
Postuar më parë nga
Brari
gsh
--
Konomi, dëshmojnë banorët e Hamallaj-Gjiri i Lalëzit
» Dërguar më: 25/09/2011 - 15:44
Artur Korriku
DURRES -Atentati mafioz i realizuar dy javë më parë ndaj gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi, ka vënë në lëvizje dhe policinë e prokurorinë e Durrësit. Policia lokale e ka konsideruar si sekret hetimor përfshirjen e saj në hetimin për vrasjen e gjyqtarit Konomi, duke u shprehur se për zbardhjen e ngjarjes së rëndë po merren kolegët e tyre në Vlorë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë, burime të besueshme policore pohojnë se është hedhur në "sitë" dokumentacioni i Hipotekës së Durrësit për pronat në Hamallaj dhe Gjirin e Lalëzit, si dhe janë marrë në pyetje banorët e këtyre dy fshatrave. Mësohet se banorët e zonës bregdetare kanë bërë me dije se përveç biznesmenëve vendas, për pronat janë interesuar dhe biznesmenë të huaj, konkretisht një sipërmarrës serb. Burimet e mësipërme sqarojnë se të gjitha informacionet e grumbulluara i janë përcjellë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
HETIMI
Tokat e Hamallaj janë pjesë e rëndësishme e hetimit për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ngjarje kjo e ndodhur më 9 shtator në qendër të qytetit të Vlorës. Kjo për arsye se familja e tij ishte pronare në këtë pjesë të bregdetit të Durrësit si dhe për shkakun e konflikteve që janë bërë objekt i gjykatave. Por, drejtuesit e policisë së Durrësit nuk kanë pranuar të bëjnë asgjë publike lidhur me hetimet që po bëjnë në këtë zonë. Burime konfidenciale sqarojnë se agjentët e policisë kanë pasur 2 objekte në fokusin e tyre hetimor; Hipotekën e Durrësit dhe banorët e fshatit Hamallaj e ato të Gjirit të Lalëzit.
Në të parin janë parë gjurmët e tokave të hedhura nëpër harta, ndërsa banorët e Hamallajt e të Gjirit të Lalëzit janë pyetur lidhur me pronësitë mbi tokat si dhe kontaktet që kanë pasur me sekserë apo me përfaqësues të biznesit gjatë këtyre viteve.
SITUATA
Ndonëse informacionet janë konsideruar sekret hetimor, policia e Durrësit tashmë ka një tablo të qartë të situatës mbi pronësinë e tokave të kësaj zone si dhe synimet e biznesit vendas e të huaj për të investuar në bregdet. Policia ka mësuar nga banorët e zonës, se përveç biznesmenëve vendas, janë interesuar për pronat dhe të huaj. Madje njëri prej tyre, serb, ka ngulmuar për një kohë të gjatë që të marrë në përdorim territore të këtyre fshatrave, por pasi kishte parë konfliktin e një viti më parë ndërmjet banorëve dhe policisë u largua dhe hoqi dorë duket përfundimisht nga synimi i tij. Një vit më parë përfituesi më i madh i tokave në Gjirin e Lalëzit, pjesë e të cilit është edhe fshati Hamallaj, u bë kisha katolike. Ajo mori në zotërim një sipërfaqe toke prej 160 ha në Kepin e Rodonit. Ndërsa, situata e familjeve të njohura si trashëgimtare e sipërfaqeve të tokave në këtë zonë është e amullt për shkak të mbivendosjeve të tokave të tyre me njëri-tjetrin si dhe me banorët e zonës. Në këto fshatra ka një numër të konsiderueshëm banorësh, të cilët edhe pse kanë në dorë vendimet e komisioneve të tokave atyre nuk jua hipotekojnë këto toka. Në adresë të tyre nuk kanë munguar sekserët nga Tirana, të cilët kanë ofruar para për blerjen e tokave, pasi kanë deklaruar se ata janë në gjendje që t'i legalizojnë më pas këto toka.
Krijoni Kontakt