Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    Maqedonasit falsifikojnë edhe historinë evropiane

    Në librin e lëndës së filozofisë për vitin e katërt të gjimnazit të reformuar janë detektuar disa gabime në
    përmbajtjen e tij. Në këtë libër thuhet se iluministët sllav janë Kirili, Metodi, Kliment Ohridski si dhe Toma Akvinski. Kryetari i Organizatës Joqeveritare "Libertas", Edmond Ademi thotë se tre të parët nuk kanë të bëjnë
    asgjë me atë të fundit. "Nuk e di se a është gabim teknik apo se çfarë gabimi është, por Kirili, Metodi dhe Klimenti nuk kanë të bëjnë asgjë me Toma Akvinksin (teolog dhe filozof italian), ai ka jetuar 400 vite pas këtyre të treve", tha Ademi. Gabim tjetër që është detektuar në këtë libër është edhe tek disiplinat e veçanta të filozofisë, ku është cekur
    metafizika dhe ontologjia, të cilat kanë të njëjtin kuptim. "Mund të them se gabim ka edhe tek disiplinat
    e veçanta të filozofisë, ku janë sqaruar metafizika dhe ontologjia që është e njëjta gjë dhe nuk ka pasur nevojë të shënohen dy herë dhe të jepet sqarim", theksoi Ademi. Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë
    (LASH), Nuhi Dardhishta i cili po ashtu është edhe anëtar i Komisionit Nacional për tekste shkollore, tha se mësimdhënësit duhet që së pari të ankohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) që më pas ky
    institucion të bie librin në këtë komision që të shqyrtohet. "Nuk kam informacion për gabime në
    librin e filozofisë, por nëse ato ekzistojnë, mësimdhënësit duhen të ankohen së pari në MASH e
    më pas ai libër dërgohet tek ne ku ne i konstatojmë ato gabime që janë cekur në ankesë", tha
    Dardhishta. Ndërkaq nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme edhe këtë vit do të ju shpërndahen
    librat e njëjtë me vitin e kaluar në të cilat u detektuan gabime të shumta dhe skandaloze, kurse mësimdhënësit
    paralajmëruan se nuk do të mësojnë me këto libra por do të gjejnë material adekuat për nxënësit e tyre.

    http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/10667.html
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #2
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Cudi pse nuk e bene Tome Akvinovski.... A hahaha
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •