Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Irene Pivetti njė antishqiptare e reformuar

    Irene Pivetti…Po sikur ta hedhim ne nė det?


    Kristi Pinderi

    Vizita nė Shqipėri e ish kryetares sė Parlamentit tė Italisė Irene Pivetti, ishte njė rast i jashtėzakonshėm pėr familjarėt e viktimave tė tragjedisė sė Otrantos pėr tė demonstruar me gjithė forcėn e dhimbjes sė tyre njė indinjatė edhe fisnike, edhe thelbėsisht shqiptare.

    Irene Pivetti, 48 vjeē, ėshtė sot njė gazetare pasi ka qenė deputete e Italisė pėr tė paktėn 10 vjet, e nė mes tė kėsaj dekade (nga viti 1992 deri nė 2001) edhe kryetare e dhomės sė ulėt tė deputetėve nė Itali. Nė vigjilje tė tragjedisė sė Otrantos sė vitit 1997, ose mė saktė tre ditė para asaj tragjedie, deklaroi nė Kuvendin italian ku pėrfaqėsonte Lega Nord qė “nėse Italia nuk arrin tė ndalojė emigrimin e shqiptarėve brenda brigjeve dhe tokės sė saj, atėherė mė mirė ti hedhim ata sėrish nė det!”.

    Ngaqė fati ndonjėherė eshtė edhe ironik po aq sa ėshtė dhe tragjik, tre ditė pas asaj deklarate “Kateri i Radės” u mbyt nė Gjirin e Otrantos, njė tragjedi ajo qė shqiptarėt zor se mund ta harrojnė kollaj. Njė proēes i gjatė juridik, shumė i anatemuar pėr mungesė drejtėsie ndaj familjarėve tė viktimave u bė pjesė e shtypit tė pėrditshėm dhe e historisė sė pėrbashkėt tė dy popujve qė ndahen prej mijėvjeēarėsh nga njė rrip i ngushtė deti qė ka prodhuar historikisht tragjedi. Po tė ndalemi dhe njėherė tek Irene Pivetti, qė dje takoi krerėt mė tė lartė tė shtetit, por teksa po hynte nė zyrat e Dhomės sė Tregtisė sė Vlorės u ndalua nga familjarė tė viktimave tė Otrantos tė cilėt e detyruan tė kėrkonte ndjesė pėr deklaratat e saj.

    Nė vitin 2007, gazeta prestigjoze italiane “La Repubblica” shkruante se deklarata e zonjės nė fjalė: “t’i hedhim shqiptarėt nė det” ėshtė njė prej momenteve historike tė racizmit italian tė shprehur nga goja e njė politikaneje. Pak ditė mė vonė, njė gazetar i “Corriere della sera” intervistoi Joseph Ratzinger, qė sot ėshtė Papa Benedikti i VI dhe teksa e pyeti se cilat ishin komentet e tij nė lidhje me atė deklaratė, Ratzinger bėri njė reagim gati shokues pėr botėn e gazetarisė: “Obobo…. ashtu ka thėnė vėrtet?!” E pas kėsaj heshti… duke mos pranuar tė jepte komente tė mėtejshme!

    Aktivistė tė shumtė pėr tė drejtat e njeriut kėrkuan pas asaj deklarate nisjen e njė hetimi pėr racizėm, ndonėse Casini, njė tjetėr politikan edhe ai jo mė pak problematik nė Itali, kėrkoi “mėshirė”! Por as edhe tragjedia e Otrantos nuk e detyroi zonjėn Pivetti, motėr e aktores Veronica Pivetti, qė tė tėrhiqej nga qėndrimi i saj. “Pse? Mos i hodha gjė unė nė det ata…?” tentoi tė mbrohej ajo, duke mos treguar as shenjėn mė tė vogėl tė pendesės.

    E rritur nė njė familje qė nė thelb nuk ka patur asnjė histori specifike nė lidhje me racizmin, Pivetti konsiderohet sot nė Itali, si njė politikane e rėnė nga vakti. Pas pėrvojės sė saj nė Parlament, duket se e ka braktisur politikėn pėr t’iu pėrkushtuar nė frontin e parė gazetarisė. Punon nė njė televizion italian pikėrisht si gazetare, pra si njė person qė fjalėt i ka lėndė tė parė tė punės sė saj, e qė me tė cilat nuk mund tė bėjė dot as shaka, e as t’i mohojė dot.

    Dje, teksa kishte vizituar Shqipėrinė pėr njė aktivitet nė dukje “maratonomak” por qė nė thelb tė vetin ka interesa ekonomike pėr tė bėrė biznes nė Shqipėri, Pivetti u ndal nė rrugė nga familjarė tė viktimave tė tragjedisė sė Otrantos. Nė sy tė medias, ata i thanė: “Sot keni helmuar tokėn shqiptare. Nė vitin ‘97 ju keni kėrkuar qė shqiptarėt tė hidhen nė fund tė detit dhe pikėrisht pas tre ditėsh njė anije me 115 shqiptarė nė bord pėrfundoi nė fund tė detit. Sot ėshtė helmuar vendi ynė njėlloj si atė ditė qė humbėm njerėzit tanė”, tha njė grua shqiptare tėrė dinjitet, forcė e guxim, e cila pėrfaqėsonte shoqatėn “Otranto”.


    Lindur: Nė vitin 1963
    Vendlindja: Itali
    Profesioni: Politikane, gazetare, biznesmene

    La Repubblica, gazeta prestigjoze italiane, si dhe Corriere della Sera e konsiderojnė si politikanen mė raciste tė Italisė, pas Umberto Bossit. Ka qenė deputete e Lega Nord qė nė vitin 1992 dhe nė Legjislaturėn e XIII tė Republikės sė Italisė ishte kryetare e Dhomės sė Deputetėve. Pas vitit 2002 ka nisur njė karrierė si gazetare nė televizion, por mbahet akoma mend si personi qė kėrkoi qė shqiptarėt tė hidheshin nė det nėse qeveria nuk menaxhonte dot krizėn e emigracionit.

    Ndjesa ironike e Irenės…

    “Shteti dhe autoritetet bėjnė punėn e tyre, por ajo qė mė prek ėshtė raporti mes jush dhe meje. Ju mė thoni se ėshtė pėrgjegjėsia ime, unė ju kėrkoj ndjesė pėr fjalėt qė kam thėnė. Kėrkoj qė tė shkojmė drejt paqes dhe miqėsisė”, tha Pivetti.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Otranto, Pivetti: Thashė, "Shqiptarėt nė fund tė detit", mė vjen keq!


    VLORĖ- Familjarė tė viktimave qė u mbytėn bashkė me anijen "Kateri i Radės" 14 vjet mė parė nė Otranto kanė protestuar sot kundėr vizitės qė po realizon nė Vlorė, ish-kryetare e parlamentit italian, Irene Pivetti. Ish-kryeparlamentarja italiane, sot nga Vlora u ka kėrkuar familjeve te viktimave falje publike pėr deklaratėn e bėrė 14 vjet mė parė

    E ndodhur nė Vlorė nė njė takim me prefektin Eduart Vecani, Pivetti ėshtė gjendur para kontestimit tė familjarėve tė viktimave ndaj vizitės sė saj. “Ju jeni e padėshiruar, pėr shkakun tuaj ndodhi tragjedia e Otrantos”, - u shpreh Pushime Cala, pėrfaqėsuese e familjarėve tė viktimave tė Otrantos.
    Ajo i kujtoi Pivettit deklaratėn qė ka bėrė nė senatin italian. “Ti hedhim shqiptarėt nė fund te detit, tė mos i lejojmė t'i afrohen brigjeve tona”.

    “Sot keni helmuar tokėn shqiptare. Ju keni kėrkuar shqiptarėt nė fund tė detit. Dhe pas 3 vitesh, "Kateri i Radės" pėrfundoi nė fund tė detit. Sot na keni helmuar njėsoj si atė ditė qė u mbyt anija. Kemi shumė shqiptarė ende nė fund tė detit. Ne kemi 15 vjet qė kėrkojmė tė drejtėn tonė, por gjyqe e gjyqe dhe asgjė. Jeni tallur kaq vite me ne. Nese jeni anti-shqiptare, pse shkelni ne token shqiptare, edhe pse jeni te ftuar nga te tjere, se ka dhe shume italiane te nderuar. Por nese jeni e tille, pėrse i urreni kaq shumė shqiptarėt", - u shpreh Cala me lot ne sy.

    Pivetti shprehu keqardhjen per tragjedine e Otrantos, por tha se ajo si person nuk i urren shqiptaret, vetem se deklarata u be ne nje kohe kur 2 vendet kishin marredhenie shume te tensionuara. “Kėrkoj falje pėr deklaratat e nxituara. Mua mė vjen keq, shumė keq pėr atė cka u ndodhi familjeve tuaja dhe juve personalisht. Nuk mund tė qėndrosh indiferente ndaj njė dhimbjeje tė tillė, si nė Shqipėri, Itali apo vende tė tjera. Une jam e nderuar pėr kėtė takim, sepse ashtu sic kam bėrė dhe herė tė tjera, dua tė shpreh dhimbjen dhe solidaritetin ndaj popullit shqiptar sot, pėr atė ditė. 20 vjet mė parė marredhėniet mes dy vendeve kanė qėnė tė ndryshme, kishte njė klime e tension tė lartė politik dhe jo vetėm politik. Nga ana ime dhe e shumė tė tjerėve nuk ka patur njė nėnkuptim agresiv, por ka qėnė njė pakėnaqėsi. Nuk ka patur asnjė urrejte nga ana ime pėr shqiptarėt, ishte thjesht njė tension i fortė politik mes dy vendeve. besoj se cdo shqiptar me vullnet te mire do e kuptonte kete”, - u shpreh Pivetti nė takimin me zonjen Cala.
    Ne fund ish-kryeparlamentarja italiane i kerkoi zonjes Cala nje shtrengim duarsh, gje qe nuk u pranua nga gruaja shqiptare.

    Tragjedia

    Mė 28 mars tė vitit 2011 u mbushen plot 14 vjet nga tragjedia e Otrantos, ku anija shqiptare "Kateri i Radės", u mbyt nė mėnyrė tė qėllimshme nga anija “Sibilla”.
    Vitin e kaluar, pikėrisht nė 13 vjetorin e kėsaj tragjedie, News24 dhe Gazeta Shqiptare sollėn pamjet tragjike tė pėrplasjes sė "Sibillės" me "Katerin e Radės", e po ashtu, edhe pamje filmike tė anijes shqiptare nė brigjet italiane, nė zonėn Forte a Mare.

    Nė trazirat e marsit tė vitit 1997, 120 shqiptarė, filluan rrugėtimin qė nuk do t’i ēonte sėrish nė tokė, me anijen shqiptare "Kateri i Radės". Nga pamjet filmike siguruar nga prokuroria italiane, shihej qartė anija “Sibilla” njė flotėanije luftarake italiane, qė i ka rėnė nė mes anijes sė vogėl shqiptare. Pėrfundimi i kėsaj tragjedie ishte i dhimbshėm: u gjetėn nė det 81 kufoma, ndėrsa 24 trupa nuk u gjendėn asnjėherė. Tragjedia e Otrantos ėshtė cilėsuar si ngjarja mė e rėndė qė preku shumė familje vlonjate dhe nga qytete tė tjera tė vendit.

    Ndėrkohė ecejaket e shqiptarėve nga Shqipėria nė Itali pėr tė gjetur fajtorin e kėsaj tragjedie, kanė qenė dėshpėruese. Procesi pėr kėtė tragjedi, vijon prej 14 vitesh. Gjykata e Apelit nė Itali ka fajėsuar shqiptarėt pėr tragjedinė, por ēėshtja ende nuk ka pėrfunduar.
    Ndėrkohė, 16 nga tė mbijetuarit e kėsaj tragjedie i janė drejtuar Gjykatės sė Strasburgut. Njė nga tė mbijetuarit, Krenar Xhavara, thotė se, "nė kėtė proces po gjykohet njėkohėsisht penalizmi i qeverisė italiane si pėrgjegjėse dhe autore e kėsaj tragjedie, si dhe aspekti civil, qė lidhet me dėmshpėrblimin e atyre qė u mbytėn”.

    (d.bonollari/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Ndaj mbajeni religjionin e juaj secili per vete ,se sic po e shifni si Turku si Italiani si Sllavi , te gjithe keta kane shfrytezuar "religjionet" e tyre per interesa te vete , pra jane te gjithe te njejte per ne .
    Lereni perqarjet fetare , mbajeni , lutuni per veten e per te afermit e juaj , por drejtohuni nga Kombi juaj .
    KOMBI MBI TE GJITHA !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Genti.. : 06-09-2011 mė 21:49

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    fajin e ka sistemi komunist qe i detyroi shqiptaret te marin rruget e botes
    sa refugjate kurt, kinez apo te tjere kane hedhe shqiptaret ne det gjate viteve te para te demokracise!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •