
Postuar mė parė nga
Albo
Ka dy lloje besimtaresh. Besimtare qe besojne ne vetvete. Besimtare qe besojne ne Zot. Dallimi mes te dy paleve, eshte shume evident ne kete teme e ne keto mendime te shprehura. Ju u pelqen ta perkufizoni Perendine, ashtu sic ju vjen ju per mbare, me botekuptimin, llogjiken, e deshirat tuaja. Nuk jeni shume te interesuar per te njohur Perendine, ashtu si Vete Perendia na eshte shfaqur ne keto mijera vjecare te historise sone te njerezimit.
Eshte ne fakt ligj i thjeshte: Perendia u afrohet te gjithe atyre njerezve, qe e kerkojne ate me nje zemer te hapur e te sinqerte, dhe qe heqin dore nga vullneti i tyre i mbrapshte njerezor, ne menyre qe te mund te njohin Vullnetin e Perendise ne jeten e tyre. Perendia u qendron larg, te gjithe shpirtrave kryenece dhe te dashuruar me vetveten, qe e pikturojne Zotin ashtu sic u vjen per mbare ne mendjet e tyre. Keta njerez jane pengje te vullnetit te tyre te mbrapshte njerezor. Ti je shembulli i mire i ketij grupit te dyte, se bashku me hapesin e temes.
Muslimani mund te jete nje besimtar qe beson ne nje besim te gabuar, nuk ka zbuluar akoma besimin e vertete. Por ne syte e Perendise, ky musliman, ka me shume vlera se 1000 kryenece si puna e juaj. Ai muslimani, e ndjen etjen shpirterore per te njohur Krijuesin, dhe e kerkon ate ne menyre te sinqerte. Kurse ti e kompani, nuk keni se si ta kerkoni Perendine e vertete e as nuk keni per ta gjetur ndonjehere, per aq kohe sa nuk i thoni mendjes tuaj boll trillove perendi te rreme!
Per aq kohe sa mendja juaj trillon e nuk pushon, zhurma e ketyre mendimeve do t'iu pengoje qe te degjoni Zerin e Perendise ne jeten tuaj. Prandaj njerezit besimtare e kerkojne kungimin me Perendine ne heshtje e me nje zemer te penduar.
Nje oficer romak, pagan ne tradite, shpetoi nje dite nje fshat te tere besimtaresh te krishtere, ne kohen e persekutimit te te krishtereve. Gjithe besimtaret e fshatit e falenderuan dhe u luten per te. Ate nate, oficeri pa ne enderr "njeriun e ikones" qe kish pare ne Kishe, dhe e ndoqi ate nga pasi trupi i tij leshonte nje drite te mahnitshme. Kur e arriti, "njeriu i ikones" i ktheu kurrizin dhe u largua.
Te nesermen oficeri shkoi tek prifti i fshatit, dhe e pyeti se kush ishte "njeriu i ikones". Prifti i tha se ishte Zoti yne Krisht. Me pas ushtari i tregoi per enderren qe kish pare dhe i kerkoi me insistim se perse Krishti u soll ashtu me te. Prifti i shpjegoi se Zoti i ktheu shpinen pasi shpirti i tij nuk mbante Vulen e Shpirtit te Shenjte, nuk ishte pagezuar e mirosur ne Kishe.
Ta tregoj kete histori, qe ti e shume si ty, te mesoni, se filantropi me i madh i botes, ne syte e Perendise eshte nje hic, per aq kohe sa ai nuk rilind ne Krisht, per aq kohe sa shpirti i Tij nuk mirroset me Shpirtin e Shenjte. Te zbatosh urdherimet e Zotit eshte vetem nje hap i pare. Te veshesh Zotin e te marresh Shpirtin e Shenjte te Perendise, eshte gje tjeter. Jo me kot, sherbesa e Pagezimit ne Kishen Orthodhokse, fillon me denoncimin e qoftelargut tek dera e Kishes.
Qe te behesh i krishtere, duhet te denoncosh qoftelargun, ne menyre qe te njihesh me Krishtin.
Qe te marresh misterin me te madh te Kishes Orthodhokse, ushqimin shpirteror te gjithe besimtareve, Kungimin e Shenjte, qe eshte trupi dhe gjaku i Krishtit, duhet me pare te rrefesh mekatet e tua.
Prandaj Rrefimi eshte nje nga misteret me te rendesishme qe Kisha ofron dhe besimtari perfiton. Gjeja e pare qe Zoti yne Krisht beri kur hyri ne boten tone, ishte thirrja e njerezve ne pendim. Nje shpirt i penduar, rrefen mekatet e tij. Nje shpirt krenar e kryenec, nuk i rrefen mekatet e tij, por i shumon ato.
Albo
Krijoni Kontakt