Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311

    Pyetje per ingjinieret e ndertimtaris ?

    E kemi nje ballkon ne shtepijen tone me keto dimensione;
    1.6 metra eshte i gjate nga muri
    2.8 metra eshte i gjere
    Ballkoni i ka dy shtylla qe e mbajne ne dy anet.
    Ne mendojme ta vendosim nje rezervar per uje per familje 1000 litra te madh.
    Ju lutem ju qe keni mundesi a mund te na tregoni se a e mban ballkoni jone kete peshe.
    Per nga kualiteti ballkoni duket se eshte normal i forte .
    Mendojme ta vendosim menjehere kete rezervar pasiqe kemi mungesa te ujte .
    Ju faleminderit shume per ndimen e juaj .
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  2. #2
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Kjo varet se si eshte bere inkastrimi i armatures se ballkonit (Konsolit) me soleten. Ne praktiken e ndertimit, nje ballkon i tille 1.6m i thelle kerkon armature te inkastruar sa 1 1/2 e thellesise se ballkonit te inkastruar ne solete, pra armature rreth 2.5 metra te futur ne betonin e soletes. Nese nje hap i tille eshte ndjekur gjate ndertimit, ballkoni juaj eshte ne gjendje te mbaje peshe 1 Ton. Nese jo, me vjen keq... gjejini ndonje funksion tjeter me te lehte!

    Tjeter problem eshte dhe koncentrimi i peshes. Mos harro 1ton peshe e koncentruar ne 1meter katror nuk shperndan rendesen njetrajtesisht, por e koncentron ate ne nje siperfaqe te caktuar. Ka gjasa qe me kohe ai ballkon te filloje te perkulet, dhe betoni te degjeneroje ... gje qe do sillte shkermoqje graduale te ballkonit.

    Nje sugjerim intuitiv imi do ishte qe 1 ton uje mundesisht te mblidhej ne nje depozite e cila eshte e larte 1.5 metra dhe mundesisht sa me e ngushte, dhe e vendosur (Lidhur) ngjitur ose paralelisht sa me afer murit.

    Konsideroi keto, dhe je i zgjidhur.

    PS. Mos gje kjo teme eshte ne forum te gabuar?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 04-09-2011 mė 18:52
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    Kjo varet se si eshte bere inkastrimi i armatures se ballkonit (Konsolit) me soleten. Ne praktiken e ndertimit, nje ballkon i tille 1.6m i thelle kerkon armature te inkastruar sa 1 1/2 e thellesise se ballkonit te inkastruar ne solete, pra armature rreth 2.5 metra te futur ne betonin e soletes. Nese nje hap i tille eshte ndjekur gjate ndertimit, ballkoni juaj eshte ne gjendje te mbaje peshe 1 Ton. Nese jo, me vjen keq... gjejini ndonje funksion tjeter me te lehte!

    Tjeter problem eshte dhe koncentrimi i peshes. Mos harro 1ton peshe e koncentruar ne 1meter katror nuk shperndan rendesen njetrajtesisht, por e koncentron ate ne nje siperfaqe te caktuar. Ka gjasa qe me kohe ai ballkon te filloje te perkulet, dhe betoni te degjeneroje ... gje qe do sillte shkermoqje graduale te ballkonit.

    Nje sugjerim intuitiv imi do ishte qe 1 ton uje mundesisht te mblidhej ne nje depozite e cila eshte e larte 1.5 metra dhe mundesisht sa me e ngushte, dhe e vendosur (Lidhur) ngjitur ose paralelisht sa me afer murit.

    Konsideroi keto, dhe je i zgjidhur.

    PS. Mos gje kjo teme eshte ne forum te gabuar?
    Faleminderit shume per pergigjeje.
    Rezervari i jone eshte me dimensione 1.5 metra i nalt dhe 1.20 m. i gjere .
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga ylli_pr Lexo Postimin
    E kemi nje ballkon ne shtepijen tone me keto dimensione;
    1.6 metra eshte i gjate nga muri
    2.8 metra eshte i gjere
    Ballkoni i ka dy shtylla qe e mbajne ne dy anet.
    Ne mendojme ta vendosim nje rezervar per uje per familje 1000 litra te madh.
    Ju lutem ju qe keni mundesi a mund te na tregoni se a e mban ballkoni jone kete peshe.
    Per nga kualiteti ballkoni duket se eshte normal i forte .
    Mendojme ta vendosim menjehere kete rezervar pasiqe kemi mungesa te ujte .
    Ju faleminderit shume per ndimen e juaj .

    ku jane shtyllat..po mendoj nese keto shtylla jane ne fund te ballkonit pra 1.6 metra nga muri apo keto shtylla jane ngjitur me muri dhe ballkoni qendron pezull..

    nese ballkoni qendron pezull atehere nuk i mban dot 1000 litra uje..nese ballkoni qendron ne dy shtylla ateher nuk ka asnje problem..forca shtytese e ujit eshte pingul dhe shtyllat absorbojne te gjithe peshen..mundesisht mos e vendosni depoziten pikerisht ne mes te gjatesise se ballkonit por sa me afer njeres shtylle...idealja do ishte pikerisht mbi shtylle...edhe nese ballkoni eshte pezull mund ta mbaje kete peshe nese pesha koncentrohet ne nje pike sa me afer murit..sa me larg murit te ike pesha aq me shume ushtron presion mbi soleten e ballkonit...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    I nderuari Malesor ju faleminderit shume per pergjigjejen dhe per ndihmen qe na keni dhene .
    Ne e kemi vendos kete rezervar uji pikerisht ashtu siq na referuat ju ne njeren ane te ballkonit.
    Aty te shtylla e djathte. Shtylla eshte ne fund te ballkonit. Dmth ne njeren ane mbahet ne muri kurse ne anen tjeter me shtylla.
    Duket se nuk ka ndoj problem, kemi qene ne dilem se a bene a nuk bene por me ne fund edhe me ndihmen e juaj e murem guximin.
    Faleminderit shume.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anėtarėsuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    ylli pr-citim--Faleminderit shume per pergigjeje.
    Rezervari i jone eshte me dimensione 1.5 metra i nalt dhe 1.20 m. i gjere

    Besoj se u zgjidh problemi i ujit(duhet mbushur Rezervoari) mė kėto dimensione unė mendoj se do tė kėtė mė shumė se 1000L uji (afėr 1700L).

    Pėrshėndetje

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Per kete nuk dijme me shume se aty nuk i shkrun ndoj e dhene se sa litra i ka.
    Mirepo kur e kemi blere ashtu shitesi ka thene se eshte 1000 litra.
    Ate qka une e dije se e kam matur e dije se eshte
    ne forme te rrumbullaket, 1.5 metra e nalt dhe 1.20 e gjere.
    Do kishim pasur deshire te dijme ne anen matematikore, se sa peshe mund te mbaje ballkoni jone ne gjendje normale.
    Qka thote Statika per kete gjendje.
    (Aty te shtylla e djathte. Shtylla eshte ne fund te ballkonit. Dmth ne njeren ane mbahet ne muri kurse ne anen tjeter me shtylla).
    Por sido qofte ju faleminderit edhe per keto te dhena .
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Wink

    Citim Postuar mė parė nga ylli_pr Lexo Postimin
    .Do kishim pasur deshire te dijme ne anen matematikore, se sa peshe mund te mbaje ballkoni jone ne gjendje normale. .

    kjo gje eshte shume e veshtire..ne te hyjne nje mori elementesh..sasia e shufrave hekurit , trashesia e shufrave te hekurit , menyra e vendosjes se shufrave te hekurit ne rrafshin horizontal , marka e betonit e perdorur per soleten e ballkonit , trashesia e ballkonit etj etj...te gjitha keto komponente duhet ti dish ne menyre qe te percaktosh peshen mbajtese te ballkonit..zakonisht inxhinjeret qe merren me projektime urash mund te bejne llogaritje te tilla..ketu nuk besoj se ka...po ti mos e qaj koken pasi rezervuarin tend do e mbaje...apo ke deshire te behesh inxhinjer ndertimi...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anėtarėsuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Citim--Do kishim pasur deshire te dijme ne anen matematikore, se sa peshe mund te mbaje ballkoni jone ne gjendje normale.

    Nė 1m²=200kg/300kg ,njė Balkon normal (betoni)
    Nė njė Rezervoar prej 1m kub mundė tė vendosim 1100L uji

    P.S-kėshillat nga Scioni jan tė mirėseardhura

  10. #10
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Kini parasysh qe peshen (Si konstruksion) vertet e mban ballkoni por mundesimin e mbajtes e bejne soleta dhe Traret, shtylla nga ana tjeter mundeson mbajtjen e skeletit te trareve - dhe indirekt Soletes. Pra lidhja me ballkonin qe mund te kete nje Shtylle(Kollone) eshte vetem vizive. Per tjua ilustruar qe te kuptoni me mire rolin e Konsolit (Ballkonit) po bashkangjis ca skema te shpejta qe i bera tani ne zyre:





    Fig1. Tregon nje shembull klasik te nje ballkoni te ndertuar korrekt.

    Fig2. Pakashume permbledh aspektet kryesore nga aspekti llogjik qe paraqet nje ballkon. Mjafton te kujtoni aspektin e funksionimit te LEVES ne fizike qe te kuptoni dhe si ndertohet nje konsol (Ballkon). Cdo gje vertitet rreth equilibrit


    Ashtu sic shkrova edhe tek postimi im i pare, nuk mund te bejme llogari teorike per nje ndertese te ndertuar tashme, nese nuk dijme projektin e zbatimit. Kjo per shkak se, duhet ditur (/) e armatures se perdorur, metoda e shtrimit te armatures ; hapi i inkastrimit te armatures nga ballkoni ne Solete (Plloce), trashesia e betonit, marka e betonit. Nese nuk i dijme keto, eshte e kote te bejme llogari.

    Mos harroni, qe pos peshes tuaj dhe depozites ballkoni ka dhe peshen e vet , qe do te thote nese ne kushte ideale ai do mbante rreth 200kg/m², ne realitet llogaritet qe nje ballkon i ndertuar me gjith kerkesat e nevojshme mban rreth 130-150 kg/m².

    Edhe dicka tjeter, lenda qe merret me llogarite e betonit nuk eshte statika, Statika ... kjo e fundit sherben vetem zgjidhjen skematike te problemeve nga aspekti llogjik. Forcat Prerese, Perkulese, Shtypese, perdredhese! Rezistenca (Si pjese e fizikes) eshte qe merret me rezistencen e materialeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 06-09-2011 mė 07:24
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •