Close
Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 241
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382

    Dy pyetje për lidhjet me diferencë të madhe në moshë

    Nuk e di pse, por mua më ngjit më shumë me vajza që janë më të vogla në moshë, kryesisht me ato që janë rreth 10 vjeçe më të vogla se mua. Unë jam rreth të tridhjetave. Pra, me vajzat rreth moshës 20 vjeçe tërhiqem dhe kuptohem më mirë, ndërsa ato të moshës sime më duken si shtriga dhe nuk më ngjit me to.

    Kam dy pyetje:

    1. Cilat janë të mirat dhe të këqijat e një martese kur vajza është 10 vjeçe më e vogël se djali?
    2. Mendoni se në kohët e sotme është e mundur një martesë ku djali është 14 vjet më i madh se vajza?

    Jo se për këto pyetje unë nuk kam mendimin tim, po do të më pëlqente të dëgjoja edhe mendimet e të tjerëve, sidomos të atyre që kanë përvojë për këtë gjë.

  2. #2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk e di pse, por mua më ngjit më shumë me vajza që janë më të vogla në moshë, kryesisht me ato që janë rreth 10 vjeçe më të vogla se mua. Unë jam rreth të tridhjetave. Pra, me vajzat rreth moshës 20 vjeçe tërhiqem dhe kuptohem më mirë, ndërsa ato të moshës sime më duken si shtriga dhe nuk më ngjit me to.

    Kam dy pyetje:

    1. Cilat janë të mirat dhe të këqijat e një martese kur vajza është 10 vjeçe më e vogël se djali?
    2. Mendoni se në kohët e sotme është e mundur një martesë ku djali është 14 vjet më i madh se vajza?

    Jo se për këto pyetje unë nuk kam mendimin tim, po do të më pëlqente të dëgjoja edhe mendimet e të tjerëve, sidomos të atyre që kanë përvojë për këtë gjë.
    qeshtje gustosh...

    mua sidomos me pare me pelqenin femrat qe ishin me te medha.
    terhiqesha me shume nga to. ato te moshes simeme dukeshin femij te llastuar...
    madje ne moshen 22 vjec kam pasur nje lidhje per me shume se nje vit me nje vajze qe ishte 29...

    qeshtje gustosh...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk e di A, por mua më ngjit më shumë me vajza që janë më të vogla në moshë, kryesisht me ato që janë rreth 10 vjeçe më të vogla se mua. Unë jam rreth të tridhjetave. Pra, me vajzat rreth moshës 20 vjeçe tërhiqem dhe kuptohem më mirë, ndërsa ato të moshës sime më duken si shtriga dhe nuk më ngjit me to.

    Kam dy pyetje:

    1. Cilat janë të mirat dhe të këqijat e një martese kur vajza është 10 vjeçe më e vogël se djali?
    2. Mendoni se në kohët e sotme është e mundur një martesë ku djali është 14 vjet më i madh se vajza?

    Jo se për këto pyetje unë nuk kam mendimin tim, po do të më pëlqente të dëgjoja edhe mendimet e të tjerëve, sidomos të atyre që kanë përvojë për këtë gjë.
    Përshëndetje -BATO-
    Besoj në matematikë të jesh i mirë. Po t'i jep ca "barazime":

    ti 30 vjec ------ ajo 20!
    ti 40------------- ajo 30!!
    ti 50------------- ajo 40!!!
    ti----------------- ajo ----- !!!!!!!!!!

    dhe Dritëro Agolli ka një poezi të mirë "Mundja e Lekë Dukagjinit":

    " O mbaje gruan kështu si them unë,
    o lëre gruan se s'je për grua"!!!!!!!!!!!

    P.S. Këtu në vendin ku jam duke punuar ( ju tashmë e dini mirë se ku punoj- dmth vendin që qëllimisht nuk po dua t'ia përmend emrin, se do të merrem me përgojim pak ) kam një shok që ka gruan mbi dhjetë vjetë më të vogël se ai. Tek po bisedonim me të doli se kishte gabuar në këtë zgjidhje.

    P.S. 2. Përgjigje bukur të saktë të dha admirali pak më lart!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 23-10-2010 më 21:01
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk e di , por mua më ngjit më shumë me vajza që janë më të vogla në moshë, kryesisht me ato që janë rreth 10 vjeçe më të vogla se mua. Unë jam rreth të tridhjetave. Pra, me vajzat rreth moshës 20 vjeçe tërhiqem dhe kuptohem më mirë, ndërsa ato të moshës sime më duken si shtriga dhe nuk më ngjit me to.

    Kam dy pyetje:

    1. Cilat janë të mirat dhe të këqijat e një martese kur vajza është 10 vjeçe më e vogël se djali?
    2. Mendoni se në kohët e sotme është e mundur një martesë ku djali është 14 vjet më i madh se vajza?

    Jo se për këto pyetje unë nuk kam mendimin tim, po do të më pëlqente të dëgjoja edhe mendimet e të tjerëve, sidomos të atyre që kanë përvojë për këtë gjë.

    nese ke me muhabet dhe te perbashketa intellektualisht etje me nje 20 vjecare atehere nje lidhje e tille besoj do zgjaste me shume sesa nje ne moshen tende...prandaj besoj se mund te "work out"

    ama nese ti thjesht pelqen nje vajze qe eshte e re, "innocent" etje...mund te shfaq probleme te medhaja sepse ti sigurisht ke 10 vjet me eksperience, je me i pjekur etje
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  5. #5
    Te mirat e nje martese te tille per mashkullin si ne rastin tend eshte se ai merr nje "trophy wife" sic i thone ketej, dmth do te mburret me gruan e tij qe e ka me te vogel ne moshe. Meshkuj te tille duan te jene gjithmone ne kontroll dhe e dine qe nje femer ne moshen e tyre nuk do duroj tekat dhe kontrollin e tyre, kurse nje vajze 20 vjece eshte akoma ne la la land. Ajo do genjehet thjesht me nje unaze diamanti apo nje shtepi sepse nuk e di se cdo te thote t'ja dalesh vete ne jete pa ndihmen e nje mashkulli dhe vajza te tjera ne moshen e saj do kene me pak se ajo. Megjithate e keqja eshte se kur ajo arrin aty te 30-tat dhe eshte e lodhur nga urdherat e tua, nga xhelozia dhe kontrolli jot, nga fakti qe i iken 10 vjet te jetes se saj si makine riprodhuese per ty dhe duke folur gjuhen e femijeve e mbyllur brenda duke te pritur ty per te dale, dhe kur shikon te tjerat qe kane nje jete shume me te bukur se ajo, te shkolluara dhe te lumtura me arritjet e tyre, me nje burre ne krah qe nuk e shikon ate thjesht si mamane e femijeve te tij por si partnere ne gjithka, ajo gruaja jote 14 vjece me e vogel ta ben naften dhe do iki nga dritarja e jo me nga dera.

    Jane te rralla lidhjet e tilla qe jane te suksesshme sepse duhet qe femra te jete shume me e matur per moshen qe ka dhe mashkulli duhet te jete shume me i ri ne shpirt edhe pse ne moshe nuk eshte. Duhet te jete nje mashkull qe nuk sillet si baba me te e t'i japi urdhera dhe te bej kaposhin, por duhet te kuptoje qe gruaja e tij nuk ka bere shume gjera qe ai i ka kaluar me kohe ne jete dhe i duhet t'i beje perseri me te qe ajo te mos ndihet e lene pas dore.

    Ah po, edhe dicka tjeter mqs per ty eshte shume e rendesishme virgjeria e femres dhe ndaj te pelqejne me te voglat ne moshe se do te jesh i sigurte qe nuk kane pasur te tjere para teje, ben mire te kuptosh qe femra e arrin kulmin e saj aty te 30-tat dhe ben mire te jesh ne gjendje qe ta kenaqesh se dhe viagra nuk do te nxjerri nga situata perhere.

    Good luck!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nuk eshte edhe ndonje tragjedi e madhe nese mosha eshte ne diference,mirepo jo aq shume.
    Une per veten time jam 6 vite me i vjeter se gruaja ime dhe nuk paraqet ndonje problem,jam i bindur edhe po te kishte qene edhe 10 vite diferenca nuk do ishte problem.
    Problemi qendron tek gjuha e perbashket ndermjet juve.Duhet te njiheni me mire ne mes veti dhe te keni komunikim te mire ndersa mosha nuk paraqet edhe shume problem.
    Perafersisht Bato qenkemi moshatar.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga the admiral
    qeshtje gustosh...

    mua sidomos me pare me pelqenin femrat qe ishin me te medha.
    terhiqesha me shume nga to. ato te moshes simeme dukeshin femij te llastuar...
    madje ne moshen 22 vjec kam pasur nje lidhje per me shume se nje vit me nje vajze qe ishte 29
    Admiral, nuk bëhet fjalë për aventura dhe qejfe, se të gjithë në rininë e tyre e kanë ndonjëherë dëshirën për të shkuar dhe provuar femra më të mëdha në moshë se vetja. Këtu po flasim për martesë.

    Citim Postuar më parë nga projekti21 dk
    Përshëndetje -BATO-
    Besoj në ë të jesh i mirë. Po t'i jep ca "barazime":
    ti 30 vjec ------ ajo 20!
    ti 40------------- ajo 30!!
    ti 50------------- ajo 40!!!
    ti----------------- ajo ----- !!!!!!!!!!
    Projekt, kështu nga jashtë nga shifrat nuk duket asgjë të keqe. Puna është që të arsyetojmë se çfarë ka të keqe në këtë diferencë.

    Citim Postuar më parë nga Rexhina
    nese ke me muhabet dhe te perbashketa intellektualisht etje me nje 20 vjecare atehere nje lidhje e tille besoj do zgjaste me shume sesa nje ne moshen tende...prandaj besoj se mund te "work out"
    Pikërisht këtë gjë mendoj edhe unë. Nëse me një 20-vjeçare kuptohesh më mirë, kjo do të thotë që martesa me të do të zgjasë më shumë se me një të moshës tënde që nuk kuptohesh dhe nuk përshtatesh si tip. Çështja qëndron se cilat janë të këqijat e diferencës së moshës, sepse çdo e mirë e ka dhe një të keqe dhe anasjelltas.

    Citim Postuar më parë nga INFINITY©
    Ah po, edhe dicka tjeter mqs per ty eshte shume e rendesishme virgjeria e femres dhe ndaj te pelqejne me te voglat ne moshe se do te jesh i sigurte qe nuk kane pasur te tjere para teje, ben mire te kuptosh qe femra e arrin kulmin e saj aty te 30-tat dhe ben mire te jesh ne gjendje qe ta kenaqesh se dhe viagra nuk do te nxjerri nga situata perhere.
    Jo, nuk e kam tek virgjëria, se nuk ka sot vajza 20-vjeçare të virgjëra, po është ajo që thashë edhe më lart, që më përshtaten, megjithatë, tek kjo pjesa e kulmit seksual të femrave në moshën 30-vjeçare, ke disi të drejtë. Njëherë po flisja për këtë gjë me një shok, jo shqiptar, dhe ai po më thoshte që diferenca në moshë nuk është e mirë se kur të shkosh ti 40 dhe ajo 30, nuk e ngop dot me seks se ka shumë kërkesa.

    Në fillim mendova se e kishte me shaka, po pastaj pashë që e kishte shumë seriozisht dhe që atëherë kjo gjë më bëri të mendoj se nuk e kisha menduar ndonjëherë kështu. Të them të drejtën, unë nuk e dija që femrat e kanë kulmin e tyre seksual në moshën 30-vjeçare. Pres që këtë gjë ta pranojnë edhe femrat e tjera të forumit se më duket shumë interesant ky fakt.


    Citim Postuar më parë nga fatlumi
    Nuk eshte edhe ndonje tragjedi e madhe nese mosha eshte ne diference,mirepo jo aq shume.
    per veten time jam 6 vite me i vjeter se gruaja ime dhe nuk paraqet ndonje problem,jam i bindur edhe po te kishte qene edhe 10 vite diferenca nuk do ishte problem.
    Problemi qendron tek gjuha e perbashket ndermjet juve.Duhet te njiheni me mire ne mes veti dhe te keni komunikim te mire ndersa mosha nuk paraqet edhe shume problem.
    Fatlum, postimi yt m'u duk shumë i arsyeshëm, po ja që gjëra si këto që thotë Infiniti na e prishin pak mendjen.
    Gjashtë vjet diferencë nuk janë shumë, por dhjetë vjet sikur të bëjnë të mendohesh pak, e lëre më katërmbëdhjetë.

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Kam dy pyetje:

    1. Cilat janë të mirat dhe të këqijat e një martese kur vajza është 10 vjeçe më e vogël se djali?
    2. Mendoni se në kohët e sotme është e mundur një martesë ku djali është 14 vjet më i madh se vajza?

    Jo se për këto pyetje unë nuk kam mendimin tim, po do të më pëlqente të dëgjoja edhe mendimet e të tjerëve, sidomos të atyre që kanë përvojë për këtë gjë.
    Te keqiat dhe te mirat, vine bashke me personin. E te pergjithesojme ketu, e te ti rendisim, nje e nga nje, eshte humbje kohe, dhe endrra me sy hap. Pse do thuash ti? Po sepse do varet shume nga personi qe do kesh te besh ti. Njerezit jane te ndryshem, te mirat dhe te keqiat do variojne ne baze te personalitetit apo karakterit, te femres qe do marresh ti, pavarsisht mosha.

    mendimi im personal, 10 vjet, per mua aty eshte limiti, dhe aty stop per pune diference, nese vertete ka dashuri. E kur them dashuri, real dashuri. 14 vjet, as mos e co neper mend. Good luck. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Disa nga gocat qe une njof jane martuar me cuna 10 vjet me te medhenj se vetja .Sot ata jane mbi 40 me fytyra te lodhura dhe trup te lodhur nga puna kurse ato ne lulen e rinise .
    Ne rradhe te pare nje cift me diference te madhe moshe nuk ka te njejtat kerkesa .

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Projekt, kështu nga jashtë nga shifrat nuk duket asgjë të keqe. Puna është që të arsyetojmë se çfarë ka të keqe në këtë diferencë.

    Jo, nuk e kam tek virgjëria, se nuk ka sot vajza 20-vjeçare të virgjëra, po është ajo që thashë edhe më lart, që më përshtaten, megjithatë, tek kjo pjesa e kulmit seksual të femrave në moshën 30-vjeçare, ke disi të drejtë. Njëherë po flisja për këtë gjë me një shok, jo shqiptar, dhe ai po më thoshte që diferenca në moshë nuk është e mirë se kur të shkosh ti 40 dhe ajo 30, nuk e ngop dot me seks se ka shumë kërkesa.

    Në fillim mendova se e kishte me shaka, po pastaj pashë që e kishte shumë seriozisht dhe që atëherë kjo gjë më bëri të mendoj se nuk e kisha menduar ndonjëherë kështu. Të them të drejtën, unë nuk e dija që femrat e kanë kulmin e tyre seksual në moshën 30-vjeçare.
    Pres që këtë gjë ta pranojnë edhe femrat e tjera të forumit se më duket shumë interesant ky fakt.
    -BATO- përgjigje gati të ngjashme të kam dhënë edhe unë, por përgjigjen e mikut tënd mbaje vëth në vesh, jo vetëm ti, por edhe gjithë të tjerët që mendojnë t'i hyjnë një aventure të tillë.
    Unë po shtoj edhe këtë:

    Nuk ka femër ( grua ) në botë që me dëshirë pranon të jetë vejushë me një burrë "të gjallë"!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 24-10-2010 më 07:33
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •