Ajo qe me dhuroi nje buzeqeshje te lehte ne fytyre, ishte leximi i kesaj teme. Ju siguroj qe nuk qesha me asnje prej mendimeve te shprehura me lart, te gjithe jeni shprehur shume qarte e bukur se si ju mendoni per seksin.
Teksa lexova neper te mendimet tuaja, ne mendje si nje vetetime erdhen fjalet:
Edhe per seksin njerezit e vrasin mendjen ta kuptojne...
Ironia e ketij obzervimi nuk ka lidhje vetem me seksin por me shume gjera qe lidhen me jeten e njeriut. Ne shpenzojme vite te tera neper shkolla per te mesuar si rrotullohen planetet, ligjet e fizikes, numrat dhe formulat matematikes dhe kur vjen puna kenaqesine ne jete e marim nga gjerat e vogla qe nuk kerkojne te vrasesh mendjen qe ti shijosh.
Ne njerezit jemi bere per te ardhur keq, mundohemi te gjejme kuptimin e cdo gjeje dhe gjithckaje edhe pse keto zbulime nuk na hyjne ne pune per asgje.
Jeta e njeriut ka ndryshuar shume pak, dhe per tiu kthyer temes, njerezit gjate gjithe etapave kane bere seks dhe e kane pare si pjese te jetes se tyre, vecse ndryshe nga ne, ata nuk vrisnin mendjen te gjenin kuptimin e seksit, thjeshte e shijonin ate.
Krijoni Kontakt