Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    Spahiu: Çështja kombëtare jo pjesë e pazareve me Athinën

    (Athina lavire!)

    Tiranë, 6 shtator - Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka deklaruar se për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian nuk mund të bëhet pazare me çështjen kombëtare.
    Duke folur në tryezën për integrimin ku kanë marrë pjesë intelektualë nga Shqipëria dhe Kosova, Spahiu e ka cilësuar ligjin për regjistrimin e popullsisë si një proces politik i zhvilluar nën presionin e Athinës.
    “Ne jemi për dialog dhe për negociata për integrimin e vendit por jo me një kusht që çështja kombëtare të jetë pjesë e pazarave të këtyre negociatave” ka theksuar Spahiu.
    Sipas tij për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian duhet të plotësohen 12 kriteret e rekomanduara dhe jo të plotësohet një tekë e Athinës në mënyrë që ajo të mos vetos veton për Shqipërinë.
    “Shteti për tu anëtarësuar në BE duhet të plotësojë 12 kriteret dhe jo të shpikë rekomanimin e 13-të pasi ajo është qëllimi i Athinës.Shqipëria duhet të kalojë 12 pengesat dhe jo t`i plotësojë një tekë Athinës që ajo të jetë avokati i Shqipërisë në Bruksel. Ne nuk mund ta bëjmë pjesë e shitblerjes çështjen tonë kombëtare. Sot nuk ka një zyrtar të thotë cili është numri i shqiptarëve në Shqipëri, dhe atyre jashtë, jemi i vetmi popull që nuk dimë sa jemi, jemi të vetmit që pranojmë të humbasim prestigjin tonë për shkak të një numri që nuk dimë” ka theksuar Spahiu.
    Sipas tij, publikimet e kabllogrameve të SHBA nxorrën qartë maskën e Athinës zyrtare e cila kishte ushtruar presion të hapur që shteti shqiptar të mbante larg negociateve SHBA, duke e shantazhuar me MSA.
    “Integrimi ynë duhet të kalojë vetëm mes Brukselit, ne jemi për kompromis, por ne nuk duam pazar. Vendi të plotësojë 12 rekomandimet, të plotësohen ato dhe të mos shpiket rekomandimi i 13, regjistrimi, që është tekë e Athinës”- theksoi ai.

    http://www.qendra.info/aktualitet/ko...e-athinen.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gameness : 06-09-2011 më 06:43
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #2
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    Kuq e Zi: Në Europë përmes Brukselit

    (me thellesisht)

    Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, tha të hënën se integrimi i vendit në BE duhet të bëhet vetëm me plotësimin e 12 rekomandimeve të KE dhe jo përmes pazareve me Athinën.

    “Cështja kombëtare nuk mund të jetë pjesë e negociatave dhe pazareve të tavolinave me askënd që do të përfitojë në kurriz të shqiptarëve të varfër, të vonuar në integrimin europian, të shqiptarevë të ndarë nëpër botë”, tha zoti Spahiu.

    Përfaqësuesi i Kuq e Zi tha se “publikimet e kabllogrameve të SHBA nxorrën qartë maskën e Athinës zyrtare e cila kishte ushtruar presion të hapur që shteti shqiptar të mbante larg negociateve SHBA, duke e shantazhuar me MSA”.

    “Integrimi ynë duhet të kalojë vetëm mes Brukselit, ne jemi për kompromis, por ne nuk duam pazar. Vendi të plotësojë 12 rekomandimet, të plotësohen ato dhe të mos shpiket rekomandimi i 13, regjistrimi, që është tekë e Athinës”, theksoi ai.

    Zoti Spahiu tha gjithashtu se “integrimi i vendit nuk duhet të kalojë mes plotësimit të tekave të Athinës zyrtare". "Vendi nuk kalon 12 pengesa, por të plotësojë tekën e Athinës e ajo të jetë avokate jona në Bruksel”, tha ai.

    Nënkryetari I KLD-së nënvizoi se “çështjen tonë kombëtare nuk mund ta bëjmë pjesë të shitblerjes”. “Sot nuk ka një zyrtar të thotë se cili është numri i shqiptarëve në Shqipëri, dhe atyre jashtë, jemi i vetmi popull që nuk dimë sa jemi, jemi të vetmit që pranojmë të humbasim prestigjin tonë për shkak të një numri që nuk dimë”, tha ai.

    Zoti Spahiu tha se “si shpjegohet që shteti qe i ka më shumë borxhe Europës, sot paguan pensione personave të cilët nuk kanë shkelur asnjëherë në Greqi, të cilët nuk kanë asnjë lidhje më këtë vend”. “ Jo më borxh me shqiptarët”, nënvizoi ai.

    Një nga intelektualet e ftuar në tryezen Kuq e Zi, Dritan Hila, tha se ‘Aleanca Kuq e Zi është ë para forcë politike e cila kërkon që të shkojmë në Europë duke patur në thelb kombin./Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/?id=78&a=5357
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •