshin në atë moment në vendin e ngjarjes fillimisht kanë shtangur dhe askush nuk ka guxuar të afrohet. Më pas ata kanë tentuar që të nxjerrin gjyqtarin ende të gjallë nga makina, por kjo ishte e pamundur. Shpërthimi kishte dëmtuar strukturën e makinës dhe këmbët e gjyqtarit i kishin mbetur brenda. Sipas dëshmitarëve, ato pothuajse ishin këputur.

    Vrasja dhe gjymtimi i gjyqtarit Konomi, sipas të dhënave nga grupi hetimor, mësohet se ka ardhur si pasojë e shpërthimit të rreth 200 gramëve tritol të vendosur poshtë sedijes së tij, nga brenda makinës. Bomba mendohet se është aktivizuar nga një distancë e afërt.

    Dyshimet e para për shkakun e vrasjes, grupi hetimor, i ka ngritur në dy pista, atë të vrasjes për shkak të detyrës dhe konflikteve të mundshme të pronësisë të familjes Konomi. “Dyshohet që atentati ndaj gjyqtarit është kryer për shkak të ushtrimit të detyrës së tij dhe konflikteve të pronësisë që familja Konomi ka për disa prona në Qarkun Durrës”,- thanë burimet e policisë.

    Sipas të dhënave të grupit hetimor, gjyqtari Konomi me të dalë nga banesa është drejtuar për tek një lokal në lagjen “Skelë” ku ka pirë kafen e mëngjesit me dy miqtë e tij. Makinën e kishte parkuar vetëm 20 metra nga vendi ku ndodhej vetë ai së bashku me dy miqtë në tavolinë. Aty nga ora 9:30 gjyqtari Konomi është ndarë nga shokët, ka marr makinën dhe është nisur drejt Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të vazhduar punën e përditshme. Në qendër të Vlorës makina e tipit “Benz” me të cilën po udhëtonte gjyqtari Konomi ka shpërthyer duke i dëmtuar rëndë sidomos këmbët. Skena vjen e ngjashme me atë të shpërthimit pranë rrethit në Skelë, pak muaj më parë, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën katër të tjerë. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar të tjerë.

    Dy ditë më parë denoncoi sulmin ndaj makinës

    Vrasja e Skerdilajd Konomit është cilësuar nga hetuesit si atentat tipik mafioz për ti marrë jetën gjyqtarit, por edhe për të mbjellë ndjenjën e frikës tek të tjerët. Banesa e gjyqtarit ndodhet në një nga lagjet periferike të qytetit të Vlorës (në zonën mbi tunelin) dhe ai mund të ishte bërë shumë lehtë objektiv i një atentati pa lënë gjurmë. Përkundrazi, vrasësit kanë preferuar të bëjnë shumë zhurmë dhe të terrorizojnë edhe qindra kalimtarë të rastit.

    Hetuesit kanë zbuluar se eksplozivi që i ka marrë jetën gjyqtarit Konomi ishte vendosur brenda sedijes së makinës. Por duke qenë se gjyqtari kishte dy makina, vrasësit kanë gjetur një mënyrë për të shmangur njërën prej tyre. Dy netë më parë ata kanë hyrë në shtëpinë e gjyqtarit gjatë natës dhe i kanë çarë gomat e makinës që ndodhej e parkuar në oborr. Gjyqtari ka dalë në mëngjes, ka parë gomat e çara dhe ka vendosur të përdorë makinën tjetër. Një natë më pas, vrasësit mendohet se kanë hyrë sërisht në oborrin e shtëpisë së tij dhe këtë herë kanë vendosur eksplozivin me telekomandë.

    “Gjyqtari Skerdilajd Konomi, dy ditë më parë ka njoftuar shefin e krimeve të zonës së banimit, se brenda oborrit të banesës së tij (brenda rrethimit) persona të paidentifikuar i kanë shpuar të katër gomat e makinës tip “Benz”. Pas shpimit të këtyre katër gomave, gjyqtari Konomi ka marr për të lëvizur makinën tjetër më të vjetër që kishte në oborr, brenda së cilës gjeti edhe vdekjen”,- thuhet nga të dhënat e para të Policisë së Vlorës. Hetuesit mendojnë se në vendosjen e tritolit në makinën e gjyqtarit kanë marrë pjesë tre persona. Dy prej tyre janë futur në shtëpi ndërsa i treti ndodhej jashtë duke bërë roje me armë.

    Ndërkohë familja Konomi ka pohuar dje se ata nuk kanë pasur konflikte me njeri dhe se ngjarja ka ndodhur krejt papritur. “Ne nuk kemi konflikte. Nuk kemi as konflikte pronash siç kemi dëgjuar këto orë. Djali nuk merrej me çështje penale apo me kriminelë të rrezikshëm, ai ishte gjyqtar civil. Sjellja e tij gjatë këtyre ditëve ka qenë normale, nuk kemi vënë re shenja stresi apo shqetësime të tjera”,- thanë dje për “Shekullin” të afërmit e Konomit. Por sipas tyre, Skerdilajdi ishte njeriu që ishte marrë me të gjitha çështjet e pronave të familjes.

    Dëshmitarët kanë frikë

    Atentati mafioz që i mori jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi ka ndodhur në rrugë kryesore dhe më të populluar të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka shkaktuar tmerr tek qindra kalimtarë të rastit dhe tek pronarët e punonjësit e bizneseve buzë rrugës.

    Një vajzë e re, shitëse e një dyqani tregon se ka parë gjithçka, por e ka shumë të vështirë të tregojë pasi ende dridhet nga frika. “Makina Benz ishte duke lëvizur nga Skela drejt qendrës dhe u dëgjua një zhurmë aq e fortë sa tymi mbuloi gjithçka. Makina ishte në flakë, por vazhdonte që të ecte për inerci. Brenda në makinë ishte vetëm një burrë. Ai humbi gjysmën e trupit. Ne po e shikonim, por nuk dinim se çfarë të bënim. Më pas makina u përfshi e gjitha nga flakët”- tregon shitësja e një prej dyqaneve që ndodhen në trotuarin përballë vendit të shpërthimit.

    Një tjetër nga gratë tregon se ka mbetur në tokë për minuta të tëra. “Disa kishin ngrirë në vend, pasi kishin edhe frikë se ç’mund të ndodhte më pas. Njerëzit kishin frikën e një shpërthimi. E para i është afruar një grua, e cila ngiste një makinë disa metra pas mjetit të tij. Pas saj u afruan edhe një nga punonjësit e dyqaneve përballë dhe dikush hodhi një kovë me ujë. Zjarrfikësja që erdhi pak kohë më pas përpiqej të shuante zjarrin që shpërtheu në makinë. Ai burri ka ndenjur minuta të tëra në tokë dhe dukej që lëvizte dorën. E kanë nxjerrë disa persona dhe e çuan në makinën e policisë. Nuk u duk asnjë ambulancë t’i jepte ndihmë. Nuk dinim si të vepronim, edhe frikë kishim të afroheshim. Kishim frikë se mos e dëmtonim më keq duke e tërhequr. Ai ishte i copëtuar. Ndihemi të terrorizuar dhe të pasigurt”,- thotë shitësja.

    Gjatë gjithë ditës rruga kryesore ka qenë thuajse e bllokuar. Shiritat ishin vendosur në një pjesë të konsiderueshme të rrugës për të ndihmuar në ruajtjen e provave. Specialistëve të policisë së Vlorës u janë bashkuar disa orë më vonë edhe specialistë të ardhur nga kryeqyteti, të cilët kanë pasur veshje të bardha. Në orët e pasdites mjeti është hequr dhe është çuar në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë njerëzit që ndodheshin aty.

    Profil gjyqtari

    Një pamje xhentëlmeni është ajo që binte në sy në prezantimin e parë me Skerdin. Miqtë që e njohin nga afër e perifrazojnë si njeri me horizont, me humor, i qetë dhe aspak konfliktual. Ai ishte pjesë e një familje intelektuale të njohur në Vlorë, Skerdi zgjodhi rrugën e drejtësisë. I diplomuar në magjistraturë në vitin 2004 ai punoi një vit në Vlorë e më pas u transferua në Fier. Më pas Skerdilajd Konomi u rikthye në Vlorë si gjyqtar. Ai ishte babai i dy fëmijëve të mitur, ku i vogli i familjes, djali i tij Fatjoni, është vetëm katër muaj.

    Të rinjtë e Vlorës: Të ngrihemi në protestë

    Atentati mafioz ndaj gjyqtarit Konomi ka sjellë reagime të ashpra në qytetin e Vlorës. Qindra qytetarë, të lodhur nga krimet e shpeshta që ndodhin në qytetin e tyre dhe sidomos akteve të tilla me tritol, janë ngritur në revoltë. Shumë të rinj vlonjate janë organizuar përmes faqeve të rrjeteve socialiale duke paralajmëruar një protestë ditën e sotme.

    “Nesër (sot) në 18.00 të gjithë si qytetarë te Sheshi i Flamurit për të protestuar deri në Skelë kundër krimit. Ai që nuk proteston kundër krimit është frikacak ose bashkëpunëtor i krimit”,- është mesazhi që po përcillet përmes të gjithë vlonjatëve.

    Ngjarja e djeshme vjen vetëm pak kohë pas një tjetër ekzekutimi të së njëjtës natyrë. Vrasja e Renato Abazit, ngjarje që ndodhi po në rrugën kryesore, pranë rrethit në Skelë. Kujtesa e vlonjatëve ka mbartur së fundmi kronologjinë e një sërë shpërthimeve tritoli, të cilat shumë herë janë hedhur si sinjale, ndërsa vite më parë edhe të tjera shpërthime me pasojë jetë njerëzish, si ajo pranë pallatit Riviera. Autorët mbeten anonimë për ngjarje të tilla, të cilat përjetohen me tmerr, por edhe pasiguri për jetën tek qytetarët.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    shqopatar..

    po flet ved me vedi a?
    ...
    Më shumë dëshirova me e vërtetu bindjen time se je një prej ish-pjestarëve të lartë të garniturës së sigurimit të diktaturës. Pyetjen që ta drejtova ishte shumë e thjeshtë:
    Citim Postuar më parë nga skipetar Lexo Postimin
    Brari, ka njëzet vjet që Shqipëria i gëzon të mirat e Berishës. Për sa nga këto vjet duhet me e vajtu Brarin që jeton diku tjetër e nuk jeton me këto të mira?
    Për sa i përket kësaj vrasje të Gjyqtarit Konomi, fajin e ka moshapja e dosjeve dhe dhënja e dënimit të merituar sigurimsave që, në kohë kur populli vuante për kafshatën e gojës, ata pasuroheshin duke e shantazhuar, burgosur, dhe vrarë popullin. Pra, fajin e ka vazhdimësia e diktaturës.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    ne shqiptaret jemi te papare. wikiliks i nxori bojen gjithe politikes shqiptare korrupsionit te tyre antishqiptarin e tyre, qartesisht del ministri grek dhe na ben presion, qarte po na shitet deti ,qartesisht po na i fusin regjistrimin per te na futur pastaj rritje minoriteti, qartesisht votimet jane te manipuluara, para syve po shikojm krimin qe po na rritet e po na vret etj etj etj etj etj etj etj etj por asnjeri dhe asnjeri nuk doli e te ngrihet ne protest per keto ceshtje te cilat jane baza e gjithe problemeve shqiptare. ngrihemi ne protesta vetem kur edi rama sali berisha etj na flasin neper sheshe per interesa te tyre per interesa te politikes se tyre. por asnjeher nuk ngrihemi vete per interesin tone per veten tone pa asnje lidhje politike por thjesht protesta qytetare. rrime vetem ne apati e agoni te plote teresisht indiferent ndaj gjithe ketyre fenomeneve. e vetmja gje qe bejme eshte se ankohemi per keto fenomene neper kafene dhe rrime presim nga qielli qe gjerat te rregullohen. problemi nuk qendron te politika dhe as te sistemi por te qytetaret te cilet nuk marin vete fatin e tyre ne dore dhe te reagojn ndaj gjendjes se vendit te tyre. kur shqiptaret te kuptojn kete ateher do te kete nje ndryshim te vertet ne shoqerin shqiptare.

Faqja 10 prej 28 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •