Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Fëmijët shqiptar të parët në botë që lexojnë për kënaqësi

    Publikuar: 06.09.2011 -
    Londër, 6 shtator - Britania e Bashkuar renditet e 47 në listën e 67 vendeve me numrin më të madh të adoleshentëve që lexojnë një libër, gazeta, revista për kënaqësi gjatë ditës, bën të ditur në një sondazh të saj, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

    Sipas sondazhit, Shqipëria e përfshirë në këtë sondazh ndodhet ndër vendet që kryesojnë këtë listë, pasi 90 për qind e 15 vjeçarëve janë të dhënë pas leximeve jashtë shkollore.

    Sipas sondazhit, Kazakistani, Shqipëria, Shanghai në Kinë dhe Tajlanda kryesojnë tabelën. Në këto vende më shumë se 90 për qind e 15-vjeçarëve lexojnë për kënaqësi.

    Po kështu rreth 88 për qind e nxënësve në Indonezi ishin lexuesit aktivë, ndërsa 86 për qind e 15 vjecarëve lexojnë rregullisht në Peru.

    Ndërkohë shtete të mëdha si Japonia, SHBA, Gjermania e Spanja janë pas vendeve të lartpërmendura, dhe më poshtë akoma, Franca, Australia, Italia, Kanadaja, Singapori, Brazili, Rusia dhe Hong Kongu.

    Por, Britania ka dështuar, shkruan Telegrafi duke vendosur titull ne artikull "Femijeve shqiptare u pelqen leximi me shume se nxenesve britanike". Sipas sondazhit, ne Britani, ndër 10 adoleshentë, 4 prej tyre nuk lexojnë asnjë libër jashtëshkollor.

    Nga studimi zbulohet se në të gjithë Botën, djemtë janë më pak të dhënë për lexime sesa vajzat në përgjithësi.

    Sipas studimit qe kap harkun kohor nga viti 2009 e poshte, kjo vjen dhe si pasojë e leximit që fëmijëve iu është ushqyer që në fëmijëri dhe kjo dëshirë më pas ka vijuar dhe me rritjen e tyre.

    Sekretari për Arsimin në Britani, justifikohet për këtë fenomen në Britani duke theksuar se kërkesat akademike dhe nëpër shkolla kanë rënë ndjeshëm për një kohë të gjatë.

    Një vit më parë ai u bëri thirrje adoleshentëve të paktën të përpiqeshin të lexonin një liber jashtëshkollor në javë për të shtuar dijet dhe standartet në arsim.

    Studiuesit thonë se të lexuarit ka vetëm anë pozitive, pasi do të rriste tek adoleshentët njohuritë mbi botën që i rrethon dhe jetën që do bëjnë më vonë.

    Studimi gjithashtu tregon se dhe njerëzit që kanë lexuar që të vegjël dhe në adoleshencë, kanë qënë dhe më të suksesshëm në jetë, e profesionet e tyre.
    Koha net
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anëtarësuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Hë tani, të më kishte thën dikush, to i thoj "Rrenë qoft".
    Po mirë, mirë! S'ka dëme nga leximi!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Derisa 15 vjecari shqipetare lexon nje liber historik apo romantik 500 apo 1000 faqesh, 15 vjecari ne SHBA dhe BE zbulun dicka te re qe i sjella atij personalisht dhe shtetit te tij peparesi dhe perfitime ne te ardhmen.

    Zhvillimet me moderne te botes praktikisht nuk jane me te lexueshme (ne menyre klasike). Ato vetem duhet te mesohen ne grupe, ne vend dhe brenda nje kohe relativisht te shkurte. Perndryshe behen histori.

    Pershendetje

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Derisa 15 vjecari shqipetare lexon nje liber historik apo romantik 500 apo 1000 faqesh, 15 vjecari ne SHBA dhe BE zbulun dicka te re qe i sjella atij personalisht dhe shtetit te tij peparesi dhe perfitime ne te ardhmen.

    Zhvillimet me moderne te botes praktikisht nuk jane me te lexueshme (ne menyre klasike). Ato vetem duhet te mesohen ne grupe, ne vend dhe brenda nje kohe relativisht te shkurte. Perndryshe behen histori.

    Pershendetje
    http://<iframe class="restrain" titl...="0"></iframe>

    Per keto amerikane mos e pate fjalen?!

    Ne fakt ky lajmi eshte per tu pershendetur, sepse leximi eshte mbi gjithcka.

  5. #5
    Cuditem qe u bekan sondazhe ne Shqiperi per leximin. Ku? Ne shkolle? Bibloteke- ku te ze frika te shkosh se se merr vesh fare sistemin. Librari?
    Te jete genjeshter valle?

  6. #6
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    kane harruar te qartesojne se femijet Shqiptare nuk kane ndonje "kenaqesi" tjeter apo luks tjeter pervec leximit ...lol prandaj ndodh ky fenomen

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    se di po si besoj ketij sondazhi.......
    "Më e mira është armike e së mirës"

  8. #8
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    kane harruar te qartesojne se femijet Shqiptare nuk kane ndonje "kenaqesi" tjeter apo luks tjeter pervec leximit ...lol prandaj ndodh ky fenomen
    kane si s'kane.. psh me shite cigare e gjesende tjera.. eshte goxha "kenaqesi"
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #9
    Angli, prindërit preferojnë shkollën… shqiptare

    11/09/2011 12:35


    Një çift banues në Sunderland të Anglisë ka vendosur që të dërgojë djalin 6-vjeçar në Shqipëri për një shkollim më të mirë.

    Petrit Muça me origjinë shqiptare dhe bashkëshortja e tij Juliette Muça, do të dërgojnë djalin e tyre Aleks në Shqipëri në mënyrë që të ketë më shumë mundësi për të avancuar në matematikë dhe lëndët shkencore.

    “Djali nuk ka bërë asnjë përmirësim gjatë klasës së parë përsa i përket leximit. Sistemi këtu në Angli i jep prioritet kreativitetit, por fëmijët duhet të mësojnë lexim, matematikë dhe lëndë të tjera shkencore”, shprehet Juliette.

    “Të gjithë fëmijët marrin nota të larta dhe kjo nuk ka fare kuptim për mua”, shton Juliette.

    Tashmë Aleksi i vogël do të jetojë në Tiranë, tek gjyshërit e tij.

    top-channel

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=218540&ref=onews

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    në listën e 67 vendeve me numrin më të madh të adoleshentëve që lexojnë një libër, gazeta, revista për kënaqësi gjatë ditës, bën të ditur në një sondazh të saj, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
    leximi i sportit shqiptar dhe i revistave gossip me big brotherista qi ndahen e pajtohen na ka ngjit ne vend te pare te ky sondazh....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •